| E premte, 23.01.2026, 06:59 PM |
Instituti për Studime Gjeopolitike i themeluar në vitin 1997 në Beograd dhe Pakoja e Ahtisarit
Nga Qazim Namani: Dr.
Arkeologji & Trashëgimi Kulturore
a. Projekt - propozim për ruajtjen e interesave të popullatës serbe në Kosovë
Me qëllim që të hartohet një projekt-propozim
për ruajtjen e interesave të popullatës serbe në Kosovë, në vitin 1997, në
Beograd u themelua Instituti për Studime Gjeopolitike “Kosova dhe Metohija”
sfida dhe përgjegjësi, nga grup autorësh për bisedime me faktorin ndërkombëtar
për çështjen e Kosovës.
Ky projekt u bazua nga disa dokumente
të kohës së Mbretërisë Serbo-Kroate dhe Sllovene, të cilat kanë të bëjnë me
reformën agrare, manastiret ortodokse dhe strukturën e popullatës në Kosovë.
Në dokument thuhet se, duke u thelluar kriza dhe problemet etnike në Kosovë, është propozuar “Propozim zgjidhja për mbrojtjen e interesave të popullit serb në Kosovë dhe Metohi”, për ta përgatitur delegacionin e Republikës së Serbisë për bisedimet e rënda që do të pasojnë me ndërkombëtarët.
Ky projekt iu dërgohet më 19 nëntor 1998:
· Patrikut serb, z. Pavle
· Kryetarit të RF të Jugosllavisë
· Kryetarit të Republikës së Serbisë
· Kryetarit të Republikës së Malit të Zi.[1]
Propozim zgjidhja për mbrojtjen e
interesave të popullit serb në Kosovë dhe Metohi përmban
gjashtë pika si në vijim:
· Formimin e Kantoneve
· Status të veçantë për serbët në qytete
ku popullata shumicë është shqiptare
· Rregullimit të ri territorial dhe
formimin e organeve për mbrojtje të popullatës serbe
· Rregullimin e marrëdhënieve në mes institucioneve
krahinore dhe organeve serbe
· Strukturën etnike të popullatës
· Kantonet me popullatë serbe shumicë,
dhe pasurive të manastireve.[2]

- Projekt-propozim për ruajtjen e interesave të popullatës serbe në Kosovë[3]
Në këtë dokument, thuhet se është e domosdoshme që në marrëveshjen për Kosovë dhe Metohi të shtohen masat që sigurojnë mbrojtjen e plotë fizike dhe të pronës, duke kërkuar të drejta të plota etnike, fetare dhe kulturore për popullatën serbe në Kosovë. Në kantone serbe kërkohej që serbët të përbëjnë shumicën në strukturat administrative, gjyqësore dhe policore.
Ky projekt mbështetet në Kartën e Kombeve të Bashkuar, Aktin Final të Helsingut, Deklaratën e OSBE-së dhe dokumente tjera ndërkombëtare, të cilat merren me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, të drejtave të pakicave dhe bashkësive etnike dhe fetare. Si model propozohet formimi i regjioneve dhe mbrojtja e pakicave kombëtare si në shtetet evropiane: Spanja, Italia, Zvicra etj.

- Paraqitja e enklavave sllave sipas regjistrimit të popullatës në vitin 1981[4]
Përvojë pozitive konsiderohet edhe
marrëveshja paqësore e Dejtonit për mbrojtjen e të drejtave kulturore, fetare
dhe politike të popujve në Bosnjë dhe Hercegovinë. Me krijimin e kantoneve,
kërkohet ndryshimi territorial i kufijve në komuna, duke përfshirë sa më shumë
tokë agrare në komunat e vogla që do të themeloheshin për t’u përfshirë në
kantone serbe.
Kantoneve serbe parashihej që t’iu bashkëngjiten manastiret dhe pronat e tyre. Po ashtu, kërkohej që manastireve t’iu kthehen të gjitha pronat që i kishin marr para Luftës së Dytë Botërore. Me këto masa parashikohet që serbët të kenë në pronësi dhe kontroll mbi 30 % të territorit të Kosovës.
Projekti për mbrojtjen e interesave të popullatës serbe planifikonte të formojë këto kantone:
· Kantoni i Ibrit
· Kantoni i Fushë Kosovës
· Kantoni i Novobërdës
· Kantoni i Sharrit
· Kantoni i Metohisë
Në këtë projekt propozim parashihet që kantonet me popullatë shumicë serbe të kenë administratën e tyre lokale, gjyqësinë dhe policinë.

- Pesë kantonet e parapara në projekt propozimin e vitit
1998, për ruajtjen e interesave serbe në
Kosovë.[5]
Në zonat e mëdha urbane parashihet
qeverisja e përzier serbo-shqiptare. Në qytetet e mëdha shumetnike kërkohet që
kuvendet lokale të kenë dy dhoma: dhoma e ulët, që do të shprehte vullnetin e
qytetarëve, dhe dhoma e lartë, që do të përbëhej nga gjysma serbë dhe gjysma
shqiptarë me të drejtë të barabartë vetoje.
Kuvendet krahinore do të formoheshin
nga përfaqësuesit e të gjitha kantoneve dhe po ashtu do të kishte dy dhoma.
Garantues i marrëveshjes së kantoneve do të ishte Kuvendi i Serbisë, kurse
garantues i jashtëm bashkësia ndërkombëtare.
Në dokument thuhet se rregullimi i
kantoneve në krahinën jugore serbe do të bëhej me ligj të veçantë të Kuvendit
të Republikës së Serbisë. Kjo çështje pritet që të rregullohet në një afat
kohor prej 15 deri në 20 vjetësh.
Për hartimin e këtij dokumenti është marrë për bazë struktura e popullatës në Kosovë sipas regjistrimit të vitit 1981.

- Struktura etnike e popullatës në qytetet shumetnike bazuar në regjistrimin e vitit 1981[6]
Pas luftës në Kosovë, duke u mbështetur në këtë Studim prej më shumë
se 500 faqe, ku trajtohet formimi i kantoneve serbe ne Kosovë, bashkësia e
komunave serbe, decentralizimi dhe shumë raporte të botuara në Serbi për
gjendjen e trashëgimisë kulturore në Kosovë, dhe dokumente e raporte tjera të
hartuara nga ndërkombëtarët, u harta Pakoja e Ahtisarit.
Ahtisari, në këtë dialog politik, ishte
i detyruar që në këtë pako ti futë për implementim gjashtë pikat e Ban Ki
Mun-it, që në fakt, do të parashihte krijimin e Bashkësisë së komunave serbe në
Kosovë, andaj kjo pako mund të konsiderohet se ishte një kompromis i dhembshëm
për Kosovën, por u realizuar nga shumë takime e negociata që i zhvilluan ndërkombëtarët.
Në vijim ofrojmë disa nga pikat që kanë të bëjnë më trashëgiminë kulturore e historike të përfshira në Pakon e Ahtisarit.
b. Pakoja e Ahtisarit
Sipas akademikëve
serbë, projekti i tyre synonte ndarjen e Kosovës në dy etnitete: shqiptarë dhe
atë serbë, ku ana verilindore e Kosovës e ndarë përmes lumit Sitnica që kalon
përmes rrafshit të Kosovës, të bëhet ndarja e Kosovës mes shqiptarëve dhe serbëve, ku trevat e
pasura me minerale do t’i takonin Serbisë.
Ky projekt serbë është përdorur si plan rezervë për realizimin e synimeve serbe gjatë sundimit të Milloshevicit.

- Ndarja e Kosovës në dy etnitete sipas projektit të Dobrica Qosiqit
Pakos së Ahtisarit i kanë paraprirë shumë dokumente, raporte dhe procese të bisedimeve për statusin final të Kosovës që nga viti 1997 e deri me shpalljen e pavarësisë 2008.
Projekti i Institutit
gjeopolitik i themeluar në Beograd në vitin 1997
Rezoluta 1244 e KS të
OKB-së ( Nju Jork, 10 qershor 1999)
Korniza kushtetuese e
Kosovës (Prishtinë, 15 maj 2001)
Plani i implementimit të
standardeve para statusit për Kosovën (Nju Jork, dhjetor 2003)
Disa raporte të publikuar
nga Serbia dhe ndërkombëtarët për gjendjen e trashëgimisë Kulturore në Kosovë
1999-2008
Raporti i Kai Aides për
Kosovën (Nju Jork, 13 qershor 2005)
Gjashtë Parimet e Grupit
të Kontaktit për zgjidhjen e statusit të Kosovës (Nju Jork, 9 nëntor 2005)
Gjashtë pikat e Ban Ki Moon’it! (OKB - Nju Jork,
Pas mbarimit të luftës
1999, doli në skenë plani i ndarjes së Kosovës, sipas modelit të ndarjës së
Bosnjës, në rastin konkret përmes krijimit të enklavave serbe, dhe shkëputjes
së plotë të pjesës veriore të Kosovës (Leposaviçit, Zubin Potokut dhe
Zveçanit) edhe veriun në qytetin e
Mitrovicës deri në urë të lumit Ibër.
Kjo temë është politizuar, duke e kundërshtuar
ushtrimit të pushtetit prej institucioneve të Kosovës, sipas rezolutës së
Unmikut 1244.
Pakoja e Ahtisarit gjatë vitit 2006, është bërë
tema kryesore e Grupit e negociatave të Unitetit, si rezultat i bisedimeve
ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit
Siç shihet, Pakoja
e Ahtisarit është një dokument Propozim
gjithëpërfshirës për marrëveshjen për Statusin e Kosovës, 2 shkurt 2007.
Më 2 shkurt 2007 i
dërguari special për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, e
dorëzoi propozimin e tij në Prishtinë dhe
Beograd, për pavarësinë e kushtëzuar të Kosovës, hap që çoi drejt
krijimit të shtetit të pavarur. Pasi u mbajtën disa raunde bisedimesh, Kosova
shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008.
Pakoja e Ahtisarit
është miratuar si rezultat i bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit, që u
zhvilluan gjatë viteve 2006-2007.
Në takimet për
bisedime shqiptaro-serbe rreth decentralizimit dhe çështjes së “Trashëgimisë kulturore dhe fetare serbe”,
që u zhvilluan gjatë vitit 2006, kanë rezultuar me themelimin e disa komunave
të reja etnike serbe, si dhe për krijimin e dhjetëra zonave (eksterritoriale)
të mbrojtura me status të veçantë për manastiret dhe kishat ortodokse, të
cilat, pa kurrfarë baze shkencore, po quhen kisha ortodokse serbe. Nga Pakoja e
Ahtisarit po veçojmë çështjet që kanë të bëjnë me trashëgiminë kulturore dhe
historike të Kosovës.
Në Aneksin III dhe aneksin V të Pakos së
Ahtisarit janë dhënë disa harta, në të cilat përmes decentralizimit dhe
eksterritorialitetit për “kishat e manastiret serbe”, paraqitet qartë
kompaktësia territoriale e enklavave serbe, statusi i veçantë mbrojtës për
“kishat e manastiret” dhe bashkëpunimi funksional i tyre me Republikën e
Serbisë.
Në nenin 10 të
aneksit të III, për decentralizim, përcaktohet bashkëpunimi i komunave dhe Kishës Ortodokse Serbe (KOS) me
Institucionet e Republikës së Serbisë, ku në pasuesin 10.1 të këtij aneksi
thuhet:
“Komunat do të kenë të drejtë të bashkëpunojnë me
komunat dhe institucionet e Republikës së Serbisë. Bashkëpunimi do të jetë në
ofrimin e asistencës financiare dhe teknike nga ana e Institucioneve të Serbisë
në implementimin e kompetencave komunale”.[7]
Sa i përket
themelimit të komunave të reja, për të cilat është pajtuar edhe Grupi i
Unitetit, këtë çështje e rregullon neni 12 i aneksit III për Decentralizimin. Në
pasusin 12.1 të nenit 12 të këtij aneksi thuhet:
“Komunat e reja që do të themelohen, kufijtë e të cilave
do të përcaktohen me ligjin e ri për kufijtë komunal”
Për të argumentuar
këtë çështje po i referohemi “Shtojcës së
Aneksit III për përcaktimin e kufijve
të komunave të reja” sipas Pakos së Ahtisarit.
Në aneksin V të
Pakos së Ahtisarit trajtohet “Trashëgimia
kulturore dhe fetare serbe”
Në pasusin 1.1 të
nenit 1 të aneksit V, thuhet:
“Kisha ortodokse serbe (KOS) e Kosovës do të gëzojë mbrojtje të drejtave të veta, privilegje dhe imunitete, ashtu siç parashikohet me këtë aneks”.
Ndërsa në pasusin
1.5 të këtij neni, thuhet:
“Kisha ortodokse serbe në Kosovë do të ketë diskrecion (liri të plotë veprimi) të plotë në menaxhimin e pasurisë së vet dhe qasjes në objektet e veta. Autoritetet e Kosovës do të kenë qasje në objektet e kishës ortodokse serbe (KOS) të Republikës së Serbisë, vetëm me pëlqimin e dhënë nga kisha, në rastet e urdhrit gjyqësor të lëshuar në lidhje me aktivitetet ilegale, ose në rast të rrezikut të drejtpërdrejtë për jetën dhe shëndetin”.[8]
Në pasusin 4.1 të
nenit 4 të këtij aneksi (V) që përcakton “zonat
e mbrojtura” thuhet:
“Një numër i zgjedhur i manastireve të kishës ortodokse
serbe, si dhe kishave, objekteve tjera fetare, si dhe objekteve historike dhe
kulturore të rëndësisë së veçantë për komunitetin serb të Kosovës, do të
gëzojnë mbrojtje të veçantë përmes përcaktimit të “zonave të mbrojtura”.[9]
Objektivat e zonave mbrojtëse janë: të sigurohet një ekzistim dhe funksionim paqësor i objekteve që duhet mbrojtur; të ruhet mjedisi historik, kulturor dhe natyral, duke përfshirë mënyrën e jetës të manastirit dhe klerit; dhe të parandalohet zhvillimet negative përreth tyre, duke siguruar kushtet më të mira të mundshme për zhvillim harmonik dhe të qëndrueshëm të komuniteteve të cilat banojnë në hapësirat përreth këtyre objekteve. Gëzimi i të drejtave pronësore në zonat e mbrojtura mund të kufizohet në mënyrën si në vijim:
Në nenin 4 pasusi
4.1.1 Do të ndalohet çdo aktivitet i ri nga fushat si në vijim:
a) Ndërtimi ose zhvillimi industrial, sikur: eksploatimi i resurseve
minerale; ndërtimi i centraleve për prodhimin e energjisë ose rrjetit të
energjisë elektrike, furrave dhe fabrikave.
b) Ndërtimi ose zhvillimi i objekteve, siç janë: strukturat ose godinat më të gjata se manastiri/kisha/monumenti kulturor nën mbrojtje; përdorimi i materialeve të rrezikshme në çdo ndërtim të ri (duke përfshirë objektet banesore): nëpër rrugë, pompa të benzinës dhe qendra të riparimit të automjeteve; super markete; klube nate.[10]
Në pasuesin 4.1.2
të nenit 4 thuhet:
4.1.2 Kur rrethanat e kërkojnë, mund të kufizohet çdo aktivitet nga këto
fusha. Para kryerjes së aktiviteteve nga fushat si në vijim, komuna përkatëse
duhet të konsultohet me KOS ose me komunitetin serb:
a) Ndërtimet ose zhvillimet komerciale, siç janë: ndërtimi i rrugëve,
ndërtimi i depove, punëtorive, dyqaneve, restoranteve, lokaleve të natës,
kafiterive, kiosqeve dhe shtandeve të ushqimit, dhe çdo ndërtim më i madh nëpër
rajonet rurale;
b) Tubimet publike, rekreative dhe zbavitëse;
c) Urbanizimi i tokës bujqësore.[11]
Duke u bazuar në
këto pasuse e nenesh të shkëputur nga pakoja e Ahtisaarit, kuptohet se këto
masa do ta bëjnë jo funksional integritetin territorial, politik e
institucional të shtetit të Kosovës.
Këto kisha dhe
manastire që janë përcaktuar si zona me status të veçantë mbrojtës,
historikisht kanë qenë të mbrojtura nga vetë shqiptarët.
-
Manastiri i Deçanit, Deçan
-
Patrikana e Pejës, Pejë
-
Manastiri i Graçanicës, Graçanicë
-
Kisha e Shpalljes së
Virgjëreshës,
Lipjan
-
Manastiri i Deviçit, Skenderaj
-
Manastiri i Gorioçit, Istog
-
Manastiri i Budisavcit, Klinë
-
Manastiri i Sokolicës, Zveçan
-
Manastiri i Draganacit, Gjilan
-
Manastiri i Arkangjelit të
Shenjtë,
Prizren
-
Manastiri i Banjskës, Zveçan
-
Manastiri i Zoçishtës, Zoqishtë, Rahovec
-
Fshati Hoqë e Madhe, Rahovec
-
Manastiri Duboki Potok, Zubin Potok
-
Kisha e Shën Gjergjit, Gornjasellë, Prizren
-
Manastiri i Soçanicës, Leposaviq
-
Kisha e Hermitëve, Uljaricë, Klinë
-
Monumenti memorial i
Gazimestanit,
Obiliq
-
Kështjella Mesjetare e
Zveçanit,
Zveçan
-
Qyteti Mesjetar i
Novobërdës,
Novobërdë
-
Ura Mesjetare e Vojnoviqëve, Vushtrri[12]
- Vetmia e Petrit të Shenjtë, Korishë, Prizren
4.1.5 Zona e mbrojtur për
objektet vijuese do të përkufizohet në 100 metra hapësirë rreth perimetrit të
tyre:
-
Manastiri i Premtit të
Shenjtë,
Leposaviq
-
Manastiri i Shëruesve të
Shenjtë,
Leposaviq
-
Manastiri i Virgjëreshës së
Shenjtë të Hvosnos, Skenderaj
-
Manastiri i Markut të
Shenjtë,
Korishë, Prizren
-
Manastiri i Treshit të
Shenjtë,
Mushtisht, Suharekë
-
Kisha e Virgjëreshës së
Shenjtë,
Sredskë, Prizren
-
Manastiri i Uroshit të
Shenjtë,
Nerodime, Ferizaj
- Manastiri i Binaçit, Buzovik, Viti.[13]
4.1.6 Zona e mbrojtur për objektet vijuese do të përkufizohet në 50 metra hapësirë rreth perimetrit të tyre:
-
Manastiri i Dollacit, Klinë
-
Kisha e Shën Nikollës, Gjurakoc, Istog
-
Kisha e Virgjëreshës së
Shenjtë në Hodegetri, Mushtisht, Suharekë
-
Kisha e Nikollës së Shenjtë, Shtërpcë
-
Kisha e Teodorit të Shenjtë, Biti e Poshtme, Shtërpcë
- Kisha e Nikollës së Shenjtë, Gotovushë, Shtërpcë.[14]
Po të bëjmë një analizë
Pakos së Ahtisarit mund të pohojmë se ky dokument i rëndësishëm që u hartua nga
Bashkësia Ndërkombëtare, është mbështet kryesisht në të dhënat që përmban
dokumenti i përpiluar nga Institut za geopoliti?ke studije Beograd
1997, KOSOVO I METOHIJA Izazovi i odgovori , grupa autora, Beograd
1977, i
themeluar më 19 nëntor të vitit 1997, për ta pagatitur delegacionin serbë për
bisedimet që parashiheshin të zhvilloheshin pas luftës me delegacionin
shqiptarë dhe ndërkombëtarët për Kosovën.
Për përpilimin e këtij
dokumenti vërehet ndikimi i madh i institucioneve ndërkombëtare, Qeverisë së
Serbisë, Kishës Ortodokse Serbe dhe propagandës së zhvilluar të popullatës
serbe.
Në këto bisedime,
serbët ishin të përkrahur edhe nga disa diplomat evropian, ja kishin arritur që
në tryezën e bisedimeve të i ofrojnë dhjetëra raporte për kinse dëmet që janë bërë
në monumentet e trashëgimisë dhe kulturës serbe në Kosovë, kishin ofruar
konceptin e tyre politik për formimin e kantoneve dhe decentralizimin e
komunave me shumicë serbe, ata hulumtonin dhe propozonin modelin e kantoneve zvicerane
dhe decentralizimin.
Duke e parë mos interesimin
e palës serbe për tu pajtuar me propozimet e ndërkombëtarëve dhe palës
shqiptare, për këtë temë kishte reaguar edhe Albert Rohan, zëvëndës i
Ahtisarit, duke u shprehur që mos të humbet kohë rreth propozimeve serbe sepse
Kosova nuk ishte dhe nuk mund te krahasohet me Zvicrën.[15]
Institucionet e Kosovës pas lufte dhe liderët politik u treguan të pa organizuar dhe pa përgatitur për ta shtruar drejt çështjen e problemit shqiptar në tavolinë, në takime si me ndërkombëtar ashtu edhe para palës serbe.
Pjesëmarrësit
shqiptar nuk kishin të paktën një raport apo edhe projekt kombëtar për të ju
ofruar ndërkombëtarëve. Ekipit tonë si zakonisht i paraprinin liderët partiak dhe
të zgjedhur sipas pozitave udhëheqëse apo edhe gradave shkencore. Në ekipin e
bisedimeve kishte shumë pak profesionist të fushave bosht që e kushtëzonin
bisedimin për statusin përfundimtar të Kosovës.
Në fushën e trashëgimisë
kulturore, që ishte njëra ndër pikat më të ndjeshme pas ngjarjeve të 17 marsit
2004, në takimin e Vjenës 2006, si ekspert morën pjesë Jahja Drançolli, Kemal
Luci, Gjejlane Hoxha, Baki Svirca, që asnjëri prej tyre nuk kishte ndonjë
analizë, projekt si të mbrohet trashëgimia kulturore e historike e Kosovës, por
shkuan para ndërkombëtarëve dhe ekspertëve serbë që i udhëhiqte Dusan T. Batakovici
me një ekip profesorësh të dëshmuar si ekspert dhe ligjërues në shume
universitete prestigjioze në Evropë e kontinente tjera.
Jusuf Buxhovi,
shkruan se grupin e ekspertëve vendor nga fusha të ndryshme, që morën pjesë në
takimin e Vjenës, duke i veçuar: Blerim Shalë, Ylber Hysa, Edi Shukriu, Jahja
Drancolli, Arsim Bajrami, Edita Tahiri, Enver Hoxhaj, Lutfi Haziri, Hajredin
Kuci.[16]
Ekipi i ekspertëve
të trashëgimisë tonë kulturore që na përfaqësoi në takimin e Vjenës, kishin
shkuar pa ndonjë koncept dhe platformë të shkruar për mbrojtjen e trashëgimisë
kulturore të krishterë në Kosovë, ata bënë gabim, sepse e pranuan versionin
hegjemonist serb të përvetësimit të krishterimit ortodoks, duke e trajtuar si
trashëgimi kishtare serbe në Kosovë.[17]
Pala serbe nuk
tregohej e përkushtuar dhe serioze për të vazhduar bisedimet me palën
shqiptare. Delegacioni serbë gjithherë, thirreshin në konventa dhe të drejtën ndërkombëtare,
për ta penguar pavarësinë e Kosovës, edhe pse e kishte konfirmua pjesëmarrjen në
bisedime.[18]
Serbët kërkonin ta
përjashtoni palën shqiptare duke pohuar se Kosova nuk kishte personalitet
juridik ndërkombëtar dhe kërkonin që kjo marrëveshje të nënshkruhet në mes të
OKB-së dhe Serbisë. Delegacioni shqiptar nga Kosova ishin këshilluar nga ndërkombëtarët
dhe amerikanët që në bisedime të tregohen të kujdesshëm dhe bujarë për ta arritur
synimet e aspiratat e shqiptarëve për statusin e Kosovës shtet i pavarur.[19]
Në këtë periudhë pala shqiptare ishte treguar shumë humane e pa përgatitur dhe shpesh herë në bisedime shqiptarët ofronin privilegje për serbet që jetonin në Kosovë, pa ju kërkuar askush në bisedime nga pala ndërkombëtare.
Në pasuesin 4.1.4 të nenit 4 të aneksit v të Pakos së Ahtisarit, si zona të mbrojtura janë përcaktuar: Sipërfaqe prej disa hektarësh 22 monumente të trashëgimisë kulturore, me zonë mbrojtëse janë propozuar 8 manastire ortodokse, dhe me zonë mbrojtëse prej 50 metrave u propozuar një manastir dhe pesë kisha ortodokse..
Në
vijim ofrojmë disa nga hartat për zona të mbrojtura sipas Pakos së Ahtisarit:

- Manastiri i Deçanit

- Patriarkana e Pejës, dhe - Manastiri i Deviçit

- Manastiri i Graçanicës,
dhe- Manastiri i Shën Arangjelit në Prizren

- Qyteti arkeologjikë i Artanës, dhe - Manastiri i
Sokolicës në Buletin

- Kisha e Shën Florit në Lipjan dhe- Ura e Gurit në Vushtrri
Kosova, pas shumë
bisedimeve me Beogradin me ndërmjetësim të ndërkombëtarëve, më 17 shkurt 2008 e
deklaroi pavarësinë. Pas shpalljes së pavarësisë filluan edhe njohjet e para
ndërkombëtare. Kushtetuta
e Republikës së Kosovës, hyri në fuqi më 15
qershor 2008.
Më parë Kosova ishte qeverisur nga një Kornizë
kushtetuese e bazuar në Rezolutën 1244.
Të gjitha propozimet që i kishte paraqitur delegacioni i Kosovës në këto
negociata llogariteshin në atë që statusi i ardhshëm do të ishte pavarësia[20],
kjo ishte bërë pa llogaritur pasojat që do të sillte në të ardhmen
decentralizimi dhe krijimi i komunave të reja pa asnjë kriter. Edhe vet
zëvendësi i Ahtisarit Albert Rohan kishte deklaruar se nuk ishte mirë që të
formoheshin shumë komuna të reja me shumicë serbe sepse mund të ishte
jofunksionale një gjë e tillë, kjo duhej të ishte edhe financiarisht e
qëndrueshme [21].
Kishte rekomandime nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave për partitë shqiptare politike dhe
institucionet tona që të favorizoheshin lista të hapura në zgjedhje të krijohej
një hapësirë për zhvillimin e demokracisë brenda, po ashtu të pengohej thellimi
i kleptokracisë (qeverisje
e orientuar drejt pasurimit të elitës politike përmes mekanizmave të pushtetit), brenda
partive tona, të inkurajoheshin të rinjtë në politikë. Profesionistëve të iu
epej hapësirë më tepër në fuqizimin e institucioneve dhe të mendohej më tepër
se pasi të shkojnë ndërkombëtarët si do bëhej tranzicioni (Faza kalimtare) më i
lehtë brenda institucioneve të Kosovës[22].
Fatkeqësia më e madhe edhe pse ishim në negociata mjaftë të vështira në Vjenë
2006, qëndronte me strukturat e nëntokës dhe të zbulimit të dy partive tona
kryesore mbas lufte LDK-së dhe PDK-së, shërbimet e tyre nga nëntoka bënin luftë
të ashpër se kush do të kontrollonte institucionet e Kosovës, dhe jo të ishte
në fokus kryesor agjenda e negociatave dhe fuqizimi i institucioneve gjatë
tranzicionit[23].
Nëse analizohen rrethanat politike si ndërkombëtare po ashtu edhe të
brendshme, se kur ishte përgatitur ky plan atëherë mund të pohohet që ishte
zgjidhja më e mirë e mundshme për zhvillimet e mëvonshme për Kosovën në
rrugëtimin e saj drejt pavarësisë. Në nenin 1 shkruhej që:
“Kosova do të jetë shoqëri shumetnike, do të qeverisej në mënyrë
demokratike dhe me respektim të plotë të sundimit të ligjit, përmes
institucioneve të veta legjitime, ekzekutive dhe gjyqësore “[24].
Sipas këtij plani në nenin 1 pikën
1.11 ishte e definuar qartë që Kosova duhej të respektonte përkufizimet e
anekseve IX, X, XI, ku ishte rregulluara prania civile dhe ushtarake e
bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë dhe duhej përmbushur me sukses obligimet e
saj. Pra shihej qartë që përveç dispozitave që mundësonin funksionimin
demokratik të shtetit do të kishte kufizime për çështje të caktuara nga
institucionet e Kosovës, gjithashtu një pikë mjaftë e ndjeshme e dispozitave të
raportit gjithëpërfshirës së Ahtisarit do të ishte edhe aneksi V, në këtë aneks
ishin të rregulluara trashëgimia fetare dhe kulturore ortodokse në Kosovë[25],
disa nga nenet e këtij aneksi do jenë mjaftë problematike për institucionet e
Kosovës në vazhdimësi. Mendoj që me dispozitat brenda këtij plani në aneksin e
pestë ishin bërë mjaftë lëshime rreth statusit të trashëgimisë kulturore dhe
fetare serbe brenda Kosovës. Në pikën 1.2.
të aneksit V ku shkruhet që ;
“Kosova do ta njeh Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë, duke përfshirë
manastiret, kishat dhe objektet tjera që shfrytëzohen për qëllime fetare si
pjesë integrale të Kishës Ortodokse Serbe me seli në Beograd”[26].
Kjo pikë do të shohim që në vazhdim do të paraqet problem për
institucionet e Kosovës edhe në zbatimin në terren të planit të Ahtisarit dhe
probleme do të paraqiten sidomos edhe në negociatat e mëvonshme që do të
fillojnë në mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve në të ardhmen.
Gjithashtu një pikë tjetër e aneksit V të planit gjithëpërfshirës të Ahtisarit
që mendoj që ishte bërë shumë lëshim rreth Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë
ishte edhe pika 1.5.1. e nenit 1, ku shkruan ;
“Autoritetet e Kosovës do të kenë qasje në objektet të cilat përbëjnë
pronën e Kishës Ortodokse Serbe, vetëm me pëlqimin e dhënë nga Kisha ose në
rastet kur lëshohet urdhër gjyqësor në lidhje me aktivitetet jo ligjore, ose në
rast të rrezikut të drejtpërdrejt për jetën dhe shëndetin”[27]
SHBA-ja menjëherë duke parë manovrimet që vinin nga Rusia dhe Serbia
kishte përkrahur hapur projekt propozimin gjithëpërfshirës të Ahtisarit[28].
Përfaqësuesi i posaçëm i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së para se të bënte
publik planin kishte realizuar takim me anëtarët e Grupit të Kontaktit dhe përfaqësuesit
të NATO-së në Bruksel duke u konsultuar rreth publikimit fillestar të këtij
plani. Sipas planit të Ahtisarit ishin të përfshira dispozitat e përgjithshme
për një funksionim të shtetit demokratik. Por me propozimin gjithëpërfshirës
presidenti Ahtisari kishte bërë të përhershme disa nga dispozitat që kishin
qenë më parë në Kornizën Kushtetuese,
këto dispozita ishin të caktuara për periudhën e administrimit ndërkombëtar[29]
dhe jo që do duhej vazhdonin edhe pas pavarësisë së vendit, ky ishte një gabim
që do të iu kushtoj institucioneve të vendit pas Interesantë ishte fakti që Kosova edhe pse
kishte bërë mjaftë lëshime me planin e Ahtisarit, Grupi i Kontaktit kishte
kërkuar ende të bëheshin koncesione edhe më të mëdha, kjo kishte bërë që Kosova
të ndihej e zhgënjyer ndërsa Beogradi zyrtarë të shpërblehej duke kërkuar
maksimumin, sidomos rreth dispozitave që lidheshin me kishën ortodokse dhe
decentralizimin [30].
Por e rëndësishme ishte që SHBA-të përmes zëdhënësit të departamentit të
shtetit Sean Mc Comack kishin përkrahur propozimin gjithëpërfshirës duke
deklaruar që ky ishte një projekt i mirë, dhe synonte një Kosovë të qetë dhe pa
probleme etnike dhe do të ndikonte edhe në stabilitetin rajonal, gjithashtu
theksohej që ky plan duhej të ishte i pranueshëm edhe për popullin e Kosovës[31].
Ndërsa Rusia në anën tjetër ishte duke luajtur lojën e saj që ata do të
pranonin vetëm një plan që do të ishte i pranueshëm për të dy palët si
Prishtinë po ashtu edhe Beogradin, kjo do të thoshte një jo nga Moska zyrtare. Fatkeqësisht diplomatët deri në fund kishin menduar dhe
shpresuar që Rusia do të përkrahte këtë plan në Këshillin e Sigurimit, derisa
Vitali Churkin kishte deklaruar që ky draft ishte i mbushur me konceptin e pavarësisë
së Kosovës, duke lënë të kuptuar që gjasat ishin zero për tu adaptuar një plan
i tillë në Këshillin e Sigurimit [32].
Duke parë që Beogradi kishte refuzuar planin e Ahtisarit dhe Rusia kishte
bllokuar të gjitha përpjekjet që plani të kalonte përmes Këshillit të
Sigurimit, administrata amerikane e presidentit Bush kishte filluar të kërkonte
zgjidhje tjera duke punuar me aleatët evropian për ti bindur që ta mbështesnin
rreth çështjes së statusit të ardhshëm të
Kosovës, por jo përmes Këshillit të Sigurimit [33].
Diplomati amerikan James Pardew shkruan në librin e tij “Paqe bërësit”,
që miku i tij i mëhershëm rus nga Grupi i Kontaktit Sasha Bocan-Harçenko, duke
parë veprimet amerikane rreth Kosovës, i kishte telefonuar duke i deklaruar që
ju e dini që ne jemi kundër pavarësisë së Kosovës, ne nuk do të mund të iu
ndalim, por çmimi që do të paguani për këtë ishte në Gjeorgji [34].
Vëmendje!
Emërtimi i kishave dhe manastireve janë shkruar origjinal ashtu si janë përkthyer
në dokumentin propozimi që i dërguari special për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, Më 2 shkurt 2007 e dorëzoi propozimin e tij
në Prishtinë dhe Beograd, për pavarësinë e kushtëzuar të Kosovës, dokumenti i përkthyer në gjuhën shqipe, që na u
dorëzua në Departamentin e Kulturës, në MKRS.!
[1] Qazim Namani, Trashëgimia kulturore e historike në Kosovë
gjatë shekujve XIX-XX-XXI, Punim doktorate, Universiteti Publik i Tiranës,
2015, faqe. 80.
[2] Po aty, faqe 81
[3] Institut za geopoliti?ke studije Beograd 1997, KOSOVO
I METOHIJA Izazovi i odgovori , grupa autora, Beograd 1977, Qazim Namani, Trashëgimia kulturore e historike në Kosovë
gjatë shekujve XIX-XX-XXI, Punim doktorate, Universiteti Publik i Tiranës,
2015, faqe. 83
[4] Institut za
geopoliti?ke studije Beograd 1997, KOSOVO I METOHIJA Izazovi i odgovori , grupa autora, Beograd 1977.
[5] Po aty
[6] Po aty
[7] Dokument propozimi që i dërguari special për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, Më 2 shkurt 2007 e dorëzoi propozimin e tij
në Prishtinë dhe Beograd, për pavarësinë e kushtëzuar të Kosovës, dokumenti i përkthyer në gjuhën shqipe, që na u
dorëzua në Departamentin e Kulturës, në MKRS.
[8] Po aty
[9] Po aty
[10] Po aty
[11] Po aty
[12] Emërtimet e
objekteve janë marrë sipas raporteve dhe literaturës që i ka ofruar Beogradi,
Emërtimi për Urën e Vjetër të Gurit në Vushtrri dhe koha e ndërtimit të saj
janë të pasakta dhe pa bazë shkencore. Sipas shumë studiuesve, mendohet se ura
është ndërtuar para shekullit XIV.
[13]
Dokument propozimi që i dërguari
special për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, Më 2 shkurt 2007 e
dorëzoi propozimin e tij në Prishtinë dhe Beograd, për
pavarësinë e kushtëzuar të Kosovës, dokumenti i përkthyer në gjuhën shqipe, që na u
dorëzua në Departamentin e Kulturës, në MKRS.
[14] Po
aty
[15]
Marc Weller, Shtetësia e Kontestuar, faqe. 335
[16]
Jusuf Buxhovi, “Kosova VII”, faqe, 158
[17]
Jusuf Buxhaovi, “Kosova VII”, faqe, 169
[18]
Marc Weller, “Shtetësia e Kosovës”, faqe, 331
[19] Po aty, faqe 333
[20]
KIPRED, Centralizimi Etnik dhe Rreziqet E Zgjidhjeve Të
Ndërlikuara,Prishtinë,janar,2007, faqe .8
[23]
ICG, Kosova: Sfida e Tranzicionit, Raport për Evropë numër 170 – 17 shkurt
2006, faqe.8
[25]Propozimi
gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës 26 mars,2007
[26]Propozimi
gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës 26 mars,2007
[27] Po
aty
[28]
Jusuf Buxhovi, “Kosova VII” 2002-2008,Faik Konica,(Prishtin:2018), faqe 179
[29]
Marc Weller,Shtetësia e Kontestuar:Administrimi Ndërkombëtar i Luftës së
Kosovës Për Pavarësi, Koha,(Prishtinë:2011), faqe, 338.
[30] Marc Weller, Shtetësia
e Kontestuar: Administrimi Ndërkombëtar i Luftës së Kosovës Për Pavarësi, Koha,(Prishtinë:2011),341
[31] Jusuf
Buxhovi, “Kosova VII”, 2002-2008,Faik Konica,(Prishtinë:2018),179
[32] Tim Judah, ‘Kosova:
Çfarë duhet të dijë secili, Artini, (Prishtinë:2020),204-205
[33]James
Pardew, “Paqe bërësit”, (Prishtinë:2021) ,240
[34] James Pardew,
“Paqe bërësit”, (Prishtinë:2021), 240.