Kulturë
Lasgush Poradeci: Kënga e ''Shqipërisë së re''
E diele, 22.02.2009, 10:36 AM
Nga tradita e shtypit shqiptar të Rumanisë
Lasgush Poradeci
LASGUSH PORADECI
KËNGA E “SHQIPËRISË SË RE”
(Koh’ e shkuar në Vllahi)
Koh’e shkuar në Vllahi
Ishte larë me flori
Se luftonim veç për ti,
Veç për famë-e-madhëri,
Shqipëri moj Shqipëri
Mun në qendrën e Vllahisë,
Në qytetin e Bukureshtit,
Mbiri zëri-i Shqipërisë
Si zëmbaku në mes të sheshit.
Mbiu atje ku politika
Nuku di ç’ësht helm-i-gjakut,
Ku shëndriu Elenë Gjika
E kuvendi i Naço-Plakut,
Ku i mblodhi porsi dhentë
Bijtë e Tërpo-Vasili,
Ku këndon Naim-i shentë
Duke thirur si bilbili.
O! moi kohërat e arta!
O! moj zembërzat e dlira
Me ç’gëzim ju shkruan karta
Kur ja sheh nër shoqërira:
Drita-plakë e Diturija
E Bashkimi edhe Shpresa;
Edhe Lira e Shoqërija
E Sofia Mbretëresha…
Cilado sa mund m’e mirë,
Sa m’e zjarrtë cilado;
E nër to gjith një dëshirë,
Gjith një shpresë nëpër to-
…S’rron-o! jo, njeriu i ur të,
Se kështu pat thënë Zoti,
Prandaj vdes me shpirt të gurtë
Edhe humb si pikë loti.
Humbi pra dh’Elenë Gjika,
Humbi fjal e Naço Pl akut,
Pa zu prapë politika,
Zu të rrjedhë lumi-i-gjakut:
Atëherë i ndolli dhentë
Dh’i bekoj Tërpo Va sili…
Fluturoj Naimi-i shentë
Duke qarë si bilbili;
O! moj kohërat e arta
O! moj zembërzat e dlira!
Me ç’të zi ju shkruan karta
Ndaj s’u sheh nër shoqërira.
Ju kaluat porsi hije
Kur shëndriu në terr të shkretë,
O! moj zemra shentërije
Që më s’ini atje ku qetë
Ah! q’aherë zu të shtrijet
Rëndë-e keq linçoj i zisë,
Po ka nxirë vetëdijet
Me çdo vend të Rumanisë.
Dh’u helmua Shqipëtari,
E vajtoj e prapë prej të qari
Uturiu gjith Bukureshti.
O! moj kohërat e arta!
O! moj zembërzat e dlira!
Se me ç’mall ju shkruan karta
Nër këto vështirësira.
Sepse ja, në dhe të huaj,
Një fletore zu të nis ë,
Që të jetë zëri juaj
Edhe zëri-i Shqipërisë.
Zu të nis ë duke dale
“Shqipërijëza e Re”:
Kur bën fjalë me ngadalë…
Kur godet porsi rrufe…
Sepse kjo’sht’-udh’e mbarë
E ndërgjegjse së kulluar;
Duke ngarë e duke sharë,
Edhe duke përgjëruar
E kështu shkoj mot-i dytë
E si-i treti u pat vdarë,
Moti-i katërt mbylli sytë.
Që sot nis një mot i ri,
As t’u fla keshim o Zot!
Qajmë, o-nënë Shqipëri,
Qajmë, e derdhim pika lot.
Shqipëri! Moj nëna ime:
Më ke rritur me thërime.
Shqipëri! Të qofsha falë
Të kam nënë, më ke djalë.
(“Shqipëri e Re”, Konstancë (Rumani),
29 korrik 1923. E zgjodhi për ZSH: Baki Ymeri)