Kerko: a
Skender Jashari: Dalja në publik e agjentëve islamikë të Serbisë
E merkure, 14.05.2025, 06:59 PM
Dalja në publik e agjentëve islamik të Serbisë
Nga Skender Jashari
Në
Kosovë, askush nuk ishte i interesuar, të dëgjonte më herët për një temë të
tillë. Duke qenë se më 2009, kisha qenë viktimë e një akti terrorist islamik,
të kryer nga agjentët islamik të Serbisë, e për të cilin rast kisha akuzuar të
tillët. E që polic hetues madje edhe të tillë që drejpërdrejt prej Ministrisë
së Brendshme, kërkonin që mos t’i publikonim të tillat raste as në medie.
Derisa as nuk merreshin me raste të tilla, duke i “konservuar” rastet e tilla,
e as që i hetonin a gjykonin. Kjo i
duhej Serbisë dhe agjentëve islamik të saj, që të mund të operonin pa asnjë
problem në territorin e Republikës së Kosovës.
Vazhdimisht
kisha theksuar që Serbia, ka vepruar në
drejtim të Kosovës dhe Trojeve tona, me plane e projekte islamike apo edhe të planeve e projekteve antiserbe, përmes:
agjentëve të saj, agjentëve islamik të Serbisë dhe bashkëpunëtorëve të saj.
Madje dhjetëra raste konkrete kisha raportuar dhe kallëzuar penalisht, në
institucionet e ndryshme respektive vendore, e disa prej tyre edhe në
Institucione Ndërkombëtare. Ato që i kisha raportuar, kallëzuar nëpër
institucione dhe nëpër shkrimet e mia në medie, tashmë për fat të keq u bënë
realitet.
Ditët
e fundit, për fat të mirë edhe në publik, mediet e kanë paraqitur një rast të
një spijuni të BIA-s së Serbisë, që ishte terrorist islamik i akuzuar më 2022,
nga Institucionet e Republikës së Kosovës. Në të njejtin rast, janë përmendur
edhe disa persona të tjerë, përfshirë edhe terroristin e dënuar hoxhën Zeqirija
Qazimin, e që agjenti i BIA-s, ia di edhe nofkën “Zeqës” dhe interesohet sesi
shkon grupi i tij ardhshëm “terrorist.” Incizimet e tilla, tregojnë shumë
aspekte të rëndësishme, të cilat konfirmojnë të gjitha pretendimet që kishim
bërë, që:
1.
Serbia dhe
shërbimet e saj vazhdojnë të përdorin islamin radikal, ekstremist dhe
terrorizmin islamik,
2.
Serbia
përdorë radikalët, ekstremistët dhe terroristët islamik;
3.
Serbia i
dërgoi terroristët islamik në ISIS;
4.
Serbia
instrukton sesi terroristët islamik të sjellen dhe veprojnë në Kosovë;
5.
Serbia
ishte interesuar për terroristët islamik në ISIS, jo vetëm për rastin e Hysri
Selimit;
6.
Hysri
Selimi raporton se Zeqirija Qazimi ka autoritet tash pas burgimit, e që nuk e
ka ndryshu ideologjinë( për të cilën është dënuar nga shteti i Kosovës), por se
tash ruhet;
7.
Serbia
interesohet për grupet e “ardhshme terroriste” islamike të Zeqirija Qazimit dhe
fakton ekzistimin edhe të disa grupeve të tjera të ngjajshme;
8.
Serbia
paguan agjentët islamik dhe terroristët islamik që të veprojnë kundër
Republikës së Kosovës;
9.
Serbia ka
lidhje me Zeqirija Qazimin, madje Igori i BIA-s, e thërret në nofkën që tregon
afërsi, afirmitet, respekt, vëllazëri e njoftësi duke e quajtë “Zeq”;
10.Në
ditën e lirimit nga burgu të terroristit Zeqirija Qazimit, në fjalimin e parë
të tij, merr pjesë në të edhe pjestar i grupit terrorist të Kaçanikut, i cili
vrau policin e Republikës së Kosovës;
11. Në fjalimin me rastin e lirimit të
terroristit Zeqirija Qazimi, mbledhen element të cilët nëse analizohen, janë
potencialisht terrorist të ardhshëm etj.
Ky është një rast, derisa ne që kemi
studiuar, analizuar dhe hetuar këso raste, kemi disa qindëra të tilla, vetëm
për territorin e Republikës së Kosovës, e poashtu edhe për pjesët e tjera të
Trojeve tona. Rasti i Hysri Selimit, është shumë më i vogël, nëse do krahasonim
me disa figura të tjera, të cilat janë tejet të njohura dhe që nëse do
publikoheshin komplet rastet e këtyre, seriozisht do tronditnin themelet e
radikalistëve, ekstremistëve dhe terroristëve islamik dhe mbështetësve të tyre
si dhe të agjentëve të Serbisë dhe agjentëve islamik të Serbisë. Në fakt kjo do
ishte mënyra më efikase në deradikalizimin, deekstremizimin dhe deterrorizmin e
“masës së islamizuar, radikalizuar dhe ekstremizuar,” por mbi gjitha do ndihmonte
të parandalonte dhe luftonte për mrekulli radikalizmin, ekstremizmin dhe
terrorizmin në masën e gjerë.
Akoma edhe këto ditë, pos aspekteve të
tjera, agjenturat serbe në drejtim të Republikës së Kosovës por edhe të Trojeve
tona, veprojnë me plane e projekte islamike apo edhe të planeve e projekteve antiserbe. Planet e
projektet islamike të Serbisë, në drejtim të Kosovës, janë të njejta me planet
dhe projektet e Serbisë, të viteve 1912-1939, në drejtim të Luginës së
Preshevës, Kosovës, pjesës shqiptare të Maqedonisë, për t’i islamizuar,
turqizuar, serpskimuslimanizim, boshnjakizim etj. Pa u thellu më tej në
aspektin historik.
Çfarë
nënkupton termi agjent islamik i Serbisë?
Një
përkufizim për këtë mund të nxjerrim në bazë të veprimtarisë dhe lidhjeve të
këtyre personave. Agjentët islamik të Serbisë, janë qoftë bashkëpunëtorët e
dikurshëm e tashmë të dekonspiruar të Serbisë ashtu edhe të tillët që akoma
janë në konspiracion, e që këta të fundit janë shumë më të numërt. Personat që
kanë lidhje me autoritetet serbe a personat që përmes ndërmjetësuesit kanë
lidhje me autoritetet serbe, e që kordinojnë veprimet e tyre. Agjent islamik të
Serbisë, përfshinë: hoxhallarët agjent të Serbisë( disa të tillë tashmë të
dekonspiruar), Turqisë etj; radikal, ekstremist e terrorist islamik si agjent
të Serbisë( poashtu disa të tillë të ndjekur penalisht); bashkëpunëtorë a
agjent të agjenturave të huaja kryesisht të vendeve mike të Serbisë; agjent të
Serbisë( të cilët me veprimtari subverzive, terroriste, kriminale etj kryejnë akte
të ndryshme të natyrës islamike, me të cilat pastaj akuzojnë Shqiptarët si
islamik ) etj.
Veprimtaria
e tyre terroriste, përfshinë nga predikimi i islamit e deri në veprimtari
terrorste, pra nga format publike të predikimit dhe propagandimit e deri në format
më klandestine, subverzive, ilegale e terroriste. Agjentët islamik të Serbisë
nuk janë vetëm ata që publikisht e propagandojnë dhe shpallin islamin qoftë
edhe atë tradicional, pasiqë janë me dhjetëra dokumente që shovenizmi serb ka
përpilu, gjithashtu janë edhe dhjetëra shovenist serb, të cilët shprehin që
islamizimi i Shqiptarëve është në interes të Serbisë.
Të
dyshuarit e tillë, të akuzohen vetëm për nenin 124, paragrafi 3 të Kodit Penal
të Republikës së Kosovës, është jo adekuat. Sepse veprimtaria e tyre nuk
përkufizohet vetëm në mbledhje informacioni, por qëllimi i mbledhësit është një
seri veprash penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së
Kosovës. Prandaj dënimi meritor për raste të tilla, do jenë për bashkim veprash
penale, prej nga presim që edhe në gjykim dhe dënim, të shohim që personat e
tillë të akuzohen, gjykohen dhe dënohen për dy a më shumë vepra penale.
Prandaj
si përfundim, besoj që është koha ideale, që nëse jo institucionet respektive,
që të ndërmarrin veprime konkrete ligjore, në parandalimin dhe luftimin të
gjitha veprave penale që janë kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së
Republikës së Kosovës, të kryera a që janë nxitur të kryhen nga agjentët e
Serbisë, bashkëpunëtorët e Serbisë dhe agjentët islamik të Serbisë apo së paku
gazetarët investigativ dhe analistët e studiuesit e mirëfilltë të angazhohen në
këtë drejtim.
Pavarësisht
të gjitha këtyre, besoj akoma edhe sot, siç besoja me kohë, që Çlirimi i Kombit
tonë nga robëria e ideologjive jomiqësore a armiqësore, është kruciale për të
arritur Çlirimin, Bashkimin Kombëtar, Përparimin dhe Zhvillimin por edhe
Garantimin e të Ardhmes tonë prosperuese Euro-Atlantike. Asnjë vend në botë nuk
ka qenë i robëruar për kohë të gjatë nëse mendja, shpirti i tyre s’ka qenë i
robëruar dhe anasjelltas.
Më:14.05.2025
Skender
Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet
e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin
komuna e Bujanocit.
Master drejtimi
juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.