Kulturë
Nehat S. Hoxha: Kosova e vogël gollaku i madh
E enjte, 19.02.2009, 06:43 PM
Nehat S. Hoxha
KOSOVA E VOGËL GOLLAKU I MADH
Kosova e Madhe ka shtatë vëllezër e shtatë motra
Njërin nga vëllezërit e quajmë Kollak
Qysh nga Nata e Lerthave përpara jetës në këtë botë
Dhe me pinjojtë e pa jetës me Perandorë e Perandori
Me Justinian e pasardhës trashëgimie
Me Bederianë në Brainë e Damastion
E me kulmin në kupë të qiellit me Kitkën
Me Tuma, Gomore, Kështjella e Kulla
Dhe me Kulltin e Mrizit të Shenjtë
Mbollën jetën në tokë e në qiell
Me Mulla Idriz Gjilanin e Shyt Marecin
Në luftë me Serbinë
Me Hoxhë Brainën e Xhon Serreçi
Dhe me ushtrinë e pareshtur në vijë
Të qeiesisë Dradani
Që nga zona toponimike për ruajtjen e gjurmëve
Pellazgo-Ilire, Kelte, Romake, Bizantine. Gote, Avare, Sllave,
Sase, Saksone e Osmane
Ku Prishtina pi unë
Në Golla, në Gallap, Galabri e Gavisë
Nga antika në jetë të re
Me trungje nën dhe
E me shekuj nga Toplica, Keçekolla, Prapashtica
Djegur mizorisht në zemrën e Dardanisë
Me Samakovë ku shkrihej hekuri
Me fudanet e shekujve pas shekulli
Lota e Selmani, Isa Kastrati, Zahir Pajaziti,
Huruglica, Ramabaja
Dhe Mentori Idriz Ajeti që quhet identiteti
I kësaj gjuhe kaq hyjnore
Që s'na le të shënojmë vdeekeje prore
Nuhi Berisha, Kadri Zeka, Metush Krasniqi, Rexhep Mala...
Dhe paturpësia
-Lavi të mbjellurve të kësaj toke