Kulturë
Agim Gashi: Kan marrë flakë kangët e mia
E premte, 20.02.2009, 09:47 PM
Agim Gashi
Agim Gashi
Kan marrë flakë kangët e mia
(Dëshmorëve, pavarsisë dhe unitetit shqiptar)
Kanë marrë flak këngët e mia
Qohu Adem Jashari se erdhi pavarësia!
Qohu Adem Jashari shetite Kosoven
Krah´ më krah´ me President Rugoven.
Ju dëshmorë jeni liria
Në arena e në kufi,
Për liri ju trupat shtritë
Për me ba Shqipninë-Shqipni!
Sot u ba nji vit
Do t´bahen tremi,
Kosova ime e dashur
Liri e pavarsi.
Dëshmorët e kombit
N´ valle të lirisë
E nderojnë Kosovën
Nderojnë pavarsinë.
Kosovës së pavarur
Liria i ndriti,
Terrin ia ban dritë
Zahir Pajaziti.
Atje në Koshare
Edhe rranzë Pashtriku
Gjithmonë ndër sy trimash
Ai Ahmet Krasniqi.
Nga tokë e Dukagjinit
Me shqiponjë në ball,
Valles mire i prinë
Salihu ushtar.
Fill pas tij në valle
Djali i Karadakut,
Agim Ramadani
Hero lule gjaku.
Gjaku Juaj i derdhur
Lule liri mbiu,
Këngës ja thonë n´varr
Xheva e Fehmiu.
Kullat e Junikut
Që su tundët kurrë,
O Bekim Berishes
Ia kan falë ni gur
Ia kan fal gurin
Me ia ruajnë kujtimin
Si nderoj flamurin
Ato nderojnë trimin.
Fushat e Kosoves
I ka mveshë blerimi,
Për Adrian Krasniqin,
Luan Haradinin.
O të gjithë dëshmorët
Bukur hedhin vallen,
Nderojnë Kadri Zekën
Dhe Jusuf Gërvallen.
Qon fjalë Enver Hadri
Nga varri n´Bruksel,
Hej Kosova ime
Paq dritë e paq nder.
Fryma e Mic Sokolit
Zani i Smajl Hysenit,
Gzim uji Valbonës
Forcë gurt e Shkëlzenit.
Vjen Shote Galica
Ua përkdhel ballin,
N`qerdhe të amshimit
Me dritë ua mbusha varrin.
Parajsën e juej
Me nur ua ndrin,
Me rend ju përqafon
Uron Pavarsinë.
Urime, urime,
Dëshmorët e mi,
Së shpejti do ta bajmë
Shqipninë-Shqipni!!!
Mbi qiellin shqiptar
Nuri juej ndritë
Përkulemi me nder
Për të bardhën dritë.
17.02.2009
Düren