E premte, 25.07.2025, 09:58 AM (GMT+1)

Kerko: a

Agron Tufa: Kënga e skllevërve

E merkure, 14.05.2025, 06:56 PM


Agron Tufa

KËNGA E SKLLEVËRVE

Rrallë trazojmë pranga dhe zinxhirë,

por skllevër mbesim, sikur qemë.

Nuk presim botë më të mirë,

por as më e keqe s’ka me qenë.

Dhe kur dikush me xhind rebel,

ia del t’i grijë prangat me dhëmbë,

e çapëlejnë e gjallë nuk del

përtej vargonjve tanë të rëndë.

Dhe na këndell, na deh dalldia,

që aq syçelë në kohë e rrokëm.

Nëse dikë ngashënjen liria,

me besa-besë ne ia hamë kokën.

Veç tundim pranga dhe zinxhirë,

por skllevër mbesim, sikur qemë.

Ç’na duhet botë më e mirë,

kur më e keqe s’ka me qenë?

2024



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx