Speciale » Basha
Sabile Basha: Trajtimi i të burgosurve politik shqiptar nga UDB-ja jugosllave
E premte, 06.09.2024, 06:59 PM
TRAJTIMI I TË BURGOSURVE POLITIK SHQIPTAR NGA UDB-ja JUGOSLLAVE
Në
krahasim me shkrimet që janë shkruar për të burgosurit politik, gati pothuaj se
fare pak ose aspak nuk është shkruar për trajtimin dhe torturat e tyre të cilët
i kanë kaluar në hetuesi apo më vonë në vet burgun, ku e kalonin pjesën e
dënimit. Do të thosha se historia e burgjeve është pjesë përbërëse e historisë
së një kombi në tersi. Burgjet janë një realitet që i përkasin çdo vendi,
pavarësisht nga niveli ekonomik apo zhvillimi social politik i tij120F[1]. Në kuptimin fizik,
burgu përbëhet nga ndërtesa të veçanta ku mbahen dhe jetojnë në kushte të
veçanta të paraburgosurit e të burgosurit, në salla e qeli sipas një regjimi të
caktuar burgimi dhe që administrohet e që ruhet mbi bazë ligjesh e dispozitash
të veçanta ligjore e nënligjore121F[2]. Ndërsa të burgosurit
që vuajnë dënimin me burg ndahen në disa kategori, siç janë: kriminelet e
ndryshëm, të dënuarit ordiner, të dënuarit e mitur dhe kategoria më e dhembshme
dhe më e pa fat ishin të burgosurit politik dhe kategori të tjera që nuk do të
ndalesha në këtë shkrim.
Përndjekjet
politike ndaj të burgosurve politik ndaheshin në dënime penale dhe dënime
administrative. Në grupin e parë hynin dënimet siç ishin: 1. Dënimi me vdekje;
2. burgim deri me 25 vjet burg; 3. internim ( si një plotësim i dënimit).
Ndërsa në grupin e dytë hynin dënimet siç ishin: 1. Dëbimi/internimi, 2. Punë e
detyruar, 3. Heqje e të drejtës për të ushtruar profesionin (përfshirë këtu
artin dhe sportin), 4. Shkarkim nga postet drejtuese, 5. Transferim, 6. Presion
për tu divorcuar, 7. Përjashtim nga shkollat e larta, dhe 8. Heqje e të drejtës
së pensionit122F[3]. Por sipas të dhënave
që kemi del se masat për tu dënuar një person nuk u merrnin vetëm për
veprimtari kundër shtetit dhe partisë,
por ato shqiptoheshin edhe për “shfaqje të ndikimeve ideo-politike të
ndryshme”, apo edhe për ndonjë gjë tjetër që pushtetarëve nuk iu shkonte
përqejfi. Është për tu çuditur se dënimet me vdekje mundë të shqiptoheshin edhe
nga nenet e kushtetutës për agjitacion e propagandë, arratisje, sabotazh në
art, kulturë123F[4]etj
Por,
ajo që më shtyri të shkruaja për këtë temë gati-gati tabu shkencore, më nxiti
kategoria e të burgosurve politik, do të thosha që ndoshta edhe pa fije faji, e
që në këtë rast nuk do të ndalesha të analizoja fajësinë apo pafajin e tyre që
kaluan kohën më të mirë nëpër këto burgje e kampe të caktuara anë e këndë
shtetit të ish-Jugosllavisë.
Të
burgosurit politik shqiptarë, si në çdo vend tjetër të kampit socialist, në
shtetin e Jugosllavisë, shqiptarët e dënuar
politik, patën edhe “bonuse” shtesë sa i përkiste torturës dhe keqtrajtimit nga
ana e hetuesve dhe gardianëve të ndryshëm. Të dënuarit shqiptarë patën një
trajtim të veçantë dhe shumë
karakteristikë në krahasim me rregullat dhe normat ligjore të shtetit
jugosllav. Ata dënoheshin vetëm e vetëm pse ishin kundër një mendimi, një
veprimi apo edhe të një mospajtimi me regjimin në pushtet. Duke gjykuar nga
shifrat e ish të burgosurve politik, nga numri i burgjeve dhe i kampeve, nga
metodat dhe shantazhet që u përdorën në hetuesi, nga gjykimet dhe dënimet, nga
kushtet e trajtimet dhe të jetës së të burgosurve, vijmë në përfundim se çfarë
ishte ai regjim dhe si shkeleshin të drejtat elementare njerëzore të individit
e të popullit shqiptarë. Por, si zakonisht në sistemet totalitare nuk merrte
fund vetëm me të dënuarin politik, por krahas tij e pësonte familja, fisi e
farefisi, duke filluar që nga internimi e deri te veçimi i plotë i familjeve.
Duke filluar nga diferencimet politike, deri te dëbimi me dhunë nga shtëpia e
fshati ku jetonte, duke iu ndërprerë edhe shkollimin elementar të fëmijëve të
familjarëve të afërm dhe duke u thelluar horizontalisht e vertikalisht në
farefisni për të marrë dënimin e “merituar”, siç mendonin pushtetarët.
Menjëherë
pas çlirimit dhe aneksimit të Kosovës nga Serbia e ish-Jugosllavia, shqiptarët gjithandej
ku jetonin vetëm gjatë viteve 1945-1948, sipas të dhënave që na i ofrojnë
statistikat, dënohen e likuidohen me qindra e mija veta duke u arrestuar e likuiduar
me arsyetim se ishin bashkëpunëtor të okupatorit, anëtarë të Ballit kombëtar,
anëtar të organizatave të njohura ilegale, të grupeve të ndryshme armiqësore që
donin të rrëzonin pushtetin komunist dhe shumë e më shumë të tjerë që donin të
shkëputnin Kosovën dhe viset tjera
shqiptare që kishin mbetur të okupuara nga Jugosllavia. Pushtetarët duke e par
rrezikun nga një popullatë e tërë e e pakënaqur, që ndodhte shpesh ata- të
pakënaqurit ishin edhe komunist por që e ndjenin veten të tradhtuar, filluan të
inskenonin procese të gjata gjyqësore, vetëm e vetëm për të arsyetuar qëllimin
e tyre për eliminim të përgjithshëm të shqiptarëve.
Sidomos,
ndaj të burgosurve politik shqiptar u përdorën metodat më shtazarake të dhunës,
që për qëllim kishin që të shfytyronin në vetëm pak javë të dënuarit politik,
në pirgje mishi të pa shpresa, që me kohë fillonin të kullonin gjak, që ishte
pasojë e torturave fizike e, në të njëjtën kohë, duke nëpërkëmbur dinjitetin e
tyre njerëzor e duke asgjësuar të gjithë përmbajtjen e jetës së tyre. Ata pasi
se arrestoheshin, u rrahshin me shkopinj gome dhe kondak dyfekësh dhe thonjtë e
gishtave pa pikë dhembjeje iu shkulnin, kripen i detyronin që ta lëpinin drejt
e nga dyshemeja, pa u lejuar që të pinin ujë, përplaseshin lakuriq në mes të
ujit të akullt dhe mundoheshin gjatë me korrent elektrik, nuk lejoheshin që të
flinin dhe të rrinin ulur, po mbylleshin në kafaze, ku vetëm në bisht mund të
kruspulloheshin124F[5]. Do duhej përmendur
kërcënimin për të futur në burg gratë dhe fëmijët e tyre- po të mos i kishin
arrestuar qysh më parë.
Dhe
sipas të dhënave del se torturat u kryenin në bazë të logjikës sa më i lartë të
kishte qenë funksioni i tyre i mëparshëm në parti, ose autoriteti tek
masat aq më barbarisht mundoheshin ata.
Vetëm tek-tuk mund të vërtetohej ndonjë “avari” nëpër qelit e hetimeve, shumë
rrallë mund të ndodhte që tortura të shpinte gabimisht në vdekje apo në kufijtë
e çmendurisë125F[6], për secilin prej tyre
kishte urdhër të ruhej me çdo kusht aftësia për të luajtur rolin e caktuar për
proceset e inskenuara.
Edhe
pse pas Luftës së Dytë Botërore shtetet Evropiane nxorën në mësime nga tabloja
e tmerrshme që ishte krijuar në ato vite dhe u angazhuan për mbrojtjen e të
drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Më 1948 në OKB u krijua seksioni për
parandalimin e krimeve dhe trajtimin e shkelësve të ligjit. Në Kongresin e
Gjenevës të OKB-së më 1955 kaluan “Rregullat minimum për trajtimin e të
burgosurve” të cilët hapën një epokë të re në korrektimin penal. “Rregullat...”
vendosën standarde për trajtimin e të dënuarve dhe për trajtimin e personelit.
Përveç kësaj Konventa Evropiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe
lirive bazë që u nënshkruan në Romë më 4 nëntor 1950 garantonte të drejtat bazë të
të burgosurve126F[7]
Llojet e torturave dhe
të keqtrajtimeve ndaj të burgosurve
Politik shqiptar
Në
ish-Jugosllavinë socialiste, përdorimi i torturës në zyrat e hetuesisë dhe në
burgje ishte i ndalur me ligj. Por, në të vërtetë, tortura si metodë për të
nxjerrë një të “vërtetë” përdorej qysh nga momenti i parë i arrestimit dhe
vazhdonte deri te dalja nga burgu. Sipas mjekut danez, Jens Daugaard, i cili
edhe bën përkufizimin e torturës, ndër të tjera thotë se tortura është “ndëshkimi i paramenduar, sistematik ose më
shumë persona që veprojnë ose me urdhër të një autoriteti, për të detyruar një
person tjetër të japë informacion, të rrëfehet për një arsye tjetër.”127F[8]Për të burgosurin
politik shqiptar tortura fillonte që nga momenti i arrestimit, i arrestuari i
nënshtrohej torturës, si asaj fizike ashtu edhe asaj psikike. Sipas shumë
dëshmive dhe shumë të dhënave, tortura ndaj shqiptarëve është përdorur edhe
gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërsa kulminacionin e ka arritur pas vitit
1945, sidomos ndaj të burgosurve politikë shqiptarë. Tortura, sipas shumë
studiuesve, është forma më e egër e shtypjes që mund t’i bëhet një qenies
njerëzore. Ata që përdorin torturën, e dinë se ajo mund të shkatërrojë mendjen
pa dëmtuar trupin, pra mund të dëmtojë personalitetin e viktimës në mënyrë që
pas torturës, si jeta e tij private, ashtu edhe ajo shoqërore, të mos jenë si më
parë, por shpeshherë krejtësisht të patologjike.
Pushteti
okupues ndaj të burgosurve politikë shqiptarë përdori torturën fizike si dhe
atë psikike:
Tortura fizike
Më
poshtë do të cekim vetëm disa metoda të torturës fizike që u aplikuan ndaj të dënuarave
politik.
Rrahja
sistematike
Tortura
elektrike
Djegia
Tortura
dentare
Tortura
e mbytjes
Gjendja
e ankthit
Gjymtimet
Tortura
farmakologjike
Tortura
seksuale
Varja
Palestineze128F[9]
-
Rrahja sistematike ose falanga-gjatë tërë kohës viktima rrahet me shkopinj,
shufra ose tela në shputat e këmbëve. Një mënyrë tjetër e rrahjes sistematike
kur viktima rrehej përnjëherë në të dy veshët, në vendet e frakturave të
mëparshme ose në bark. Kjo lloj rrahjeje është aplikuar sidomos te gratë
shtatzëna, që sa më par të provokohej aborti.
-
Tortura elektrike (pikana), ishte një nga llojet e torturave më të dhembshme
dhe viktima shpeshherë kafshonte gjuhën, pjesët e brendshme të faqeve dhe
buzët. Elektrodat vendoseshin në pjesët më të ndjeshme të trupit, si: në veshë,
gjuhë, mish të dhëmbëve, mollëza të gishtërinjve, organet gjenitale etj.
-
Djegia, bëhej me anë të cigares, apo me hekur të nxehtë. Ekzistonte edhe një
lloj tjetër, që quhet “pjekja”, kur i burgosuri vishej me një skarë hekuri që
me anë të rrymës elektrike fillonte nxehej gradualisht.
-
Tortura e mbytjes, ndryshe njihej edhe si forma e nëndetëses. Koka e viktimës
zhytej në ujë të ndotur me jashtëqitje, urinë dhe të tjera ndyrësira, derisa të
fillonte mbytja, ose derisa reflekset fizike të shkaktonin thithjen e ujit të
ndotur.
-
Gjymtimi, si torturë mund të kishte disa forma. Të tilla ishin shkulja e
flokëve ose e mjekrës, heqja e thonjve, prerja e pjesëve të ndryshme të trupit,
si e veshëve ose e gjuhës.
-
Tortura dentare, thyheshin dhëmbët me goditje ose dhëmbët e shëndoshë thyheshin
ose hiqeshin duke përdorur në mënyrë jofunksionale instrumentet dentare.
-
Tortura farmakologjike, torturuesi i detyronte viktimën të gëlltiste tableta
ose i bënte asaj injeksione, shpeshherë psikotomimetike, por viktimës i thuhej
se ishin medikamente të rrezikshme ose lëndë të panjohura.
-
Tortura seksuale, është ushtrim i dhunës së drejtpërdrejtë në organet
gjenitale, goditje ose tortura elektrike në këto organe.
-
Varja Palestineze, ishte një formë torture kur viktima mbahej me krahët prapa
për orë ose ditë të tëra. Shpeshherë ndodhte që kësaj torture t’i shtonin edhe
torturën elektrike, në pjesët e ndjeshme të trupit.
Torturat psikologjike
Është
vështirë të imagjinohet tmerri i metodave fizike të torturës, megjithatë
tortura psikologjike ishte metodë që shkatërronte drejtpërsëdrejti
personalitetin e të burgosurit. Gjatë torturës, sipas shumë deklaratave të të
burgosurve, torturuesit kanë përdorur disa lloj metodash të torturës
psikologjike.
-privimin
ose rraskapitjen
-kërcënimin
për torturim, gjymtim, vrarje, si dhe duke i kërcënuar pjesëtarët e familjes
dhe miqtë.
-praninë
e njerëzve të tjerë gjatë torturimit
-poshtërimin
dhe torturën seksuale.
Privimi
ose rraskapitja ishte njëra nga metodat e torturës psikologjike që në vështrim
të parë, nuk dukej se ishte e vështirë, mirëpo pasojat që linte te i burgosuri
ishin shumë të mëdha. Gjatë kësaj metode që aplikohej viktima privohej nga shumë
elemente të rëndësishme që janë për jetën psikike të njeriut. Viktima privohej
nga gjumi, kontaktet me njerëz, nga drita, tingujt129F[10] etj.Zakonisht ndaj të
burgosurve politikë shqiptarë, kjo lloj torture përdorej shumë shpesh. Çdo i
burgosur, ka kaluar së paku dy, tri e më tepër herë në izolim të plotë.
(kuptohet, nuk ka pasur asnjë , kontakt me të tjerët, ndërsa ditët e izolimit i
ka kaluar në qeli shumë të vogla, 1, 5 x 2 m, pa dritë fare ose me shumë
dritë). Në shumë raste të burgosurit i mbulonin kokën dhe e ushqenin në kohë
të pacaktuar, vetëm e vetëm që tek ai të
krijonin huti dhe t’ia humbnin orientimin në kohë.
Nuk
e linin të lahej apo të shkonte në tualet. Me ditë të tëra e linin pa gjumë.
Sipas disa analizave që kanë bërë disa hulumtues amerikanë, kanë ardhur në
përfundim se njeriu është më së paku i rezistueshëm ndaj gjumit. Pas kësaj
torture i burgosuri është në gjendje të flasë e të pranojë edhe gjëra që kurrë
nuk i ka bërë. Por, djelmoshat tanë të rinj i përballonin edhe këto tortura. Vlen
të ceket rasti i Sokol Dobrunës, i cili 98 orë i kaloi
në zyrat e hetuesisë, i ulur në një karrige, pa bërë asnjë sy gjumë. Ndërkaq,
mungesa e kontaktit me të tjerë, sipas disa të dhënave, të burgosurin e bën të
pashpresë, e dëshpëronte, e fut në depresion. Thuhet se ata të burgosur, shpesh
kanë halucinacione. Kjo metodë me të madhe është përdorur në burgun e Goli
Otokut, ku nuk kanë qenë të
rralla as vetëvrasjet e të burgosurve.
-Kërcënimi,
ishte metoda më e parapëlqyer nga hetuesit e ish-Jugosllavisë. Lirshëm mund të thuhet se gati nuk ka pasur të
burgosur që nuk është kërcënuar. Mirëpo, nga kërcënimet nuk është kursyer as
jashtë burgut popullata shqiptare. Kërcënimi si metodë ka qenë aq transparente
dhe e futur në sistem, saqë është shprehur edhe nëpër mjet radios, shtypit dhe
televizionit. Si lloj kërcënimi, me të madhe është aplikuar metoda e
diferencimit të individit nga familja, e familjes nga fshati apo rrethi ku
jetonte, nga shkolla, universiteti dhe nga shumë procese të tjera shoqërore130F[11].
Të
burgosurit kërcënoheshin se do t’i torturonin, do t’i rrahin, do t’i
keqtrajtonin, do t’ua kidnaponin familjen, do t’ua masakronin të afërmit. Shumë
të burgosur nga burgjet kërkonin që të distancohej familja nga ata, ose nga
gratë e tyre kërkonin që të shkurorëzoheshin, vetëm e vetëm që t’i kursenin ato
nga torturat e mundshme (rasti i Adem Demaçit dhe i shumë të
tjerëve).
-Prania
e të tjerëve gjatë torturimit, ishte një metodë shumë nënçmuese, dhe fyese për
personalitetin e të burgosurit. Gjatë hetuesisë e më vonë gjatë qëndrimit në
burg, gardianët e burgjeve aplikonin shpeshherë
këtë lloj metode. Herë-herë aplikimi i saj bëhet në mënyrë kolektive, kur
në një dhomë i futnin shumë të burgosur dhe i rrahin deri në alivanosje para të
tjerëve. Ose shpesh ndodhte që, ashtu të rrahur i ekspozonin para të tjerëve,
ose para anëtarëve të familjes (rasti me HydajetHysenin). Sipas shumë
deklaratave që kanë dhënë ish-të izoluarit, shumica e tyre pohojnë se janë
rrahur e janë keqtrajtuar para shokëve të vet. Qëllimi i torturuesit dihej, ta
përkulte dhe t’ia thyente dinjitetin njerëzorë të burgosurit.
-Poshtërimi
dhe torturat seksuale të të burgosurve ishin pjesë e pandashme e ritualit
torturues të tyre. Të burgosurit, fyheshin rëndë, i fyenin të dashurit e tyre.
Ata i detyronin të flisnin gjëra poshtëruese për të dashurit e tyre etj.
Këtë
shkrim që iu dedikoj të gjithë të burgosurve politik shqiptar që ranë në burg
vetëm e vetëm që kërkuan që Kosova të bashkohet me
Shqipërinë dhe në këtë mënyrë
shteti Shqiptar të ruaj tersin e saj territoriale dhe në trupin e saj ti ketë
të gjitha gjymtyrët. Do ta përmbyllja me një shkrim të PetroMarkos kur për të burgosurit
thotë se : “Të burgosurit nuk janë si njerëzit që shohin diellin, yjet. Kanë
gjuhën e tyre, kanë nervat e tyre. Edhe në shtëpinë tënde të jesh, po të të
mbyllin derën nga jashtë, të duket sikur s’ngopesh me frymë... pale në burg, në
qeli! Dhe ngaqë trupi mbetet në vend brenda katër mureve dhe shpirti arratiset
duke kërkuar gjurmët e djeshme të këmbëve, formohet në tru një mjegull e dendur
si era e qelisë, si firoma e korridoreve të burgut”131F[12]
Marr nga libri: Prof. dr. Sabile Keçmezi-Basha, “Ballafaqimi
me dëshmitë historike”, Instituti i Historisë- Prishtinë, f.142-148, 2018
[1]FehmiSufaj, Historia e burgjeve të Shqipërisë gjatë
shekullit XX, Tiranë
200o, f. 3
[2]Josif Zegal, Rrëfime nga burgu i diktaturës komuniste,
Tiranë,
1999. f. 7
[3]Vlerësimi
i nevojave dhe memorizimi
(Rehabilitimi dhe riintegrimi i ish- të përndjekurve politikë në Shqipëri),
Tiranë
2001, f. 16.
[4]Po aty, f. 17.
[5]Vlerësim
i nevojave dhe memorizimi
(Rehabilitimi dhe riintegrimi i ish- të përndjekurve politikë në Shqipëri),
Tiranë
2001, f. 17-19;LoneJacobsen, PeterVesti, Ata
që i mbijetojnë torturës, Tiranë 1992.
[6]Më gjerësisht në librin
e GeorgesHermanHodos, Inskenimet (
Proceset politike dhe spastrimet staliniste në Evropën Lindore 1948-1956), Tiranë,
2000
[7]PatriciaO’Brien, The Prisononcontinent, f. 195
[8]Merxhan Abdyli, Fjala e
lire e njerëzve të mbyllur, fejton , Gazeta Rilindja,
Tiranë
1993.
[9]LoneJacobson,
PeterVest, Ata që i mbijetojnë tortures,
Tiranë
1992
[10]E përjavshmja turke “Nokta”, 2 shkurt 1986
[11]SOS,
Torture,
OMCT, 37-39, rue de Vermont, ch. 1211. Geneva 20. Switzerland.
[12]Petro Marko, Nata e Ustikës, roman, f. 37.