E marte, 18.11.2025, 11:06 PM (GMT)

Kulturë

Përparim Hysi: Kosova e “klonuar” në një roman

E marte, 18.11.2025, 06:52 PM


KOSOVA  e "klonuar" në një roman

Romani "Iliriana" i RESHAT SAHITAJT

(ese)

Nga Përparim Hysi

Nuk e kam njohur më parë RESHAT SAHITAJT,  por, kur më njoftoi me e-mail, se do vinte për promovimin e romanit të tij "Iliriana" në Panairin e librit në Tiranë, sado i privuar shëndetërisht, shkova dhe   e takova. Qe  me  bashkëshorten, zonjën BEHARE REXHEPI dhe veç tyre dhe botuesi i Shtëpisë botuese"Emal", zoti Astrit Muçi. Qe një takim, pak"vertikal", sikur po më ndiqte dikush me shkop dhe, megjthatë,  si fisnik që është, RESHAT SAHITAJ, më dhuroi romanin e tij"Iliriana".

Kurrë nuk shkruaj apo flas për njerëz apo ngjarje që nuk i njoh. "Darovia" e mikut nga KOSOVA qe, paksa, e rëndë për mua dhe si, borxhëli që ndihem, pasi e lexova romanin dua ta them fjalën time,

*

Së pari,  pa u sugjestuar nga opinione të njerëzve me emër në FUSHËN e Letrave,  unë kam mendmini tim. Nëse them se autori RESHAT SAHITAJ e ka"klonuar" KOSOVËN nga viti 1980 e deri  në ditën e sotme, prapë nuk jam i shprehur plotësisht. Siç vë re,  rreken e shkruajnë dhe janë ku e ku më të thellë se sa unë disa emra të huaj e shqiptarë, por unë nuk sugjestionohem nga askush, jo se jam mendjemadh, por dua të jem unë dhe askusht tjetër. Unë lexoj dhe, nëpër rreshta, e shoh si lëviz shpirti i autorit jo nga një iiluzion(made in kuqezi), por nga një dashuri sipërore siç çshtë ajo për ATDHE. Letërsia, - thotë VICTOR  HYGO, - prodhon qytetari. Atëherë, kur thoshte CEZARI:"Zaret u hodhën".Do pyesni:-Po ku është qytetaria këtu? Shikojen pratagonistin (A ka rëndësi emri:Letërsia përgjithëson),  si "kapur" pas një"iluzioni"kuq e zi", bëhet pjesëmarrës i demonstratës për pavarësi e liri,  dhe ia"nxjerrin"dashurinë kuq e zi" nga hundët. Sa qytetari ka, kur pohon:-Nuk jam patriot! Nuk e bën gjoksin "vrimë" të një heroizmi që, edhe  e meriton, por tek është qytetari dhe jo sharlatani.

Unë them më lart që e ka klonuar KOSOVËN në këto gati  20-vjet. Por ma gjeni kund një autor që.pa e lodhur shumë lexuesin, në pak faqe, zë e kërkon rrënjët e lashta të familjes. ADAMAT  KELMENDI  (enkas e shkruaj me gërma korsive) nuk është origjina e lashtë e familjes, por, njëkohsisht, e krejt DARDANISË në ato troje. Librërthi i xhepit që gjendet në ato humnera të thella, jo vetëm ta shqyenë"xhepin" e kujtesës, për ta patur"mendjen në mësim" ti si lexues dhe prapë flet për një autor me kaq qytetrari. Dhe thotë:- Unë nuk jam historian. Jo , mor zoti RESHAT SAHITAJ,  ti je sa shkrimtar, por dhe aq patriot dhe po aq historian.

*

RESHAT SAHITAJ flet për një realitet që e ka parë dhe jo vetëm kaq: e ka paguar me shpirtin e tij.Por autori nuk është"fotograf".Ai është njei i penës dhe kur ke një penë, shkruante shkrimtari i madh rus, LEON TOLSTOI, je si në luftë. Në këtë luftë, RESHA SAHITAj jo vetëm është pjesëmarrës, por një luftëtar model që, po ta lexosh, nëpër rreshta, duhet ndjekur. Tek i jap një vështrim nga fillimi në fund të romanit, s'kam se si mos ndalem në  ato mësime që

nxjerrë:

Duke i parë me sy si u zhvilluan.lufta për pavarësi dhe më tej, autori thotë:"Lumturia apo shaktërimi i vendit është në dorën tonë".

-Edhe jeta më e shkurtër bëhet më e gjatë, nëse jetohet me virtyte.

-Asgjë e madhe në jetë nuk është përmbushur pa pasion, -thoshte HEGEL.

Qytetaria dhe mesazhi më i bukur(gjithmonë në gjykimin tim) është dashuria.Nuk është blasfemi, tthotë autori,  që ti kosovar, shqiptar të dashurosh një komshie që është serbe, Nuk ka rëndësi ZORIC a JORGJICË? Popujt, mes vedi, janë miq. Armiqësinë apo ndasinë e mbjellin tiranët. S'ka nevojë për shembuj të shumtë.RADMILLA i shpëtoi një grup fëmijët shqiptarë dhe e flijojë jetën e saj a nuk ishte sërbe? Edhe tash e ndjej kujen e autorit, kur lëshon pyetjen aq domethënëse:-Kush e vrau?!!! Shkoni dhe më tej:- A

nuk qe sërb ai që theri shokun e tij që donte të përdhunonte një  çupë gati as adoleshente shqiptare. Këto janë mesazhe që e rritin vlerën e romanit.

*

Dhe më tej:- A më gjeni kund një autor tjetër që të"zhvishet lakuriq" para lexuesit duke treguar deri në përdhunim vetiak apo dhe ca më tepër:-Ka një guxim qytetar (rast fare unuik) duke futur lexuesin deri në në"caqe të mbyllura familjare". Për vete, kurrë nuk do guxoja të lakoja kaq"lakuriq" një pjesëtar  familjar qoftë me kaq kontenacion negativ.

Me RESHAT SAHITAj  ka ndodhur ajo  që thotë GËTE:"Të shprehesh me përpikëri, kjo është nisja dhe mbarimi i çdo vepre arti."

Po të ishte se merret prarasyh mendimi im, ky roman  është i denjë për një film. Aty, në ekran. zë e përjeton:edhe vuajtjet:edhe mundmet;edhe "IKJEN  BIBLIKE" të kosovarëve nga trojet e tyre;por edhe përdhunimet, maltranimet e klikës serbe, por, në të njëjtën kohë,  në anën tjetër, të shfaqen ata hetuesë që kanë shitur lëkurën dikur dhe, për fatin e keq,  janë ende në pozita komode. KOSOVA në roman del ashiqare siç e tregon autori. Sentenca që lirinë e lumturinë mos e prit nga askush, po prej vetes.  Kur po e mbyll këtë shkrim, nuk kam se si mos nënvizoj një thënie të autorit:"KOSOVA është çliruar nga Serbia, por është pushtuar nga vetevetja!!!". Kjo është fraza më tronditëse që i bën "anamnezën" KOSOVËS në këtë pasluftë.

RESHAT SAHITAJ jo vetëm të falnderoj për"darovinë" tuaj të florinjtë dhe, nëse po ta kthejë me"pare pa vlerë", të më falësh se kaq janë dijet e mia. Shkrofsh, or mik   dhe pena të  të bëhet plug për të çarë arat e letërsisë.

Tiranë, 18 nëntor 2025



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx