Kerko: a
Xhevahir Cirongu: Romani “Kohë ethesh” në syrin magjik të shkrimtarit Bedri Tahiri
E marte, 10.06.2025, 06:55 PM
Romani
“Kohë ethesh” në syrin magjik të shkrimtarit Bedri Tahiri
Nga
Xhevahir Cirongu
Shkrimtari Bedri Tahiri, tashmë është bërë i njohur jo
vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Mal të Zi e më gjerë,
si një autor që spikat me ngjyra letrare historinë e kombit tonë. Mënyra e të
shkruarit me stili plot delikates e të përzgjedhur, si të fjalës e të frazave
historike të shtrira këto në kohë të ndryshme, ka përshkruar atë rrugëtim
vlerash të shkrira së bashku: historinë e personazhet të skalitura mjeshtërisht
në trajtën e shprehur me figurën letrare të përjetësisë të kohës historike, të
cilat janë me rrënjët në ngulitura në tabanin e kombit tonë. Kështu, duke
hedhur syrin “Magjik” drejt historisë e të vërtetave historike, autori Bedri
Tahiri , vjen para lexuesve me një libër të ri (Roman) të titulluar “ Kohë
Ethesh”, botim i shtëpisë botuese “LENA’’ Prishtinë. Romani ka 200 faqe, dhe
duhet përgëzuar botuesin, sepse cilësia e librit ka specifikën e vetë të
përsosmërisë cilësore. Autori ngjarjet në roman i vendos në kohën e vet
historike ku janë zhvilluar ngjarjet, dhe brenda ngjarjeve lëvizin në mënyrën
figurative personazhet jetësore, por në këtë rast në romantizmin letrar, ku
historia merr trajta të ndryshme të rrëfenjës letrare, dhe duke u përmbjtur të
vërtetave historike të kohës ku janë zhvilluar ngjarjet, pra flet me të
vërtetat historike të pamohushme, ku ne sot krenohemi me figurat emblemë të
kombit tonë, sepse ata dhanë jo vetëm sakrificat, por edhe gjakun e tyre për
Atdheun , gjuhën e lirinë që gëzojmë sot. Romani “Kohë ethesh” është një tjetër
dokument sa historik edhe letrar që dëshmon me vërtetësi të vërtetat historike
të heronjëve të kombit tonë.Po shkëputim një pasazh të shkurtër nga ky roman :”
– Hape derën Nënloke ,hape, jam Kreshniku!....-Nënloke! – Bir! O Zot ! Të
përqafuarit , sikur u shkrinë në njër-tjetrin. Heshtje varri. Kush I mori gojët
? Nata skëterrë? Hëna që humbi rrugën?
Yjet e përthurur në qiellin e pahanë? Lotët i kishin ngufatur në grykë.Ata
rrodhën rrëke në pragun e shtëpisë. Ishin lot të ngrohtë gëzimi!’’… Na mbetet
për ti thënë autorit të Romanit Bedri Tahiri, suksese e me vepra të tjera!
Durrës, më 9 Qershor
2025