E premte, 30.01.2026, 11:47 PM (GMT)

Kulturë

Përparim Hysi: Një kafe "shqeto"

E premte, 30.01.2026, 06:08 PM


Një  kafe "shqeto"

Kujtimit të PROFESOR QEMAL   HAXHIHASANIT

(tregim)

Nga Përparim Hysi

Ky tregim është si një përjetim me një  NJERI TË NDERUAR të FOLKLORISTIKËS SHQIPTARE siç ka qenë PROFESOR QEMAL HAXHIHASANI.

PROFESORI erdhi në fshatin ku banoja unë, në MBROSTAR-URA të FIERIT,  i shoqëruar nga BAJO TOTO, ky qe punonjës në SHTËPINË e KULTURËS në FIER që merrej me vallet popullore të TREVËS SË MYZEQESË. Erdhën enkas në MBROSTAR-URA, se PROFESORI në hulumtimet e tij kish zbuluar e dikur ish kërcyer një valle popullore pak sinjifikative me titullin" Si mbillet piperi". PROFESORI jo vetëm e kish zbuluar, por merakli siç qe, donte që vallja të përgatitej dhe të demonstrohej apo të kërcehej në FESTIVALIN FOLKLORIK  të GJIROKASTRËS nëTETOR kur kish ditëlindjen Enver HOXHA. Natyrisht,  BAJO TOTA e dinte që fshati im, MBROSTAR-URA kish vallëtarë me nam dhe, për  t'i parë me sytë e tyre, mbrritën në MBROSTAR-URA një mbasdite aty nga muaj shtator.

Më kërkuan mua, se isha mësues që banoja aty dhe jo vetëm për kaq: lideri që e "qante këtë valle", vërtet qe banor në këtë fshat, por ishte me"blanë" në biografi. Unë, në këtë kohë,  isha dhe kryetar i Organizatës së FRONTIT në fshat(fshati kish gati dymijë banorë) dhe duhet të sqaroja pak a shumë se si qe"blana" e liderit të mundshëm(do kërcehej si një "risi" apo zbulim, humbur mjegullave të kohës në një zonë,  ku  Enver  Hoxha në rininë e tij kish jetuar në një familje gjirokastrite me banim në FIER).

*

I prita dy miqtë(PROFESORIN e njihja, kurse BAJON e kisha mik, se ky qe mësues biologjie dhe i pasionuar pas valleve popullore, punonte në Shtëpinë e Kulturës në FIER. I ftova për kafe në klubin e fshatit dhe,  sa porositëm kafetë,  i thashë:-Miqtë pyeti si i duan kafetë dhe timen ti e di:-Unë e dua "shqeto". Profesori, sa dëgjoi që unë i thashë"shqeto", sikur qeshi paksa. Bëmë gëzuar me njëri-tjetrin dhe nisa të tregoj ( duket i tregoja "Babait arat") histori mbi pirjen e kafes.

I thirri sulltani ata njerëzit kryesorë të tij në pallat dhe u nxorri nga një kafe. Pas kafes,  u nxorri tepsinë me bakllava dhe, kur pa që të gjithë e përrlan bakllavan,  jo vetëm u rrudh në fytyrë, por i thotë eunukut të tij:

- Ore, a njeh njeri që di  të pijë kafe?

-Njoh, - tha eunuku, - është një që bën e shet  dru. Mirë, - tha sulltani, - nësër e dua në pallat për kafe. Shkoi euuku dhe  e mori druvarin. Sulltani i thirri prapë "qeveritarët" e tij.Këtë radhë aty qe dhe druvari. U nxorri kafe. Druvari e falnderoi sulltanin dhe e gjerbi kafenë me ngadalë. Mbaruan kafetë dhe mbrriti tepsia me bakllava. Lukunia u lëshua nga tepsia, por miku(druvari) nuk lëvizi nga vendi.

- Po ti, - i tha sulltani, - e sheh apo nuk e sheh bakllavan?

- Të fanderoj për nderin që më bëre, po unë, pas kafes, nuk fut gjë në gojë!!!

- Ashtu?- shpotiti sulltani. Që sot ti do jeshë veziri dhe ti, vezir, shko prit dru në pyll. Qeshën miqtë e mi, por PROFESORI më tha:- Unë do të tregoj një ngjarje që kam jetuar për kafen"shqeto".

*

Pranë INSTITUTIT të FOLKLORIT erdhi një studiues i riteve popullore nga  FRANCA. Francezi donte të njihej me ritet në një dasëm në fshat.  E shoqërova në një fshat të Labërisë. Qe korrik dhe bënte shumë nxehtë. E gjetëm shtruar, në hijen e një rrapi;ulur shesh, me faqoret e rakisë përpara. Dhe unë, dhe miku u ulëm shesh. Na dhanë edhe nga një peshqir të madh, ta hidhnim mbi gjunjët, por Francezi e la përbri. Mezetë e asaj kohe.gjizë djathë, qepë apo hudhër dhe, kur afrohej dreka, kusia me lëng. Çdo gjë që fusnin dasmorët në gojë, Francezi e hidhte mbi peshqirin e tij. Kur erdhi  dhe lëngui mishit, e kërceu dhe atë mbi peshqir dhe nga vapa e madhe, pa që"masa mbi peshqir" zu të gurgullojë sikur të qe tenxhere me presion. Francezi vërente ç'ndodhte dhe mendonte:tek secili dasmor ndodh një"erupsion i tillë" dhe priste cili do"vdiste" i pari!!! Kur i dhanë fund gostisë, plaku që drejtonte dasmën, bërtiti:- Nga një kafe "shqeto"! E mori dhe Francezi dhe e hodhi  kafenë mbi"vullkanin" që kish shpërthyer mbi peshqirin e tij.Sa e hodhi mbi të, pa që"erupsioni" u shua. -Shpëtuan, - bërtiti ai. E paskan "ilaçin".  E përqafova PROFESORIN dhe e kujtoj me mall.

*

Epilog

LIderni që ekzekutoi  vallen "Si mbillet piperi", pavarësisht"blanës" e dërguan të kërcente në FESTIVALIN e GJIROKASTRËS,  se, për fatin e tij të mirë,  një djali i tij, i madhi, FATMIRI,  kish marrë gruan komuniste. Po duke shkruar për për këtë"lider" që kish lindur për valle,  për XHEVIT DEMO VELIU nga MBROSTAR-URA në  FIER,  s'kam se si  mos pohoj një fakt shumë domethënës:"Profesori m'u rrëfye mbrëmë në ëndërr dhe me të sikur hymë në klub. PROFESORI i NDERUAR është ndarë nga jeta në vitin 1992 po rron përmjet veprave. BAJO TOTO, miku im po shkon drejt  90-vjeçëve dhe sado që rron  dhe jeton në TIRANË, nuk jemi takuar dot. Sidoqoftë,  ia vlen që të kujtohen këta njerëz kaq të mirë.

Tiranë, 26 janar 2026



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx