| E enjte, 13.11.2025, 06:50 PM |
VIKTIMA E DASHURISË SË GABUAR, me Autor SHKRIMTARIT TEODOR DRAJZER
Përjetime
pas leximit të romanit “Viktima e dashurisë së gabuar”
Nga Bashkim Saliasi
Romani “Viktima e dashurisë së gabuar” e shkrimtarit Teodor
Drajzer, një aktualitet i ditëve tona. Drajzer me një gjuhë të thjeshtë na
përshkruan me mjeshtëri se, shtresat e shoqërisë në çdo kohë janë të ndara në
klasa dhe i varfëri është shërbëtor i të pasurit. Në konteksin e arsyes
padashje i varfëri bëhet pre e tragjedisë.
Personazhi kryesor i romanit, Roberta pasi shkollohet dhe
kualifikohet, kërkon një jetë më të mirë dhe shkon nga fshati e, vendoset në
qytet. Nga ana tjetër personazhi tjetër, Klajdi që dikur familja e tij ka qënë
e pasur, por është rrënuar.
Duke kaluar tragjedin me të motrën, e cila lind një vajzë,
Klajdi nuk denjon të bëhet pre e dashurisë së gabuar, por ndjenja e egoizmit
dhe hyrja në ambjentet e shoqërisë aristokrate e shtyjnë, që të kalojë në
ekstremin tjetër duke i marrë jetën Robertës dhe të jetonte me Sondrën, e cila
i përket shtresës së tij, që ai përkohësishtë e kishte humbur.
Me një penë të mprehtë dhe me një mjeshtëri të përkryer
Drajzer na përshkruan ndarjen e Robertës nga shoqja e saj Gerta Marri për hir
të dashurisë. Roberta në roman na përshkruhet si një personazh i ardhur nga
rrethinat, por që kërkon një jetë më të mirë dhe fal zgjuarsisë së saj ajo
arrinë, që të zërë një pozicion të mirë në fabrikë, ku u njoh edhe me Klajdin,
punonjësin e administratës, i cili ra në dashuri, që në momentin e parë të
prezantimit me Robertën.
Roberta i dorzohet Klajdit tërësisht dhe harron, se shtresa
e saj nuk i përket asaj të Klajdit. Në roman del qart, se bota ka sy dhe vesh
dhe sado që mundohej Klajdi me Robertën t’u fshiheshin syve të atyre, ata
prapseprap ishin pjesë e thashethemeve, që qarkullonin jo vetëm në ambjentet e
fabrikës, por edhe në shtresat e larta të qytetit, pjesë e sëcilës u bë Klajdi
me njohjen e Sondrës.
Klajdi i ruhej syve të botës dhe ia kishte frikën Sondrës,
se po ta merrte vesh ajo, do humbiste gjithë avenirin e tij. Një njeri egoist
siç ishte Klajdi u lejojua nga Roberta të livadhiste në kurrizin e saj derisa
atë e çoi drejtë vdekjes.
Sondra duke qënë se zotronte një pushtet apsolut mbi të
tjerët e dashuron Klajdin dhe merr në konsideratë anën fizike, pa i kushtuar
vëmendje parave që i mungonin Klajdit.
Te Sondra shfaqet ndjenja e egoizmit që për të përbuzur
kushëririn e Klajdit, që nuk ia var asaj, miqësohet me Klajdin dhe më pas bie
në dashuri. Duke qënë se i jati Sondrës gëzon një pushtet mbi të tjerët dhe ajo
është e aftë që të përdor të gjitha dredhitë që të shmang prindërit e saj nga
diktati për ta zgjedhur vet mënyrën e jetesës dhe familjen e saj, pasi të mbush
18 vjeç.
Një fenomen i till jo rrall herë po vihet re edhe te ne
sidomos pas viteve ‘2000. Shumë djem e vajza pasi martohen edhe nëse janë
fëmijë të vetëm nuk dëshirojnë të jetojnë me prindërit, por duan ta ndërtojnë
vet jetën e tyre familjare.
Ka raste që i braktisin prindërit e tyre pensionis, që kanë
nevojë për ndihmën e fëmijve dhe shikojnë trezin e tyre. Po kështu dhe djemtë
dhe vajzat që po mbarojnë shkollat e larta nuk i kthehen më fshatit, por
synojnë qytetin dhe vendet e tjera jashtë Shqipërisë dhe jasht vendit.
Një episode që na përshkruan Drajzer, kur Sondra bashkë me
të vëllanë pas mbrëmjes e marrin në shtëpinë e tyre Klajdin dhe vëllai e lë në
guzhinë. Ai habitet me arenditë dhe paisjet shtëpiake të cilat nuk i kishte
parë kurrë më parë.
…Ai mend bërtiti: -O Zot, po ç’është kjo parajsë, por e
përmbajti vetem, që mos krijonte përshtypjen e një njeriu tribal. Ndërmendi
varfërinë, me të cilën ishte mësuar që i vogël dhe, duke kuptuar nga fjalët e
Sondrës, se ajo nuk kishte ide për ndonjë mjedis më modest se ky i saj, ndjeu
edhe më shumë adhurim, për atë botë ku jetonte. Bota e bollëkut!
Bota e begatisë! Ç’lumturi të martohesh me një vajzë si
Sondra dhe të shijosh çdo ditë veç trupit të saj të mrekullueshëm edhe tërë
këtë lluks… me këto mendime jetonte Klajdi dhe e harroi Robertën, të cilën e
deshi që ditën e parë, që ajo i afroi miqësi të sinqertë.
Njohja me Sondrën po e largonte atë dalngadal nga Roberta, e
cila e nuhati, por nuk donte që ta besonte që ai të arrinte deri atje sa ta
braktiste atë në momentin më kritikë të jetës së saj, kur ajo i tha se do bëhej
nënë.
Hipokrizija e Klajdit për të zhdukur fillimisht krijesën që
Zoti ua bëri kismet arrin kulmin dhe ndjenja e të jetuarit në shoqërinë e lartë
të Sondrës kalon kufinjt njerëzor dhe bën që dashje apo padashje të bëhej pjesë
e krimit.
Janë të shumtë djemtë e vajzat e vendit tonë që pas hapjes
së kufijve braktisën familjet e tyre dhe disa ranë pre e tutorve, viktima të
kërkimit të një jete më të mirë të gënjyera nga dhe mashtruara nga gjoja të
dashurit e tyre.
Midis tyre kishte edhe djem dhe vajza të shkolluara të cilat
mendonin dhe mendojnë se përtej kufijve do të gjejnë parajsën, por nuk janë të
pakta rastet e dashurisë së gabuar që kanë humbur jetën dhe nuk u dihet as
varri.
Populli ynë ka një proverb që thothë: -Kush kërkon ti bëj
varrin tjetrit ia ka bërë vetes. Drajzer me mjaftë mjeshtëri na përshkruan
vdekjen e Robertës, por mbas këtij ai e vendos Klajdin para drejtësisë e cila
do ta çojë edhe atë drejtë një vdekje të sigurtë…
-Nga leximi këtij romani mësojmë:
-Kush kërkon ti bëj gropën tjetrit, ia ka bërë vetes.
-Mos kërko të arrish majat me djersën e tjetrit, se bie viktimë
dhe thyen kokën.
-T’a jetosh jetën i qetë s’duhet të bëhesh pjesë e
dallavereve.
-Kush beson dhe nuk kontrollon, jetën e tij e sterron.
-Mos e moho atë që të ka bërë kokën, se vetes i bën gropën.
-Mos e harro bukën e prindërve, se e mira të zë sytë.
-Ç’marrëzi kanë bërë prindërit, i lanë fëmija.
-Çapitu tre herë dhe mendo një herë, mos harro vendlindjen
ku ke lerë.
-Shtrij këmbët sa ke jorganin…etj
Tiranë/më 13/11/2025