E diele, 25.07.2021, 04:56 PM (GMT+1)

Kulturë

Letërsia e madhe e Kadaresë po vjen në anglisht me serinë e plotë të botimeve

E enjte, 19.02.2009, 08:16 PM


Nga Tim Rutten

Disident apo jo, shkruan prestigjiozja amerikane “Los Angeles Times”, Ismail Kadareja është njëri nga më të mëdhenjtë e letërsisë së shekullit XX. “Kështjella” mbetet nga përmbledhjet më imponuese rreth një sulmi otoman mbi Shqipërinë në shekullin e 15-të   

Ismail Kadare në shumë mënyra renditet ndër shkrimtarët më të mëdhenj dhe më të diskutuar në letërsinë bashkëkohore perëndimore, por kjo nuk mund t`i pengojë dot lexuesit për të gjykuar “Kështjellën” e tij ashtu siç ajo është; një vepër mjaft domethënëse nga një autor i rëndësishëm e tërheqës. Megjithëse punon tërësisht në kontekstin e trendit letrar kryesor perëndimor të shek. XX, perspektiva e Kadaresë është ajo e një shkrimtari që kryesisht merret me temat e historisë së vendit të tij të lindjes, Shqipërisë. “Kështjella” rrëfen historinë e shek. XV në një kështjellë katolike në malësitë shqiptare të rrethuara nga ushritë otomane turke, të cilat më vonë do të pushtonin tërë vendin.
Në këtë rast, sidoqoftë, ata që mbizotërojnë janë mbrojtësit e kështjellës; turqit pas një rrethimi të gjatë e të lodhshëm thyhen, duke pësuar humbje tragjike. Deri këtu Kadare ka zgjedhur ta rrëfejë historinë e betejës, duke e parë nga perspektiva otomane dhe pasuria e romanit të tij vjen pikërisht nga detajet që ai ofron, të tilla si: përshkrimi i personaliteteve, taktikave, madje edhe i haremit, të cilat evokojnë sjelljet e pushtuesve otomanë. “Kështjella” është një rrëfenjë mbresëlënëse, ekzotike, e cila alternon pikëvështrimet e ndryshme të lexuesve (Është i pari ndër tri romanet e vlerësuar me çmim “Man Booker Prize” nga veprat e Kadaresë, në të cilin ai na zbulon historinë e Shqipërisë dhe të Ballkanit nga një perspektivë turke dhe të atyre që bashkëpunuan me ta).
Megjithëse “Kështjella” i vendos ngjarjet e saj në kulmin e rezistencës shqiptare ndaj ambicieve otomane, një shumicë e njerëzve të këtij vendi, më vonë do të pranonin jo vetëm pushtimin turk, por edhe Islamin, dhe në veçanti sektin Suffi, i cili ia doli të ishte mbizotërues midis trupave elitare jeniçere të Sulltanit. Është llogaritur një numër prej 30 myslimanësh shqiptarë, të cilët mund t’i kenë shërbyer sulltanit otoman, si “vezirë të mëdhenj”.
“Kështjella”, kur u botua për herë të parë në shqip, 39 vjet më parë, ishte vepra qendrore e një karriere që përmbledh të paktën 50 libra me prozë dhe poezi, ku shquhet fiksioni, të cilat e bënë Kadarenë një autor-lider në vendin e tij të vogël dhe të izoluar. Shkrimtari, tashmë në moshën 73-vjeçare dhe familja e tij, lëvizën drejt Parisit në vitin 1990, pak para rënies së komunizmit në vendin e tij të lindjes. Qysh prej asaj kohe, publikimi në vijimësi i një edicioni dygjuhësh (frëngjisht-shqip) i veprës së tij të plotë, e ka bërë atë një figurë të famshme në letërsinë europiane, emri i të cilit ngre krye çdo vit në listën e kandidatëve potencialë për marrjen e Çmimit “Nobel”...

...Thumbuesi disident

Kritiku letrar dhe gazetari Adam Kirsch shkroi në kohën kur Kadaresë iu dha çmimi “Man Booker”, se: ideja që Kadare ishte një disident si Vaclav Havel apo Aleksandër Solzhenicin, ishte shumë e gabuar. Kadare nuk mund të kishte mbijetuar kurrë e të kishte botuar nën regjimin e Hoxhës veprat e tij, pa njëfarë mase bashkëpunimi me regjimin, detajet e plota të të cilit, ende nuk janë sqaruar. Vetë Kadare pohon se shkrimet e tij kanë qenë “ipso facto”, një akt mosbindjeje. “Sa herë që unë shkruaja një libër - thoshte ai - kisha përshtypjen se po i ngulja një thumb diktaturës”. Mirëpo, një roman i tij me emrin “Dimri i madh”(1977) u shkrua si një tribut i pastër ndaj Enver Hoxhës, pasi Kadare kishte vuajtur një internim trevjeçar për shkak të botimit të një përmbledhjeje satirike ndaj regjimit. Nga ana tjetër, në vitin 1981 doli në dritë vepra e tij “Pallati i ëndrrave” i cili pretendohet se është bazuar në romanin e Kafkës “Kështjella”, është një sulm alegorik ndaj totalitarizmit që të lë gojëhapur. Me këtë vepër, ai provokoi denoncimin nga kreu i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë, i cili e akuzoi autorin në fjalë se po shmangte vëmendjen nga problemet socialo-politike, duke sjellë në mënyrë alegorike dhe historike, paralelizma që nxirrnin në pah mëkatet madhore në njërin nga vendet e pakta “të mrekullirave”,  ku realizmi socialist akoma mbahej në këmbë...

Në përkthim

Një nga çështjet jo fort të rralla tek “Kështjella” ngrihet ndërsa David Bellou, na sjell në mënyrë elegante versionin anglisht të kësaj vepre. Ajo nuk është sjellë në anglisht nga shqipja, të cilën Bellou nuk e zotëron, por nga botimi në frëngjisht i veprës së Kadaresë (“Kështjella” është sjellë në frëngjisht nga Jusuf Vrioni), për më tepër ato botime kanë njohur shpesh ribotime. Autori ka hequr pasazhe të futura në atë kohë si ekzigjenca politike, dhe ka rindërtuar situata dhe dialogje të hequra nga çensorët e Partisë Komuniste. Kadare gjithashtu ka shfrytëzuar privilegjet e zanatit të shkrimtarit për të theksuar apo rishikuar edhe pasazhe të tjera. Për këtë arsye, do të kishte qenë jo e saktë ta quanim këtë përkthim, një version të romanit që autori ka pasur ndërmend të botonte në vitin 1970. Është kjo plus dhe mendimet e dyta që dolën në dritë që prej asaj kohe - ashtu sikurse Bellou shkruan në një pasthënie të kësaj vepre - në një mënyrë magjike, të cilën me shumë gjasa, mund ta arrijnë vetëm shkrimtarë të mëdhenj. Turqit e Kadaresë janë në të njejtën kohë epitomë e asaj çka ne nuk jemi dhe një prezantim i besueshëm i asaj çka ne jemi bërë. “Kështjella”, për këtë arsye, nuk është vetëm një zhvendosje e thjeshtë apo një përzierje e historisë mesdhetare dhe moderne, por një simbol kompleks i popullit të përvuajtur dhe të rrethuar nga izolimi. Mrekullia është se ky tregim ekzotik, i përkthyer dy herësh nga një gjuhë obskure ballkanase - e që ka të bëjë me një të shkuar shumë të largët e prej kohësh të harruar - i bën jehonë në çdo faqe, çështjeve dhe problemeve që ende na mbajnë mbërthyer ne edhe sot e kësaj dite. Është pikërisht kjo marrëdhënie përtej çdo ambiguiteti, ekzoticizmi apo kontradikte të brendshme, që shënjon në vetvete një letërsi të madhe, e cila padyshim gjen veten tek “Kështjella”.

*Marrë me shkurtime nga gazeta “Los Angeles Times”
Përktheu: Armand Plaka



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora