Kulturë
Baki Ymeri: Poetesha e një dhurate hyjnore me aromën e botës arbërore
E hene, 02.02.2026, 06:54 PM
POETESHA E NJË DHURATE HYJNORE ME AROMËN E BOTËS ARBËRORE
Nga
Baki Ymeri
"Unë
mendoj se shqipja është gjuha më e zhdërvjelltë në botë." (Mihai
Eminescu). Dana Logigan na ofron tekste të bukura, të frymëzuara dhe të
shkarkuara nga zemra dhe shpirti. Ajo shkruan poezi reflektuese që zbulohen në
disa shtresa medituese. Nga jehona e vargjeve të saaaaj lindin rezonanca të
bollshme dhe të dendura. Projektohen imazhe dhe tema përmes të cilave përshkruhet
mjeshtëria e re lirike, e artikuluar në kombinime fjalësh që i bëjnë përshtypje
të paharrueshme lexuesit dhe krijuesit. Meditimet e saj pasqyrojnë pikturën dhe
kaligrafinë, dritën dhe hijen, një alkimi origjinale midis mendimit dhe
tekstit, sepse autorja mbart gjithmonë në tekst atë mister që rrjedh si një
ngjyrë e lëngshme në fytyrën e kanavacës së mrekulluar.
Metaforikisht,
Dana Logigan mendon se meditimi është pjesë e qenies së saj. Ajo dhe meditimi.
Çfarë dialogu i mrekullueshëm! Ajo kurrë nuk u ndje vetëm me të. Poezia nuk ka
kufi. Fjalët, gjithashtu. Ata shërojnë plagët, hapin sytë e të verbërve. Fjalët
e vërteta shpëtojnë dhimbjen dhe errësirën brenda nesh. Erë dhe fjalë, frymë
dhe ndjeshmëri! Njeri, nga vjen fjala? Buka është fjalë, drita po ashtu,
urrejtja dhe errësira janë fjalë. Fjalë që shërojnë dhe fjalë që vrasin, fjalë
që ndriçojnë dhe fjalë që errësojnë. Nevoja për të thënë fjalë është një nga
nevojat më të zjarrta dhe të domosdoshme të njeriut, përveç nevojës për ushqim,
veshje, dashuri, të vërtetë dhe drejtësi. Skulptori përballë ajrit thotë fjalë,
piktori dhe muzikanti po ashtu. Për një shkrimtar, nevoja për të thënë fjalë
ngjason me nevojën për të marrë frymë. Ne punim re në shkrimet e Danës një seri
të pasur mendimesh dhe ndjenjash, në thelb një gjendje e botës në plan estetik,
një ringjallje e së tashmes së vazhdueshme, por ehe e kujtesës emocionale.
Vizionin e saj e trazojnë pyetjet e mëdha ekzistenciale, duke pasur një
shprehje jo konvencionale, nga e cila shpërthen një unë i kufizuar nga
kundërshtitë, por gjithmonë në gjendje të gjejë përgjigje ndaj tepricës së
qytetërimit të përditshëm. Është një krijimtari ngjitëse, madje edhe dashuria
është e mbushur me forcë, me trupra që duan dhe përplasjen. E gjithë qenësia dridhet
përballë mistereve të ekzistencës, me rikujtime të heshtjeve të lashta dhe
mbivendosje të gjeografive të brendshme antagoniste, duke u rritur në mënyrë
magjepsëse nga shirat e vjeshtës, kur liqeni i dashurisë është i mbushur me
lulëkuqe. Dana Logigan është një poete me një shprehje artistike të pjekur,
reflektuese, origjinale në fjalën dhe emocionin që depërton nga vargjet e
paharrueshme. Ajo vjen para nesh me meditime interesante dhe impresionante.
Dana
Logigan është një qenie temperamentale me një ndjeshmëri të mirëfilltë, një
realitet i rrallë në letërsinë e sotme rumune. Mendimet e saj janë të
shkumëzuara si një shampanjë që djeg fytin e etur për pije të forta. Kalimi i
kohës shkakton nostalgji në shpirtin e autores, e cila ndjen se nuk ka frikë
nga dimri i ekzistencës, duke u ndjerë si në shtëpinë e nënës së saj. Fjalët e
Danës janë flutura të metamorfozuara në mendime dhe meditime. Të gjitha këto
transformime përshkruajnë një profil mbresëlënës, real dhe origjinal. Nga fryti
i ëndrrave të saj, ne ndjejmë tingujt e psherëtimave tona. Të dëgjuara nga ju
dhe nga ne, në trambulinën e botës së përjetshme. Poezitë e Zonjës Dana Logigan
janë të ngarkuara me një imazh specifik, i cili shpreh jo vetëm asociacione,
por edhe tema dhe subjekte befasuese. Zbulesat e filozofike janë gjithmonë të
veshura me zbukurimet e thjeshta të përditshmërisë. Një kaligraf i gjendjeve
dhe çrregullimeve shpirtërore, poetesha ka guximin të thotë të vërteta, të
rindërtojë jetën nga fragmente ëndrrash dhe misteresh.
Dendësia e ideve, energjia e llogarisë verbale, zbulojnë një jetë të përditshme të butë ose të trazuar, por jo të parëndësishme në thelbin e saj. E gjithë kjo dëshmon një poezi të thellë. Janë vargje të mirëserdhura nga një gamë beteja shpirtërore, të hijeshisë së gjendjeve lirike dhe autentike. Dana Logigan është një burim mrekulish që qetësojnë çdo mundim të brendshëm. Ajo është arkitektja që riorganizon botën sipas shpirtit të saj, kaq të thellë dhe misterioz. Poetja gjurmon një rrugë për të dhënë një përkufizim të shkretëtirës që na fshihet nëse nuk gjejmë forcën për të njohur përjetësinë e botës. Pronarja e këtyre mendimeve është një qenie e shqetësuar nga vetë natyra e saj. Bukuria hyjnore në meditim zgjon shqisat e fjetura. Mendimet e saj e mbushin shpirtin tonë me ndjenja të bukura. Në zemrën e saj qëndron stina e dashurisë si një vlerë hyjnore. Nostalgjia e poeteshës është e qetë. Intensiteti i ndjenjave është i lartë. Dana Logigan nuk është poetesha e heshtjes apo e habisë. Ajo është poetesha e një dhurate hyjnore me aromën e botës arbërore.
Një fluturës me krahë
prej dylli
Përtej
mureve
punëtorët
e zellshëm
që
kanë mprehur lopatat e tyre
bëjnë
bubullimë të fuqishme
në
gjirin e tokës
ashtu...si
në gjirin e nënës
pa
foshnjë
ku
je tani ti,
flutur
me krahë prej dylli?
E
ke kthy fluturimin tënd
në
syrin tim të majtë
dhe
bie shi
dhe
bie erë
të
ke humbur nektarin
në
syrin tim të djathtë
ku
duhet të të kërkoj?
sa
duhet të të pres?…
Poem për të cilin ti nuk
di gjë
Kur
lumenjtë e shkumëzuar mbajnë lot
dhe
koha përsëri e shkund engjëjt e balta,
nga
fytët e asfiksuar nga barra
dëgjohen
jehona – tinguj cicërime.
Pemet
përreth harruan etjen e tyre
dhe
jeta e tyre qëndroi një çast në vend,
në
Danub, lart, Pylli Letea
qan
kuajt e tij pa fat.
Në
qiell shqiponja e bardhë rrotullohet
dhe
gjarpërinjtë e rërës shfaqen
në
hapësirën e Leteas, këtu, në këmbë,
danubialis
të vegjël dhe të gjelbra rriten
dhe
në këtë poezi rrjedhin në galop, endacak
dy
kuaj për të cilët ti nuk di gjë.
Ti e di
se sa dhemb?
Ti
di sa dhemb heshtja jote?
Madje
edhe në shpirt kam vendosur mjaltë
Që
të rrjedhën valë ëmbëlsie
Përtej
dridhjes që më ngrin.
Dhe
çaj dëshire kam vënë mbi tempull
Që
ëndrrat të më shërojnë,
Dhe
kam shtrydhur edhe lotët e dashurisë,
I
kam ngrohur që të rikthehem në gjendjen time.
Nga
sytë e zinj, si mure të pjekura,
Kam
nxjerrë një shkëlqim në pëshpëritje
Që
ajo të të mësojë fjalën,
Edhe
pse ti gjithmonë luan me shkronjën,
Dhe
në rrugët drejt teje
Kam
fashuar mirë edhe këmbët e mia.
Nëpër
ëndrrat blu,
Të
lutem, përgjigju momentit tonë!
Por
ti mungon dhe heshtja jote
Më
derdh hel në shpirt.
Dhe shelgjet…
Sallxhet
u këmbëngulën
nuk
rriten më në bregun e ujit
janë
brenda nesh tani
shkundin
në lengun e bardhë e të kaltër me aromë perlesh
i
dëgjon të qajnë, i dashur?
gi
rrënjët e tyre në ty
dhe
si tentakula të uritura
të
kafshojnë mishin tënd të ftohtë
i
dashur, pse shmang zjarrin?
(drita
lind dashuri –
ashtu
më mësove)
tani
gjaku yt nuk vlon më i nxehtë
këmbëngulës
si sallxhet je
degët
e flokëzuara mi gërmove
në
trungun e palakuar
shi
dhe mjegull ke mbjellë në vena
dhe
kraharori im dridhet
nga
degët e anestezuara në ndryshkun e vjeshtës
si
një ylber që lëkundet mbi ne
shelgjet
qajnë për ndryshimin e tyre.
Mburoja e dritës
Shpirti
është poligon për të shtënë
amatorë
të ndjenjave të forta
marrin
me dhunë abonimet
njëri
pas tjetrit të armatosur deri në dhëmbë
me
çizme që lënë erë ose taka gjilpërë (15 cm)
ngrehin
shenjat sipas dëshirës
AK-47
të virgjëruara gjithmonë
nga
një fishek-fjalë
mbyllur
në errësirë të vdekjes
mishi
i qiellit coptohet nga fluturimet vrasëse
të
shqiponjave me gishta të çelikosur
dhe
sqepra të spërkatura në baltë
si
në një bordel ku mesaline dhe hajdutë
kërkojnë
midis pjesëve të trupit të mbushura me tym
dritat
e kënaqësisë)
forbanët
numërojnë vrimat në shenjat
në
mes të poligonit
unë
me veten
llogaris
shtëniet
në
pushim të madh
konstruktojmë
mburojën gjigante
pikërisht
nga shenjat e vrara
që
drita të mund të kalojë brenda meje
përmes
syve të qëlluar
që
nuk të rrëzon, por të përforcon!
Të dua ashtu si je
Të
dua ashtu si je
orakull
i vizatuar nën qerpikë
të
dua me të gjitha identitetet
e
vizatuara në një album familjar
të
cilin e mban të fshehur
të
dua edhe kur dua të të them
se
të dua diçka më tërheq lart
të
shikoj nga përtej botëve
hëna
shpërtheu shpirtin tim
diçka
e rrumbullakët më dhemb në kraharor
është
i vetmi mendim që
nuk
duhej të të braktiste -
me
mendimin që të dua...









