| E premte, 30.01.2026, 06:08 PM |
Një kafe "shqeto"
Kujtimit
të PROFESOR QEMAL HAXHIHASANIT
(tregim)
Nga Përparim Hysi
Ky tregim është si një përjetim me një NJERI TË NDERUAR të FOLKLORISTIKËS SHQIPTARE
siç ka qenë PROFESOR QEMAL HAXHIHASANI.
PROFESORI erdhi në fshatin ku banoja unë, në MBROSTAR-URA të
FIERIT, i shoqëruar nga BAJO TOTO, ky qe
punonjës në SHTËPINË e KULTURËS në FIER që merrej me vallet popullore të TREVËS
SË MYZEQESË. Erdhën enkas në MBROSTAR-URA, se PROFESORI në hulumtimet e tij
kish zbuluar e dikur ish kërcyer një valle popullore pak sinjifikative me titullin"
Si mbillet piperi". PROFESORI jo vetëm e kish zbuluar, por merakli siç qe,
donte që vallja të përgatitej dhe të demonstrohej apo të kërcehej në FESTIVALIN
FOLKLORIK të GJIROKASTRËS nëTETOR kur
kish ditëlindjen Enver HOXHA. Natyrisht,
BAJO TOTA e dinte që fshati im, MBROSTAR-URA kish vallëtarë me nam dhe,
për t'i parë me sytë e tyre, mbrritën në
MBROSTAR-URA një mbasdite aty nga muaj shtator.
Më kërkuan mua, se isha mësues që banoja aty dhe jo vetëm
për kaq: lideri që e "qante këtë valle", vërtet qe banor në këtë
fshat, por ishte me"blanë" në biografi. Unë, në këtë kohë, isha dhe kryetar i Organizatës së FRONTIT në
fshat(fshati kish gati dymijë banorë) dhe duhet të sqaroja pak a shumë se si
qe"blana" e liderit të mundshëm(do kërcehej si një "risi"
apo zbulim, humbur mjegullave të kohës në një zonë, ku
Enver Hoxha në rininë e tij kish
jetuar në një familje gjirokastrite me banim në FIER).
*
I prita dy miqtë(PROFESORIN e njihja, kurse BAJON e kisha
mik, se ky qe mësues biologjie dhe i pasionuar pas valleve popullore, punonte
në Shtëpinë e Kulturës në FIER. I ftova për kafe në klubin e fshatit dhe, sa porositëm kafetë, i thashë:-Miqtë pyeti si i duan kafetë dhe
timen ti e di:-Unë e dua "shqeto". Profesori, sa dëgjoi që unë i
thashë"shqeto", sikur qeshi paksa. Bëmë gëzuar me njëri-tjetrin dhe
nisa të tregoj ( duket i tregoja "Babait arat") histori mbi pirjen e
kafes.
I thirri sulltani ata njerëzit kryesorë të tij në pallat dhe
u nxorri nga një kafe. Pas kafes, u
nxorri tepsinë me bakllava dhe, kur pa që të gjithë e përrlan bakllavan, jo vetëm u rrudh në fytyrë, por i thotë
eunukut të tij:
- Ore, a njeh njeri që di
të pijë kafe?
-Njoh, - tha eunuku, - është një që bën e shet dru. Mirë, - tha sulltani, - nësër e dua në
pallat për kafe. Shkoi euuku dhe e mori
druvarin. Sulltani i thirri prapë "qeveritarët" e tij.Këtë radhë aty
qe dhe druvari. U nxorri kafe. Druvari e falnderoi sulltanin dhe e gjerbi kafenë
me ngadalë. Mbaruan kafetë dhe mbrriti tepsia me bakllava. Lukunia u lëshua nga
tepsia, por miku(druvari) nuk lëvizi nga vendi.
- Po ti, - i tha sulltani, - e sheh apo nuk e sheh
bakllavan?
- Të fanderoj për nderin që më bëre, po unë, pas kafes, nuk
fut gjë në gojë!!!
- Ashtu?- shpotiti sulltani. Që sot ti do jeshë veziri dhe
ti, vezir, shko prit dru në pyll. Qeshën miqtë e mi, por PROFESORI më tha:- Unë
do të tregoj një ngjarje që kam jetuar për kafen"shqeto".
*
Pranë INSTITUTIT të FOLKLORIT erdhi një studiues i riteve
popullore nga FRANCA. Francezi donte të
njihej me ritet në një dasëm në fshat. E
shoqërova në një fshat të Labërisë. Qe korrik dhe bënte shumë nxehtë. E gjetëm
shtruar, në hijen e një rrapi;ulur shesh, me faqoret e rakisë përpara. Dhe unë,
dhe miku u ulëm shesh. Na dhanë edhe nga një peshqir të madh, ta hidhnim mbi
gjunjët, por Francezi e la përbri. Mezetë e asaj kohe.gjizë djathë, qepë apo
hudhër dhe, kur afrohej dreka, kusia me lëng. Çdo gjë që fusnin dasmorët në
gojë, Francezi e hidhte mbi peshqirin e tij. Kur erdhi dhe lëngui mishit, e kërceu dhe atë mbi
peshqir dhe nga vapa e madhe, pa që"masa mbi peshqir" zu të
gurgullojë sikur të qe tenxhere me presion. Francezi vërente ç'ndodhte dhe
mendonte:tek secili dasmor ndodh një"erupsion i tillë" dhe priste
cili do"vdiste" i pari!!! Kur i dhanë fund gostisë, plaku që
drejtonte dasmën, bërtiti:- Nga një kafe "shqeto"! E mori dhe
Francezi dhe e hodhi kafenë
mbi"vullkanin" që kish shpërthyer mbi peshqirin e tij.Sa e hodhi mbi
të, pa që"erupsioni" u shua. -Shpëtuan, - bërtiti ai. E paskan
"ilaçin". E përqafova
PROFESORIN dhe e kujtoj me mall.
*
Epilog
LIderni që ekzekutoi
vallen "Si mbillet piperi", pavarësisht"blanës" e
dërguan të kërcente në FESTIVALIN e GJIROKASTRËS, se, për fatin e tij të mirë, një djali i tij, i madhi, FATMIRI, kish marrë gruan komuniste. Po duke shkruar
për për këtë"lider" që kish lindur për valle, për XHEVIT DEMO VELIU nga MBROSTAR-URA
në FIER,
s'kam se si mos pohoj një fakt
shumë domethënës:"Profesori m'u rrëfye mbrëmë në ëndërr dhe me të sikur
hymë në klub. PROFESORI i NDERUAR është ndarë nga jeta në vitin 1992 po rron
përmjet veprave. BAJO TOTO, miku im po shkon drejt 90-vjeçëve dhe sado që rron dhe jeton në TIRANË, nuk jemi takuar dot.
Sidoqoftë, ia vlen që të kujtohen këta
njerëz kaq të mirë.
Tiranë, 26 janar 2026