E shtune, 12.10.2024, 09:05 PM (GMT+1)

Kulturë

Hysen Këqiku: ABC-ja ime

E merkure, 04.03.2009, 07:12 PM


Hysen Këqiku
Hysen Këqiku
Hysen Këqiku

ABC-ja IME

A ma jep dorën ti
Bashkë me ngrohtësi,
Cakun tim n’ hapësirë
Çfarë më bën të lirë.

Diellin me ngrohtësi
Dheun me gjyshëri.
Edhe rrugën time
Ëmbël për ëndërrime.

Flamurin kuqezi
Gërshetin ma lidh ti
Gjuhën e nënësë sime
Hirësinë me rrezatime.

Iriqi të ketë therra            
Jelek me dredha-dredha
Kumbulla ëmbëlsinë
Lulja  bukurinë.

Llokumin me sheqer
Më jep e mos ma merr,
Nëse më ke shoqe të mirë
Njomëz me ëmbëlsirë.

Ofshama ime  abetare
Prijëse përparimtare,
Që më bën të përkulem
Rinimit të mos i druhem.

Rrush me shumë kokrra
S’flasim kurrë për dokrra,
Shkollë me shumë ngrohtësi
Timon të kemi ty.

Thellë në shpirtin tonë
Uratë bekimi të thonë,
Valën e liqenit ma falë
Xim o, më trimi djalë.

Xhaketën e pranverës  ta dua
Yllin e shndritëshëm si thua,
Zemër me mrekullitë
Zhveshur nga djallëzitë


SHKRONJAT SHQIPE JANË TË ARTA

E shef arin
Si i ngurtë
Nuk të përshëndet
-Nuk t’i shtrëngon du’rtë.

Nuk të përgëdhel
As nuk të flet
E hudh në tok
Cingëron
-Sikur bërtet.

E shti në xhep
E të rëndon
Po deshe -
Jepja formën si biblil
Nuk lëvizë as cicëron.

-Po ç’është
më me vlerë
Lum fëmija
-Më erdh një pyetje
Nga urtia.

I kam në çantë
E në abetare
Si kullë Drenice
Me frengjia
E shumë dritare.

Kur dua e hapi
Dikush pa më thënë
Më hapet tek N-ja
Si dritë më diell
Fjala n ë n ë.

Duke e shfletuar
Si Bajloz i madh 
Më ndalet dora,
Te B-ja –
Begati, bashkë, baba
Aq sa lule ka në livdh.

Edhe D-ja
Më thërret butë
Me dy duar
Përgëdhele dritën
Dashurinë të mirën
-Rritën.

A-ja e para
Ma fal bekimin
E më futë në kullë magjike
Atdheu im ka ushtar
-Jeto në të pa fije frike.

36 janë të rreshtuara
Në arën time Iliridë,
Për çdo ditë i përdori
Sikur bukën
Ngjyer në kripë

Të arta janë
Shkronjat shqipe
Ato s’blehen as me ar
As dikush nuk m’i fal
Me përkushtim, e me zemër
I fut në shpirt
Për të mos da



(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora