E merkure, 18.02.2026, 11:54 PM (GMT)

Speciale

Nue Oroshi: Masakrimi i 28 martirëve shqiptarë në mars të vitit 1913 në Nashec të Prizrenit nga ushtria serbe

E merkure, 18.02.2026, 06:58 PM


Masakrimi i 28 martirëve shqiptarë në mars të vitit 1913 në Nashec të Prizrenit nga ushtria serbe

Nga Mr. sc. Nue Oroshi

Sa herë që shkruaj për masakrat serbe mbi popullin shqiptar dhe para se të shënoj emrat e të vrarëve dhe të masakruarve në mendje me rri gjithmonë vaji i nënave shqiptare kur e kanë marrë lajmin për vrasjen e burrave dhe djemve të tyre.Më rri në mendje vaji i motrave për vëllezërit e tyre që menduan  ta rrisin votrën e shtëpisë por ja që kriminelët serb nuk njohin ligje të luftës kur janë në pyetje shqiptarët por gjatë tërë historisë kanë masakruar popullin shqiptar në të gjitha mënyrat e mundëshme.

Marsi i vitit 1913 për fshatrat e Komunës së Prizrenit ishte një muaj vdekjeprurës ku forcat kriminale serbe kryen  masakra të tmerrëshme. Masakra e parë u krye në Kabash ku u vranë dhe u masakruan 112 shqiptar të Kabashit dhe rrethinës.Për këtë masakër se bashku me publicistin Enver Sulaj, në fillimin e viteve të nëntëdhjeta, kemi botuar shkrimin e parë në revistën "Qellimi" me titull "Boria ra të pritet Kabashi" më  pas, pas vitit 1999 kanë shkruar edhe disa studiues të tjerë.Por për masakrën e Nashecit të vitit 1913 ky është studimi i parë qe shkruhet.Kjo masakër ishte kryer nga ushtria serbe e udhëhequr nga krimineli serb gjeneral Jankoviqi, ku ishin masakruar 28 burra të familjeve shqiptare nga fshatrat Nashec,Grazhdanik dhe Atmaxhë.

Për familjet Kalaj nga Nasheci e cila humbi 17 djem për një ditë  për familjen Manreca po ashtu nga ky fshat, qe  humbi 5 djem në po këtë masakër,familjen Shkoza e cila humbi 2 djem si dhe katër familje tjera që humbën nga një djalë, marsi i vitit 1913 ishte një muaj i tmerrëshem.Kjo masakër është kryer në Kodër të Nashecit e cila ishte e njohur më herët si Kodra e familjes Kalaj.Kjo ishte një Masakër e cila i mbështjelli në zi keto  familje por nuk mundi që ti shfaros. Meqenëse kriminelët serb shpeshherë kanë kryer masakra dhe kanë mshefur gjurmet kemi pak  burime historike  lidhur me këtë masakër të tmerrshme.Burimi i vetëm historik deri më tani është në historinë gjermane, i dhënë në librin Albanien Golgatha (Golgota Shqiptare) Anklageakten gegen die Vernichter des Albanervolkes të mbledhura dhe sistemuara nga studiuesi Leo Freundlich të botuar në Wien në vitin 1913 nga shtëpia botuese Verlag der Buch und Kunstdruckerei Josef Roller në faqen 27 me titull: Die Serben ermorden auch Christen (Serbët i vrasin edhe të krishterë) në mënyrë decidive thotë: „Vrasjet shqiptare janë të shumta:Në Nashec për shembull mbrenda një dite janë vrarë tridhjetë burra, të cilët qëndronin të qetë në fshat dhe që nuk bën asnjë krim tjetër vetëm se e quanin vetën shqiptar të besimit katolik".Ky libër është shkruar nga Leo Freeundlich që të shërben si aktakuzë për Serbinë për vrasjen e 25 mijë shqiptarëve në periudhën kohore nëntor 1912 e deri në mars 1913.

Nga 30 të vrarët që i jep Leo Frendlich kemi arritur ti evidentojmë 28 emra që po i japim në vijim, 28 martiret që u masakruan në Nashec janë:

Gjokë Dodë Kalaj, Lazër Dodë Kalaj, Tuc Dedë Kalaj,DedëTuc Kalaj,Gjokë Mark Kalaj,Mark Gjokë Kalaj,Dedë Gjokë Kalaj, Bibë Gjokë Kalaj,Llesh Prekë Kalaj, Simon Llesh Kalaj, Nikë Llesh Kalaj, Pjetër Prekë Kalaj, Frrok Pjetër Kalaj, Nue Prekë Kalaj, Gjon Nue Kalaj,Mark Nikollë Kalaj,Zef Tunë Kalaj,Llesh Quni, Mark Mirdita, Pren Manrecaj Spaqi,Pjetër Manrecaj Spaqi, Gjon Manrecaj Spaqi,Mark Manrecaj Spaqi,Prekë Manrecaj Spaqi,Nrecë  Nue Lleshi Shkoza,Prekë Nrecë Nue  Shkoza.

Rrëfimet e familjarve

Siç shihet në këtë masakër burrat  e tyre i kanë humbur shtatë familje ku familja Kalaj ka humbur 17 burra, familja Manreca 5 burra, familja Shkoza 2 burra kurse nga një burrë e ka humbur edhe familja Mirdita,Quni,Kqira dhe Gjoni.

Burri i vetëm i cili mbeti gjallë në familjen Kalaj ishte Prekë Kalaj i cili në këtë periudhë kohore kishte shkuar për të punuar në Amerikë të tjerët kishin mbetur vetëm fëmijët dhe gratë.Ai pas disa viteve kthehët nga Amerika dhe nuk i gjen 17 burra të familjes që i kishte pushkatuar Serbia. Rrëfimin për pushkatimin e djemve të familjes Kalaj ja jep motra Prenda e cila se bashku me gratë e familjes kishin kërkuar vëllezërit dhe burrat e tyre por që kriminelet serb i kishin gënjyer duke thënë se i kemi dërguar në kala por në fakt ata të gjithë i kishin pushkatuar në kodër të Nashecit, siç njihej më herët kodra e familjes Kalaj.

Prekë Kalaj deri në vdekje ka lotuar për vëlleëerit e familjarët e tyre dhe me përkushtim është kujdesur edhe për djemtë dhe nipat e tjerë që të rritën dhe të zgjerohët sa më shumë familja Kalaj. Edhe familja Manreca ka pasur një fat shumë të hidhur.Nga pesë djemtë e vrarë në familje ju ka mbetur vëtem një djalë një vjeq Augustin Manrecaj dhe një vajzë Gjyla e moshës dy vjeçare që ka qenë vajza e xhaxhait të Augustinit.Edhe kjo familje e cila është rritur nga djali i vetëm Augustini i cili ju ka bartur familjarëve rrëfimin rrënqethës të kësaj masakre. Sipas rrëfimit të Augustin Manrecajt:në familjen Manreca u vranë 5 mashkuj 4 vëllezërit Pjetri, Preni, Preka, dhe Gjoni të cilët ishin djemtë e Ndues dhe xhaxhai i tyre Marku. Në mbremje u morën peng të gjithë burrat e kësaj familje përveç Augustinit 1 vjeçar i cili edhe ishte rezultat i mos shuarjes se kësaj familje.Pra, të gjithë këta burra u morën peng duke i keqtrajtuar në mënyrat me çnjerëzore të mundshme .Ata arriten ti japin fund vuajtjes për të mos e ndjerë më kurrë, që të gjithë vdiqën si pasojë e djegies se rënd. Në anën tjetër plakat e shtëpisë Mrika dhe Dila dolën të kërkonin mashkujt e tyre sepse gjatë pengmarrjes burrat ju kishin lutur që ti kërkonin. Ato morën rroba për t´iu dërguar mirpo për fat të keq ato rroba nuk u veshën më kurrë. Kërkimi rezultoi pa sukses, te pa shpresa u kthyen në shtëpi e vetëm të nesërmen e kuptuan lajmin e kobshëm të vdekjës se tyre. Shpëtoi i gjallë vetëm Augustini 1 vjeçar i cili e vazhdoi trashegiminë e kësaj familje i cili siç edhe e ceka ishte djali i Pjetrit dhe vajza e Prenit- Gjyla 2 vjeçare. Pra,shpëtimi i tyre mund të quhet si fat në fatkeqësi. Rrëfim ky që erdhi si rezultat i Augustinit i cili me dhimbje ju tregonte nipave të tij , ku njëri prej tyre ishte Pali. Edhe Familja Shkoza që jetonte në atë periudhë kohore në fshatin Atmaxhë  ruan kujtimet e hidhura për këtë ngjarje historikë ku sipas deshmisë tronditëse të Luz Shkozës i cili sjell rrëfimin autentik për këtë familje ku thotë: "Familja jonë e Nrecë Nue Lleshi ka ardhur familjarisht në fshatin Atmaxhë në vitin  1906, me familjen prej: Nrecë Nue Lleshi-59 vjeçar me bashkëshortën Dava 57 vjeçare dhe 4 fëmijët: Mrika 20, Preka 18, Nikolla 15 dhe Frroku 11 vjeç.Nreca ishte mjeshtër për gdhendjën e gurit, kurse djali Preka ishte bari i deleve me pagesë. Familja jonë përfundoi në mars të vitit 1913 me vrasjen e Nrecë Nout dhe djalit Prekës. Mbetët gruaja e cila pas dy muajve vdes, prej urie dhe mundimeve, ku mbesin jetimët: Mrika, Nikolla dhe Frroku, të cilët i merr nipashi Pren Gjoni në Dobidol të Rahovecit. Fëmijet jetim vazhduan jetën deri në rritje tek familja e Prenit Gjon Shtjefnit në Dobidol. Familja e Prenit Gjon Shtjefnit erdhi nga Kashnjeti i Mirditës, në Atmaxhë të Prizrenit më 1900. Nipi Nue Gjoni i ka tërhequr nga fshati Shkozë i Puk?s familjen e Nrec Nue Lleshit dhe u vendos? p?rjet?sisht n? Atmagje. T? dy familjet kishin 29 anëtar familjeje. Nrec Nue Lleshi kishte 6 anëtar e familja e Pren Gjon Shtjefnit kishte 23 anëtar që dy familjet bashkë kishin 29 anëtar. Të gjitha që u thanë i dëshmojnë fotot e truallit të të dy familjeve. Pas përfundimit të luftës jam angazhuar për zbulimin e të gjithave që i shënova.Por në mungesë të gjetjës së fakteve konkrete nuk kemi mundur që të shkruajmë për këtë ngjarje historike. "



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Sabile Basha: Në Hagë po gjykohet liria Sabile Basha: Universiteti i Prishtinës në rrugën drejt lirisë – 56-vjetori i themelimit Sabile Basha: Lëvizja ilegale patriotike shqiptare në Kosovë, 1945–1990 (62) Sabile Basha: Kur drejtësia flet ftohtë, dhimbja flet shqip Mark Palnikaj: Pal Engjëlli dhe Dorëshkrimi i 1462 - Historia e ‘Formulës së Pagëzimit' Fotaq Andrea: Pena të arta franceze për shqiptarët - Ismail Kadare (3) Qazim Namani: Reagimet ndaj dobësive në menaxhimin e trashëgimisë kulturore gjatë viteve 2008-2010 dhe përvojë e hidhur në jetën time Sabile Basha: Lëvizja ilegale patriotike shqiptare në Kosovë, 1945–1990 (61) Isuf B. Bajrami: Shqiptarët në Holokaust para hebrenjve Lutfi Alia: Shën Nënë Angjelina Arbërore (6) Fotaq Andrea: Pena të arta franceze për shqiptarët - Ismail Kadare (2) Sabile Basha: Lëvizja ilegale patriotike shqiptare në Kosovë, 1945–1990 (60) Sabile Basha: Një klithmë për të mos harruar Fotaq Andrea: Pena të arta franceze për shqiptarët - Ismail Kadare (1) Qazim Namani: Gjurmët arkeologjike nga parahistoria e deri te qytetet urbane në territorin e Kosovës së sotme Sabile Basha: Lëvizja ilegale patriotike shqiptare në Kosovë, 1945–1990 (59) Sabile Basha: Lëvizja ilegale patriotike shqiptare në Kosovë, 1945–1990 (58) Lazim Miftari: Historia e Vranjës deri më 1878 Qazim Namani: Tërë lagjja e quanim Bajram Kërrsta Themi J. Tushe: Tasi Mitro Tushe (Kristiani) – luftëtari i Çetës myzeqare të Kolkondasit

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx