| E diele, 02.11.2025, 06:54 PM |
Dashuri
pa interes
Nga
Ilir Muharremi
Edhe
këto ditë mbetem me ty teksa largësia
ngadalë fik dritën tonë të dashurisë. Shuhet besimi nën peshën e distancës, por
unë ende jetoj me dashuri, besoj në madhështinë e saj dhe lus qiellin që të
dëgjojë këtë klithmë dhe ta vulosë në yje që secili yll i natës të shkëlqejë me
emrin tënd. Edhe sot është si më parë dashuria, ndonëse fati na ndjek me hapat
e tij. Besoj pa dyshim në dashurinë time
për ne. Vazhdoj të të dua, edhe pse kjo dashuri tashmë ma shqyen zemrën. Interesi
im për ty është vetë dashuria jonë, je ti, dhe tani je dashuria. Je ai
shtrëngim i pashfrenuar që më mban gjallë. Të dua pa interes, dhe marr frymë në
këtë dashuri pa asnjë llogari. Qielli shpall këtë vendim në shpirtin tim. A
dashurohet pa interes? Pyetje që kërkon të ndahet nga mitologjia e pastër sepse edhe jeta më e thjeshtë funksionon me
interesa, të marrim frymë, të lindim, të zhvillohemi, të jetojmë. Edhe Dielli
ngroh për interes edhe shiu bie si përgjigje e një interesimi të natyrës.
Interesi im janë vetëm ndjenjat, sepse gjithçka plotësohet brenda meje, lehtë
marr frymë kur buzëqeshja jote rrëshqet mbi faqen time. Të dua, të dua me një interes të ndjeshmërisë, kjo vendos
rregullat që unë i ndjek si spektator i vetes, i gozhduar si Prometheu mbi
shkëmb, duke vuajtur sinqeritetin e padrejtësisë. Të dua, dhe përsëri meditoj
në heshtjen e shpirtit sepse kjo dashuri nuk është si çdo dashuri, ajo kërkon
të jetë përtej shpirtit dhe përtej maksimave të lodhura që thuren rreth
dashurisë.
Ajo
është pa shprehje të zakontë, pa mendim që e kufizon, pa theks e pa strukturë
nuk pranon korniza, nuk kërkon arsye, nuk i nënshtrohet ligjeve të perëndisë
apo drejtësisë së përditshme. Ajo qëndron përtej rehatisë dhe muzikës së
zakonshme, pa frymë të mercantilizuar, pa shkrim që ta përcaktojë, mungon dialogu
i shpërdoruar dhe, ndonjëherë, nuk duhet të ekzistojë në format që njerëzit
presin. Është e përtej galaktikës, pa Zot, pa kënaqësi të imponuar ajo nuk është as hiç.
Dashurojmë
pa interes por jo pa vetëdije, kjo gabim
se dashuria është në distancë me vetëdiëjn, qindra kilometra larg. Dashuromë pa interes, pa veten time të
ngushtë, pa atë shprehjen “Mua”, më duaj ashtu siç e ke planifikuar dashurinë
pa ekzistuar si pronësi, pa u rreshtuar në garën e jetës. Ma duaj energjinë,
sepse unë ta dua energjinë dhe ky është interesi im i vetëm. Nuk ta dua
bukurinë, flokët, sytë, buzët, hundën, gjoksin, këmbët as hierarkinë e trupit. Mos ma dashuro jetën,
luksin, kushtet, paratë, shtëpitë, dyqanet,
frymo në energjinë time.
Ky
shkollim jete të mëson se pendimi i brendshëm nuk i jep jetëgjatësi
ekzistencës; jetesa brenda pendimit është e zbehtë. Energjia e dashurisë nuk
jeton në nivele e strukturime: i pasuri dhe i varfëria pranojnë të njëjtën
energji, sepse energjia është pa kushte. Kështu, transformimi i interesit nga
llogari e ngushtë në një përkushtim energjetik bën të mundur që dashuria të
jetë e vërtetë jo një marrëveshje, por një dhuratë e pandërprerë që nuk pret
asgjë në këmbim.
Nëse
më do me interes, zakonet e mia do të kthehen në pengesa. Një palë çorape të
harruara në korridor do të na ndezin grindjen, një ndryshim i thjeshtë në
stilin e flokëve do të bëhet shkak për akuza të vogla që fshihen pas
zemërimit. Edhe guaca e lënë hapur në
tualet do të marrë peshën e një tradhtie të vogël. Përqafimi im i natës, i
natyrshëm dhe i pafajshëm, do të të bëhet i padurueshëm. Djersa ime do të
shndërrohet në armikun tënd më të madh, trupi im do të shihet si vendkuptim i
gabuar. Kur dashuria matet me interes, çdo akt i përditshëm kthehet në provë
dhe çdo mangësi në dëshmi fajësie. Një marrëdhënie e tillë prodhon një
eksperiment të dhembshëm. Ti bëhesh laborator i keq i vetes i angazhuar në matje, krahasime dhe diagnoza
që nuk shërojnë, por copëtojnë. Në vend që të pranosh, ti analizon në vend që të përqafosh, ti argumenton.