E merkure, 05.11.2025, 04:07 AM (GMT)

Speciale » Alia

Lutfi Alia: Kongresi XVI mbarëkombëtar i pneumologjisë shqiptare

E marte, 04.11.2025, 07:00 PM


KONGRESI XVI MBARËKOMBËTAR I PNEUMOLOGJISË SHQIPTARE

Nga Dr. Lutfi ALIA

Më 24 – 25 tetor 2025, zhvilloi punimet Kongresi XVI Mbarëshqiptar i Pneumologjisë Shqiptare, aktivitet i organizuar nga Shoqatat e Pneumologëve të Shqipërisë dhe Shoqata e Pneu,ologëve të Kosovës. Pjesmarrësit në këtë aktivitet tashmë tradicional, bujtën në Durrësin e lashtë dhe modern, në një atmosferë të ndriçuara nga dielli vjeshtor, freskuar nga flladi i detit dhe përkëdhelur nga simfonia e valëve kaltëroshe. Punimet e kongresit u zvilluan në auditorin e konferencave të Hotel Grand Blue FaFA Resort në Golem – Durrës.

Në këtë kongres, mjekët shqiptarë dhe kosovarë, referuan studime shkencore me rezultatet e përvojës klinike, shkëmbyen eksperiencën, kuvenduan për zgjedhjen dhe aplikimin e rrugëve të reja në parandalimin, diagnozën e hershëm dhe trajtimin e sëmundjeve bronkopulmonare.

Kjo traditë e bukur e organizimit të aktiviteteve shkencore shqiptaro – kosovare në fushën e pneumologjisë, ështe pasqyrim konkret i ritmeve të shpejta dhe i niveleve të larta të zhvillimit të mjekësisë në dy vendet tona, progres ky, që ka revizionuar dhe zgjeruar fushën e veprimit dhe mënyrën e ndërhyrjes të mjekut, duke aplikuar me sukses teknika të reja diagnostikimi dhe protokolle bashkëkohore të trajtimit të sëmundjeve, madje kanë aplikuar dhe inteligjencën artificiale në fushën e diagnostikimit dhe personalizimit të terapisë antibakteriale për pacientët me sëmundje bronkopulmonare.

Profesori i famshëm William Osler, në përshëndetjen e mjekëve të sapodiplomuar theksonte: Të dashur kolegë! Krahas urimeve më të mira për suksese në profesion, do t’i u them dhe dy lajme: një lajm të mirë e një të keq. Lajmi i mirë është: Brenda një dhjetëvjeçari pune, gjysma e atyre që keni mësuar do të kapërcehet në aspektin shkencor e kësisoj ju do t’i keni harruar ato që dikur kishit mësuar gjatë studimeve në fakultet. Lajmi i keq është: Askush nuk do të jetë në gjendje të vlerësojë sa është kjo gjysëm”.

Progresi në shkencat mjekësore në ditët e sotme zhvillohet me ritme të larta, aktualisht në më pak se 5 vite pas diplomimit në mjekësi, jo më pak se gjysma e njohurive të fituara në fakultet vjetërohen, të superuara nga vërshimi intensiv i koncepteve të reja shkencore në parandalimin, diagnozën dhe trajtimin e sëmundjeve. Në një vit botohen dhe prezantohen mbi 3 miljon artikuj studimor, të botuar në 20 000 revista mediko-shkencore, shumë prej tyre të prezantuara në portalin PubMed me kofiçient të lartë impact-factor. Çdo ditë komunikohen rezultate e prova të reja në mjekësi, madje nuk mbyllet java pa një zbulm të ri në genetikë e biologji molekulare. Ështe modernizuar teknologjia diagnostike jo invazive, po masivizohet kirurgjia jo invazive dhe kirurgjia robotike, për ditë e më shumë po kryhen transpalante organesh, madje janë bërë proçedura të ditës, ndër ato dhe transplanti i mushkërive. Patologjia, në këto dy dekadat e para të shekullit XXI është ndryshuar rrënjësisht dhe gjithnjë më shumë aplikon protokolle të reja terapeutike me përdorim medikamente me rezultat në luftimin e sëmundjeve që lëndojnë shëndetin e njeriut. Gjithashtu, në pneumologji po aplikohet me sukses inteligjenca artificiale, kriter metodik që ka hapur perespektiva të gjëra në fushën e diagnostikimit dhe personalizimit të terapive për pacientët me sëmundje bronkopulmonare.

Natyrisht jeta një ditë vdes, por mjekët veprojnë të mos mbizotëroi vdekja, andaj pneumologët impenjohen të shërojnë jetën e lënduar nga sëmundjet, duke kontribuar në parandalimin, diagnozën e hershëm, luftimin e sëmundjeve, reabilitimin e shëndetit, për të përmirësuar cilësinë e jetës dhe për mbijetesën e pacienteve me sëmundjet bronkopulmonare, që ende përbëjnë problem shqetësues mjekësor dhe social, si për shpeshtësinë, për invaliditetin, vdekshmërinë e lartë dhe për koston e lartë në shpenzimet sanitare.

Duke konkretizuar domozdoshmërinë e kooperimit brenda specialitetit të pneumologjisë dhe me disiplinat e tjera mjekësore, sot studiohet edhe ndikimi i kushteve mjedisore, stili i jetës, gjëndja sociale e pacientit, respektimi dhe garantimi i të drejtave themelore për mirëqenie shëndetësore të popullatës etj. Këto aspekte organizative dhe profesionale të shërbimeve të pneumologjisë shqiptare dhe kosovare, nuk mund të kuptohen pa zhvillimin e kërkimeve shkencore, sepse mjekësia nuk është thjeshtë profesion, por është shkencë, është art, është kulturë, është mision sublim humanitar, e dedikuar intensivisht në shërimin e jetës të lënduar nga sëmundjet.

Përvoja profesionale dhe shkencore shqiptaro-kosovare, nuk është kufizuar brenda mureve të spitaleve, dispanserive, ambulatoreve dhe klinikave të pneumologjisë, por është përgjithësuar nëpërmjet bashkëpunimit profesional dhe me studime shkencore, të prezantuara në kongrese, konferenca, seminare dhe workshope, të organizuara në vazhdimësi dhe me nivel bashkëkohor nga shoqatat e pneumologëve të Shqipërisë dhe Kosovës.

Pneumologët shqiptar dhe kosovar, kanë realizuar studime shkencore për sëmundjet bronkopulmonare, duke kontribuar në zgjidhjen e shumë problemeve themelore në shërbimet e kujdesit shëndetësor parësor, dytësor e

tretësor, duke u impenjuar në parandalimin, diagnostikimin e hershëm dhe trajtimin e sëmundjeve bronkopul-

monare. Kjo panoramë e mjekësisë bashkëkohore gjeti pasqyrim në punimet e kongresit XVI Mbarëkombëtarë të Pneumologjisë Shqiptare, ku morën pjesë 150 mjekë pneumologë, kirurgë torakal, specialista të anestezi-reanimacionit, të imazherisë, të laboratoreve kliniko-biokimike dhe të genetikës, si dhe mjekë familje.

Gjatë dy ditëve u prezantuan 32 punime shkencore, përgjithësisht të realizuara me ekipe studiuesish.

Kjo pjesëmarrje konsistente dhe numëri i referimeve shkencore, dëshmon se pneumologët shqiptarë dhe kosovarë, i kanë kapercyer barrierat profesionale dhe janë në nivele të prezantojnë studime të mirfillta shkencore, ashtu si masivisht janë në gjendje të lexojnë e të kuptojnë punimet shkencore të autorëve të huaj, të cilat i kanë përvehtësuar dhe i kanë aplikuar me sukses në praktikën klinike dhe ambulatoriale në trajtimin e të sëmurëve me patologji bronkopulmonare.

Kongreset shkencore nuk janë publicitet aktiviteti spitalesh, ato janë bilance pune dhe kërkimesh shkencore, janë forume ku përgjithësohen rezultatet e studimeve shkencore, sugjerohen rrugët dhe kriteret e aplikimit në praktikën mjekësore të arritjeve të shkencave mjekësore botërore dhe kombëtare, duke kontribuar me metoda, protokolle, teknika diagnostikimi dhe kritere trajtimi bashkëkohor në luftimin e sëmundjeve dhe forcimin e mirëqenies shëndetësore të popullatës.

Ky kongres, si tribunë shkencore, përbën një kontribut në përditësimin e arritjeve shkencore bashkëkohore, është promovim i edukimit të vazhdushëm mjekësor me zbulimet e reja, me risit e aplikuara në praktikën klinike dhe ambulatoriale, është forum i bashkëbisedimeve shkencore.

24. 10. 2025. Seanca plenare.

Kongresin XVI Mbarëkombëtar të Pneumologjisë e përshëndeti Prof Silvana Bala - Presidente e Shoqatës të Pneumologëve të Shqipërisë, Drejtore e Përgjithëshme e Qendrës Spitalore Rajonale Universitare “Shefqet Ndroqi” – Tiranë. Fjala e hapjes e Prof Silvana nuk ishte thjeshtë përshëndetje mirëseardhje, por një mesazh i qartë i motos të kongresit: “Shëndeti i mushkërive është themeli i jetës. Parandalimi dhe trajtimi i sëmundjeve respiratore, janë investim për të ardhmen”. Prof. Silvana theksoi domozdoshmërinë e studimeve shkencore në disiplinat e pneumologjisë dhe aplikimin e rezultateve shkencore bashkëkohore në praktikën klinike dhe atë ambulatoriale, për parandalimin, diagnostikimin e hershëm dhe trajtimin e sëmundjeve bronkopulmonare.

Pjesëmarrësit në kongres i përshëndeti dhe Dr. Sh. M. Eugena Tomini, zv-ministria e Shëndetësisë dhe e Mirëqenies Sociale. Dr. Tomini vlerësoi impenjimin e mjekëve të QSRU “Shefqet Ndroqi” – Tiranë, në para-ndalimin dhe trajtimin e sëmundjeve të aparatit bronkopulmonar, si dhe i përgëzoi për organizimin e këtij kongresi, i prezantuar me studime me një tematikë të gjërë dedikuar patologjive të aparatit respirator, si dhe theksoi domozdoshmërinë e intensifikimit të aktivitetit në parandalimin e këtyre sëmundjeve me problematikë preokupuese mediko-sociale.

24. 10. 2025

Seanca I.

Moderatorë: Prof. Silvana Bala, Prof. Hasan Hafizi, Dr.Sh.M. Besim Morina

Kjo seancë i filloi punimet me prezantimin e studimet dedikuar sëmundjes të tuberkulozit.

Dr. Donika Mema, Dr. Albana Fico, Dr. Sh. M. Eugena Tomini, Prof. Silvana Bala, Prof. Hasan Hafizi, Dr. Irma Tashi, Dr. Dritan Mema, Dr. Blerina Kodra, Dr. Rezarta Kazazi, prezantuan studimin “Prevalenca e tuberkulozit në studenta në periudhën 2015 – 2024”. Në Shqipëri incidenca e TBC është ulur në 16 raste për 100 000 banorë, por problematika komplekse epidemiologjike, parandalimi, aspektet kliniko-diagnostike dhe kurative të TBC, vazhdojnë të preokupojnë shëndetësinë shqiptare dhe kosovare, andaj me të drejtë ky kongres i dedikoi hapsirë të gjërë, me prezantime sudimesh dhe me diskutime të frytshme për të shkëmbyer përvojën në luftën kundër kësaj sëmundje problematike. Në këtë studim trajtohet një aspekt i veçantë i pranisë të kësaj sëmundje në një grup studentash, duke theksuar se prania e tyre në jetën kolektive dhe prezenca në praktikat klinike, përbën rrezik infektimi të perosnave të tjerë, andaj me të drejtë autorët sugjerojnë të intensifikohen debistimet masive për këtë sëmundje.

Dr. Blerina Tafa, Dr. Lenida Suraj, Dr. Irma Tashi, Dr. Donika Mema, Prof. Silvana Bala, Prof. Silva Tafaj prezantuan studimin: “Izolimi dhe identifikimi i llojeve të mykobaktereve jo-tuberkulare (NTM). Studim retrospektiv për periudhën 2023 – 2025”. Ndër shkaktarët e lëndimit të aparatit bronkopulmonar, ndërhyjnë dhe mykobakteriet jo-tuberkulare, andaj me të drejtë autorët theksojnë se identifikimi i tyre është me rëndësi sepse trajtimin për këto sëmundje ndryshon me trajtimin e tuberkulozit pulmonar.

Dr. Lenida Suraj, Dr. Blerina Tafa, Dr. Irma Tashi, Dr. Donika Mema, Prof Silvana Bala, Prof. Silva Tafaj prezantuan studimin: “Vlerësimi i testit Genotyp MTBDRplus dhe diskordancat fenotipike-genotipike në diagnostikimin tuberkulozit rezistent”. Sëmundjë e tuberkulozit shkaktohet nga disa shtame mykobaktere të tuberkulozit, andaj identifikimi i tyre me testet genetike, ka ndihmuar në diagnostikimin e formave rezistente të tuberkulozit, me ndikim dhe në trajtimin e personalizuar me medikamente anti-tuberkulare.

Prof. Silva Tafaj, Prof. Silvana Bala, Prof. Hasan Hafizi prezantuan rezultatet e “Projekti DRAIGON: diagnoza pranë pacientit për rezistencën antimikrobike me AI dhe sekuencimi genomik”. Ky studim në nivel të tre spitaleve europiane, projekt ku përfshihet dhe QSRU “Shefqet Ndroqi”, është financuar nga Komisioni Europian. Ky projekt është një risi në aplikimin e metodave të biologjisë molekulare, për identifikimin e ADN të bakterieve dhe viruseve, myknave nëpërmjet  sekuencimit genomik dhe inteligjencës artificiale në zgjedhjen e antibiotikut të duhur për trajtimin e infeksioneve pulmonare. Me metodat tradicionale identifikimi i shkaktarëve mikrobial kërkon 24 – 72 orë, duke e lënë mjekun në pritje për të ndërhyrë, ndërsa me metodën e re, rezultatet garantohen brenda disa minuta deri në dy orë.

Dr. SH. M. Ilir Peposhi, Dr. Sh. M. Ornela Nuredini, Dr. Alma Teferiçi, Dr. Serxho Golgota, Dr. Arben Tanka, Dr.Sh.M. Dhimitraq Argjiri, Dr. Eritjan Tashi, prezantuan studimin: “Hemoptizia: Vlerësimi dhe menaxhimi”. Hemoptizia ështe një ndër shenjat klinike dramatike të një grupi sëmundjesh bronkopulmonare dhe zbulimi i shkakut të hemoptizisë, është me rëndësi në menaxhimin dhe tajtimin e këtijë ndërlikimi.

Dr. Shpëtim Thaçi, Dr. Musa Hoxha, Dr. Bahri Thaçi, prezantuan studimin “Roli i ultratingujve në diagnostikimin e sëmundjeve të mushkërive”. Ekzaminimi i mushkërive, prej disa dekada e ka kapërcyer kufirin e stetoskopit dhe të radioskopisë, sepse gjithnjë e më shume po aplikohen teknika të reja ekzaminimi si ekografia, TC me rezolucion të lartë, rezonanca magnetike, PET-skaner etj. Në këtë kuadër, Dr. Thaçi prezantoi përvojën në diagnostikimin e sëmundjeve të mushkërisë, nëpërmjet përdorimit të ekografisë.

Prof. Alma Cani, Dr. A. Hatibi, Dr. F. Kokiçi, Dr. E. Shima, Dr. A Vyshka, Dr. A Gjika, Dr.Sh. M. Loreta Agolli, referuan studimin “Menaxhimi i shock-ut septik në terapi intensive - prezantim rasti”. Në fushën e mjekësisë, me vlera praktike përgjithësuese është dhe përvoja e fituar gjatë trajtimit dhe të një rasti të vetëm, si u prezantua në këtë studim përvoja në menaxhimin e shock-ut septik në shërbimin e terapisë intensive.

25. 10. 2025

Seanca II.

Moderatorë: Prof. Fatmir Çaushi, Dr.Sh.M. Arian Mezini, Dr.Sh.M. Ilir Peposhi.

Në këtë seancë u prezantuan studime dedikuar disa nga sëmundjet problemtike bronkopulmonare.

Prof. L.Alia, Prof Silvana Bala, prezantuan: “Klasifikimi kliniko-morfologjik i pneumonive idiopatike intersticiale”. Ky grup pneumonishë me dëmtime difuze të parenkimës pulmonare, mbetet problematik për vëshirësitë në trajtim, për invaliditetin dhe vdekshmërinë e lartë, andaj njohja e substrateve morfologjike dhe tipareve të shprehjes klinike, ndihmon pneumologët në diagnostikimin e hershëm dhe trajtimin medikamentoz.

Dr. A Pecani, Dr.Sh.M. Loreta Karaulli, Dr.Sh.M. Arian Mezini, Dr. Irma Tashi, Dr. Juli Gjerazi, Dr. Alma Teferiçi, Dr. Arben Tanka, Dr.Sh.M. Dhimitraq Argjiri, Dr. V. Selmani, Dr.Sh.M. Ornela Nuredini, Dr. L. Gjata, Dr. H. Gjata, Dr. M. Broqi, Dr. E Hasa, Dr. A Hasa, Prof Silvana Bala; prezantuan studimin “Kur mushkëritë flasin para Lupusit: Aspekte klinike të përfshirjes pulmonit në Lupusin Eritematoz Sistemik”. Krahas sëmundjeve parësore, mushkëritë lëndohen në mënyrë dytësore nga sëmundje të tjera, të zhvilluara si bashkëshoqëruese, ose si ndërlikime të sëmundjeve të tjera, madje shprehen me shenja klinike para sëmundjes bazë, si ndodh në rastin e zhvilluar në terren të Lupusit Eritematoz Sistemik. Autorët e këtij studimi prezantuan përvojën e tyre, në diagnostikimin e LES nëpërmjet dëmtimeve të mushkërive.

Dr. S. Telo, Dr. Serxho Golgota, Dr. Arben Tanka, Dr. J. Tula, Dr. N. Dhigoi, Dr. B. Galanxhi. Prezantuan studimin “Roli i sëmundjeve shoqëruese në vdekshmërinë nga COVID-19, sipas grupmoshave dhe valëve epidemike në Shqipëri. Një analizë retrospektive e rasteve me përfundim fatal të sëmurëve të shtruar në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” në periudhën 2020 – 2023”. Epidemitë e një pas njëshmë të shkaktuara nga virusi agresiv COVID-19, i ballafaquan pneumologët me problematikë serjoze në trajtimin e infeksionit viral dhe të ndërlikimeve, shpesh vdekjeprurëse për të sëmurët. Krahas prezantimit të dhënave statistikore, autorët e këtij studim analizuan format e sëmundjeve shoqëruese dhe ndërlikimet e COVID-19, me pasoja për invaliditetin e lartë dhe vdekshmërinë e të sëmurëve, të dhëna pergjithesuese dhe aplikative në klinikën e pneumologjisë.

Dr.Sh.M. Olvis Petre, Prof Silvana Bala, Prof. Hasan Hafizi, u prezantuan me studimin: “SPOK, një sëmundje inflamatore sistemike”. Vitet e fundit rezulton se është shtuar incidenca e kompleksit te sëmundjeve pulmonare kronike obstruktive, andaj njohja e substratit morfologjike dhe e shprehjeve klinike dhe laboratorike në SPOK i ndihmon mjekët në trajtimin medikamentoz dhe me oksigjenoterapi të sëmurëve, që vuajnë me lezione inflamatore kronike obstruktive pulmonare.

Dr. Gazmend Zhuri, A. Kurtaj, Sh. Dauti, Ajeti-Rexhepi: Prezantuan studimin “Sarkoidoza atipike, me imitim të kancerit metastatik të gjeneralizuar”. Autorët e këtij studimi theksuan se disa sëmundje që lëndojnë sistemin bronkopulmonar kanë shprehje kamaleone, kështu një lezion beninj mund të paraqitet me imazhin e një sëmundje malinje, si ndodhi në rastin e sarkoidozës pulmonare, ku granulomat e shumta, paraqiten si vatra metastaze neoplazishë malinje. Me këtë studim autorët prezantuan kriteret e diagnozës diferenciale.

Dr. J. Gjoni, Dr. M. Broqi, Dr. Loreta Agolli, Dr. E. Qeli, Dr. A. Hasa, Dr. M. Bilali, Dr. S. Shpuza, Dr. F. Bani, Dr. S. Çerçizi, prezantuan studimin “Roli i CT në zbulimin e sëmundjeve shoqëruese në SPOK”.  Autorët e këtij studimi theksuan se ekzaminimet me CT, ndihmojnë të identifikohen sëmundjet që shoqërojnë inflamacionin kronik me bronkiolit obstruktiv, ashtu si dhe ndërlikimet e kësaj patologjie komplekse.

Seanca III.

Moderatorë: Prof. Piersante Sestini, Prof. Silva Tafaj, Dr.Sh.M. Eugerta Dilka.

Dr. Emira Hysa, Dr. A. Hasa, Dr. A. Zerva, Dr. A. Dezhgiu, Dr. E. Cuka, Dr. S. Telo, Dr.Sh.M. R. Hasa, Dr. Alma Teferiçi, Dr. M. Broqi, Dr. Serxho Golgota, Dr. F. Rrumbullaku, prezantuan me studimin: “Vlerat diagnostike të karakteristikave ekografike transtorakale në parashikimin e malinjitetit të likuidit pleural të pa diagnostikuar. Studim diagnostik prospektiv”. Autorët e këtij studimi prezantuan përvojën në diagnostikimin me ekografi dhe disa aspekte të diagnozës diferenciale të likuidit pleural me origjinë nga neoplazitë malinje pleuropulmonare dhe nga metastazat e neoplazive ekstrapulmonare.

Dr.Sh.M. Besim Morina, Dr.Sh.M. Blerina Dervisholli, Dr. Edison Suka; prezantuan studimin: “Ekografia

e diafragmës në sëmundjet obstruktive: Nga metodologjia, në aplikime klinike dhe gjetjet te duhanxhinjtë me

funksion pulmonar të ruajtur”. Tymi i duhanit përmbanë lëndë toksike, iritante, alergene, inflamatore dhe kancerogene, të cilat provokojnë një kompleks dëmtime strukturale dhe çrregullime funksionale, të shprehura me uljen e presionit parcial të oksigjenit, me dispnea dhe insuficiencë respiratore. Në këtë ansambël çrregullimesh funksionale implikohet dhe diafragma, të cilën autorët e kanë analizuar me ekografi, në subjektet duhanxhi, ende në fazën me funksion pulmonar të ruajtur.

Dr. Alma Teferiçi, Dr.Sh.M. Ilir Peposhi, Dr.Sh.M. Ornella Nuredini, Dr. Serxho Golgota, Dr. M. Broqi, Dr. E. Bardho, Dr. Eritjan Tashi, Dr. H. Rugia, Dr. E. Hysa. Prezantuan studimin e një rasti: “Diagnoza dhe heqia bronkoskopike e gurit endobronkial në një pacient me tuberkuloz endobronkial aktv”. Kalcifikimi i lëzioneve tuberkulare është ndërlikim jo i rrallë në këtë sëmundje, madje kalcifikimi i granulomës tuberkulare në bronk shprehet me çrregullime respiratore, heqia e këtij lezione është e domozdoshme për rikuperimin e aktivitetit respirator, andaj kolegët aplikuan me sukses heqien e këtij lezioni bronkial gjatë bronkoskopisë.

Dr. Serxho Golgota, Dr. K. Revelli, Dr. Eritjan Tashi, Dr. M. Broqi, Dr. A. Papa, Dr. I. Pojani, Dr. E. Hysa, Dr. Alma Teferiçi, Dr. K. Bratja, Dr. S. Shpuza, Dr. V. Selmani, Dr.Sh.M. Loreta Agolli, Prof Silvana Bala, Dr.Sh.M. Ilir Peposhi. Prezantuan “Përvoja në diagnostikimin me ndihmën e biopsisë transbronkiale të një rasti me proteinozë alveolare”. Për diagnostikimin e shumë sëmundjeve pulmonare praktikohet biopsia transbronkiale, teknikë e realizuar në rastin e të sëmurit me proteinozë alveolare.

Dr. Ina Goroveci, Prof. Alban Ylli, prezantuan studimin transversal “Sëmundshmëria dhe humbja e autosufiçiencës në të moshuarit aktivë në qytetin e Tiranës gjatë periudhës korrik – shtator 2023.” Jetëgjatësia e pritshme e popullatës shqiptare është rritur dukshëm, kësisoj është shtuar kontigjenti i moshave të treta, një pjesë e tyre vuajnë dhe nga sëmundje bronkopulmonare, andaj studimi i këtyre sëmundjeve në të moshuarit  autosufiçientë ndihmon në rritjen e masave parandaluese, për përmirësimin e mirëqenies së tyre shëndetësore.

Dr. K. Reveli, Dr. Serxho Golgota, Dr. Eritjan Tashi, Dr. M. Broqi, Dr. I. Pojani, Prof Silvana Bala; prezantuan studimin: “Cilësia e gjumit në pacientët me sëmundje pulmonare obstruktive kronike”. Grupi i sëmundjeve pulmonare me obstruksion bronkial kronik, karakterizohen me ulje të presionit parcial të O2, me hiperkapni, me dispne dhe insuficienca respiratore, rrethana që ndikojnë në prishjen e cilësisë së gjumit. Këtë situatë autorët e prezantuan me të dhëna në grupin e të sëmurëve që studiuan.

Prof. Piersante Sestini, nga Universiteti i Sienës – Itali, prezantoi studimin: “Humbja e peshës dhe vdekshmeria në të sëmurët me Fibrozë Idiopatike Pulmonar”. Studimet e klinikës të pneumologjisë të spitalit Universitar të Sienës - Itali, kanë konkluduar se ekziston ndërvartësi midis dispnesë, insuficiencës respiratore dhe ritmeve të larta të rënies së peshës me rritjen e vdekshmërisë të sëmurëve me fibrozë idiopatike pulmonare. Prof Sestini theksoi se trajtimi me oksigjenoterapi ambulatoriale e përmirëson cilesinë e jeteses të këtyre të sëmurëve, ndryshe nga medikamentet, që kanë efekt me të pakët dhe kosto të lartë.

Seanca IV.

Moderatorë: Prof. Lutfi Alia, Prof. Alma Cani, Dr. Sh.M. Loreta Agolli.

Prof. Fatmir Çaushi, Dr.SH.M. I. Skenduli, Dr. A. Hatibi, Dr. Fahri Kokiçi, Dr. Sh. M. Ilir Peposhi, Dr. Eljana Shima, Dr. A. Vyshka, prezantuan studimin “Kirurgjia e trakesë një ‘Gur kilometrik’ i tejkaluar tashmë në Shqipëri”. Në këtë referim, autorët ekspozuan një sukses në zbatimin e kirurgjisë së trakesë, një arritje e nivelit bashkëkohor e klinikës së kirurgjisë torakale të QSRU “Shefqet Ndroqi” – Tiranë.

Prof Fadil Gradica, Prof. Daniela Xhemalaj, Dr. L. Lisha, prezantuan një rast me “Leimiosarkoma mediastinale në një të sëmurë me moshë të re”. Diagnoza e leimiosarkomës mediastinale bazohet vetëm në biopsinë e këtij tumori. Kooperimi ndërdisiplinor është faktor i rëndësishëm në diagnozën e saktë dhe trajtimin me efikasitet të sëmundjeve neoplazike, pikërisht nga ky referim, krahas aftesive dhe rëndesisë në marrjen e materialeve me teknikën e biopsisë, rol vendimtar ka diagnoza e saktë e konfirmuar nga anatompatologët, si ka theksuar Theodore Roszak: “Nëpërmjet mikroskopit, natyra kompozon poezitë e saj më të bukura”, andaj ekzaminimi mikroskopik i biopsive është Gold Standart, është vendimtar për diagnozën, orienton taktikën e trajtimit kirurgjikal dhe përcakton prognozën e të sëmurit.

Dr.Sh.M. Ornela Nuredini, Dr. Alma Teferiçi, Dr. Serxho Golgota, Dr. A. Tanka, Dr.Sh.M. Dhimitraq Argjiri, Dr. Eritjan Tashi, Dr.Sh.M. Ilir Peposhi; prezantuan përvojën e trajtimit të Hemartomës endobronkiale të hequr nëpërmjet bronkoskopisë flexibile, duke përdorur snare elektrokirurgjikale dhe krioterapi.

Dr. E. Kastrati, Dr. A. Hasani, Prof. Fadil Gradica, Dr. T. Isufaj Halit, Dr. A. Bolat, Dr.Sh.M Ilir Hoxha, prezantuan përvojën në trajtimin e pleurodesis me natyrë malinje: “Përdorimi i talkut në trajtimin e pleurodesis, në një të sëmurë me efuzion nga neoplazi malinje e pleurës”.

Prof. Fatmir Çaushi, Dr.SH.M I. Skenduli, Dr. A. Hatibi, Dr. Fahri Kokiçi, Dr. E. Shima, prezantuan studimin: “Rezeksion uniportal i pulmonit, përvojë e suksesshme në kirurgjinë torakale shqiptare”. Ashtu si në

kongreset e mëparshëm dhe në këtë të këtij viti, klinika e kirurgjisë e QSRU “Shefqet Ndroqi” – Tiranë, u prezantua me arritje të reja të suksesshme, si është dhe ky rezeksion uniportal i pulmonit, i ilustruar me filmim gjatë interventit të ekipit të kirurgëve.

Dr. J. Tula, Dr.Sh.M. E. Kozma, Prof Daniela Xhemalaj, Prof A. Pecani, Dr. Viola Selmani, Dr. S. Telo, Dr. B. Galanxhi, Dr. Arben Tanka, Dr. L. Gjati; referuan “Një rast karcinome me qeliza të vogla të mushkërive, me metastazë në gjëndërrat adrenale”. Ky rast është përvojë që sugjeron se neoplazitë malinje të mushkërive nuk kursejnë dhe gjëndërrat suprarenale, duke u shprehur me një klinikë çrregullimesh hormonale.

Dr. Jeta Bunjaku, Dr.Sh.M. Arbër Lama, Dr. Tawanda Pesanayi, Dr.Sh.M. Jeton Shatri, Dr. Mary Chamberlin, Dr.Sh.M. Ilir Hoxha, prezantuan temën: “Kanceri i mushkërive: Roli i stilit të jetës si faktor rreziku”. Autorët e këtij punimi, bazuar në një numër të konsiderushëm artikujsh të botuar në revista mjekësore ndërkombëtare rreth këtij argumenti, dolën me konkluzion se disa lëndë si kafja, çaji, alkooli nuk janë faktorë rrezikues për zhvillimin e kancereve të mushkërive.

Seanca V.

Moderatorë: Prof. Fadil Gradica, Dr.Sh.M. Olvis Petre, Dr.Sh.M. Ornella Nuredini.

Dr. Sh.M. Eugerta Dilka, Dr. Klara Ziu, prezantuan studimin “Profilaksia me antikoagulantë në pacientët me kancer, kur dhe si trajtohen? Neoplazitë e mushkërive janë proekupante për shpeshtësinë, sjelljen e egër klinike, për ndërlikimet e shumta që krijojnë dhe për vdekshmerinë e lartë. Jo rrallë, të sëmurët me neoplazi të mushkërive ndërlikohen me trombemboli, çka dikton trajtimin me antikoagulantë. Për këto aspekte autoret prezantuan dhe argumentuan përdorimin e antikoagulanteve të rinj, më rezultative në trajtimin e problemeve koagulative, krahasuar me antikoagulantët tradicional.

Dr. F. Marku, prezantoi studimin “Efektet e vitaminave C dhe D, si supliment në funksionin pulmonar në brobkitin kronik jo-obstruktiv”.

Dr. Malbora Xhelili, referoi studimin “Ndërlikimet neurologjike në sëmundjet pulmonare dhe vice-versa, rishikim literature dhe raportim rasti”. Sëmundjet e mushkërive, sidomos ato me ecuri kronike, me invalidizim dhe me prognozë të pafavorëshme, krahas problemeve somatike dhe vështirësive në trajtim, krijojnë te i sëmuri  shqetësime të forta emotive, psikologjike, neurologjike dhe psiqike. Këto aspekte të nderlikuara dhe përvoja në trajtimin i tyre u prezantuan në mënyrë të qartë, duke theksuar se këto shenja nënvlehtësohen, nuk diagnos-tikohen dhe nuk kurohen, për pasojë shtohen vuajtjet e të semurit, madje i implikon dhe familjarët.

Dr.Sh.M. Dhimitraq Argjiri, Dr. V. Selmani, Dr. Eritjan Tashi, Dr. J. Bami, Dr. E. Gjordeni, Dr. D. Orgocka, Dr.Sh.M. Loreta Agolli, Prof Silvana Bala; prezantuan eksperiencën klinike në “Ventilimi jo-invaziv (NIV), në trajtimin e insuficiencës respiratore akute hiperkapnike”. Oksigjenoterapi praktikohet shpesh në sëmundjet bronkopulmonare me dispnea dhe insuficiencë respiratore, por me kritere shkencore. Trajtimi me oksigjenoterapi e përmirëson cilësinë e jeteses të këtyre të sëmurëve, ndryshe nga medikamentet, që kanë efekt me të pakët dhe kosto të lartë.

Dr. I. Kadiu, Dr. S.Telo, Dr. B. Neziri, Prof. Silvana Bala: “Krahasimi i pikëzimit PSI dhe SMART-COP

në parashikimin e gravitetit dhe ecurisë spitalore në pneumoninë e fituar në komunitet; përvoja nga QSRUT”.

Kjo lloj pneumonie, ndonëse shprehet si sëmundje e zakonëshme, është preokupante për ndërlikimet dhe pasojat që krijon, pavarësisht trajtimit me një gamë të gjërë antibiotikësh, andaj monitorimi me kritere shkencore, ndikon në vlerësimin e gjendjes klinike të sëmurit dhe trajtimit me kritere shkencore.

Konkluzione.

Në përfundim të çdo seance dhe në mbylljen e punimeve te kongresit, rreth studimeve të referuara u bënë pyetje dhe diskutime. Claude Lévi-Strauss ka thënë:Shkencëtar nuk është ai që jep vetëm përgjigjie, por është ai që krijon mundësi të bëhen pyetje dhe të diskutohet rreth problemit që ka studiuar”, andaj pjesmarrësit i drejtuan pyetje referuesve, të cilët dhanë përgjigjie duke e përgjithesur përvojën e tyre në parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve, që lëndojnë mushkëritë

Në këtë kongres u referuan tema të shumta, disa të nivelit bashkëkohor, ndër të cilat veçoj rezultatet e projekti DRAIGON, për diagnoza në pacienta me rezistencën antimikrobike me inteligjencë artificiale dhe sekuencimi genomik”, studim në nivelin Europian, i financuar nga Komisioni Europian, studim që do të hapi shtigje të reja, për testimin e shkaktarëve të infeksioneve pulmonare brenda 2 orëve.

Një pjesë e madhe e studimeve trajtuan rezultatet në aplikimin bashkëkohor të ndërhyrjeve kirurgjikale, në aplikimin e teknikave të reja të duagnostikimit dhe të trajtimit të sëmundjeve bronkopulmonare, çka shënuan një sukses në zhvillimin e kongresit XVI mbarëkombëtar të pneumologjise shqiptare.

Në diskutimet e shumta u theksua se kur sëmundja është rast i vetëm përbën një problem mjekësor dhe studimi i saj hap një dritare për të zgjidhur mistere të tjera, që fshihen prapa një semundje të vetme, madje dhe të rrallë, shpesh pasojë e nje difekti genik. Në mjekësi një rast i vetëm dhe shumë raste me të njejtën semundje, kanë vlera të njejta, pasi të shpëtosh një jetë njeriu është kontribut humanitar me të njejtën rëndësi si të shpëtosh shumë të sëmurë. Në revista mjekësore botohen studime për sëmundje të diagnostikuara në një person (Case report), ashtu si në kongrese referohen studime të dedikuara një rasti të vetëm. Edhe në këtë kongres, nuk munguan prezantimet e një rasti, të studiuara me veçoritë dhe në kompleksitetin vet kliniko-morfologjik, por me vlera përgjithësuese në praktikën klinike.

Edhe në këtë kongres u prezantuan studime me të dhën statistikore. Robert Anson Heinlein ka thënë: “Në se një studim nuk shprehet me numura, nuk është shkencë është opinion”, kësisoj dhe studimet me të dhëna statistikore morën vlera përgjithësuese dhe aplikative klinike.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Lutfi Alia: Prof. Luan Tashi në artet pamore, muzikore dhe në studimet historike Lutfi Alia: Mbretëresha Teuta dhe lufta e parë romako-ilire Lutfi Alia: E drejta romake dhe Kanuni i Lekë Dukagjinit (IV) Lutfi Alia: Ritet e vajtimit dhe të gjamës - Apologjia e jetës në Kanunin e Lekë Dukagjinit dhe në kanunet e tjera shqiptare (III) Lutfi Alia: Elemente të ligjeve të Gortyna helene të Kretës, të pranishme në Kanunin e Lekë Dukagjinit (II) Lutfi Alia: Elemente të drejtës antike helene dhe romake në Kanunin e Lekë Dukagjinit (I) Lutfi Alia: Meditime – Jonufër, korrik 1966 Lutfi Alia: Bektashizmi Lutfi Alia: Tempulli Diana i Kandavias (II) Lutfi Alia: Andronika Arianiti Komnena Kastrioti, jeta në oborret e Mbretërisë së Napolit dhe të Spanjës Lutfi Alia: Kandavia - Treva, malet, rruga dhe tempulli Diana Lutfi Alia: Gjergj Kastriotit Skënderbeu dhe Andronika Arianiti Kastrioti, në tre operat muzikale të shekullit XVIII Lutfi Alia: Eno Peçi, balerini dhe koreografi në Operan Shtetërore të Vjenës (III) Lutfi Alia: Eno Peçi, balerini dhe koreografi në Operan Shtetërore të Vjenës (II) Lutfi Alia: Eno Peçi, balerini dhe koreografi në Operan Shtetërore të Vjenës (I) Lutfi Alia: Xhubleta iliro-arbërore-shqiptare (2) Lutfi Alia: Xhubleta iliro-arbërore-shqiptare (I) Lutfi Alia: Françeskanët në Arbëri në shekullin XIII Lutfi Alia: Hakmarrja në kodin Barbariçino të Sardenjës dhe në kanunin e Lek Dukagjinit Lutfi Alia: Irena Kastrioti Skenderbeu, Dukesha II e Shen Pietro në Gallatina dhe Princesha Bisinjano

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx