Speciale
Nue Oroshi: Masakrimi i 28 martirëve shqiptarë në mars të vitit 1913 në Nashec të Prizrenit nga ushtria serbe
E merkure, 18.02.2026, 06:58 PM
Masakrimi i 28 martirëve shqiptarë në mars të vitit 1913 në Nashec të Prizrenit nga ushtria serbe
Nga Mr.
sc. Nue Oroshi
Sa herë që shkruaj për
masakrat serbe mbi popullin shqiptar dhe para se të shënoj emrat e të vrarëve
dhe të masakruarve në mendje me rri gjithmonë vaji i nënave shqiptare kur e
kanë marrë lajmin për vrasjen e burrave dhe djemve të tyre.Më rri në mendje vaji
i motrave për vëllezërit e tyre që menduan ta
rrisin votrën e shtëpisë por ja që kriminelët serb nuk njohin ligje të luftës
kur janë në pyetje shqiptarët por gjatë tërë historisë kanë masakruar popullin
shqiptar në të gjitha mënyrat e mundëshme.
Marsi i vitit 1913 për fshatrat e Komunës së
Prizrenit ishte një muaj vdekjeprurës ku forcat kriminale serbe kryen
masakra të tmerrëshme. Masakra e parë u krye në Kabash ku u vranë dhe u
masakruan 112 shqiptar të Kabashit dhe rrethinës.Për këtë masakër se bashku me
publicistin Enver Sulaj, në fillimin e viteve të nëntëdhjeta, kemi botuar
shkrimin e parë në revistën "Qellimi" me titull "Boria
ra të pritet Kabashi" më pas, pas vitit 1999 kanë
shkruar edhe disa studiues të tjerë.Por për masakrën e Nashecit të vitit 1913
ky është studimi i parë qe shkruhet.Kjo masakër ishte kryer nga ushtria serbe e
udhëhequr nga krimineli serb gjeneral Jankoviqi, ku ishin masakruar 28 burra të
familjeve shqiptare nga fshatrat Nashec,Grazhdanik dhe Atmaxhë.
Për familjet Kalaj nga Nasheci e cila humbi 17 djem
për një ditë për familjen Manreca po ashtu nga ky fshat, qe humbi 5
djem në po këtë masakër,familjen Shkoza e cila humbi 2 djem si dhe katër
familje tjera që humbën nga një djalë, marsi i vitit 1913 ishte një muaj i tmerrëshem.Kjo
masakër është kryer në Kodër të Nashecit e cila ishte e njohur më herët si
Kodra e familjes Kalaj.Kjo ishte një Masakër e cila i mbështjelli në zi keto
familje por nuk mundi që ti shfaros. Meqenëse kriminelët serb shpeshherë
kanë kryer masakra dhe kanë mshefur gjurmet kemi pak burime historike lidhur me këtë masakër të
tmerrshme.Burimi i vetëm historik deri më tani është në historinë gjermane, i
dhënë në librin Albanien Golgatha (Golgota Shqiptare) Anklageakten gegen die
Vernichter des Albanervolkes të mbledhura dhe sistemuara nga studiuesi Leo
Freundlich të botuar në Wien në vitin 1913 nga shtëpia botuese Verlag der Buch
und Kunstdruckerei Josef Roller në faqen 27 me titull: Die Serben ermorden auch
Christen (Serbët i vrasin edhe të
krishterë) në mënyrë decidive thotë: „Vrasjet shqiptare janë të shumta:Në
Nashec për shembull mbrenda një dite janë vrarë tridhjetë burra, të cilët
qëndronin të qetë në fshat dhe që nuk bën asnjë krim tjetër vetëm se e quanin
vetën shqiptar të besimit katolik".Ky libër është shkruar nga Leo
Freeundlich që të shërben si aktakuzë për Serbinë për vrasjen e 25 mijë
shqiptarëve në periudhën kohore nëntor 1912 e deri në mars 1913.
Nga 30 të vrarët që i jep Leo Frendlich kemi
arritur ti evidentojmë 28 emra që po i japim në vijim, 28 martiret që u
masakruan në Nashec janë:
Gjokë Dodë Kalaj, Lazër Dodë Kalaj, Tuc Dedë
Kalaj,DedëTuc Kalaj,Gjokë Mark Kalaj,Mark Gjokë Kalaj,Dedë Gjokë Kalaj, Bibë Gjokë Kalaj,Llesh Prekë
Kalaj, Simon Llesh Kalaj, Nikë Llesh Kalaj, Pjetër Prekë
Kalaj, Frrok Pjetër
Kalaj, Nue Prekë Kalaj, Gjon Nue Kalaj,Mark Nikollë Kalaj,Zef Tunë Kalaj,Llesh Quni, Mark Mirdita, Pren Manrecaj Spaqi,Pjetër Manrecaj
Spaqi, Gjon Manrecaj
Spaqi,Mark Manrecaj Spaqi,Prekë Manrecaj
Spaqi,Nrecë Nue Lleshi Shkoza,Prekë Nrecë Nue Shkoza.
Rrëfimet
e familjarve
Siç shihet në këtë masakër burrat e tyre i kanë humbur shtatë
familje ku familja Kalaj ka humbur 17 burra, familja Manreca 5 burra, familja
Shkoza 2 burra kurse nga një burrë e ka humbur edhe familja Mirdita,Quni,Kqira
dhe Gjoni.
Burri i vetëm i cili mbeti gjallë në familjen Kalaj
ishte Prekë Kalaj i cili në këtë periudhë kohore kishte shkuar për të punuar në
Amerikë të tjerët kishin mbetur vetëm fëmijët dhe gratë.Ai pas disa viteve
kthehët nga Amerika dhe nuk i gjen 17 burra të familjes që i kishte pushkatuar
Serbia. Rrëfimin për pushkatimin e djemve të familjes Kalaj ja jep motra Prenda e cila se bashku me gratë e
familjes kishin kërkuar vëllezërit dhe burrat e tyre por që kriminelet serb i
kishin gënjyer duke thënë se i kemi dërguar në kala por në fakt ata të gjithë i
kishin pushkatuar në kodër të Nashecit, siç njihej më herët kodra e familjes Kalaj.
Prekë Kalaj deri në vdekje ka lotuar për vëlleëerit
e familjarët e tyre dhe me përkushtim është kujdesur edhe për djemtë dhe nipat
e tjerë që të rritën dhe të zgjerohët sa më shumë familja Kalaj. Edhe familja
Manreca ka pasur një fat shumë të hidhur.Nga pesë djemtë e vrarë në familje ju
ka mbetur vëtem një djalë një vjeq Augustin Manrecaj dhe një vajzë Gjyla e
moshës dy vjeçare që ka qenë vajza e xhaxhait të
Augustinit.Edhe kjo familje e cila është rritur nga djali i vetëm Augustini i
cili ju ka bartur familjarëve rrëfimin rrënqethës të kësaj masakre. Sipas
rrëfimit të Augustin Manrecajt:në familjen Manreca u vranë 5 mashkuj 4
vëllezërit Pjetri, Preni, Preka, dhe Gjoni të cilët ishin djemtë e Ndues dhe
xhaxhai i tyre Marku. Në mbremje u morën peng të gjithë burrat e kësaj familje
përveç Augustinit 1 vjeçar i cili edhe ishte rezultat i mos shuarjes se
kësaj familje.Pra, të gjithë këta burra u morën peng duke i keqtrajtuar në
mënyrat me çnjerëzore
të mundshme .Ata arriten ti japin fund vuajtjes për të mos e ndjerë më kurrë,
që të gjithë vdiqën si pasojë e djegies se rënd. Në anën tjetër plakat e
shtëpisë Mrika dhe Dila dolën të kërkonin mashkujt e tyre sepse gjatë
pengmarrjes burrat ju kishin lutur që ti kërkonin. Ato morën rroba për t´iu
dërguar mirpo për fat të keq ato rroba nuk u veshën më kurrë. Kërkimi rezultoi
pa sukses, te pa shpresa u kthyen në shtëpi e vetëm të nesërmen e kuptuan
lajmin e kobshëm të vdekjës se tyre. Shpëtoi i gjallë vetëm Augustini 1 vjeçar i cili e vazhdoi trashegiminë e kësaj familje
i cili siç edhe e ceka ishte djali i Pjetrit dhe
vajza e Prenit- Gjyla 2 vjeçare.
Pra,shpëtimi i tyre mund të quhet si fat në fatkeqësi. Rrëfim ky që erdhi si
rezultat i Augustinit i cili me dhimbje ju tregonte nipave të tij , ku njëri
prej tyre ishte Pali. Edhe Familja Shkoza që jetonte në atë periudhë kohore në
fshatin Atmaxhë ruan kujtimet e hidhura për këtë ngjarje historikë ku
sipas deshmisë tronditëse të Luz Shkozës i
cili sjell rrëfimin autentik për këtë familje ku thotë: "Familja
jonë e Nrecë Nue Lleshi ka ardhur familjarisht në fshatin Atmaxhë në vitin 1906, me familjen prej: Nrecë
Nue Lleshi-59 vjeçar
me bashkëshortën Dava 57 vjeçare
dhe 4 fëmijët: Mrika 20, Preka 18, Nikolla 15 dhe Frroku 11 vjeç.Nreca ishte mjeshtër për gdhendjën e gurit,
kurse djali Preka ishte bari i deleve me pagesë. Familja jonë përfundoi në mars
të vitit 1913 me vrasjen e Nrecë Nout dhe djalit Prekës. Mbetët gruaja e cila
pas dy muajve vdes, prej urie dhe mundimeve, ku mbesin jetimët: Mrika, Nikolla
dhe Frroku, të cilët i merr nipashi Pren Gjoni në Dobidol të Rahovecit. Fëmijet
jetim vazhduan jetën deri në rritje tek familja e Prenit Gjon Shtjefnit në
Dobidol. Familja e Prenit Gjon Shtjefnit erdhi nga Kashnjeti i Mirditës, në
Atmaxhë të Prizrenit më 1900. Nipi Nue Gjoni i ka tërhequr nga fshati Shkozë i
Puk?s familjen e Nrec Nue Lleshit dhe u vendos? p?rjet?sisht n? Atmagje. T? dy
familjet kishin 29 anëtar familjeje. Nrec Nue Lleshi kishte 6 anëtar e familja
e Pren Gjon Shtjefnit kishte 23 anëtar që dy familjet bashkë kishin 29 anëtar.
Të gjitha që u thanë i dëshmojnë fotot e truallit të të dy familjeve. Pas
përfundimit të luftës jam angazhuar për zbulimin e të gjithave që i shënova.Por
në mungesë të gjetjës së fakteve konkrete nuk kemi mundur që të shkruajmë për
këtë ngjarje historike. "









