Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: Nuk mund të anashkalohet roli i Ernest Koliqit në formimin e Martin Camajt
E diele, 28.12.2025, 06:58 PM
NUK MUND TË ANASHKALOHET ROLI I ERNEST KOLIQIT NË FORMIMIN E MARTIN CAMAJT
Nga
Frank Shkreli
Viti 2025 shënoi 100-vjetorin e lindjes
së shkrimtarit e poetit Martin Camaj. Gjatë vitit dhe në mbyllje të këtij
përvjetori, në Shqipëri u zhvilluan disa aktivitete kushtuar jetës dhe
veprimtarisë së këtij përfaqsuesi të njohur e të denjë të letrave shqipe.
Një ndër këto organizime, në këtë
përvjetor kohët e fundit, ishte ai i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë – në
bashkpunim me Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës. Ditët e fundit, këto dy ente të larta
akademike zhvilluan në Tiranë konferencën shkencore kushtuar 100-vjetorit lindjes
së Martin Camajt me titull, “Gjurmët e fjalës – Martin Camaj në 100-vjetorin e
lindjes”. Një përkujtim shumë
me vend për veprën dhe kontributet e Martin Camaj nga Akademia, në 100-vjetorin
e lindjes. Për çka Martin Camaj, me burrërinë e tij prej malësori dukagjinas,
do përshëndeste me mesazhin e tij drejtuar intelektualëve dhe mbarë popullit
shqiptar në vitin 1991, pas shembjes së Murit të Berlinit -- duke falënderuar Akademinë
për nderimin që iu bë në 100-vjetorin e lindjes dhe për vlersimin e veprës së
tij: “Bâtë burrninë të më shtini në rreshtin tuej. Ndonse të ndamë për një
gjysmë shekulli, unë jam i jueji e ju jeni të mijt. Martin Camaj.” Frank Shkreli: Martin
Camaj, malësori bujar dhe europiani erudit | Gazeta Telegraf
Sipas portalit të Akademisë Shqiptare,
konferencën e hapi Akad. Gëzim Hoxha, Kryetari i Seksionit të Shkencave
Shoqërore dhe Albanologjike (ASHSH), duke përshëndetur tubimin në emër të
Kryesisë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Sipas të dhënave nga konferenca ai është
“ndalur në kompleksitetin e vlerave të veprës së Martin Camajt, që reflektohen
në krijimtarinë letrare, në kontributet qenësore në fushë të gjurmimeve
albanologjike, në ndihmesat në fushë të gramatologjisë dhe të filologjisë së
tekstit. Ai u shpreh se ky përvjetor nuk është vetëm një përkujtim, por një
rikthim i domosdoshëm te burimet e mendimit, të gjuhës dhe të estetikës që
Camaj i la kulturës sonë si një trashëgimi e pashtershme.” Duke shtuar se “Camaj mbetet një figurë që
ende kërkon, madje kërkon me ngulm, një rivlerësim të vazhdueshëm kritik. Gëzim
Hoxha e vlerësoi konferencën, jo vetëm si një homazh, por edhe si një nxitje
për të thelluar kërkimin shkencor mbi veprën e tij, për ta vendosur Camajn në
qendër të debatit bashkëkohor letrar, gjuhësor dhe kulturor, aty ku ai realisht
e meriton të qëndrojë.” U mbajt konferenca
shkencore “Gjurmët e fjalës – Martin Camaj në 100-vjetorin e lindjes” – Akad
Nëqoftse i marrim seroizisht fjalët e
Akademikut Gëzim Hoxha, thirrja e tij për një rivlersim të veprës së Martin
Camajt është një fillim i mirë drejt rivlerësimit të jetës dhe veprimtarisë së
Camaj. Këtij “Shkrimtari të lartësive”,
siç e ka cilësuar Ismail Kadare, të përjashtuar dhe të anashkaluar, qëllimisht
dhe zyrtarisht, për dekada tani, qoftë nga entet politike, qoftë nga ato
akademike e letrare të regjimit komunist të Shqipërisë, por që fatkeqsisht, disa
elementë të botës aktuale akademike dhe politike shqiptare – gjithnjë të
influencuar nga edukata e ish-regjimit komunist të 1970-ave-1980-ave --
vazhdojnë ende ta distancojnë dhe ta trajtojnë shkrimtarin e poetin malësor si
të “huaj”, së bashku me shkrimtarin tjetër të përjashtuar Ernest Koliqin, edhe
si “tradhtarë të atdheut, poliagjentë dhe armiq të kombit” që, sipas tyre, kanë
punuar për interesa të të huajve.
Thirrjen për një “rivlersim” të veprës
së Camajt e shikova si një fillim të mirë, ndoshta si një hap që hap përpara.
Megjithse të flitet për meritat e Martin Camajt, veçanërisht në një organizim
të lartë akademik siç është Akademia e Shkencave të Shqipërisë, pa folur për
lidhjet e tij të ngushta me Ernest Koliqin ose influencën e Koliqit në formimin
e shkrimtarait e poetit Camaj, është një lloj sakrilegji kulturor dhe kombëtar,
sipas mendimit tim.
Megjithëkëtë, në frymën e pozitivitetit dhe të së VËRTETËS akademike e historike, një thirrje e tillë, megjithse e vonuar, në konferencën e fundit në Tiranë, kushtuar Martin Camajt në 100-vjetorin e lindjes së poetit dhe shkrimtarit Camaj, duhet mirëpritur dhe inkurajuar, në shikimin e parë. Por njëkohësisht, uroj dhe shpresoj që ky “rivlersim”, nëse ndodh, të jetë serioz dhe pa paragjykime politike, bazuar në vlerat dhe kontributet e të tija jetësore. Duke besuar se jeta dhe vepra e Martin Camajt është e lidhur ngusht me shkrimtarin tjetër të njollosur nga ish-regjimi komunist dhe bashkpuntorin e tij të ngusht, Ernest Koliqin, gjithnjë i përjashtuar, zyrtarisht, nga nostalgjikët e atij regjimi sllavo-aziatik-komunist, gjitnjë në detyra të larta vendimarrëse të vendit – pas 35-vjet tranzicion politik. Një vlersim i tillë i Camajt duhet të përfshij edhe Koliqin, për ndryshe nuk është i plotë as i besueshëm. Prandaj, megjith vullnetin e mirë që mund të jetë shprehur për rivlersimin e Camajt në atë konferencë -- “rivlersimi” i Martin Camajt nuk mund të ndodh pa një rivlersim të thellë, vërtetë akademik dhe pa njolla politike -- edhe të jetës dhe veprimtarisë letrare, gjuhësore e të tjera, të Ernest Koliqi, pore dhe bashkpunimit të tyre të ngusht në mërgim.
Prandaj, nëse do t’a merrnim,
seriozisht, deklaratën e Akademikut Gëzim Hoxha në konferencën e Tiranës
kushtuar 100-vjetorit të lindjes së Camajt, “rivlersimi” i veprës dhe jetës së
tij duhet patjetër të bëhej me një vlersim bashkrendues me figurën, me veprat
dhe jetën e Koliqit, për të qenë i besueshëm. Siç dihet, kritikët e tyre, Frank Shkreli:
Fletërrufeja kundër Ernest Koliqit dhe Martin Camajt | Gazeta Telegraf përfshir regjimin
komunist të Enver Hoxhës gjatë dekadave, i kanë trajtuar të dy, Koliqin dhe
Camajn, së bashku, si “tradhëtarë e poliagajentë”, në shërbim të të
huajve. Për këtë arsye them, se të dy
këta burra të Kombit me shumë vlera dhe merita historike, meritojnë të
vendosën, më në fund, së bashku dhe pa paragjykime politike, gjuhësore ose krahinore,
“në qendër të debatit bashkëkohor letrar, gjuhësor dhe kulturor”, aty ku
realisht, e meritojnë dhe qëndrojnë, si qirinjë drite dhe vlerash në historinë
e Kombit shqiptar.
Këtë “boshllëk”, në 100-vjetorin e
lindjes së Main Camajt, si të thuash e “plotësojë” disi -- megjithse në një
nivel tjetër, jo zyrtar --Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës - Site of Witness and Memory |
Shkodra | Facebook me një
veprimtari përmbyllse për vitin 2025, në
muzeun “Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës në
Shkodër. Sipas portalit, atje u ekspozuan botime shkencore dhe letrare
të Martin Camajt gjatë periudhës së emigrimit politik, larg Shqipërisë të
shkruara nga Camaj gjatë viteve të qëndrimit të tij në Prishtinë, Romë dhe
Mynih, si autor i letërsisë shqipe dhe si studiues i albanologjisë në fusha si
gjuhësia, filologjia dhe studimet arbëreshe. Por portali ve në dukje se
ekspozita në Shkodër përmbante një të “veçant”: librat me dedikime të Martin
Camajt për shkrimtarin Ernest Koliqi, që, sipas portalit “dëshmojnë
marrëdhënien e tyre intelektuale dhe bashkëpunimin e hershëm në revistën
shkencore albanologjike “Shêjzat”, ku Camaj ishte kryeredaktor. Por
marrëdhëniet midis tyre ishin më të thella se kaq...”, thekson njoftimi. Një
hap i duhur, por nuk mjafton. Një gjë të tillë do duhej të bëhej nga zyrtare,
si Akademia e Shkencave e Shqipërisë, ndoshta në bashkpunim me Akademinë e Republikës së Kosovës dhe e universiteteve
shqiptare… ashtuqë këto figura të mëdha të Kombit të pastrohen njëherë e miër
nga blata që ka hedhur mbi regjimi sllavo-komunist i Enver Hoxhës.
Për ndryshe aktivitetetet gjysmake
kushtuar Martin Camajt në 100-vjetporin e lindjes së tij, duken më shumë si ajo
fraza që përdoret nga populli, “më ka çua baba sa me lajë gojën”. Sepse, “Çdo
përpjekje për të minimizuar rolin e Ernest Koliqit në formimin letrar të Martin
Camajt nuk është akt kritik i ndershëm, por një reduktim ideologjik dhe
anakronik i historisë së letërsisë shqipe. Pa Koliqin, Camaj nuk do të kishte
as horizontin kulturor, as platformën intelektuale, as mbështetjen vendimtare
që e nxori nga izolimi provincial dhe e vendosi në dialog të drejtpërdrejtë me
Europën letrare”. (Një citim pa autor në AI.)
Si rrjedhim, asnjë njeri serioz, e lere
më një studiues dhe historian ose letrar serioz, nuk mund ti marrë seriozisht
deklarata të tilla për rivlersimin e Martin Camajt, pa marrë parasysh
influencën që ka patur në zhvillimin e formimin e tij, Ernest Koliqi. Për deria mohohet roli i Koliqit në formimin
e Camajt dhe për derisa këta dy shkrimtarë
të mëdhej nuk vlersohen pa paragjykime politike për meritat e tyre të vervet
historike, përpjekje të tilla si konferenca e fundit e Akademisë së Shkencave e
Shqipërisë do të konsiderohet më shumë si një përpjekje për të minimizuar ose
për të neutralizuar veprën dhe kontributet e Ernest Koliqit në histrinë e
Kombit dhe jo aq shumë sa një zhvillim akademik për të lartësuar figurën e
Martin Camajt. Kjo për fat të keq, ndodh se Ernest Koliqin e kanë ferrë në sy,
edhe sot e kësaj dite, apologjetët e komunizmit të shkolluar në frymën e ish
regjimit enverist. Atyre edhe sot 35-vjet tranzicion u prish balancat dhe
narrativat zyrtare të komunizmit sllavo-aziatik për Ernest Koliqin po se po,
por edhe për Martin Camajn si dhe shumë të tjerë si këta. Por doni, s’doni, kjo
është punë e juaj, por Ernest Koliqi dhe Martin Camaj – me ose pa rivlersimin
tuaj, ata mbeten dy figura kyçe të pandara në historinë dhe letërsinë e Kombit
Shqiptar!
Martin
CAMAJ për Ernest KOLIQIN:
“E randë dhe e vështirë asht edhe për
mue barra që po më bie të shkruej për këtë humbje shi në këtë vend ku Ernest
Koliqi shtjelloi për tetëmbëdhjetë vjet tema gjithfarësh shoqnore, frymëdhanëse
të artit dhe përtrijse të kulturës shqiptare. Kjo peshë lehtësohet kur me
bindje thom: zemra s’e mban, por as arsyeja s’duron të flasim për vdekje:
vetja e Koliqit e paisun me vlera të nalta njerëzore, si poet e dijetar, i
gjithanshëm, i hapun kah jeta me krahë gjiganti, gjallnon; vepra e Tij e madhe
flet gjithnji, si bazë komplekse e nji testamenti shpirtnor, fillue në vjetet
tridhetë dhe e pandërpreme deri në ditët e fundit.”
Me rastin e kalimit në amshim të Ernest
Koliqit -- Revista “Shêjzat”
(Le Pleiadi),Vjeti XIX/1978. f. 7-10


Pamje nga Konferenca e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, kushtuar 100-vjeotir të Martin Camajt, 16 Dhjetor, 2025









