Kulturë
Drita Braho: Minatorëve të Trepcës, me rastin e 20 vjetorit të grevës
E shtune, 21.02.2009, 10:15 AM
Drita Braho
Drita Braho
MINATORËVE TË TREPÇES, ME RASTIN E 20 VJETORIT TE GREVËS
Nëntoka të mundon
vëllezër
Nëntoka të mëson
vëllezër
Me zemrën e saj
Ju gjakun shkritë
Si thonë kot:
"Nënë e bij"
Ju që frymemarrjen
latë
E rrënjët e tokës
I mplekesët me rrudhat
e kallot
Të lidhur përjetësisht me tokën
Liri me duar mbollët
Ju, triumfatorë mbi vdekjen
Që çdo ditë e shihnit me sy
Ju edhe sot si
Shqiponjat
Nënetokën tuaj
Keni liri.
Berat, 20 Shkurt 2009
DRENICA
Drenicë trime lulegjaku
Mbuluar me flamur
Qajnë femijët nëpër vatra
Po ti Shqipe s'epej kurrë
Vallë, çkërkon shqipetari?
Nëpër shekuj të historisë
Nderi yt Drenicë e dashur
Ballë i kombit i lavdisë
Eh Drenicë o tokë martire
Trupi yt mbushur me plagë
Balsam të ëprej shqipnie
Mbahu nënë se më ke pranë
Nje fjalë bese të dergoj
Është besë shqipetari
Kur ti Drenicë rënkon
I vdekuri ngrihet nga varri.