E marte, 18.11.2025, 11:08 PM (GMT)

Kulturë

Sevdail Hyseni: Halim Hasani hyn në arkivin e urtësisë ne 5000 aforizma

E marte, 18.11.2025, 06:54 PM


Halim Hasani hyn në arkivin e urtësisë ne 5000 aforizma

Përkitazi me librin e Halim Hasanit “5000 Aforizma (Fjalë të urta, konstatime, shprehje, frazeoligjzma), Shtëpia Botuese Lena Graphic, Prishtine, 2025.

Nga Sevdail Hyseni

Këto ditë festive të nëntorit, doli nga shtypi libri me aforizma i autorit Halim Hasani me titull: “5000 Aforizma (Fjalë të urta, konstatime, shprehje, frazeoligjzma). Krijimi i aforizmit si zhanër letrar mbetet një nga hapësirat më të rralla e deficitare në letrat shqipe. Vetëm pak autorë janë marrë seriozisht me kultivimin e kësaj forme të shkurtër e të ngjeshur, që i ka rrënjët e saj te urtia e lashtë dhe filozofia klasike. Në këtë peizazh letrar, spikat emri i Halim Hasanit, krijuesit nga Dobrosini i Luginës së Preshevës, i cili ka tejkaluar kufijtë lokalë dhe kombëtarë, duke u bërë një zë i dalluar në aforistikën shqiptare.

Për më shumë se dy dekada, që nga viti 1993, Halim Hasani nuk i është ndarë shkrimit të aforizmave. Rezultati është mbresëlënës: mbi 5,000 aforizma të botuara brenda kopertinave të librave të tij, të fundit prej të cilëve “Kokën e jap, tokën s’e jap”, sjell 500 aforizma të reja, duke e përmbyllur kështu një rekord unik në letrat shqipe. Vlen të ceket se Halim Hasani ka të përkthyer 1500 aforizma në gjuhën angleze në vitin 2023.

Gazetarë, publicistë e kritikë letrarë e kanë quajtur mjeshtër, maestro, gjigant të penës, apo legjendë të aforizmit shqiptar. Madje, redaktori i librit dhe drejtuesi i Shtëpisë Botuese “Kurora”, Hysen Këqiku, shkon më tej duke e krahasuar me Hipokratin e lashtësisë, që përdorte aforizmin si mjet mjekësor. Njësoj si Hipokrati shëronte trupin me shprehje të urta, edhe Hasani qorton, kritikon dhe shëron realitetin shoqëror me thumba pa helm, duke i dhënë fjalës funksion terapeutik. Po ashtu, aforistin Halim Hasani, në shkrime të ndryshme e kanë vlerësuar si Maestro i aforizmit shqiptar, si dhe Legjenda dhe Gjiganti i lerave shqipe në fushën e aforistkës shqiptare.

Vlera letrare

Libri i Hasanit nuk është thjesht një rekord sasior, por një vepër me vlera të mëdha letrare dhe filozofike. Aforizmat e tij dallohen për ekonominë e gjuhës: thonë shumë me pak fjalë, duke ruajtur elegancën e shprehjes dhe thellësinë e mendimit. Ironia, urtia popullore dhe filozofia ndërthuren natyrshëm, duke krijuar tekste të shkurtra që mbeten gjatë në kujtesë.

Stilistikisht, autori përdor një gjuhë të pastër e të rrjedhshme, ku çdo fjalë është e peshuar. Aforizmat funksionojnë si mini-essaye filozofike, të afta të nxisin reflektim mbi jetën, moralin, pushtetin, shoqërinë dhe absurditetet e kohës moderne. Kjo e bën librin njëkohësisht argëtues dhe sfidues për lexuesin, duke e ftuar jo vetëm të qeshë, por edhe të mendojë.

Vlera e librit qëndron edhe në tematikën e gjerë: nga çështjet individuale e të përditshme deri te dilemat universale të shoqërisë. Përmes një fjale të shkurtër, Hasani arrin të ngrejë pyetje të mëdha dhe të ofrojë përgjigje të holla, duke e kthyer aforizmën në pasqyrë të kohës dhe të shpirtit njerëzor.

Standardi i lartë

Ky vëllim i ri, i bashkuar me të tjerët, vendos një standard të lartë në letrat shqipe. Ai shënon një etapë të re për aforistikën tonë, duke e vendosur Halim Hasanin në radhën e autorëve që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme. Për lexuesin, libri është një thesar urtie; për kritikën, një material i vlefshëm studimor; dhe për letërsinë shqipe, një pasuri që dëshmon se edhe forma e shkurtër mund të mbajë peshën e një biblioteke të tërë.

Le të dihet

Vlen të ceket se Halim Hasani, nga Lugina e Preshevës, me botimin e aforizmit, mbetet njëri nga krijuesit më  të mëdhenj të këtij zhanri letrar, i cili deri tani ka publikuar këto libra aforistik: “Aforizma të kohës” (1993), pastaj libri tjetër “200 Aforizma” (2005), për të vazhduar me “Aforizma bashkëkohorë” (2008), “Aforizma” (2010), “Fjalë nëpër kohë” (2012), “1021 Aforizma” (2012), “Fjali me inxhi” (2013), “Fjali pa mahi” (2014),  “2400 Aforizma” (2016), “600 Aforizma” (2018), kompleti "3000 Aforizma” (2019), “500 Aforizma” (2021), pastaj tjetër “4000 Aforizma (2022) dhe libri i fundi i tij i publikuar këto ditë mban titullin: “Kokën e jap, tokën s’e jap" me 500 Aforizma" (2025), pra gjithsej 4500 aforizma dhe në vitin 2025 plus 500 aforizma të tjerë, gjithsej 5000 aforizma, të publikuara brenda kopertinave të një libri. Halim Hasani, gjithashtu, ka të përkthyer 1500 aforizma në gjuhën angleze në vitin 2023.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx