E shtune, 05.10.2024, 10:32 PM (GMT+1)

Kulturë » Ypi

Edison Ypi: Chip-i i Gazetarise

E shtune, 28.02.2009, 02:22 PM


Chip-i i Gazetarise

Nga Edison Ypi

O cip, o chip, o qoshe e lire, o zgeq badiahava, o gazetar tralala, qe zeher je dhe hiqesh bakllava,

Cfar' ishte gjith' ajo spirre qe kishe leshuar mbi gazete?!

O chip, hamburgeri behet me buk dhe me mish, nuk behet me llafe dhe kake moraliste ne mes.

Ta them une cfare ishte. Ishte shembull i shemtuar i pretendimit te rendimentit me te larte permes cilesise me te ulet. Me erdhi turp kur e pashe. Jo per vete. Per ty. Dhe si i tille, pra si turp, duhet ruajtur. T'u tregohet studenteve te brezave te ardhshem si shkruanin te paaftet e tashem.

Chip, te betohem, Skllavi i Pasionit, sherbetori i bindur i hovit te Shpirtit, perfeksionisti, murgu i duruar, Perbindeshi i Shenjte i muzikes, harmonise, sidomos tekstit, ai qe per secilen fjale qe shkroi u mendua jo me pak se disa muaj, Babai yt i larte pra, po te kishte shtene syte mbi pocaqine tende ortografike, do rrenqethej per turpin qe i biri i beri.

Lere qe mbajte anen e nje rrugaci te cilin pate paturpesine ta cilesosh "koleg". Harroje ate me te cilin them se eshte e pamundur ti te mos kesh ngaterresa personale. Hallin me ty e kam tjeterkund. Degjo ketu, shiko si shkruan ti,

"Ka kaq kohe qe ne mediumet tona dhe ne shtypin e perditshem here pas here riciklohet debati apo mendimdhenia per problemet e thella deontologjike qe shfaqen ne tregun mediatik dhe ne perditshmerine e ketij profesioni. Rastet enumerohen...." - thua ne shkrimin tend ti.

Po them une tani,

Si ore s'pakemi ditur gjithato gjera dhe u desh' te spirrosje ti per te na i bere te qarta?! Qe "shtypi i perditshem" nuk qenka pjese e "mediumeve tona" por dicka tjeter vec ! Qe debati (i yti, jo i imi, se une nuk kam bere kurre debat, dha as e kam nderment te bej) na u "ricikloka" si plehrat ! Qe po ai debat (gjithmone i yti) na qenka vetem mendimdhenie por jo edhe mendimmarrje apo te dyja bashke ! Qe "problemet e thella deontologjike" i paskemi vetem "ne tregun mediatik" dhe kurrkund tjeter, per shembull neper zyra, kafenera, apo shtepi! Qe "perditshmeria e profesionit (te spirretarit besoj, jo e gazetarit) nuk na qenka pjese e tregut mediatik! Qe rastet nuk u numerokan por na u "enumerokan" !

O chip, o aman, o derman, o tu befsha kurban, o me qafsh me lot, o n'dhe' m'shtifsh, keshtu shkruhet mo' ?! Per me teper, keshtu fillohet ?! Ta merr mendja se pas nje fillimi te tille te mund te kete ndonje derr qe te vazhdoje te lexoje ?!

Po se mos vetem kaq,

"do te doja te ngrija me shume shqetesimin si punetor i zellshem i gazetarise se sotme ne kete vend, si nje nder ata qe aspiroj se revolucioni etik ne profesionin tone do te shenoje pashmangshmerisht nje stad te ri te etikes..."

Ubububububu...cili shqetsim, cili punetor, cili zell, cila gazetari', cili revolucion, cila etike, e cili stad, o mavri' ?!

Po te them me sinqeritetin me te madh duke tu betuar per Toke e Qiell e c'ka ne mes, me keto forma te neveritshme foljore kondicionuese "do te doja" qe s'kane asnje lidhje me Shqipen, dhe me ate vet-mburrje te papermbajtur, te paskrupullt, te pashembullt, kur e cileson veten "punetor i zellshem i gazetarise" m'i bere te pese litrat e gjakut, plot dhjete litra fanta me limon, nga ajo e neveritshmja fare, prodhuar nga distilimi i shuajve te opingave diku andej nga bregu i lumit.

Te siguroj me koken time gjithashtu se Xhorxh Oruelli po t'i hidhte nje sy paragrafit tend te mesiperm, per te cilin, duhet thene edhe kjo, duhet te me falenderosh qe ta "riciklova" ketu, duke kontribuar madje qe permes lexuesve te m'i te panumurt te te bej edhe ty pakez te famshem, ato metodat me ane te te cilave ti kujton se une do vrisja kolegun tend, atij, te madhit dhe te pa vdekshmit Oruell, i cili lindi dhe u rrit diku tjeter, por nga sa tha e shkroi, zor ta besosh se nuk ka qene bir' Skrapari a Shkodre, do t'i dukeshin monstruoziteti me i madh. Dhe, pa lujt fare vendit, aty per aty, do te t'i ngulte thonjte e tij mu ne fyt pa i levizur qerpiku. Jo rastesisht. Me siguri ne pritje per ndonje medalje a cmim boteror per kontribut ne ruajtjen e pasterise se tekstit nga mynxyrat ortografike te dikujt qe i eshte mbushur mendja se eshte gazetar, domethene ty.

"Kjo heshtje dhe ky pranim fatalist na ndeshkon te gjitheve ne qe kemi ardhur ne kete profesion nga puna e mundimshme dhe sakrifikante e reporterit ne terren, nga ngritja me mundim ne pozicionin e ish-kryeredaktoreve..."

S'kam pasthirrme, a klithme, a grimase, qe ta shprehe sado pak tmerrin tim per kete shkaperdhim grafologjiko-egocentrik te pa pare qyshkur shkrimi eshte shpikur; Ti dhe shoket e tu, ju qe pranoni, dhe heshtni fatalisht, dhe keni ardhur me aq mundim dhe sakrifikantizim -), dhe jeni ngritur me aq mundim ne pozicione ish-kryeredaktoresh ! O nene - nene ! Po pse erdhet o burrat e dheut ?! Rrinit atje ku, pa vuajtje, mundime, tundime, hamendje, trushkulje dhe reflektime te tilla ishit me te vlefshem, ne terren.

A s'me thua o chip; Te shkruash ne kete menyre, natyrisht ne qofte se edhe kjo e jotja mund te quhet "menyre", nese puna dhe merita maten, jo me spirrosje si keto, por me produkt, a s'me thua, pse lodhesh e shkruan ?! Nuk po te them penen ta thyesh dhe ta flakesh, ruaje penen, ruaje per vete ama. Ta them kete se per dreq hyra ne Internet dhe gjeta dicka tenden. Ja ca dromca nga ato vjersheza,

Artin e madh te krijimit tend,

E nisem me Puthjen!

E nise me puthjen dhe mire bere o chip. Gabimi ishte pse e vazhdove. Duhej te puthja ta kishe lene.

Me syrin e kalter

me lotin,

me lotin qe s`thahet

Denuar jam perjete

merzi te mos kem

Cipeeeeeee, eja ne vete. Mua ti, edhe pse nuk me dukesh fort' i lire, s'me dukesh as i denuar. Por nese ndjehesh i tille, pra i denuar, dhe per me teper, merzi nuk paske, per merzine e munguar nuk duhet te fajesosh as syn' e zi, as ate te kaltrin, as lotin qe thahet e s'thahet, as ate qe rreshqet a i lagesht mbet' perjet', por vetem dhe vetem brockullimat qe ti vet' hedh ne gazete, Sepse je chip !

Chip, teksti yt nuk ka hov shpirti, magji dashurie, fryme meshire, zell hyjnor. Prandaj nuk eshte tekst por gromesime. Ti dhe teksti o chip, i keni rruget e kitheta, nuk takoheni kurrkund. Te pretendosh ti se ke ndonje gje te perbashket me tekstin, eshte krejt njelloj sikur te kerkosh ndonje ngjashmeri mes Aleksandrit te Madh te Maqedonise dhe nje chip aleksandri tjeter lindur mijera vite me pas ne nje cip te humbur te Ballkanit jug-perendimor diku andej nga Bregu.

Dhe thone pse nuk lexojne gazeta shqiptaret. Ja pra o chip ja ! Sepse ti shkruan keshtu. Sepse sistemi yt dhe i te ngjajshmeve te tu eshte bodrum i erret ku po te hysh te zihet fryma. Se i vetmi produkt i vlefshem qe ti dhe ju nxirrni nga gjurulldirat qe beni, jane vetem dhe vetem honoraret qe ju merrni.

Chip; Une, une neperka pika-pika do kendoj sa te me dhembe grika. Ti, ti qe nuk ja ben dot kurre Baaaaaaam por vetem Lluuuuuuuum, ti qe Perendia nuk te ka bere per te tilla, duhet urgjentisht te heqesh dore, nga te shkruarit po e po, por sidomos nga gjoja lodhjet per te shtruar ceshtje e zgjidhur probleme. Sepse ti je vet' problemi.

Shenim: Shkrimi vjen si nje reagim i opinionistit, per shkrimin e publikuar dje ne "Shqip", nga Aleksander Cipa, "Krimi i Edisonit si kontribut". "Koha Jone" sqaron se pikepamjet e publikuara ne faqet e saj te "Forumit", nuk perfaqesojne domosdoshmerisht, qendrimin e saj redaksional.



(Vota: 2 . Mesatare: 1/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora