E enjte, 13.11.2025, 11:43 PM (GMT)

Kulturë

Bashkim Saliasi: Teodor Drajzer - 'Viktima e dashurisë së gabuar'

E enjte, 13.11.2025, 06:50 PM


VIKTIMA E DASHURISË SË GABUAR, me Autor SHKRIMTARIT TEODOR DRAJZER

Përjetime pas leximit të romanit “Viktima e dashurisë së gabuar”

Nga Bashkim Saliasi

Romani “Viktima e dashurisë së gabuar” e shkrimtarit Teodor Drajzer, një aktualitet i ditëve tona. Drajzer me një gjuhë të thjeshtë na përshkruan me mjeshtëri se, shtresat e shoqërisë në çdo kohë janë të ndara në klasa dhe i varfëri është shërbëtor i të pasurit. Në konteksin e arsyes padashje i varfëri bëhet pre e tragjedisë.

Personazhi kryesor i romanit, Roberta pasi shkollohet dhe kualifikohet, kërkon një jetë më të mirë dhe shkon nga fshati e, vendoset në qytet. Nga ana tjetër personazhi tjetër, Klajdi që dikur familja e tij ka qënë e pasur, por është rrënuar.

Duke kaluar tragjedin me të motrën, e cila lind një vajzë, Klajdi nuk denjon të bëhet pre e dashurisë së gabuar, por ndjenja e egoizmit dhe hyrja në ambjentet e shoqërisë aristokrate e shtyjnë, që të kalojë në ekstremin tjetër duke i marrë jetën Robertës dhe të jetonte me Sondrën, e cila i përket shtresës së tij, që ai përkohësishtë e kishte humbur.

Me një penë të mprehtë dhe me një mjeshtëri të përkryer Drajzer na përshkruan ndarjen e Robertës nga shoqja e saj Gerta Marri për hir të dashurisë. Roberta në roman na përshkruhet si një personazh i ardhur nga rrethinat, por që kërkon një jetë më të mirë dhe fal zgjuarsisë së saj ajo arrinë, që të zërë një pozicion të mirë në fabrikë, ku u njoh edhe me Klajdin, punonjësin e administratës, i cili ra në dashuri, që në momentin e parë të prezantimit me Robertën.

Roberta i dorzohet Klajdit tërësisht dhe harron, se shtresa e saj nuk i përket asaj të Klajdit. Në roman del qart, se bota ka sy dhe vesh dhe sado që mundohej Klajdi me Robertën t’u fshiheshin syve të atyre, ata prapseprap ishin pjesë e thashethemeve, që qarkullonin jo vetëm në ambjentet e fabrikës, por edhe në shtresat e larta të qytetit, pjesë e sëcilës u bë Klajdi me njohjen e Sondrës.

Klajdi i ruhej syve të botës dhe ia kishte frikën Sondrës, se po ta merrte vesh ajo, do humbiste gjithë avenirin e tij. Një njeri egoist siç ishte Klajdi u lejojua nga Roberta të livadhiste në kurrizin e saj derisa atë e çoi drejtë vdekjes.

Sondra duke qënë se zotronte një pushtet apsolut mbi të tjerët e dashuron Klajdin dhe merr në konsideratë anën fizike, pa i kushtuar vëmendje parave që i mungonin Klajdit.

Te Sondra shfaqet ndjenja e egoizmit që për të përbuzur kushëririn e Klajdit, që nuk ia var asaj, miqësohet me Klajdin dhe më pas bie në dashuri. Duke qënë se i jati Sondrës gëzon një pushtet mbi të tjerët dhe ajo është e aftë që të përdor të gjitha dredhitë që të shmang prindërit e saj nga diktati për ta zgjedhur vet mënyrën e jetesës dhe familjen e saj, pasi të mbush 18 vjeç.

Një fenomen i till jo rrall herë po vihet re edhe te ne sidomos pas viteve ‘2000. Shumë djem e vajza pasi martohen edhe nëse janë fëmijë të vetëm nuk dëshirojnë të jetojnë me prindërit, por duan ta ndërtojnë vet jetën e tyre familjare.

Ka raste që i braktisin prindërit e tyre pensionis, që kanë nevojë për ndihmën e fëmijve dhe shikojnë trezin e tyre. Po kështu dhe djemtë dhe vajzat që po mbarojnë shkollat e larta nuk i kthehen më fshatit, por synojnë qytetin dhe vendet e tjera jashtë Shqipërisë dhe jasht vendit.

Një episode që na përshkruan Drajzer, kur Sondra bashkë me të vëllanë pas mbrëmjes e marrin në shtëpinë e tyre Klajdin dhe vëllai e lë në guzhinë. Ai habitet me arenditë dhe paisjet shtëpiake të cilat nuk i kishte parë kurrë më parë.

Ai mend bërtiti: -O Zot, po ç’është kjo parajsë, por e përmbajti vetem, që mos krijonte përshtypjen e një njeriu tribal. Ndërmendi varfërinë, me të cilën ishte mësuar që i vogël dhe, duke kuptuar nga fjalët e Sondrës, se ajo nuk kishte ide për ndonjë mjedis më modest se ky i saj, ndjeu edhe më shumë adhurim, për atë botë ku jetonte. Bota e bollëkut!

Bota e begatisë! Ç’lumturi të martohesh me një vajzë si Sondra dhe të shijosh çdo ditë veç trupit të saj të mrekullueshëm edhe tërë këtë lluks… me këto mendime jetonte Klajdi dhe e harroi Robertën, të cilën e deshi që ditën e parë, që ajo i afroi miqësi të sinqertë.

Njohja me Sondrën po e largonte atë dalngadal nga Roberta, e cila e nuhati, por nuk donte që ta besonte që ai të arrinte deri atje sa ta braktiste atë në momentin më kritikë të jetës së saj, kur ajo i tha se do bëhej nënë.

Hipokrizija e Klajdit për të zhdukur fillimisht krijesën që Zoti ua bëri kismet arrin kulmin dhe ndjenja e të jetuarit në shoqërinë e lartë të Sondrës kalon kufinjt njerëzor dhe bën që dashje apo padashje të bëhej pjesë e krimit.

Janë të shumtë djemtë e vajzat e vendit tonë që pas hapjes së kufijve braktisën familjet e tyre dhe disa ranë pre e tutorve, viktima të kërkimit të një jete më të mirë të gënjyera nga dhe mashtruara nga gjoja të dashurit e tyre.

Midis tyre kishte edhe djem dhe vajza të shkolluara të cilat mendonin dhe mendojnë se përtej kufijve do të gjejnë parajsën, por nuk janë të pakta rastet e dashurisë së gabuar që kanë humbur jetën dhe nuk u dihet as varri.

Populli ynë ka një proverb që thothë: -Kush kërkon ti bëj varrin tjetrit ia ka bërë vetes. Drajzer me mjaftë mjeshtëri na përshkruan vdekjen e Robertës, por mbas këtij ai e vendos Klajdin para drejtësisë e cila do ta çojë edhe atë drejtë një vdekje të sigurtë…

-Nga leximi këtij romani mësojmë:

-Kush kërkon ti bëj gropën tjetrit, ia ka bërë vetes.

-Mos kërko të arrish majat me djersën e tjetrit, se bie viktimë dhe thyen kokën.

-T’a jetosh jetën i qetë s’duhet të bëhesh pjesë e dallavereve.

-Kush beson dhe nuk kontrollon, jetën e tij e sterron.

-Mos e moho atë që të ka bërë kokën, se vetes i bën gropën.

-Mos e harro bukën e prindërve, se e mira të zë sytë.

-Ç’marrëzi kanë bërë prindërit, i lanë fëmija.

-Çapitu tre herë dhe mendo një herë, mos harro vendlindjen ku ke lerë.

-Shtrij këmbët sa ke jorganin…etj

Tiranë/më 13/11/2025



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx