Kulturë
Bashkim Saliasi: Ta gëzosh ditën e lindjes miku ynë Sejdo Harka
E diele, 01.02.2026, 06:53 PM

TA GËZOSH DITËN E LINDJES MIKU YNË SEJDO HARKA
Nga
Bashkim Saliasi
Data
shënoi 31 janar 2026. Miku ynë nga Përmeti, Sejdo Harka në njoftimin, që na
bëri një ditë më parë, nuk na tregoi, se kjo datë për të ishte një datë e
shënuar dhe gëzimin e kësaj dite kishte menduar, që ta ndante me miqtë e tij
shkrimtar; Përparim Hysi, Ilinden Spase, Viron Kona, Bashkim Saliasi, Muhamet
Cenko dhe Delo Isufi.
Poeti
Delo Isufi kur u takova me të, mbante në dorë një tortë të porositur enkas për
ditëlindjen e mikut tonë Sejdo Harka, pavarsisht se miku ynë Sejdo Harka kishte
menduar, të na e bënte suprizë mbledhjen për këtë ditë të shënuar.
Deloja,
na tregoi se feisbuku i tij, ia sjell lajmin dy-tre ditë para për datëlindjet e
shokëve dhe kishte marrë masat për përgatitjen e tortes për ditëlindjen e
Sejdos.
Gjatë
rrugës për te lokali “Blu”, ku do qëndronim një zile nga miku ynë durrsak Kadri
Tarelli më uroj: Një ditë të mbarë. I tregova se jam me Vironin, Delon,
Përparimin, Ilindenin, Muhamtetin dhe jemi mbledhur për ditëlindjen e Sejdos.
Të
gjithë u përshëndetën me mikun tonë Kadri Tarelli dhe poeti Përparim Hysi e
quajti Kadri Sheqeri… Je i ëmbël si sheqer, o Kadri…
Më
pas Kadriu uroj Sejdon për ditën e lindjes dhe në një atmosferë gazmore kaluam
dy orë të këndshme në lokalin “Blu”, ku epiqendra e muhabetit ishin Përparim
Hysi dhe Delo Isufi.
Në
fjalën e tij përshëndetëse dhe falenderuese Sejdo Harka midis të tjerash tha:
-Unë sot bëj 77 vjeç. Pra jam me dy shtata dhe kisha menduar t’ua bëja suprisë,
por supriza nuk më eci. Ju falenderoj që erdhët dhe më respektuat. Faleminderit
dhe me të mira u takofshim.
-Edhe
një qind uruam të gjithë me një gojë. Deloja porositi kamarier Denisin, që të
ndante tortën dhe të merrte dhe një pjesë për vete, por kamarier Denisi iu
përgjigj se nuk i përdor ëmbëlsirat.
Sejdo
porositi kafetë dhe nga një gotë raki. Vet kishte sjell bajame, arra të qëruara
dhe kikirik dhe raki Përmeti. Në një atmosferë gazmore kaluam këto dy orë të
paradites së datës 31/01/2026 duke e uruar mikun tonë Sejdo Harka; edhe një
qind pranvera të lumtura me familjen tuaj të mrekullueshme.
Poeti
Delo Isufi na recitoi dy poezi të shkruara dhe publikuara në faqen e
Facebookut. Gjatë bisedës u përmëndën dhe dy miqtë tanë poet, që kanë ndërruar
jetë, Profesor Murat Gecaj dhe Bardhyl Xhama. Një foto kujtim nga kamarieri
lokalit, Denisi. U ndam me miqtë tanë shkrimtar duke uruar njëri-tjetrin
shëndet dhe mirësi dhe mirë u takofshim në gëzime të tjera.
Tiranë/ 31/01/2026









