Kerko: a
Petrit Dibrani: Pasi e fituam luftën me shumë gjak dhe sakrificë, u shfaqën horrat, kundër Shqiptarisë!
E merkure, 25.06.2025, 06:57 PM
Pasi e fituam luftën me shumë gjak dhe sakrificë, u shpërfaqën “horrat”, kundër Shqiptarisë!
Nga
Petrit Dibrani
Me
dogma që prodhojnë vetëm mediokritete, ashtu siç prodhojnë edhe sistemet
anarkiste, në të cilat, parimet janë vetëm deklaratat demagogjike.
Shpërfaqja
publike me nxitje, radikale, ekomomike e politike Islamiste, me mediokritete
dhe demagogji, bëhen vetën në pushtetet diktatoriale.
K’shtu
po tentohet të krijohet gjendja e përgjithshme, nga sahanlëpirës e
trushpërlarë, që qëllim primar, e kanë tjetërsimin kombëtar.
Andaj
edhe servilizmi, poltronizmi dhe demagogjia e dhuna, janë parakushtet e
përparimit, në pushtetet diktatoriale.
Të
gjitha këto: po i shohim duke u shpërfaqur nga imam e hoxhallar; servil me
vetëdije e padije, pashkollë, të paarsimuar, me mungesë të arsimit e kulturës
së përgjithshme dhe pa-identitet kombëtar, gjë që mjerisht, ashtu si po e thonë
k’ta vet, që janë me identitet musliman!
Kushdo
nga këta, duke e ditur faktin që edhe një qytetari serb, të quajtur Radovan, e
kanë kamufluar në musliman, ndërruar emrin në Ridvan dhe duke i thënë
publikisht, ti tash je më i mirë se të gjithë na.
Është
fakt dhe treguesi më i qartë, për qëllimin e hoxhallarëve dhe imamëve, që me
vetëdije, janë të përkushtuar për një “Sistem Islamist”, ngaqë e thonë
publikisht, se “Identiteti” i tyre është Isalmi, ashtu si edhe indentifikohen
si musliman dhe jo shqiptar, sikurse në Afganistan e Iran, Pakistan e Siri dhe
shumë vende tjera diktatoriale.
Athua
mediumet pamore në Kosovë, kah po shkojnë dhe pse s’po e publikojnë,
antishqiptarizmin që po ndodh?!
Nëse
heshtim k’ta vazhdojnë, mirëpo nëse ne reagojmë në mënyrë morale-njerëzore dhe
juridiko-ligjore, k’ta identifikohen dhe shqiptarët vetëdijësohen, e nuk
tjetërsohen.