E premte, 19.04.2024, 09:00 AM (GMT+1)

Mendime

Urim Gjata: Kur emigrantet do te votojne per veten e tyre?

E hene, 23.02.2009, 10:10 PM


KUR EMIGRANTET DO VOTOJNE PER VETEN E TYRE?

Nga Urim Gjata
 
Klasa politike ne shqiperi mendon dhe kujtohet per emigrantet vetem ne zgjedhjet parlamentare apo ato lokale. Kjo metode dhe ky stil gjithmone  atyre ju ka dhe ju jep karriken, dhe karieren aq te lakmuar dhe te pa merituar prej tyre, duke haruar se tek ajo vote  eshte gjaku, djersa dhe sakrificat e pa fund te emigranteve. Sic e dime te gjithe emigrantet ketu ne emigracion jane ndare ne grupime politike apo shoqata. Ne rastin e pare ne grupimet politike emigrantet jane ndare ne dy fronte te majte apo te djathte. Duke lene keshtu  menjane apo harruar hallet dhe problemet e tyre te medha te cilat shtohen dita dites. Pritjet dhe percielliet e te derguarve te ketyre grupimeve jane bere te shpeshta dhe te modes, duke u degjuar prej ketyre te fundit premtime dhe vetem premtime perpara cdo fushate elektorale. A thua sikur ne emigrantet kemi nevoje vetem per premtime (pra luga bosh) kjo luge qe na eshte servirur dhe po na serviret ne cdo fushate valle a do te kete nje fund? Kjo pytje pak e rende dhe e pa pelqyshme per klasen politike apo te derguarit e tyre do te kete nje fund. Tani qe ne te gjithe po ndergjegjesohemi qe vota jone eshte e shenjte, duke menduar qe me te mos votojme me me sy mbyllur  per kedo qofte qe shkel dinjitetin dhe te drejtat e emigranteve. Sigurisht drejtuesit e forcave politike ketu ne emigracion kane te drejten e tyre te na servirin politiken e forces se tyre  (e drejte apo e genjeshter) dhe te na ftojne ne takimet me te derguarit e qendres  se tyre. Por ne fund te fundit dhe keta drejtues duhet te dine nje gje qe jane emigrante dhe kane detyrime ndaj vellezerve te tyre  emigrante me te cilet ndajne shqetesimet dhe hallet e tyre. Por nje detyrim jo te vogel kane dhe shoqatat, grupimet apo drejtuesit e tyre ne zgjedhjen e votes nga emigrantet. Duke mos dashur te politizoj ketu shoqatat, por dhe ato kane pergjegjesine e tyre ne dhenien e votes nga emigrantet dhe mbrojtjen e te drejtave te tyre ketu ne shtetin ku jetojme, por dhe ne shtetin ame. Sepse sic e shohim dhe nga pervoja me tu fituar pushteti nga cdo force politike ne  emigrantet jemi te paret qe na ka  harruar nga shteti yne, sikur te ishin jetime dhe jo bijte e saj. Ne kete menyre duke mos kontrolluar voten tone me ate qe e merr, na humbet forca per te kerkuar te drejtat tona kur na vjedhin dhe  na diskriminojne. Ne dogana apo ne perfaqesite tona diplomatike, kur fatkeqesisht rastet nuk jane te pakta. Nuk jane te pakta sepse disa prej atyre  qe kane ardhur ne keto vende nuk kane asgje te perbashket me emigrantet apo me politiken e shtetit per emigrantet, por vine me nje synim, fitimin dhe vetem fitimin. Sa emigrante jane punesuar ne administraten shteterore megjithese kane fituar me konkurs te drejten per te zene nje vend pune?  Mos valle mbas votes  dhe kostumeve na duhet te bleme dhe vendin e punes? Sa politikane apo qeveritare apo perfaqesuesit e tyre ketu kane ardhur, jane njohur me hallet dhe problemet qe ndeshin emigrantet Shqiptare. Apo vine nga Tirana vetem ne perfaqsite diplomatike dhe bejne nje takim formal me dike per te justifikuar dietat e tyre dhe per te mbushur protokollin, ata nuk vine te takohen apo te bisedojne me keta ''fakire'' qe ju kane dhene kete karrike? Perfundimi (prap luga bosh). Mos valle keta nuk kane detyrime? Por kerkojne ku jane lokalet e shtrenjta apo ato qe kane pronar nje emigrant Shqiptar per te marre falas nje kostum apo per te ngrene nje dreke  apo darke pa lek, kaq poshte kemi rene?Pra vetem ne emigrantet kemi per detyrim tju japim jo vetem karriken por dhe shpirtin? Pra emigrantet duhet te mendohen njehere e mire qe ne parlamentin shqiptar te mos votojne me per karriget e te tjereve por per te drejtat e tyre. Lind pyetja sa emigrante jemi ketu? Pse te mos kemi dhe ne perfaqsuesit tane jashte forcave politike. Pak intelektuale te shkolluar ne perendim me grada dhe tituj shkencore ndodhen ne emigracion dhe japin kontributin e tyre  ne vend te huaj, ne vende te  lakmuara dhe nga karrike mbajtesit ne Shqiperi? Kjo pyetje ka nje pergjigje ndoshta pak te hidhur vellezer emigrante ne na duan vetem voten dhe karrigen prej saj si Faraonet e dikurshem dhe aspak ne neper kembe, ata tremben prej bijve te emigranteve, ata tremben prej nesh. Karriket e tyre tashme te vjeteruara eshte zorr se duan ti leshojne, ata jane mesuar me ato, dhe ato ju jane njgjitur ne prapanice dhe jane bere pjese e jetes dhe e trupit te tyre. Pra atehere dhe ne duhet te dime te votojme se per ke te votojme qe neser te mos jete vone.
 
*N/Kryetar i pergjithshem Lidhja e Shoqatave Shqiptare ne Greqi



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora