| E merkure, 14.05.2025, 06:56 PM |
Agron Tufa
KËNGA
E SKLLEVËRVE
Rrallë
trazojmë pranga dhe zinxhirë,
por
skllevër mbesim, sikur qemë.
Nuk
presim botë më të mirë,
por
as më e keqe s’ka me qenë.
Dhe
kur dikush me xhind rebel,
ia
del t’i grijë prangat me dhëmbë,
e
çapëlejnë e gjallë nuk del
përtej
vargonjve tanë të rëndë.
Dhe
na këndell, na deh dalldia,
që
aq syçelë në kohë e rrokëm.
Nëse
dikë ngashënjen liria,
me
besa-besë ne ia hamë kokën.
Veç
tundim pranga dhe zinxhirë,
por
skllevër mbesim, sikur qemë.
Ç’na
duhet botë më e mirë,
kur
më e keqe s’ka me qenë?
2024