E hene, 03.11.2025, 08:24 PM (GMT)

Kulturë

Ilir Muharremi: Dashuri pa interes

E diele, 02.11.2025, 06:54 PM


Dashuri pa interes

Nga Ilir Muharremi

Edhe këto ditë mbetem me ty  teksa largësia ngadalë fik dritën tonë të dashurisë. Shuhet besimi nën peshën e distancës, por unë ende jetoj me dashuri, besoj në madhështinë e saj dhe lus qiellin që të dëgjojë këtë klithmë dhe ta vulosë në yje që secili yll i natës të shkëlqejë me emrin tënd. Edhe sot është si më parë dashuria, ndonëse fati na ndjek me hapat e tij. Besoj  pa dyshim në dashurinë time për ne. Vazhdoj të të dua, edhe pse kjo dashuri tashmë ma shqyen zemrën. Interesi im për ty është vetë dashuria jonë, je ti, dhe tani je dashuria. Je ai shtrëngim i pashfrenuar që më mban gjallë. Të dua pa interes, dhe marr frymë në këtë dashuri pa asnjë llogari. Qielli shpall këtë vendim në shpirtin tim. A dashurohet pa interes? Pyetje që kërkon të ndahet nga mitologjia e pastër  sepse edhe jeta më e thjeshtë funksionon me interesa, të marrim frymë, të lindim, të zhvillohemi, të jetojmë. Edhe Dielli ngroh për interes edhe shiu bie si përgjigje e një interesimi të natyrës. Interesi im janë vetëm ndjenjat, sepse gjithçka plotësohet brenda meje, lehtë marr frymë kur buzëqeshja jote rrëshqet mbi faqen time. Të dua, të dua  me një interes të ndjeshmërisë, kjo vendos rregullat që unë i ndjek si spektator i vetes, i gozhduar si Prometheu mbi shkëmb, duke vuajtur sinqeritetin e padrejtësisë. Të dua, dhe përsëri meditoj në heshtjen e shpirtit sepse kjo dashuri nuk është si çdo dashuri, ajo kërkon të jetë përtej shpirtit dhe përtej maksimave të lodhura që thuren rreth dashurisë.

Ajo është pa shprehje të zakontë, pa mendim që e kufizon, pa theks e pa strukturë nuk pranon korniza, nuk kërkon arsye, nuk i nënshtrohet ligjeve të perëndisë apo drejtësisë së përditshme. Ajo qëndron përtej rehatisë dhe muzikës së zakonshme, pa frymë të mercantilizuar, pa shkrim që ta përcaktojë, mungon dialogu i shpërdoruar dhe, ndonjëherë, nuk duhet të ekzistojë në format që njerëzit presin. Është e përtej galaktikës, pa Zot, pa kënaqësi të imponuar  ajo nuk është as hiç.

Dashurojmë pa interes  por jo pa vetëdije, kjo gabim se dashuria është në distancë me vetëdiëjn, qindra kilometra larg.  Dashuromë pa interes, pa veten time të ngushtë, pa atë shprehjen “Mua”, më duaj ashtu siç e ke planifikuar dashurinë pa ekzistuar si pronësi, pa u rreshtuar në garën e jetës. Ma duaj energjinë, sepse unë ta dua energjinë dhe ky është interesi im i vetëm. Nuk ta dua bukurinë, flokët, sytë, buzët, hundën, gjoksin, këmbët  as hierarkinë e trupit. Mos ma dashuro jetën, luksin, kushtet, paratë, shtëpitë, dyqanet,  frymo në energjinë time.

Ky shkollim jete të mëson se pendimi i brendshëm nuk i jep jetëgjatësi ekzistencës; jetesa brenda pendimit është e zbehtë. Energjia e dashurisë nuk jeton në nivele e strukturime: i pasuri dhe i varfëria pranojnë të njëjtën energji, sepse energjia është pa kushte. Kështu, transformimi i interesit nga llogari e ngushtë në një përkushtim energjetik bën të mundur që dashuria të jetë e vërtetë jo një marrëveshje, por një dhuratë e pandërprerë që nuk pret asgjë në këmbim.

Nëse më do me interes, zakonet e mia do të kthehen në pengesa. Një palë çorape të harruara në korridor do të na ndezin grindjen, një ndryshim i thjeshtë në stilin e flokëve do të bëhet shkak për akuza të vogla që fshihen pas zemërimit.  Edhe guaca e lënë hapur në tualet do të marrë peshën e një tradhtie të vogël. Përqafimi im i natës, i natyrshëm dhe i pafajshëm, do të të bëhet i padurueshëm. Djersa ime do të shndërrohet në armikun tënd më të madh, trupi im do të shihet si vendkuptim i gabuar. Kur dashuria matet me interes, çdo akt i përditshëm kthehet në provë dhe çdo mangësi në dëshmi fajësie. Një marrëdhënie e tillë prodhon një eksperiment të dhembshëm. Ti bëhesh laborator i keq i vetes  i angazhuar në matje, krahasime dhe diagnoza që nuk shërojnë, por copëtojnë. Në vend që të pranosh, ti analizon  në vend që të përqafosh, ti argumenton.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx