Kulturë
Poezi nga Kujtim Morina
E marte, 03.02.2026, 06:53 PM
Kujtim Morina
Dritare
Gjithmonë
të çon diku,
të
hap sytë,
Është
përfytyrimi i një të verbëri
për
të parë,
Është
dëshira e djegur
për
pak qiell
dhe
kaltërsi.
Nga
vjen drita,
vizioni,
horizonti.
Mendja
që çelet
si
sythi në pranverë.
Edhe
kur s’kemi dritare,
duhet
ta krijojmë një sado të vogël.
Mund
të jetë rrezja e dritës
që
hyn nga një vrimë diku.
Hija
e dritës
që
nuk hyn drejtpërdrejt.
Dri-ta-re,
Dritë
dielli, dritë qielli.
E
ke gjithë botën jashtë
duke
qenë brenda.
Je
me krahë për të fluturuar
si
një lejlek i bardhë.
Je
mbledhja e të gjitha rruazave të dritës
në
sy.
Lule mimoza
Kur
të gjitha pemët e tjera çelin
Ti
rri aty e pavënë re.
Ashtu
kalon pranvera, vera dhe vjeshta
Por
në kulmin e dimrit përsëri shpërthen.
Pemët
e tjera imitojnë të verdhën tënde
Por
janë të vonuara në kohë.
Gjethet
i ke të vogla, të brishta
Por
ashtu stoike qëndron.
Je
e vetmja pemë që të thërrasin lule
Sepse
asnjëherë vendin e parë nuk e humbe.
Iluzionet
Shikon
një luspë peshku apo det të praruar
Dhe
kujton se do ta zësh atë peshk
apo
do të të vijë në rrjetë.
Iluzionet
janë si bimë të pambjella
që
i shohim në ëndërr se po rriten.
Prandaj
mbaj një trastë edhe për to,
Përkundi
lehtë në ëndrra,
por
mos iu beso se ta ka ënda.
Zhgënjimi
Pas
kthjellimit të shikimit,
pasi
fillon e të del opiumi,
apo
quaje edhe eliksir,
pasi
qetësohen neuronet e trurit
që
vërviteshin pa drejtim,
pasi
e kupton se dashurisë po i vjen fundi,
atëhere
vjen lëngu i zhgënjimit.
Duhet
ta pish ngadalë-ngadalë
sepse
është i yti,
si
uji i ngrohtë i pagures së ushtarit
që
nuk ka ku gjen tjetër.
Kujtesa
sjell vazhdimisht momente
si
uji i lumit pas shirave.
Tani
i sheh më në largësi.
Fillon
të kuptosh se ke ecur jerm
e
duhet të zgjohesh
Vazhdo
pije lëngun e zhgënjimit,
se
vetëm ai mbetet nga dashuria.
Është
një lëng i hidhur, pelin,
që
duhet ta pish pikë-pikë.
Vjen
për disa vite si një burim
që
nuk di të soset.
Vetëm
kur të thahet,
do
ta shikosh i përhumbur
si
kuptimin e jetës që nuk ekziston.
Mos u shih në vetëm një
pasqyrë
Gjithë
pasqyrat të japin ndryshe nga njëra-tjetra,
Por
ti shihesh aty ku të nxjerrin më bukur.
Mos
u bëj rob i pasqyrave
Por
luaje lojën shkujdesshëm si një flutur.
Shiko
përtej pasqyrës aty ku askush nuk arrin
Aty
ku e bukura nuk shihet por vetëtin.
Nese
akoma nuk e ke, krijoje atë tek vetja,
Do
të shkëlqesh si xhevahir që nuk e tundon vetëm prekja.
Ji
si një vegim që qëndron gjatë pa e parë,
Dhe
kur shfaqet është prapë i freskët, si lulja në behar.
Vjen një kohë
Vjen
një kohë
Që
njeriu humb edhe cilësitë më të mira.
p.sh.
kur ecte në cirk mbi tel pa u ndjerë,
Ndërsa
tani gërthet sa të nxjerr sy e veshë.
Apo
kur kujdesej të mos shtypte edhe një mizë,
Ndërsa
tani e fshikullon tjetrin pa mëshirë.
Njeriu
rreket gjithnjë të distancohet nga kafsha,
Mirëpo
instiktet e tërheqin nga kohët e lashta.
Dimri i dytë pa nënën
Dimra
të tjerë do të vijnë,
s'do
t’i numëroj më,
E
di se radhën mua ke lënë.
Shpresoj
kur të piqen kokrrat, të bien përtokë
Të
mbijë ndonjë, të shpëtojë pa u zhbërë.
Pemët
Pemët
që ka mbjellë ai në oborr,
Ende
jetojnë.
Ai
jo.
Iku
në një stinë pandemie
Pa
i mbushur pesëdhjetë vjet.
I
pat mbjellë këto pemë vitet e fundit
Tani
e shoh se kanë hedhur shtat.
Pemët
rriten edhe pa të zotin.
Liri e kufizuar
Do
të lëvizësh lirisht
Në
rrethin që të kam caktuar unë,
Po
provove të dalësh, ta dish
Do
të hidhesh në zjarr, pa zhurmë.
Je
i lirë të bësh ç'të duash aty,
Gëzoje
lirinë që të dhashë,
S'e
kam pasur të lehtë edhe aq,
Mos
thuaj se s'të thashë.
Ndjehu
i lirë, pavarësisht
se
je i rrethuar me mure,
nëse
i bie murit me kokë,
Ta
dish se edhe këtë liri e humbe.









