E diele, 13.10.2024, 06:03 AM (GMT+1)

Kulturë

Baki Ymeri: Poezi rumune që e zbukurojnë gjuhën shqipe

E shtune, 07.03.2009, 01:05 PM


Puiu V. Moiceanu
Puiu V. Moiceanu
Poezi rumune

Puiu V. Moiceanu

Poet, prozator dhe publicist. U lind në Bukuresht, më 26 dhjetor 1935. Është autor i disa vëllimeve poetike dhe epigramike.

Poezi rumune që e zbukurojnë gjuhën shqipe (Nga antologjia Fluturimi i fjales qe gjendet ne shtyp)


SHUGURIM (M?rturisire)

Zot, e di se është mëkat
Ditën e kreshmës kam puthur
Jo buzët por vetëm kryqin mes gjinjve,
Altar i paganëve të lumtur.

Zot, nëse mund të më ndjesh
Për çdo ditë tuboj nga një mëkat të gjatë
Nuk hidhërohem nëse më qorton
Ngase ditën di ta shndërroj në natë.

Nuk po ngopem dot me dashuri
Dhe as me lakuriqësinë, moj çikë
Libri im i parë i dashurisë
Nuk kishte presje dhe as pikë.

S’ka lëvore e s’ka faqe
Janë topitur duke i shfletuar
Kur i numëroj puthjet e përditshme
Konstatoj se tërë jetën kam dashuruar.

DASHURI (Iubire)

Përse të është mbyllur dera
Era përse fërshëllen në shkallë
Përse ke shulin e dryrin në portë
Mos po e pret ti ëndrrën vallë

Hape derën në treme
Gjelat kokrrat ti numërojnë
Theje copën e pasqyrës
Lëri gjinkallat të këndojnë

Breshkat të vërsulen në obor
Merimangat të endin fustane përditë
Jargavanët e mbushur me mall
Që duan të të shpëtojnë nga magjitë

Në vallen e luleve të prillit
Grerëzat pinë polenin e mollës
Jargavanët i mbëltojnë në flokë
Fijet e degdisura të dëborës.

IDENTITET (Identitate)

Sikur ta dije kush jam
Do të qëndroja në vend
Nuk do të kërkoja patkonjë
Kapelë me bisht e këpucë si mbret
Do të shisja borsilok
Ç’prej se kam identitet
Jam i treguar me gisht, i pështyrë e i fyer
Vështirë është  si njeri të jetosh
Të rrahish kudhrën, të kalisish shpatën
Të mbushish trajstën me plumba
Që të mund të gjallërosh.

KUJTIME (Amintiri)

Pranvera në prag të vjeshtës
Kujtime nga mosha e rinisë
Atë që harrohet s’e merr parasysh
Shkopi bëhet shtyllë e pleqërisë.

Letra të lidhura me fjong të rozmarintë
Të paluara në arkën e fortë të arrës
A i kam lexuar vallë të gjitha!
Përpara se t’ia kris gjumit të natës.

Nën një bangë nën gështenjë 
E pres vjeshtën të vijë në vreshtë
Që ta mbështjell në gjethe të verdha
Ndoshta e arrij edhe një tjetër vjeshtë.


MREKULLI (Miracol)

Lexoj dhe rilexoj çka kam shkruar
S’ kanë as kokë, as bisht e as hatër
Rrjeshtat e bukurshkrimit
Për notën katër.
Kur e rrumbullaksojnë germën
Duken si një ve
Nëse pula i bënte me ngjyra
Gjelat nuk ia krisnin këgës së re.
Gishti i madh më mbetet si mik
Kur skalis në emër të nënshkruarit
Disa linja dhe asnjë pik’.
Të mençurit mësojnë
Nga ata që s’dinë të lexojnë
Se sa spica ka rrota moj gocë
Para se të tërhiqet nën karrocë.

MALLKIM (Blestem)

Në tavanin e reve
Vetëtima fshikullon mes bajonetash
Duke bluar mallkime
Kam qenë pronari i qiellit
Por jo i lazdëruar e budalla
Të vdekurit e dinë të vërtetën
Tmerrin e lindur përpara frikës
E gulçon me vërshima vajtimi
Kam një Zot të vetëm
Ai nuk mund të jetë xhelati im
Dridhet, kur gjëmon qielli
Përkulet e më fton detyra
Turfullon kur çelësat
E portave të detrave i kërkon
Shkuma është tharë
Askush nuk vajton.

ZELLSHMËRI (H?rnicie)

E kam blerë kaherë një qivur
Mbi kapak të mund të shkruaj:
Këtu po flen një gomar
Që vdiq si beqar.
Kam blerë dhe vend për varr
Konfort i stolisur me qiri
Nëse e ke ndërmend të shkosh
Të pres me një gotë raki.
Kam dhe një kryq prej graniti
Pozën kur thithja gji në fshat
Vdeksha nëse të gënjej
Mbeta si një dilenxhi pa fat.
Vdektar si njeri i rëndomtë
Lozonjar, një çik i krisur
Asnjërin s’dua ta shoh duke qarë
Sidomos gruan që më ka dashur.
Dorëndezur kërkoj nën kërthizë
Burimin e degdisur,
Tashmë altar i braktisur.
Dora e ftohtë, gjiri që ngritet
Mundohem ta ledhatoj
Si një iriq që përpëlitet.
E di se i mungon puthja ime
Më përkëdhel me duar të ngrohta
Është koha të shkosh moj trime
Ngase edhe ti i ke buzët e ftohta.



(Vota: 4 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora