| E marte, 18.11.2025, 06:52 PM |
KOSOVA e "klonuar" në një roman
Romani
"Iliriana" i RESHAT SAHITAJT
(ese)
Nga
Përparim Hysi
Nuk
e kam njohur më parë RESHAT SAHITAJT,
por, kur më njoftoi me e-mail, se do vinte për promovimin e romanit të
tij "Iliriana" në Panairin e librit në Tiranë, sado i privuar
shëndetërisht, shkova dhe e takova.
Qe me
bashkëshorten, zonjën BEHARE REXHEPI dhe veç tyre dhe botuesi i Shtëpisë
botuese"Emal", zoti Astrit Muçi. Qe një takim,
pak"vertikal", sikur po më ndiqte dikush me shkop dhe,
megjthatë, si fisnik që është, RESHAT
SAHITAJ, më dhuroi romanin e tij"Iliriana".
Kurrë
nuk shkruaj apo flas për njerëz apo ngjarje që nuk i njoh. "Darovia"
e mikut nga KOSOVA qe, paksa, e rëndë për mua dhe si, borxhëli që ndihem, pasi
e lexova romanin dua ta them fjalën time,
*
Së
pari, pa u sugjestuar nga opinione të
njerëzve me emër në FUSHËN e Letrave,
unë kam mendmini tim. Nëse them se autori RESHAT SAHITAJ e
ka"klonuar" KOSOVËN nga viti 1980 e deri në ditën e sotme, prapë nuk jam i shprehur
plotësisht. Siç vë re, rreken e
shkruajnë dhe janë ku e ku më të thellë se sa unë disa emra të huaj e
shqiptarë, por unë nuk sugjestionohem nga askush, jo se jam mendjemadh, por dua
të jem unë dhe askusht tjetër. Unë lexoj dhe, nëpër rreshta, e shoh si lëviz
shpirti i autorit jo nga një iiluzion(made in kuqezi), por nga një dashuri
sipërore siç çshtë ajo për ATDHE. Letërsia, - thotë VICTOR HYGO, - prodhon qytetari. Atëherë, kur
thoshte CEZARI:"Zaret u hodhën".Do pyesni:-Po ku është qytetaria
këtu? Shikojen pratagonistin (A ka rëndësi emri:Letërsia përgjithëson), si "kapur" pas
një"iluzioni"kuq e zi", bëhet pjesëmarrës i demonstratës për
pavarësi e liri, dhe
ia"nxjerrin"dashurinë kuq e zi" nga hundët. Sa qytetari ka, kur
pohon:-Nuk jam patriot! Nuk e bën gjoksin "vrimë" të një heroizmi që,
edhe e meriton, por tek është qytetari
dhe jo sharlatani.
Unë
them më lart që e ka klonuar KOSOVËN në këto gati 20-vjet. Por ma gjeni kund një autor që.pa e
lodhur shumë lexuesin, në pak faqe, zë e kërkon rrënjët e lashta të familjes.
ADAMAT KELMENDI (enkas e shkruaj me gërma korsive) nuk është
origjina e lashtë e familjes, por, njëkohsisht, e krejt DARDANISË në ato troje.
Librërthi i xhepit që gjendet në ato humnera të thella, jo vetëm ta
shqyenë"xhepin" e kujtesës, për ta patur"mendjen në mësim"
ti si lexues dhe prapë flet për një autor me kaq qytetrari. Dhe thotë:- Unë nuk
jam historian. Jo , mor zoti RESHAT SAHITAJ,
ti je sa shkrimtar, por dhe aq patriot dhe po aq historian.
*
RESHAT
SAHITAJ flet për një realitet që e ka parë dhe jo vetëm kaq: e ka paguar me
shpirtin e tij.Por autori nuk është"fotograf".Ai është njei i penës
dhe kur ke një penë, shkruante shkrimtari i madh rus, LEON TOLSTOI, je si në
luftë. Në këtë luftë, RESHA SAHITAj jo vetëm është pjesëmarrës, por një
luftëtar model që, po ta lexosh, nëpër rreshta, duhet ndjekur. Tek i jap një
vështrim nga fillimi në fund të romanit, s'kam se si mos ndalem në ato mësime që
nxjerrë:
Duke
i parë me sy si u zhvilluan.lufta për pavarësi dhe më tej, autori
thotë:"Lumturia apo shaktërimi i vendit është në dorën tonë".
-Edhe
jeta më e shkurtër bëhet më e gjatë, nëse jetohet me virtyte.
-Asgjë
e madhe në jetë nuk është përmbushur pa pasion, -thoshte HEGEL.
Qytetaria
dhe mesazhi më i bukur(gjithmonë në gjykimin tim) është dashuria.Nuk është
blasfemi, tthotë autori, që ti kosovar,
shqiptar të dashurosh një komshie që është serbe, Nuk ka rëndësi ZORIC a
JORGJICË? Popujt, mes vedi, janë miq. Armiqësinë apo ndasinë e mbjellin
tiranët. S'ka nevojë për shembuj të shumtë.RADMILLA i shpëtoi një grup fëmijët
shqiptarë dhe e flijojë jetën e saj a nuk ishte sërbe? Edhe tash e ndjej kujen
e autorit, kur lëshon pyetjen aq domethënëse:-Kush e vrau?!!! Shkoni dhe më
tej:- A
nuk
qe sërb ai që theri shokun e tij që donte të përdhunonte një çupë gati as adoleshente shqiptare. Këto janë
mesazhe që e rritin vlerën e romanit.
*
Dhe
më tej:- A më gjeni kund një autor tjetër që të"zhvishet lakuriq"
para lexuesit duke treguar deri në përdhunim vetiak apo dhe ca më tepër:-Ka një
guxim qytetar (rast fare unuik) duke futur lexuesin deri në në"caqe të
mbyllura familjare". Për vete, kurrë nuk do guxoja të lakoja
kaq"lakuriq" një pjesëtar
familjar qoftë me kaq kontenacion negativ.
Me
RESHAT SAHITAj ka ndodhur ajo që thotë GËTE:"Të shprehesh me
përpikëri, kjo është nisja dhe mbarimi i çdo vepre arti."
Po
të ishte se merret prarasyh mendimi im, ky roman është i denjë për një film. Aty, në ekran. zë
e përjeton:edhe vuajtjet:edhe mundmet;edhe "IKJEN BIBLIKE" të kosovarëve nga trojet e
tyre;por edhe përdhunimet, maltranimet e klikës serbe, por, në të njëjtën
kohë, në anën tjetër, të shfaqen ata
hetuesë që kanë shitur lëkurën dikur dhe, për fatin e keq, janë ende në pozita komode. KOSOVA në roman
del ashiqare siç e tregon autori. Sentenca që lirinë e lumturinë mos e prit nga
askush, po prej vetes. Kur po e mbyll
këtë shkrim, nuk kam se si mos nënvizoj një thënie të autorit:"KOSOVA
është çliruar nga Serbia, por është pushtuar nga vetevetja!!!". Kjo është
fraza më tronditëse që i bën "anamnezën" KOSOVËS në këtë pasluftë.
RESHAT
SAHITAJ jo vetëm të falnderoj për"darovinë" tuaj të florinjtë dhe,
nëse po ta kthejë me"pare pa vlerë", të më falësh se kaq janë dijet e
mia. Shkrofsh, or mik dhe pena të të bëhet plug për të çarë arat e letërsisë.
Tiranë, 18 nëntor 2025