E marte, 15.10.2024, 08:26 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Xhenc Bezhi

E merkure, 04.03.2009, 07:46 PM


Xhenc Bezhi
Xhenc Bezhi
“Amaneti”

Mëdyshjet lidhin
Harrimet nyje
Ne vrasjen e frikës
S´kanë për të parë qyqet
Krejt peshë e shekujve
Të mbesin në qafë
Brezi i trandjeve
Në mbamendjet e t´tkurrura
Besëdhënja s´mbahet në dorë
Po nuk u dha premtimi
As varr as dhe
 Se tret amanetin
Dhe qielli n`të zëntë për fundi


- Jakova ime -

Nga rrënjët e shpirtit
shpërthejnë
copat e mallit
në vargje shndërruar

Nën diell të huaj
mu  dogjën ëndrrat

për token, për djepat
për prehrin tënd

për varret-themel
qe mbeten hapur

për rriten e frenuar
për gjirin e plagosur

për Qabratin,e Krenen
për agun e lirisë

për ballë e gjoks
te hapur
marshit te epokës.

Ajo qe lindë-
sheh dritë
dhuron rreze

Jakova ime
e pa shoqe


Bastardues

Blozë janë mbushur kokë-krisjet
Shpirti në përhitje
me trupin e shpërfillur
S’mbahen në këmbë në vorbullën 
 E lavjerrësit të kohës
Butakët e prurje-ardhjeve të mija
Thonë u bie zari
edhe në mrize zanash
Krijesat e gjeneve të m´veshura
Krasitjet e mëdyshjeve të lindura
Orëligat e burrërisë memece
Mallkimet e mëkateve të nëpërkëmbura
Luhatjet e erë-fryrjeve nëpër kaheje
Nga veriu dhe lindja i shpie udha
Sa here ngatërrohen udhëkryqet
Sa herë bie peshë e mundimeve
Zihen në lojë me artin
Esperanton verilindore e marrin n´dorë
Afshet e vrullet kallin rrathët
Ç’lavd me atdhedashurinë
Krejtësisht të përhumbur
Belbëzimet e plasaritjeve të mija
Mbi ju raft mallkimi i popullit tim.

Ato flasin shqip

Ditët në mërgim
janë: bardh e zi
o, zi e bardh
si te doni

Kurse natën
si ylber
ngritët perdja

Në skenën dardane
në djepin
e shqiptarisë
vallëzojnë, këndojnë
e flasin shqip
ëndrrat e mija;
s’njohin kufi


Një lindje e re

Ne mes
territ e dritës,
drite cunguar.

Ne mes
parajsës e ferrit,
gjykohemi gjatë.

Ne mesin
e dy lumenjve,
te  përplasur për stom,
te  lagur, te pa larë,
te pa tharë.

Ne mes
dy stolave
ne gjunjë.

Ne mes
te perëndimit e lindjes
lindi një e re
qe s`donë perëndim .


Pjellë e territ

Pse  trembesh prej diellit
e mbrapa meje
fshehë trupin;
që zvogëlohet e rritet
brenda dite

nuk ke
as gjen, as gjak,
as shpirt, as zemër,
si unë.
as emër , as mbiemër

Unë dua dritën
ti verbërinë
unë eci para
ti me tërheqë 
kalldrëmeve, çarshive

pjellë e territ
je apo nuk je
hija ime


Për tokë e qiell

Të mëdhenj
shumë
janë falltaret
tanë.

Tokën
e ngrehin në qiell,
qiellin 
përplasin për tokë.

barrë e brengë
kurriz kërrusurit
sa s’pëlcasin

spektakël i rrëqethur
me ëndrra te grisura

balle larte
e këmbë zbathur
prehje nuk gjejnë

qeni te zotin se njeh

Salzburg, 09. 01. 2008



(Vota: 5 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora