E shtune, 26.07.2025, 12:40 AM (GMT+1)

Kerko: a

Florim Zeqa: Letër e hapur Gjykatës Kushtetuese - Kërkesë për drejtësi!

E merkure, 23.07.2025, 06:56 PM


Letër e hapur Gjykatës Kushtetuese

Kërkesë për drejtësi

Duke u nisur nga fakti që nuk jam subjekt për të parashtruar kërkesë zyrtare për shqyrtim ligjor, këtë po e bëjë si qytetar i vendit dhe si analist që merret seriozisht me zhvillimet politike në vend. Po ju drejtohem me kërkesën personale, si akt qytetar për të ndëshkuar klasën e papërgjegjshme politike në Kuvend.

Shkruan: Florim Zeqa

Të respektuar gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, i nderuari

Kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, z. Nexhmi Rexhepi!

Pas bllokadës së gjatë dhe të paprecedent të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës nga 15 Prilli i këtij viti, ju jeni i vetmi organ që mund ta nxjerrni vendin nga ngërçi i pakuptimtë në tempullin e demokracisë.

Subjektet politike në Kuvend, përkatësisht 120 deputetët e zgjedhur dhe të çertifkuar, për më tepër se 50 herë e penguan krijimin e institucioneve të reja, të dala pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025.

Një situate e tillë në asnjë rrethanë nuk guxon të vazhdojë tutje përtej dates 26 Korrik 2025.

Qytetarët e zhgënjyer me çasjen bllokuese të deputetëve në Kuvend, të vetmën shpresë e mbajnë tek Gjykata Kushtetues, si organi më i lartë ligjor në Republikën e Kosovës.

Duke e parë mungesën e bashkëpunimit mes subjekteve parlamentare dhe mungesën e vullnetit politik për të gjetur zgjidhjen e duhur për dalje nga kriza artificiale e shkaktuar nga vetë ato, ju drejtohem autoritetit tuaj, që të merrni vendimin e duhur në përputhje me kompetencat kushtetuese për të shkarkuar legjislaturën e 9-të të Kuvendit të Kosovës, gjegjësisht për t'ua marrë mandatet 120 deputetëve që më vetëdije u shndërruan në bllokues të shtetit, përkatësisht të institucioneve shtetërore.

Duke e dëgjuar çdo ditë zërin dhe zhgënjimet e qytetarëve, si analist politik dhe qytetar i Republikës së Kosovës, po ju përcjelli kërkesën legjitime për marrjen e imunitetit politik 120 deputetëve dhe ndalimin e përjetshëm të kandidimit për deputet dhe për cilin do post politik në Republikën e Kosovës!

Ky do të ishte vendimi më i drejt dhe më i duhur për t'a kthyer vendin kah e mbara dhe për ta kthyer Kosovën në binarë të shëndoshë të politik-bërjes dhe shtetndërtimit.

Zgjedhjet pa një alternative të re politik nuk paraqesin zgjidhje për Kosovën!

Kosova ka nevojë për një fillim të ri për ta kthyer besimin e qytetarëve në institucionet shtetërore.

Shteti ka nevojë për të rinjët dhe popullatën e saj, që dita-ditës po e braktisin vendlindjen për një jetë më të mirë dhe më të sigurtë në shtetet evro-perëndimore!

E nderuara Gjykatë, i  respektuari kryetarë Nexhmi Rexhepi, me vendimin e juaj të dejt ligjor, Ju mund ta bëni kthesën e madhe dhe të domosdoshme në Republikën e Kosovës!

Më mirë të largohen 120 deputet kalkulant nga Parlamenti i Kosovës sesa 1 mlion e 200 mijë qytetarë nga Kosova!

Ju mund të sjellni drejtësi dhe shpresë për qytetarët e Kosovës!

Me respekt: Florim Zeqa, 23 Korrik 2025



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx