E shtune, 24.01.2026, 06:55 AM (GMT)

Speciale » Namani

Qazim Namani: Instituti për Studime Gjeopolitike i themeluar në vitin 1997 në Beograd dhe Pakoja e Ahtisarit

E premte, 23.01.2026, 06:59 PM


Instituti për Studime Gjeopolitike i themeluar në vitin 1997 në Beograd dhe Pakoja e Ahtisarit

Nga Qazim Namani: Dr. Arkeologji & Trashëgimi Kulturore

a.   Projekt - propozim për ruajtjen e interesave të popullatës serbe në Kosovë

Me qëllim që të hartohet një projekt-propozim për ruajtjen e interesave të popullatës serbe në Kosovë, në vitin 1997, në Beograd u themelua Instituti për Studime Gjeopolitike “Kosova dhe Metohija” sfida dhe përgjegjësi, nga grup autorësh për bisedime me faktorin ndërkombëtar për çështjen e Kosovës.

Ky projekt u bazua nga disa dokumente të kohës së Mbretërisë Serbo-Kroate dhe Sllovene, të cilat kanë të bëjnë me reformën agrare, manastiret ortodokse dhe strukturën e popullatës në Kosovë.

Në dokument thuhet se, duke u thelluar kriza dhe problemet etnike në Kosovë, është propozuar “Propozim zgjidhja për mbrojtjen e interesave të popullit serb në Kosovë dhe Metohi”, për ta përgatitur delegacionin e Republikës së Serbisë për bisedimet e rënda që do të pasojnë me ndërkombëtarët.

Ky projekt iu dërgohet më 19 nëntor 1998:

·     Patrikut serb, z. Pavle

·     Kryetarit të RF të Jugosllavisë

·     Kryetarit të Republikës së Serbisë

·     Kryetarit të Republikës së Malit të Zi.[1]

Propozim zgjidhja për mbrojtjen e interesave të popullit serb në Kosovë dhe Metohi përmban

gjashtë pika si në vijim:

·     Formimin e Kantoneve

·     Status të veçantë për serbët në qytete ku popullata shumicë është shqiptare

·     Rregullimit të ri territorial dhe formimin e organeve për mbrojtje të popullatës serbe

·     Rregullimin e marrëdhënieve në mes institucioneve krahinore dhe organeve serbe

·     Strukturën etnike të popullatës

·     Kantonet me popullatë serbe shumicë, dhe pasurive të manastireve.[2]

- Projekt-propozim  për ruajtjen e interesave të popullatës serbe në Kosovë[3]

Në këtë dokument, thuhet se është e domosdoshme që në marrëveshjen për Kosovë dhe Metohi të shtohen masat që sigurojnë mbrojtjen e plotë fizike dhe të pronës, duke kërkuar të drejta të plota etnike, fetare dhe kulturore për popullatën serbe në Kosovë. Në kantone serbe kërkohej që serbët të përbëjnë shumicën në strukturat administrative, gjyqësore dhe policore.

Ky projekt mbështetet në Kartën e Kombeve të Bashkuar, Aktin Final të Helsingut, Deklaratën e OSBE-së dhe dokumente tjera ndërkombëtare, të cilat merren me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, të drejtave të pakicave dhe bashkësive etnike dhe fetare. Si model propozohet formimi i regjioneve dhe mbrojtja e pakicave kombëtare si në shtetet evropiane: Spanja, Italia, Zvicra etj.

- Paraqitja e enklavave sllave sipas regjistrimit të popullatës në vitin 1981[4]

Përvojë pozitive konsiderohet edhe marrëveshja paqësore e Dejtonit për mbrojtjen e të drejtave kulturore, fetare dhe politike të popujve në Bosnjë dhe Hercegovinë. Me krijimin e kantoneve, kërkohet ndryshimi territorial i kufijve në komuna, duke përfshirë sa më shumë tokë agrare në komunat e vogla që do të themeloheshin për t’u përfshirë në kantone serbe.

Kantoneve serbe parashihej që t’iu bashkëngjiten manastiret dhe pronat e tyre. Po ashtu, kërkohej që manastireve t’iu kthehen të gjitha pronat që i kishin marr para Luftës së Dytë Botërore. Me këto masa parashikohet që serbët të kenë në pronësi dhe kontroll mbi 30 % të territorit të Kosovës.

Projekti për mbrojtjen e interesave të popullatës serbe planifikonte të formojë këto kantone:

·     Kantoni i Ibrit

·     Kantoni i Fushë Kosovës

·     Kantoni i Novobërdës

·     Kantoni i Sharrit

·     Kantoni i Metohisë

Në këtë projekt propozim parashihet që kantonet me popullatë shumicë serbe të kenë administratën e tyre lokale, gjyqësinë dhe policinë.

- Pesë kantonet e parapara në projekt propozimin e vitit 1998,  për ruajtjen e interesave serbe në Kosovë.[5]

Në zonat e mëdha urbane parashihet qeverisja e përzier serbo-shqiptare. Në qytetet e mëdha shumetnike kërkohet që kuvendet lokale të kenë dy dhoma: dhoma e ulët, që do të shprehte vullnetin e qytetarëve, dhe dhoma e lartë, që do të përbëhej nga gjysma serbë dhe gjysma shqiptarë me të drejtë të barabartë vetoje.

Kuvendet krahinore do të formoheshin nga përfaqësuesit e të gjitha kantoneve dhe po ashtu do të kishte dy dhoma. Garantues i marrëveshjes së kantoneve do të ishte Kuvendi i Serbisë, kurse garantues i jashtëm bashkësia ndërkombëtare.

Në dokument thuhet se rregullimi i kantoneve në krahinën jugore serbe do të bëhej me ligj të veçantë të Kuvendit të Republikës së Serbisë. Kjo çështje pritet që të rregullohet në një afat kohor prej 15 deri në 20 vjetësh.

Për hartimin e këtij dokumenti është marrë për bazë struktura e popullatës në Kosovë sipas regjistrimit të vitit 1981.

- Struktura etnike e popullatës në qytetet shumetnike bazuar në regjistrimin e vitit 1981[6]

Pas luftës në Kosovë,  duke u mbështetur në këtë Studim prej më shumë se 500 faqe, ku trajtohet formimi i kantoneve serbe ne Kosovë, bashkësia e komunave serbe, decentralizimi dhe shumë raporte të botuara në Serbi për gjendjen e trashëgimisë kulturore në Kosovë, dhe dokumente e raporte tjera të hartuara nga ndërkombëtarët, u harta Pakoja e Ahtisarit.

Ahtisari, në këtë dialog politik, ishte i detyruar që në këtë pako ti futë për implementim gjashtë pikat e Ban Ki Mun-it, që në fakt, do të parashihte krijimin e Bashkësisë së komunave serbe në Kosovë, andaj kjo pako mund të konsiderohet se ishte një kompromis i dhembshëm për Kosovën, por u realizuar nga shumë takime e negociata që i zhvilluan ndërkombëtarët.

Në vijim ofrojmë disa nga pikat që kanë të bëjnë më trashëgiminë kulturore e historike të përfshira në Pakon e Ahtisarit.

b.   Pakoja e Ahtisarit

Plani i Serbisë për ndarjen e Kosovës, është  plan i projektuar nga Academia e Shkencave të Serbisë, i shfaqur si platformë politike në disa periudha të caktuara gjatë shekullit XX, andaj nëse analizojmë me vëmendje  Pakon e Ahtisaarit gjejmë shumë elemente të modifikuara, të cilat dëshmojnë qartë synimet për ndarje të pushtetit dhe një pjese të territorit të Kosovës.

Sipas akademikëve serbë, projekti i tyre synonte ndarjen e Kosovës në dy etnitete: shqiptarë dhe atë serbë, ku ana verilindore e Kosovës e ndarë përmes lumit Sitnica që kalon përmes rrafshit të Kosovës, të bëhet ndarja e Kosovës  mes shqiptarëve dhe serbëve, ku trevat e pasura me minerale do t’i takonin Serbisë.

Ky projekt serbë është përdorur si plan rezervë për realizimin e synimeve serbe gjatë sundimit të Milloshevicit.

- Ndarja e Kosovës në dy etnitete sipas projektit të Dobrica Qosiqit

Pakos së Ahtisarit i kanë paraprirë shumë dokumente, raporte dhe procese të bisedimeve për statusin final të Kosovës që nga viti 1997 e deri me shpalljen e pavarësisë 2008.

Projekti i Institutit gjeopolitik i themeluar në Beograd në vitin 1997

Rezoluta 1244 e KS të OKB-së ( Nju Jork, 10 qershor 1999)

Korniza kushtetuese e Kosovës (Prishtinë, 15 maj 2001)

Plani i implementimit të standardeve para statusit për Kosovën (Nju Jork, dhjetor 2003)

Disa raporte të publikuar nga Serbia dhe ndërkombëtarët për gjendjen e trashëgimisë Kulturore në Kosovë 1999-2008

Raporti i Kai Aides për Kosovën (Nju Jork, 13 qershor 2005)

Gjashtë Parimet e Grupit të Kontaktit për zgjidhjen e statusit të Kosovës (Nju Jork, 9 nëntor 2005)

Gjashtë pikat e Ban Ki Moon’it! (OKB - Nju Jork,

Pas mbarimit të luftës 1999, doli në skenë plani i ndarjes së Kosovës, sipas modelit të ndarjës së Bosnjës, në rastin konkret përmes krijimit të enklavave serbe, dhe shkëputjes së plotë të pjesës veriore të Kosovës (Leposaviçit, Zubin Potokut dhe Zveçanit)  edhe veriun në qytetin e Mitrovicës deri në urë të lumit Ibër.

Kjo temë është politizuar, duke e kundërshtuar ushtrimit të pushtetit prej institucioneve të Kosovës, sipas rezolutës së Unmikut 1244.

Pakoja e Ahtisarit gjatë vitit 2006, është bërë tema kryesore e Grupit e negociatave të Unitetit, si rezultat i bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit

Siç shihet, Pakoja e Ahtisarit është një dokument Propozim gjithëpërfshirës për marrëveshjen për Statusin e Kosovës, 2 shkurt 2007.

Më 2 shkurt 2007 i dërguari special për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, e dorëzoi propozimin e tij në Prishtinë dhe Beograd, për pavarësinë e kushtëzuar të Kosovës, hap që çoi drejt krijimit të shtetit të pavarur. Pasi u mbajtën disa raunde bisedimesh, Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008.

Pakoja e Ahtisarit është miratuar si rezultat i bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit, që u zhvilluan gjatë viteve 2006-2007.

Në takimet për bisedime shqiptaro-serbe rreth decentralizimit dhe çështjes së “Trashëgimisë kulturore dhe fetare serbe”, që u zhvilluan gjatë vitit 2006, kanë rezultuar me themelimin e disa komunave të reja etnike serbe, si dhe për krijimin e dhjetëra zonave (eksterritoriale) të mbrojtura me status të veçantë për manastiret dhe kishat ortodokse, të cilat, pa kurrfarë baze shkencore, po quhen kisha ortodokse serbe. Nga Pakoja e Ahtisarit po veçojmë çështjet që kanë të bëjnë me trashëgiminë kulturore dhe historike të Kosovës.

  Aneksin III dhe aneksin V të Pakos së Ahtisarit janë dhënë disa harta, në të cilat përmes decentralizimit dhe eksterritorialitetit për “kishat e manastiret serbe”, paraqitet qartë kompaktësia territoriale e enklavave serbe, statusi i veçantë mbrojtës për “kishat e manastiret” dhe bashkëpunimi funksional i tyre me Republikën e Serbisë.

Në nenin 10 të aneksit të III, për decentralizim, përcaktohet bashkëpunimi i komunave  dhe Kishës Ortodokse Serbe (KOS) me Institucionet e Republikës së Serbisë, ku në pasuesin 10.1 të këtij aneksi thuhet:

Komunat  do të kenë të drejtë të bashkëpunojnë me komunat dhe institucionet e Republikës së Serbisë. Bashkëpunimi do të jetë në ofrimin e asistencës financiare dhe teknike nga ana e Institucioneve të Serbisë në implementimin e kompetencave komunale”.[7]

Sa i përket themelimit të komunave të reja, për të cilat është pajtuar edhe Grupi i Unitetit, këtë çështje e rregullon neni 12 i aneksit III për Decentralizimin. Në pasusin 12.1 të nenit 12 të këtij aneksi thuhet:

“Komunat e reja që do të themelohen, kufijtë e të cilave do të përcaktohen me ligjin e ri për kufijtë komunal”

Për të argumentuar këtë çështje po i referohemi “Shtojcës së Aneksit III për përcaktimin e kufijve të komunave të reja” sipas Pakos së Ahtisarit.

Në aneksin V të Pakos së Ahtisarit trajtohet “Trashëgimia kulturore dhe fetare serbe”

Në pasusin 1.1 të nenit 1 të aneksit V, thuhet:

“Kisha ortodokse serbe (KOS) e Kosovës do të gëzojë mbrojtje të drejtave të veta, privilegje dhe imunitete, ashtu siç parashikohet me këtë aneks”.

Ndërsa në pasusin 1.5 të këtij neni, thuhet:

“Kisha ortodokse serbe në Kosovë do të ketë diskrecion (liri të plotë veprimi) të plotë në menaxhimin e pasurisë së vet dhe qasjes në objektet  e veta. Autoritetet e Kosovës do të kenë qasje në objektet e kishës ortodokse serbe (KOS) të Republikës së Serbisë, vetëm me pëlqimin e dhënë nga kisha, në rastet e urdhrit gjyqësor të lëshuar në lidhje me aktivitetet ilegale, ose në rast të rrezikut të drejtpërdrejtë për jetën dhe shëndetin”.[8]

Në pasusin 4.1 të nenit 4 të këtij aneksi (V) që përcakton “zonat e mbrojtura” thuhet:

“Një numër i zgjedhur i manastireve të kishës ortodokse serbe, si dhe kishave, objekteve tjera fetare, si dhe objekteve historike dhe kulturore të rëndësisë së veçantë për komunitetin serb të Kosovës, do të gëzojnë mbrojtje të veçantë përmes përcaktimit të “zonave të mbrojtura”.[9]

Objektivat e zonave mbrojtëse janë: të sigurohet një ekzistim dhe funksionim paqësor i objekteve që duhet mbrojtur; të ruhet mjedisi historik, kulturor dhe natyral, duke përfshirë mënyrën e jetës të manastirit dhe klerit; dhe të parandalohet zhvillimet negative përreth tyre, duke siguruar kushtet më të mira të mundshme për zhvillim harmonik dhe të qëndrueshëm të komuniteteve të cilat banojnë në hapësirat përreth këtyre objekteve. Gëzimi i të drejtave pronësore në zonat e mbrojtura mund të kufizohet në mënyrën si në vijim:

Në nenin 4 pasusi 4.1.1 Do të ndalohet çdo aktivitet i ri nga fushat si në vijim:

a) Ndërtimi ose zhvillimi industrial, sikur: eksploatimi i resurseve minerale; ndërtimi i centraleve për prodhimin e energjisë ose rrjetit të energjisë elektrike, furrave dhe fabrikave.

b) Ndërtimi ose zhvillimi i objekteve, siç janë: strukturat ose godinat më të gjata se manastiri/kisha/monumenti kulturor nën mbrojtje; përdorimi i materialeve të rrezikshme në çdo ndërtim të ri (duke përfshirë objektet banesore): nëpër rrugë, pompa të benzinës dhe qendra të riparimit të automjeteve; super markete; klube nate.[10]

Në pasuesin 4.1.2 të nenit 4 thuhet:

4.1.2 Kur rrethanat e kërkojnë, mund të kufizohet çdo aktivitet nga këto fusha. Para kryerjes së aktiviteteve nga fushat si në vijim, komuna përkatëse duhet të konsultohet me KOS ose me komunitetin serb:

a) Ndërtimet ose zhvillimet komerciale, siç janë: ndërtimi i rrugëve, ndërtimi i depove, punëtorive, dyqaneve, restoranteve, lokaleve të natës, kafiterive, kiosqeve dhe shtandeve të ushqimit, dhe çdo ndërtim më i madh nëpër rajonet rurale;

b) Tubimet publike, rekreative dhe zbavitëse;

c) Urbanizimi i tokës bujqësore.[11]

Duke u bazuar në këto pasuse e nenesh të shkëputur nga pakoja e Ahtisaarit, kuptohet se këto masa do ta bëjnë jo funksional integritetin territorial, politik e institucional të shtetit të Kosovës.

Këto kisha dhe manastire që janë përcaktuar si zona me status të veçantë mbrojtës, historikisht kanë qenë të mbrojtura nga vetë shqiptarët.

Në pasuesin 4.1.4 të nenit 4 të aneksit v të Pakos së Ahtisarit, si zona të mbrojtura janë përcaktuar:

-      Manastiri i Deçanit, Deçan

-      Patrikana e Pejës, Pejë

-      Manastiri i Graçanicës, Graçanicë

-      Kisha e Shpalljes së Virgjëreshës, Lipjan

-      Manastiri i Deviçit, Skenderaj

-      Manastiri i Gorioçit, Istog

-      Manastiri i Budisavcit, Klinë

-      Manastiri i Sokolicës, Zveçan

-      Manastiri i Draganacit, Gjilan

-      Manastiri i Arkangjelit të Shenjtë, Prizren

-      Manastiri i Banjskës, Zveçan

-      Manastiri i Zoçishtës, Zoqishtë, Rahovec

-      Fshati Hoqë e Madhe, Rahovec

-      Manastiri Duboki Potok, Zubin Potok

-      Kisha e Shën Gjergjit, Gornjasellë, Prizren

-      Manastiri i Soçanicës, Leposaviq

-      Kisha e Hermitëve, Uljaricë, Klinë

-      Monumenti memorial i Gazimestanit, Obiliq

-      Kështjella Mesjetare e Zveçanit, Zveçan

-      Qyteti Mesjetar i Novobërdës, Novobërdë

-      Ura Mesjetare e Vojnoviqëve, Vushtrri[12]

-      Vetmia e Petrit të Shenjtë, Korishë, Prizren

4.1.5 Zona e mbrojtur për objektet vijuese do të përkufizohet në 100 metra hapësirë rreth perimetrit të tyre:

-      Manastiri i Premtit të Shenjtë, Leposaviq

-      Manastiri i Shëruesve të Shenjtë, Leposaviq

-      Manastiri i Virgjëreshës së Shenjtë të Hvosnos, Skenderaj

-      Manastiri i Markut të Shenjtë, Korishë, Prizren

-      Manastiri i Treshit të Shenjtë, Mushtisht, Suharekë

-      Kisha e Virgjëreshës së Shenjtë, Sredskë, Prizren

-      Manastiri i Uroshit të Shenjtë, Nerodime, Ferizaj

-      Manastiri i Binaçit, Buzovik, Viti.[13]

4.1.6 Zona e mbrojtur për objektet vijuese do të përkufizohet në 50 metra hapësirë rreth perimetrit të tyre:

-      Manastiri i Dollacit, Klinë

-      Kisha e Shën Nikollës, Gjurakoc, Istog

-      Kisha e Virgjëreshës së Shenjtë në Hodegetri, Mushtisht, Suharekë

-      Kisha e Nikollës së Shenjtë, Shtërpcë

-      Kisha e Teodorit të Shenjtë, Biti e Poshtme, Shtërpcë

-      Kisha e Nikollës së Shenjtë, Gotovushë, Shtërpcë.[14]

Po të bëjmë një analizë Pakos së Ahtisarit mund të pohojmë se ky dokument i rëndësishëm që u hartua nga Bashkësia Ndërkombëtare, është mbështet kryesisht në të dhënat që përmban dokumenti i përpiluar nga Institut za geopoliti?ke studije Beograd 1997, KOSOVO I METOHIJA Izazovi i odgovori , grupa autora, Beograd 1977, i themeluar më 19 nëntor të vitit 1997, për ta pagatitur delegacionin serbë për bisedimet që parashiheshin të zhvilloheshin pas luftës me delegacionin shqiptarë dhe ndërkombëtarët për Kosovën.

Për përpilimin e këtij dokumenti vërehet ndikimi i madh i institucioneve ndërkombëtare, Qeverisë së Serbisë, Kishës Ortodokse Serbe dhe propagandës së zhvilluar të popullatës serbe.

Në këto bisedime, serbët ishin të përkrahur edhe nga disa diplomat evropian, ja kishin arritur që në tryezën e bisedimeve të i ofrojnë dhjetëra raporte për kinse dëmet që janë bërë në monumentet e trashëgimisë dhe kulturës serbe në Kosovë, kishin ofruar konceptin e tyre politik për formimin e kantoneve dhe decentralizimin e komunave me shumicë serbe, ata hulumtonin dhe propozonin modelin e kantoneve zvicerane dhe decentralizimin.

Duke e parë mos interesimin e palës serbe për tu pajtuar me propozimet e ndërkombëtarëve dhe palës shqiptare, për këtë temë kishte reaguar edhe Albert Rohan, zëvëndës i Ahtisarit, duke u shprehur që mos të humbet kohë rreth propozimeve serbe sepse Kosova nuk ishte dhe nuk mund te krahasohet me Zvicrën.[15]

Institucionet e Kosovës pas lufte dhe liderët politik u treguan të pa organizuar dhe pa përgatitur për ta shtruar drejt çështjen e problemit shqiptar në tavolinë, në takime si me ndërkombëtar ashtu edhe para palës serbe.

Pjesëmarrësit shqiptar nuk kishin të paktën një raport apo edhe projekt kombëtar për të ju ofruar ndërkombëtarëve. Ekipit tonë si zakonisht i paraprinin liderët partiak dhe të zgjedhur sipas pozitave udhëheqëse apo edhe gradave shkencore. Në ekipin e bisedimeve kishte shumë pak profesionist të fushave bosht që e kushtëzonin bisedimin për statusin përfundimtar të Kosovës.

Në fushën e trashëgimisë kulturore, që ishte njëra ndër pikat më të ndjeshme pas ngjarjeve të 17 marsit 2004, në takimin e Vjenës 2006, si ekspert morën pjesë Jahja Drançolli, Kemal Luci, Gjejlane Hoxha, Baki Svirca, që asnjëri prej tyre nuk kishte ndonjë analizë, projekt si të mbrohet trashëgimia kulturore e historike e Kosovës, por shkuan para ndërkombëtarëve dhe ekspertëve serbë që i udhëhiqte Dusan T. Batakovici me një ekip profesorësh të dëshmuar si ekspert dhe ligjërues në shume universitete prestigjioze në Evropë e kontinente tjera.

Jusuf Buxhovi, shkruan se grupin e ekspertëve vendor nga fusha të ndryshme, që morën pjesë në takimin e Vjenës, duke i veçuar: Blerim Shalë, Ylber Hysa, Edi Shukriu, Jahja Drancolli, Arsim Bajrami, Edita Tahiri, Enver Hoxhaj, Lutfi Haziri, Hajredin Kuci.[16]

Ekipi i ekspertëve të trashëgimisë tonë kulturore që na përfaqësoi në takimin e Vjenës, kishin shkuar pa ndonjë koncept dhe platformë të shkruar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të krishterë në Kosovë, ata bënë gabim, sepse e pranuan versionin hegjemonist serb të përvetësimit të krishterimit ortodoks, duke e trajtuar si trashëgimi kishtare serbe në Kosovë.[17]

Pala serbe nuk tregohej e përkushtuar dhe serioze për të vazhduar bisedimet me palën shqiptare. Delegacioni serbë gjithherë, thirreshin në konventa dhe të drejtën ndërkombëtare, për ta penguar pavarësinë e Kosovës, edhe pse e kishte konfirmua pjesëmarrjen në bisedime.[18]

Serbët kërkonin ta përjashtoni palën shqiptare duke pohuar se Kosova nuk kishte personalitet juridik ndërkombëtar dhe kërkonin që kjo marrëveshje të nënshkruhet në mes të OKB-së dhe Serbisë. Delegacioni shqiptar nga Kosova ishin këshilluar nga ndërkombëtarët dhe amerikanët që në bisedime të tregohen të kujdesshëm dhe bujarë për ta arritur synimet e aspiratat e shqiptarëve për statusin e Kosovës shtet i pavarur.[19]

Në këtë periudhë pala shqiptare ishte treguar shumë humane e pa përgatitur dhe shpesh herë në bisedime shqiptarët ofronin privilegje për serbet që jetonin në Kosovë, pa ju kërkuar askush në bisedime nga pala ndërkombëtare.

Në pasuesin 4.1.4 të nenit 4 të aneksit v të Pakos së Ahtisarit, si zona të mbrojtura janë përcaktuar: Sipërfaqe prej disa hektarësh 22 monumente të trashëgimisë kulturore, me zonë mbrojtëse janë propozuar 8 manastire ortodokse, dhe me zonë mbrojtëse prej 50 metrave u propozuar një manastir dhe pesë kisha ortodokse..

Në vijim ofrojmë disa nga hartat për zona të mbrojtura sipas Pakos së Ahtisarit:


- Manastiri i Deçanit

- Patriarkana e Pejës, dhe - Manastiri i Deviçit

- Manastiri i Graçanicës, dhe- Manastiri i Shën Arangjelit në Prizren

- Qyteti arkeologjikë i Artanës, dhe - Manastiri i Sokolicës në Buletin

- Kisha e Shën Florit në Lipjan dhe- Ura e Gurit në Vushtrri

Kosova, pas shumë bisedimeve me Beogradin me ndërmjetësim të ndërkombëtarëve, më 17 shkurt 2008 e deklaroi pavarësinë. Pas shpalljes së pavarësisë filluan edhe njohjet e para ndërkombëtare. Kushtetuta e Republikës së Kosovës, hyri në fuqi më 15 qershor 2008. Më parë Kosova ishte qeverisur nga një Kornizë kushtetuese e bazuar në Rezolutën 1244.

Të gjitha propozimet që i kishte paraqitur delegacioni i Kosovës në këto negociata llogariteshin në atë që statusi i ardhshëm do të ishte pavarësia[20], kjo ishte bërë pa llogaritur pasojat që do të sillte në të ardhmen decentralizimi dhe krijimi i komunave të reja pa asnjë kriter. Edhe vet zëvendësi i Ahtisarit Albert Rohan kishte deklaruar se nuk ishte mirë që të formoheshin shumë komuna të reja me shumicë serbe sepse mund të ishte jofunksionale një gjë e tillë, kjo duhej të ishte edhe financiarisht e qëndrueshme [21].

Kishte rekomandime nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave  për partitë shqiptare politike dhe institucionet tona që të favorizoheshin lista të hapura në zgjedhje të krijohej një hapësirë për zhvillimin e demokracisë brenda, po ashtu të pengohej thellimi i kleptokracisë (qeverisje e orientuar drejt pasurimit të elitës politike përmes mekanizmave të pushtetit), brenda partive tona, të inkurajoheshin të rinjtë në politikë. Profesionistëve të iu epej hapësirë më tepër në fuqizimin e institucioneve dhe të mendohej më tepër se pasi të shkojnë ndërkombëtarët si do bëhej tranzicioni (Faza kalimtare) më i lehtë brenda institucioneve të Kosovës[22]. Fatkeqësia më e madhe edhe pse ishim në negociata mjaftë të vështira në Vjenë 2006, qëndronte me strukturat e nëntokës dhe të zbulimit të dy partive tona kryesore mbas lufte LDK-së dhe PDK-së, shërbimet e tyre nga nëntoka bënin luftë të ashpër se kush do të kontrollonte institucionet e Kosovës, dhe jo të ishte në fokus kryesor agjenda e negociatave dhe fuqizimi i institucioneve gjatë tranzicionit[23].

Nëse analizohen rrethanat politike si ndërkombëtare po ashtu edhe të brendshme, se kur ishte përgatitur ky plan atëherë mund të pohohet që ishte zgjidhja më e mirë e mundshme për zhvillimet e mëvonshme për Kosovën në rrugëtimin e saj drejt pavarësisë. Në nenin 1 shkruhej që:

Kosova do të jetë shoqëri shumetnike, do të qeverisej në mënyrë demokratike dhe me respektim të plotë të sundimit të ligjit, përmes institucioneve të veta legjitime, ekzekutive dhe gjyqësore[24].

Sipas këtij plani në nenin 1  pikën 1.11 ishte e definuar qartë që Kosova duhej të respektonte përkufizimet e anekseve IX, X, XI, ku ishte rregulluara prania civile dhe ushtarake e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë dhe duhej përmbushur me sukses obligimet e saj. Pra shihej qartë që përveç dispozitave që mundësonin funksionimin demokratik të shtetit do të kishte kufizime për çështje të caktuara nga institucionet e Kosovës, gjithashtu një pikë mjaftë e ndjeshme e dispozitave të raportit gjithëpërfshirës së Ahtisarit do të ishte edhe aneksi V, në këtë aneks ishin të rregulluara trashëgimia fetare dhe kulturore ortodokse në Kosovë[25], disa nga nenet e këtij aneksi do jenë mjaftë problematike për institucionet e Kosovës në vazhdimësi. Mendoj që me dispozitat brenda këtij plani në aneksin e pestë ishin bërë mjaftë lëshime rreth statusit të trashëgimisë kulturore dhe fetare serbe brenda Kosovës. Në pikën 1.2.  të aneksit V ku shkruhet që ;

Kosova do ta njeh Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë, duke përfshirë manastiret, kishat dhe objektet tjera që shfrytëzohen për qëllime fetare si pjesë integrale të Kishës Ortodokse Serbe me seli në Beograd[26].

Kjo pikë do të shohim që në vazhdim do të paraqet problem për institucionet e Kosovës edhe në zbatimin në terren të planit të Ahtisarit dhe probleme do të paraqiten sidomos edhe në negociatat e mëvonshme që do të fillojnë në mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve në të ardhmen. Gjithashtu një pikë tjetër e aneksit V të planit gjithëpërfshirës të Ahtisarit që mendoj që ishte bërë shumë lëshim rreth Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë ishte edhe pika 1.5.1. e nenit 1, ku shkruan ;

“Autoritetet e Kosovës do të kenë qasje në objektet të cilat përbëjnë pronën e Kishës Ortodokse Serbe, vetëm me pëlqimin e dhënë nga Kisha ose në rastet kur lëshohet urdhër gjyqësor në lidhje me aktivitetet jo ligjore, ose në rast të rrezikut të drejtpërdrejt për jetën dhe shëndetin”[27]

SHBA-ja menjëherë duke parë manovrimet që vinin nga Rusia dhe Serbia kishte përkrahur hapur projekt propozimin gjithëpërfshirës të Ahtisarit[28]. Përfaqësuesi i posaçëm i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së para se të bënte publik planin kishte realizuar takim me anëtarët e Grupit të Kontaktit dhe përfaqësuesit të NATO-së në Bruksel duke u konsultuar rreth publikimit fillestar të këtij plani. Sipas planit të Ahtisarit ishin të përfshira dispozitat e përgjithshme për një funksionim të shtetit demokratik. Por me propozimin gjithëpërfshirës presidenti Ahtisari kishte bërë të përhershme disa nga dispozitat që kishin qenë më parë  në Kornizën Kushtetuese, këto dispozita ishin të caktuara për periudhën e administrimit ndërkombëtar[29] dhe jo që do duhej vazhdonin edhe pas pavarësisë së vendit, ky ishte një gabim që do të iu kushtoj institucioneve të vendit pas  Interesantë ishte fakti që Kosova edhe pse kishte bërë mjaftë lëshime me planin e Ahtisarit, Grupi i Kontaktit kishte kërkuar ende të bëheshin koncesione edhe më të mëdha, kjo kishte bërë që Kosova të ndihej e zhgënjyer ndërsa Beogradi zyrtarë të shpërblehej duke kërkuar maksimumin, sidomos rreth dispozitave që lidheshin me kishën ortodokse dhe decentralizimin [30]. Por e rëndësishme ishte që SHBA-të përmes zëdhënësit të departamentit të shtetit Sean Mc Comack kishin përkrahur propozimin gjithëpërfshirës duke deklaruar që ky ishte një projekt i mirë, dhe synonte një Kosovë të qetë dhe pa probleme etnike dhe do të ndikonte edhe në stabilitetin rajonal, gjithashtu theksohej që ky plan duhej të ishte i pranueshëm edhe për popullin e Kosovës[31].

Ndërsa Rusia në anën tjetër ishte duke luajtur lojën e saj që ata do të pranonin vetëm një plan që do të ishte i pranueshëm për të dy palët si Prishtinë po ashtu edhe Beogradin, kjo do të thoshte një jo nga Moska zyrtare. Fatkeqësisht  diplomatët deri në fund kishin menduar dhe shpresuar që Rusia do të përkrahte këtë plan në Këshillin e Sigurimit, derisa Vitali Churkin kishte deklaruar që ky draft ishte i mbushur me konceptin e pavarësisë së Kosovës, duke lënë të kuptuar që gjasat ishin zero për tu adaptuar një plan i tillë në Këshillin e Sigurimit [32].

Duke parë që Beogradi kishte refuzuar planin e Ahtisarit dhe Rusia kishte bllokuar të gjitha përpjekjet që plani të kalonte përmes Këshillit të Sigurimit, administrata amerikane e presidentit Bush kishte filluar të kërkonte zgjidhje tjera duke punuar me aleatët evropian për ti bindur që ta mbështesnin rreth çështjes së statusit të ardhshëm të  Kosovës, por jo përmes Këshillit të Sigurimit [33].

Diplomati amerikan James Pardew shkruan në librin e tij “Paqe bërësit”, që miku i tij i mëhershëm rus nga Grupi i Kontaktit Sasha Bocan-Harçenko, duke parë veprimet amerikane rreth Kosovës, i kishte telefonuar duke i deklaruar që ju e dini që ne jemi kundër pavarësisë së Kosovës, ne nuk do të mund të iu ndalim, por çmimi që do të paguani për këtë ishte në Gjeorgji [34].

Vëmendje!

Emërtimi i kishave dhe manastireve janë shkruar origjinal ashtu si janë përkthyer në dokumentin propozimi që i dërguari special për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, Më 2 shkurt 2007 e dorëzoi propozimin e tij në Prishtinë dhe Beograd, për pavarësinë e kushtëzuar të Kosovës, dokumenti i përkthyer në gjuhën shqipe, që na u dorëzua në Departamentin e Kulturës, në MKRS.!



[2] Po aty, faqe 81

[3] Institut za geopoliti?ke studije Beograd 1997, KOSOVO I METOHIJA Izazovi i odgovori , grupa autora, Beograd 1977, Qazim Namani, Trashëgimia kulturore e historike në Kosovë gjatë shekujve XIX-XX-XXI, Punim doktorate, Universiteti Publik i Tiranës, 2015, faqe. 83

[4] Institut za geopoliti?ke studije Beograd 1997, KOSOVO I METOHIJA Izazovi i odgovori , grupa autora, Beograd 1977.

[5] Po aty

[6] Po aty

[8] Po aty

[9] Po aty

[10] Po aty

[11] Po aty

[12] Emërtimet e objekteve janë marrë sipas raporteve dhe literaturës që i ka ofruar Beogradi, Emërtimi për Urën e Vjetër të Gurit në Vushtrri dhe koha e ndërtimit të saj janë të pasakta dhe pa bazë shkencore. Sipas shumë studiuesve, mendohet se ura është ndërtuar para shekullit XIV.

[13] Dokument propozimi që i dërguari special për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, Më 2 shkurt 2007 e dorëzoi propozimin e tij në Prishtinë dhe Beograd, për pavarësinë e kushtëzuar të Kosovës, dokumenti i përkthyer në gjuhën shqipe, që na u dorëzua në Departamentin e Kulturës, në MKRS.

[14] Po aty

[15] Marc Weller, Shtetësia e Kontestuar, faqe. 335

[16] Jusuf Buxhovi, “Kosova VII”, faqe, 158

[17] Jusuf Buxhaovi, “Kosova VII”, faqe, 169

[18] Marc Weller, “Shtetësia e Kosovës”, faqe, 331

[19] Po aty, faqe 333

[20] KIPRED, Centralizimi Etnik dhe Rreziqet E Zgjidhjeve Të Ndërlikuara,Prishtinë,janar,2007, faqe .8

[23] ICG, Kosova: Sfida e Tranzicionit, Raport për Evropë numër 170 – 17 shkurt 2006, faqe.8

[25]Propozimi gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës 26 mars,2007

[26]Propozimi gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës 26 mars,2007

[27] Po aty

[28] Jusuf Buxhovi, “Kosova VII” 2002-2008,Faik Konica,(Prishtin:2018), faqe 179

[29] Marc Weller,Shtetësia e Kontestuar:Administrimi Ndërkombëtar i Luftës së Kosovës Për Pavarësi, Koha,(Prishtinë:2011), faqe, 338.

[30] Marc Weller, Shtetësia e Kontestuar: Administrimi Ndërkombëtar i Luftës së Kosovës Për Pavarësi, Koha,(Prishtinë:2011),341

[31] Jusuf Buxhovi, “Kosova VII”, 2002-2008,Faik Konica,(Prishtinë:2018),179

[32] Tim Judah, ‘Kosova: Çfarë duhet të dijë secili, Artini, (Prishtinë:2020),204-205

[33]James Pardew, “Paqe bërësit”, (Prishtinë:2021) ,240

[34] James Pardew, “Paqe bërësit”, (Prishtinë:2021), 240.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Qazim Namani: Gjendja në trashëgimin kulturore 1999-2012 dhe lista e monumenteve në mbrojtje të përhershme Qazim Namani: Qazim Namani: Buxheti i Kulturës dhe ndarja për institucionet (2002–2008) Qazim Namani: Qendra Koordinuese e Republikës së Serbisë dhe Malit të Zi për Kosovë e “Metohi”, në Graçanicë 2003 Qazim Namani: Manastiri i Sokolicës në Boletin dhe marrëveshjet me Ministrinë e Kulturës në vitin 2006 Qazim Namani: Konferenca për ruajtjen dhe konservimin e monumenteve të trashëgimisë kulturore në Kosovë Qazim Namani: Programi rajonal për Trashëgiminë kulturore dhe natyrore në Evropën Juglindore Qazim Namani: Zhvillimi i arsimit në tokat shqiptare pas pushtimit nga P. Osmane Qazim Namani & Emin Sallahu: Konfliktet ndër kufitare në mes të Shqipërisë dhe Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene në vitin 1921 Qazim Namani: Kozmologjia e artit popullor dardan e aplikuar në punimin e gurëve të oxhaqeve Qazim Namani: Kolonizimi i Malësisë së Galabit gjatë viteve 1876 - 1912 me shqiptarë ortodoksë nga Mali i Zi Qazim Namani: Gjurmë të Xehetarisë në Malësinë e Galabit Qazim Namani: Miniera e Leçes në komunën e Medvegjës, miniera më e madhe e arit në Evropë Qazim Namani: Trashëgimia Kulturore dhe Plotësimi i Standardeve për Pavarësinë e Kosovës 1999 - 2006 Qazim Namani: Rrugët më të rëndësishme që kalonin nëpër Malësinë e Galabit Qazim Namani: Galabrët e Dardanisë fisi më aristokrat në antikitetin e vonë Qazim Namani: Lojërat Olimpike në artin popullorë të zbuluar në Dardani Qazim Namani: Biznesi dhe mikpritja në Mbretërinë e Dardanisë Namani, Gjata, Sallahu: Festa pagane te 'Guri i Shënjimit' në fshatin Zatriq komuna e Rahavecit Qazim Namani: Luftimet e zhvilluara gjatë vitit 1944 për mbrojtjen e kufirit në fshatin Prapashticë Namani, Vitaku, Sallahu: Tipologjia e banesës dhe simbolet e kultit në komunën e Mitrovicës dhe Vushtrrisë

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx