E marte, 08.10.2024, 09:33 PM (GMT+1)

Kulturë

Ilir Muharremi: “Dejzillend” i Myftarit

E hene, 02.03.2009, 07:00 PM


“Dejzillend” i Myftarit

Nga Ilir Muharremi

Para pak ditësh, në Teatrin Kombëtar të Prishtinës, u dha shfaqja “Dejzillend” sipas dramës  “Baby with the bathëater” e Kristofer Durang, e në regji të regjisorit të ri Agon Myftari. Së pari do e përgëzoja guximin e flaktë të regjisorit ndaj një teksti bukur mirë të vështirë, një tekst i cili në esencë përmban një komedi të zezë, e cila ka reflektuar tek artdashësit për mrekulli. Në njërën anë teksti përmban anën tragjike duke u shoqëruar nga një komedi e cila vinte nga aktorët, të cilët nga sforcimet e tepërta që ja bënin emocioneve kalonin në situata false duke u kapluar me një monotoni. Qasja e regjisorit dhe koncepti i tij nuk ishte tejet i veçantë, në disa momente mjuzikli i cili ishte i pavarur nga ngjarja, e që ishte edhe i tepërt, nuk zgjonte ndonjë ndjenjë të thellë tek publiku, por vetëm sipërfaqësisht ishte një pengesë e shfaqjes, një veprim i dëshmuar më shumë estetik, se funksional, mendoj se kjo vetëm e rrënon shfaqjen, nuk e shpie në shkallët më të larta.

Ndërkaq, ana komike e cila shpalosej nga aktorët vinte nga sinqeriteti i tyre më i madh, dhe pikërisht komedia lind nga sinqeriteti dhe besueshmëria e tepërt në atë që e bënë. Do veçoja aktoren Yllka Gashi, e cila ishte në nivel më të mirë,  më tërheqëse dhe më brilante me aktrimin e saj serioz. Ajo ka arritur me emocionet e saja të sinqerta të bëhet personazhi me sfidues dhe më absurd i shfaqjes. Si në të folur, po ashtu edhe në veprimet e saja të sakta kjo aktore ka shkëlqyer, ka arritur të ndërtoj një rol, kundër roleve të më hershme, ka sfiduar personazhin e dramaturgut. Ndërsa, aktorja Ilire Vinca e cila luante nënë e bebes dhe aktori Ernest Malazogu ishin në një nivel mesatar aktoresk, por nuk ju mungonte saktësia në skenë. Të dy këta aktorët krijonin një dialog që unë do e quaja “koftra”, një dialog të stërmadhuar, e që nuk duhet të ndodhte kështu. Komedinë dhe tragjiken të cilën ata e nxjerrin në pah, mundoheshin doemos të reflektojnë, por komedia dhe tragjikja shfaqen vet, nëse aktori në të vërtet ka bind vetën në këtë situatë të caktuar filozofike. Kam disa vërejtje në skenografi, ishte tejet e mangët, boshe pa ndonjë estetikë të veçuar, por me ato pak gjëra ajo shfrytëzohej me detaje interesante që ishin në kuadër të shfaqjes.

Andaj, regjisori i ri Myftari ka bërë një përpjekje mjaftë serioze edhe pse nuk ka arritur të futet në sekretet më të fshehta te absurdit të veprës, ka arritur të krijojë një strukturë të thjeshtë sipërfaqësore, do të thosha në situata të caktuara edhe të lezetshme, dukë mos fluturuar më larg. I dëshiroj sukses në projektet e mëtutjeshme.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora