Kerko: a
Hysen Ibrahimi: Doli nga shtypi libri i radhës i Elhame Dervisholli Gjyrevci i titulluar ”Kokomilo 2”
E enjte, 20.02.2025, 07:38 PM
Doli nga shtypi libri i radhës i Elhame Dervisholli Gjyrevci i titulluar ”Kokomilo 2”
Nga Hysen Ibrahimi[1], Redaktor
i librit
Autorja Elhame Gjyrevci, merr si shkas në roman personazhin
Kokomilo, që vë në veprim imagjinatën dhe nxjerr frymëzimin patriotik të
Kokomilos, i cili, me punën e tij të sinqertë, shndërrohet në një shembull të
veçantë, në shërbim të njerëzimit…, i gatshëm të sakrifikojë gjithçka për
vendin e tij
Romani i radhës i titulluar ”Kokomilo 2” i autores Elhame Dervisholli
Gjyrevci është sinonim i udhëhqjes së mirë nga një mbret siç është presonazhi
kryesor Kokomilo, që kishte respekt ndaj popullit dhe vendosmëri për të
investuar në: ndërtimin e shkollës për arsimimin e fëmijëve, ndërtimin e urës,
ndërtimin e objektit fetar për lutje, për mbështetjen e vajzës së tij
Afroditës, madje deri në shkallën më të lartë për astronome dhe gjenerale të
ushtrisë, pëkushtimi ndaj familjes e miqve dhe sidomos besnikëria ndaj gruas së
tij Zanës, kjo madje as që diskutohej. Të gjitha këto dëshmojnë se libri
përbëhet nga një strukturë me karakter edukativo-arsimor, shoqëror e familjar,
si për fëmijë, por edhe për të rritur. Autorja, me të drejtë ka përdorur
imagjinatën e saj në disa raste, për të dëshmuar se dëshirën e madhe për arritjen
e fitoreve të Kokomilos, fëmijët e imagjinojnë si të nevojshme dhe tejet
motivuese për të arritur fitore. Besimin që kishte fituar Kokomilo nga babai i
gruas së tij, ishte vendimtar, pasi që ia beson titullin mbret. Nga këtu fillon
jeta e çiftit të ri bashkëshortor, Zana dhe Kokomilo. Lindja e vajzës Afrodita
ishte ditë e veçantë në familjen mbretërore të Kokomilos, ku autorja Elhame
këtë e kishte ideuar kështu, citat: ”Kështu për Zanën e Kokomilon kaluan
ditë, muaj, derisa një ditë erdhi në jetë një filiz i ri. Zana solli një lule
të bukur, një zanëmali me aromë trëndafili. Për lindjen e saj u gëzuan edhe
zogjtë e malit, atë e pagëzuan me emrin Afrodita, erë e këndshme e luleve,
gjetheve dhe barit të njomë që sollën nënë e bijë, kënaqësi e gëzim të paparë,
brenda kështjellës. Kështjella mbretërore mori një pamje krejtësisht ndryshe me
ardhjen e voglushës në jetë...” fund citati.
Tematikisht, këtë roman tejet i veçantë me ide të
shkëlqyera, autorja Elhame e ideon ndër të tjera me shumë të drejtë se si
Mbreti Kokomilo i afrohet rrethit të urbanizmit dhe zhvillimit të vendit të
tij, puna ekipore e tij, sidomos konsultat me gruan e tij, duke u lidhur ngusht
me mirëqenien familjare e miqësore dhe sfera tjera me rëndësi jetësore për
popullin e atij vendi. Në roman rreth kësaj shkruhet, citat: ”Pikë e parë ishte mirëqenja nëpër
familje, gjendja shëndetësore, ekonomia dhe arsimi. Kështu Kokomilo punoi me
njerëzit që i zgjodhi bashkëpunëtorë të tij dhe brenda një viti arriti të bënte
zgjedhjen e duhur përmbrenda dhe jashtë kështjellës. Të gjitha punët që duhet
punuar Kokomilo nuk jepte urdhër, pa u konsulltuar së pari, me Zanën”, fund
citati.
Autorja me shumë të drejtë, përmes këtij romani nxjerr idenë
për të mirën e vendit duke i parë shumë gjëra se nuk po shkojnë ashtu siç duhet
dhe dëshiron që ato të marrin kahjen e duhur, ajo përmes këtij romani e
ideon se si duhej zgjidhur ato probleme
e çështje që kanë mundësi përmirësimi në kohën e duhur dhe të mos vihej në pyetje
e kaluara për ballë të sotmës e të mos zhvillohet vendi. Sigurisht se kjo është
përvojë e vetë autores, kur ajo është në dijeni se populli ynë, shekuj me
radhë, është ballafaquar me ruajtjen e ekzistencës më elementare, si atë të:
gjuhës, kulturës dhe origjinës autoktone
pëllazge-ilire.
Për të shkuar mirë duhet nisur nga disa parime, shih në
roman, citat: ”Qysh në ditën e parë, ai ua mori zemrat njerëzve, me
dashurinë dhe respektin që ai tregoi e
bëri për vete gjithë masën. Falë Zotit, dhunti kishte dijën, ndërsa dashuria dhe edukata familjare nuk i
mungoi djaloshit”, fund citati.
Si tipa tipik, autorja merr shembullin se për të mirën e
vendit nuk duhet përjshtuar e as bullizuar as edhe një individ, për çshtje
kombëtare siç ishin xhuxhët, miqtë më të besuar të Kokomilos. Autorja me të drejtë
shkruan për aftësitë e tyre, citat: ”Ndërsa njerëzit trup shkurtër
(xhuxhët), i afroi pranë vetes, me kohë ai kuptoi afësitë e tyre, krahë të
djathtë i bëri këta njerëz të fjalës e të besës”, fund citati.
Ky roman i titulluar ”Kokomilo 2”, është një roman i
dëshmimit të ekzistencës së njeriut tonë, qoftë ai që jeton në vendlindjen e
tij ku është lindur dhe rritur, qoftë ai që jeton në një meridian tjetër të
globit tokësor. Autorja e cila ka një vizion të lartë kulturor e kombëtar, me
të drejtë është përpjekur, por edhe ia ka dalë me këtë roman, që të dëshmojë
për procesin tonë kombëtar të ekzistencës i cili gjithnjë është duke u
kontrolluar dhe është duke u penguar nga një dorë e dikujt. Autorja Elhame merr
si shkas në roman personazhin Kokomilo, që vë në veprim imagjinatën dhe nxjerr
frymëzimin patriotik të Kokomilos, i cili, me punën e tij të sinqertë,
shndërrohet në një shembull të veçantë, në shërbim të njerëzimit, i dashur për
njerëzit, fëmijët, miqtë, familjen dhe mbi të gjitha i gatshëm të sakrifikojë
gjithçka për vendin e tij.
Suedi/Förslöv, 19.02.2025
[1]Ish-kryetar i
Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI - Albani”,
Suedi, 2011-2023 (12 vite) autor dhe bashkautor i 26 veprave letrare e
publicistike. Redaktor, recensent dhe opinionist i dhjetëra veprave në Suedi e
në mërgatë dhe të gjitha trojet etnike
shqiptare. Jeton dhe vepron në Suedi që nga viti 1988.