E shtune, 21.02.2026, 10:18 PM (GMT)

Kulturë » Mehmeti

Hazir Mehmeti: Kryetari Përparim Rama bëhet Paskthim Rama

E shtune, 21.02.2026, 07:00 PM


Kryetari Përparim Rama bëhet Paskthim Rama

Protestë! Është koha e veprimit, jo e heshtjes.

“Ataturku nuk do të çuditej po t’i shihte këto që po ndodhin; ai e dinte se ishte “Islami” njëfarësoj ai që do t’i shkaktonte rrënimin Turqisë.” (Nga Edward Luttwak: Një shpjegim për Erdoganin/ Ataturku e dinte që islami do ta shkatërronte Turqinë)

Nga Hazir Mehmeti, Vjenë

Duhet të jesh tepër naiv, i paditur ose i paguar nga qarqe antikombëtare që, si kryetar kryeqyteti, të biesh aq ulët nën ndikimin e fesë. Islami politik po e gërryen shtetin e Kosovës nga brenda falë sharlatanëve në drejtimin e komunave, shkollave, sindikatave të brishta dhe arsimtarëve naivë e të dobët.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës, para së cilës betohet çdo drejtues, edhe Paskthimi ynë, shkelet e fyhet brutalisht.

Me çarë të drejte!

Cila është logjika e vendimit!

Asnjë e drejtë nuk eksiton. Së pari kushtetuta e siguron funksionimin laik të shkollës brenda shtetit laik.  A e kupton Paskthim Rama se çfarë do thotë futje e fesë (aq më keq e njërës fe) në orarin mësimor. Jam i bindur se nuk e kupton duke qenë i shkolluar jashtë ai nuk e di kushtetutën, nuk e di historinë kombëtare, nuk e ndien shpirtërisht nevojën e çlirimit të qytetarit nga dogmat ekstreme fetare kundër të cilave po luftojnë edhe vendet e burimit të saj: Iran, Irak, Egjipt, Pakistan, Siri.... e vende tjera.  Turqia e largoi religjionin nga shkollat dhe institucionet publike që në kohën e Ata Turkut. Dhe, Paskthimi le t’i viziton shkollat publike laike në Turqi, do bindet sa larg ka shkuar shkenca dhe mësimi mbi shoqërinë në Turqinë moderne.   S’ka lutje, s’ka agjërim, s’ka propagandë religjioze.  Feja në objekte fetare dhe privat. Duke qenë pjesë e Studireise nga Vjena i pashë dhe përjetova nga afër gjatë disa vizitave para dhjetë vjetëve.

Përse u dashka tek ne në Kosovën e varfër e të gjakosur të kthehemi në shkolla mishmashi fetare me mësues mashtrues dhe të dobët. A është ky hap drejtë përparimit apo kthimit pas?

Si mund të merret krejt normale humbja e orës mësimore, orës së punës me palë apo mbyllja zyrave, sporteleve publike për shkak të lutjeve e ceremonive njëfetare!? Këto ndodhin para syve të pushtetit, bile edhe stimulohen në shumë raste.  Secili i prek këto veprime të paligjshme dhe shkatërruese.  Dhe, kush e dëshiron këtë!

Shteti laik e mbron shkollën laike dhe programin e saj mësimor. Është e qytetarit pa dallim religjioni. Aty mësojnë fëmijët, a kuptohet kjo!

Mësimet fetare, aktivitetet fetare, janë të tjerave tema dhe në hapësira tjera programet e të cilave miratohen nga entet përkatëse  institucionale të pastruara nga mësimet urrejtëse, antikombëtare e antinjerëzore.  Mjerisht, në Kosovën e politikës anarkike klanore nuk ka funksionim normal dhe interes që i duhet vendit si synim për integrimin evropian,  forcimin funksional të shoqërisë kosovare. Këtë synim nuk e duan çarqet Islamike me predikuesit e shkolluar në vendet konservatore fetare nga lindi fashizmi islamik me shoqëritë e tij, i cili u luftua dhe po luftohet nga vet arabët progresiv ndihmuar nga bota e zhvilluar me të drejtat e njeriut si parim jete.  Ky fashizëm i egër në aleancë me Rusinë, Serbinë, Iranin dhe disa satelit të tyre nuk e donë Kosovën e përparuar e të lirë. Financimet nga vendet armike të pavarësisë dhe progresit të Kosovës janë të fuqishme dhe duhet zbuluar e ndalur nga sigurimi i Kosovës dhe  duhet dënuar nga gjyqi  kombëtar i Kosovës.

Nuk është e rastësishme rezultati i PISA- ku Kosova renditet krahas Etiopisë, Eritresë me  nivel të ulët mësimi.

Ky vendim antikushtetues duhet anuluar menjëherë dhe të shkarkohen të gjithë ata që e mbështetën.

Hazir Mehmeti

20 shkurt 2026, Vjenë

Biblioteka Kombëtare Pjetër Bogdani, Prishtinë



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Hazir Mehmeti: Gjenocidi serb në Kosovë na thërret për veprim deri në njohje nga faktori ndërkombëtar Hazir Mehmeti: Austria mbështetëse e shqiptarëve shekujve Hazir Mehmeti: Një vepër që i duhet publikut shqiptar Hazir Mehmeti: Aktivitet nga Instituti i Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë Hazir Mehmeti: Në Garanë inaugurohet shtatorja e Gjergj Kastrioti Skënderbeu Hazir Mehmeti: Rikujtim i mësueseve dhe intelektualëve të tjerë të shkolluar në Austri, të vrarë ose burgosur në Shqipëri Hazir Mehmeti: Dhjetë vjet nga suksesi i projektit të teksteve për mësimin shqip në diasporë Hazir Mehmeti: Shkrimtari Bedri Tahiri solli “Agimi i Lirisë” në Zvicër Hazir Mehmeti: Rexhep Rifati, frymëzues e krijues i pandalshëm Hazir Mehmeti: Intervistë e rrallë e Hasan Prishtinës para një shekulli Hazir Mehmeti: Ngushëllime Austri! Hazir Mehmeti: Porosi nga ''Kuizi Ndërkombëtar i Diturisë - Austria 2025'' Hazir Mehmeti: Shënimi ndërkombëtar i 80 vjetorit të çlirimit të Mauthausenit Hazir Mehmeti: Historia e shpatës së Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Vjenë Hazir Mehmeti: 90 vjet nga shuarja e Aleksandër Moisiut, gjeniu i shekullit Hazir Mehmeti: Vinçenc Prennushi, njeriu i vlerave kombëtare Hazir Mehmeti: 'Arbëneshët e Zarës – Shqiptarët e Zarës' Hazir Mehmeti: Shën Miter Korona dhe Hevzi Nuhiu, skulptori duarartë Hazir Mehmeti: Dita e Përkujtimit të Gjenocidit serb ndaj Shqiptarëve Hazir Mehmeti: Teh nate

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx