E enjte, 15.01.2026, 09:43 PM (GMT)

Speciale » Namani

Qazim Namani: Qazim Namani: Buxheti i Kulturës dhe ndarja për institucionet (2002–2008)

E enjte, 15.01.2026, 06:59 PM


Pasqyra e Buxhetit për Departamentin e Kulturës gjatë viteve 2002-2008 dhe ndarja e buxhetit për institucionet e kulturës

Nga Qazim Namani Dr. Arkeologji & Trashëgimi Kulturore

Riorganizimi i institucioneve të trashëgimisë kulturore, pas luftës 1999, shkaktoi mjaft shumë çrregullime në aspektin organizativ institucional, por edhe në shpërndarjen e buxhetit për ta mbuluar në tërësi hartën gjeografike të Kosovës.

Ish Enti Krahinor për mbrojtjen e monumenteve të Kosovës pas luftës vendoset të quhet Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës. Pas marrjes së këtij vendimi , Entet për mbrojtjen e monumenteve rajonale në Prishtinë , Prizren , dhe Gjakovë vetëmbrohen si Institute , një hap të tillë e ndjek edhe kuvendi komunal i Pejës në vitin 2002 , duke themeluar Institutin për Mbrojtjen e Monumenteve në Pejë, në vitin 2004 në Mitrovicë dhe në Gjilan themelohen Qendrat për Trashëgimi Kulturore. Të gjitha ndryshimet në këto emërtime janë bërë pa kaluar në procedurën e rregullt në Parlamentin e Kosovës.

Në fillim të pa përfshira në këtë rrjetë pas luftës mbetën qytetet tjera si:  Ferizaj, Vushtrria dhe shumë komuna tjera. Më vonë u themelua edhe Qendra për Trashëgimi Kulturore në qytetin e Ferizajt, dhe disa nga institutet e themeluara në fillim u kthyen në qendra. Një veprim i tillë i paplanifikuar nuk mund të frenojë iniciativën, që edhe këto komuna të ndërmarrin hapa të tillë, pa llogaritur pasojat në të ardhmen.Një organigram i tillë nuk premton organizim të qëndrueshëm.

Nuk është bërë një analizë për të vlerësuar reformimin e institucioneve që merren me këtë fushë, të trashëguara nga kushtetuta e vitit 1974 si p.sh: Nga Instituti Albanologjik është dashur të themelohen, Instituti për etnologji (kulturë popullore), Instituti për arkeologji dhe institute tjera, kurse sektori i historisë ti bashkëngjitet Institutit të historisë.

Siç po shihet për momentin në Kosovë vepronin dy institute dhe shtatë qendra që merren me mbrojtjen e trashëgimisë arkitektonike të pa koordinuara në një qendër dhe me ngatërrim të kompetencave.

Nëse bëjmë një analizë logjike këto institute dhe qendra që merren me trashëgimi kulturore, janë shumë në numër nëse merret për bazë sipërfaqja territoriale e Kosovës apo numri i banorëve. Kosova ka sot 10.887 km²[1], me rreth 2 milion banor. Si shembull po marrim dy qytete të mëdha nga dy shtetet që na sunduan mbi 500 vite, Ankaranë në Turqi dhe Beogradin në Serbi. Vetëm Ankaraja shtrihet në 25 615 km² me një popullatë prej 4.007 860 banor,[2] kurse Beogradi shtrihet në një sipërfaqe prej 3220 km² me mbi 1500. 000 banorë.[3] Të dy këto qytete kanë gjurmë të lashta qytetërime dhe monumente me vlera kapitale nga trashëgimia kulturore, dhe nëse merren për bazë dy kriteret e cekura më lartë, dhe po ta kishin modelin e organizimit institucional të Kosovës shtohet pyetja? Sa institute do ti kishin për mbrojtjen e trashëgimisë arkitektonike!

Tabela 3. Pasqyra e buxhetit 2002 deri 2008

Të dhënat janë marrë në Zyrën e financave në MKRS[4].

Shembuj mbi ndarjen e buxhetit:

Fig. 3. Buxheti i Divizionit skenike-muzikore per vitin 2003[5]

Siç shihet nga skema e punuar lart për ndarjen e buxhetit për Divizionin e arteve skeniko-muzikore dhe pamore për vitin 2003, shohim se të gjitha këto institucione kishin më shumë buxhet se sa Divizioni i Trashëgimisë Kulturore, që ju kishin ndarë 165.000 euro, apo barazi me Teatrin e qytetit të Gjakovës që ju kishin ndarë 160.000 euro.

Shihet se shuma më e madhe e buxhetit për institucione kishte shkuar për renovimin e Teatrit Kombëtar të Kosovës, ku ju kishin ndarë 405.000 euro. Disa herë më vonë janë ndarë disa herë buxhet për renovimin e Teatrit Kombëtar, dhe nuk po më vjen keq ta them se që nga themelimi i ministrisë në vitin 2002, kur jam punësuar, kam gjetur në renovim objekte të institucioneve dhe deri tani me pensionimin tim vazhdojnë investimet me miliona euro ne renovimin e tyre, shembull konkret Teatri kombëtar i Kosovës, Muzeu i Kosovës etj.

Nga gjithë këto shpenzime të buxhetit për renovime të institucioneve, dhe objekteve private që nuk plotësojnë asnjë kriter për tu regjistruar si monumente të kulturës, shtohet pyetja si nuk është bërë një raport apo publikim i mirëfilltë për gjendjen e trashëgimisë kulturore në Kosovë, për të argumentuar dëmet dhe falsifikimet që i bëri pushteti serb deri në vitin 1999.

Mungesa e një studimi të tillë e bëri palën shqiptare, shumë të dobët gjatë bisedimeve me palën serbe e ndërkombëtare për trashëgiminë tonë kulturore, kur dihet se serbët gjatë asaj periudhe kishin arritur ti botojnë disa raporte, që ju ofruan ndërkombëtarëve në tryezën e bisedimeve.

Në këtë shembull vërehet se sa buxhet shkon për projekte, dhe në disa institucione të cilat duhet të menaxhohen nga Kuvendet komunale që i kanë themeluar komunat, p.sh. Teatri i qytetit të Gjakovës, Bibliotekat komunale etj. Gjatë këtyre viteve ka ndodhur që buxheti i Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës të jetë i barabartë me ndonjë bibliotekë komunale si p.sh. Leposaviqit.

Nga të dhënat e cekura më lartë, dhe nga buxheti i tërësishëm për Departamentin e  Kulturës gjatë periudhës 2002 deri 2008, me shumën prej 25.429.735 Euro, mundë të kuptojmë politikat e gabuara programore ku deri me tani nuk është investuar fare në Ulpianë, Artanë, Runik, Vendenis (Gllamnik) dhe lokalitete tjera me interes për identitetin tonë kombëtar.

Fig. 4. Investimet kapitale ne Divizionin e Trashegimis Kulturore ne vitin 2007

Fig. 5. Përqindja e investimeve ne projektet kapitale ne vitin 2007

Nga shembujt e cekur më lartë edhe pse janë paraparë investime në Kështjella, këto projekte nuk u realizuan, por u realizua projekti për Kullën e Sahatit në Gjakovë, e cila nuk kishte gjurmë të ndërtimit, Mulliri i Nikës në Ferizaj, Xhamia në Vrellë, që nuk ishin të shpallura si monumente në mbrojtje, Ndërtimi i Bibliotekës në Gjakovë që ishte kompetencë e komunës.

Keq menaxhimi i buxhetit është përshkruar dhe në raportin final të auditimit mbi pasqyrat financiare të MKRS, për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2007 me nr. Dokumentit 21.05.1-2007-8.[6]

Këto analiza janë bërë, gjatë punës time si Zyrtar për trashëgimi të luajtshme (Muzeologjisë dhe Arkeologjisë), prej vitit 2002-2009.



[1] A.SH.A.K, Hivzi Islami, “Studime demografike”, Prishtinë 2005, fq. 340

[3] http://en wikipedia.org/wiki/ Beograd, web faqe e vizituar me 25.08.2008

[4] Zyra e financave në MKRS

[5] Zyra e financave në MKRS

[6] Raporti final i auditimit në MKRS, për vitin 2007, Publikuar, Prishtinë, Gusht 2008



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Qazim Namani: Qendra Koordinuese e Republikës së Serbisë dhe Malit të Zi për Kosovë e “Metohi”, në Graçanicë 2003 Qazim Namani: Manastiri i Sokolicës në Boletin dhe marrëveshjet me Ministrinë e Kulturës në vitin 2006 Qazim Namani: Konferenca për ruajtjen dhe konservimin e monumenteve të trashëgimisë kulturore në Kosovë Qazim Namani: Programi rajonal për Trashëgiminë kulturore dhe natyrore në Evropën Juglindore Qazim Namani: Zhvillimi i arsimit në tokat shqiptare pas pushtimit nga P. Osmane Qazim Namani & Emin Sallahu: Konfliktet ndër kufitare në mes të Shqipërisë dhe Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene në vitin 1921 Qazim Namani: Kozmologjia e artit popullor dardan e aplikuar në punimin e gurëve të oxhaqeve Qazim Namani: Kolonizimi i Malësisë së Galabit gjatë viteve 1876 - 1912 me shqiptarë ortodoksë nga Mali i Zi Qazim Namani: Gjurmë të Xehetarisë në Malësinë e Galabit Qazim Namani: Miniera e Leçes në komunën e Medvegjës, miniera më e madhe e arit në Evropë Qazim Namani: Trashëgimia Kulturore dhe Plotësimi i Standardeve për Pavarësinë e Kosovës 1999 - 2006 Qazim Namani: Rrugët më të rëndësishme që kalonin nëpër Malësinë e Galabit Qazim Namani: Galabrët e Dardanisë fisi më aristokrat në antikitetin e vonë Qazim Namani: Lojërat Olimpike në artin popullorë të zbuluar në Dardani Qazim Namani: Biznesi dhe mikpritja në Mbretërinë e Dardanisë Namani, Gjata, Sallahu: Festa pagane te 'Guri i Shënjimit' në fshatin Zatriq komuna e Rahavecit Qazim Namani: Luftimet e zhvilluara gjatë vitit 1944 për mbrojtjen e kufirit në fshatin Prapashticë Namani, Vitaku, Sallahu: Tipologjia e banesës dhe simbolet e kultit në komunën e Mitrovicës dhe Vushtrrisë Qazim Namani: Banesa Qytetare shqiptare e shekullit XIX në Shqipërinë veri-lindore Qazim Namani: Gjurmë të trashëgimisë kulturore në fshatrat Lladoc, Balloc e Herticës në komunën e Podujevës

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx