Kulturë
Hysen Ibrahimi: Rrënjët tona janë vlerë dhe krenari e kombit shqiptar
E shtune, 02.11.2024, 07:54 PM
RRËNJËT TONA JANË VLERË DHE KRENARI E PAKONTESTUESHME E KOMBIT SHQIPTAR
Letër
mbëshetëse për Prof. Ahmet Musa tani Shqiptar Shaliani, për idenë e tij për
ndërtimin e Katedrales në Shalë të Bajgorës
Nga
Hysen Ibrahimi
Spjegim:
Prof. Ahmet Musa tani me emrin Shqiptar Shaliani ka dhënë idenë për ndërtimin e
një Katedrale në fshatin e lindjes së tij Bajgorë, fshat ky që është i njohur
në Shalë për trimërit, kulturën dhe luftën për lirinë e Dardanisë.
I
dashur Prof. Shqiptar Shaliani, miku im i kahershëm i idealit dhe i
veprimtarisë,
E
keni mbështetjen time 100% në idenë tuaj dhe me të drejtë kërkoni rrënjët tuaja
apo rrënjët tona do të thosha për ndërtimin e një Katedrale në Shalë të
Bajgorës komuna e Mitrovicës.
“Ju
jeni duke ju kushtuar idesë që ju bënë të lumtur juve dhe mbarë kombit
shqiptar, po zhvilloni dhe investoni në rritjen dhe përparimin tuaj dhe në
përparimin e kombit shqiptar në këtë drejtim, kthim mbrapa nuk ka”.
“Të
tjerër e kanë parë vendosmërinë tuaj, sespe ju po ju tregoni hapur se çfarë
duhet pranuar dhe çfarë jo. Duhet të jenë mjaftueshëm të lexuar për të ju
kuptuar të gjithë”.
“Kur
të tjerët po e shohin se ju e respektoni veten mjaftueshëm për kthim në rrënjët
tona dhe për të vendosur kufij në ndërhyrje, ata ose do të përpiqen më shumë,
ose do të largohen. Në të dyja rastet, del fitimtar Prof. Shqiptar Shaliani”.
“Prof.
Shqiptar Shaliani, Ju jeni duke u shndërruar një një profet, sepse me idenë
tuaj po shndërroheni në versionin më të mirë, në të mirë të shqiptarisë, natyrshëm jeni duke e tërhequr vëmendjen e të
tjerëve që kuptojnë se ku janë rrënjët tona”.
“Mos
u shqetësoni se si ju trajtojnë të tjerët për idenë tuaj, përqëndrohuni në
veten tuaj, në të drejtën tuaj për t’u kthyer në rrënjët tona. Jeni në rrugë të mbarë drejtë rrënjëve tona”.
“Pra,
mbani mend Prof. Shqiptar Shaliani, çelësi për t'u marrë me një punë të shenjtë
sikurse Ju që jeni duke u marrë, duke kërkuar rrënjët tona Dardane, ju po
shndërroheni njeriu më i dashur i kohës së sotme dhe të ardhmës. Do të jeni njeriu më i vlerësuar për të
gjitha kohërat dhe të gjithë pa dallim një ditë do të vrapojnë pas teje, duke
qenë krenar me veprën Tuaj. Ju jeni dhe do të mbeteni në përjetësi, krenaria e
jonë Dardane.
Zoti
ju bekoft për idenë tuaj, për tu kthyer në rrënjët tona,
Zoti
e bekoft popullin shqiptar kudo që ndodhet pa dallim.
Hysen Ibrahimi, Suedi, Förslöv, 31.10.2024