Speciale » Basha
Sabile Basha & Tefik Basha: Popullsia e Kosovës në dokumentet e Shqipërisë, 1958 (2)
E diele, 14.04.2024, 07:59 PM
NJË DOKUMENT I RËNDËSISHËM I RUAJTUR NË ARKIVIN QENDROR TË SHQIPËRISË (1958), QË KA TË BËJË ME, DEMASKIMIN, SHTREMBËRIMIN DHE MANIPULIMIN E NUMRIT TË POPULLSISË SHQIPTARE NË ISH- FEDERATËN JUGOSLLAVE
(Pjesa
e Dytë)
(Dokumenti botohet pa
asnjë ndërhyrje)
Nga
Prof. Dr. Sabile Keçmezi- Basha
& Prof. Dr. Tefik Basha
Vazhdojmë
me botimin e dokumentit të dytë, i cili gjithashtu botohet pa kurrfarë
ndërhyrje. Por, është interesant se analizat që i bënë Qendra e Statistikave në
Shqipëri janë të detajuara , të sakta dhe bëhet analizë kritike ndaj të gjitha
të dhënave që i japin jugosllavet për regjistrimin e popullsisë shqiptare në
ish-Federatën Jugosllave. Nëpër mes të analizave të vitit 1958, shteti shqiptar
i ve në pah, të gjitha padrejtësitë dhe keqpërdorimet që bëhen ndaj popullsisë
shqiptare në ish-Jugosllavi në përgjithësi e në veçanti në Kosovë. Pushteti
Jugosllav në çdo mënyrë, në çdo kohë dhe në çdo fushë të jetës, përdorte
presionet nga më të ndryshmet duke i shoqëruar me metodat më të vrazhda të dhunës,
që sa më shumë shqiptarë të ikin nga trojet e veta.
Qendra
e Statistikave, në Shqipëri bënë këtë analizë që në Kosovë gati-gati ishte e
panjohur. Kur në Kosovë regjistrimet e popullsisë bëheshin nën diktatin e
UDB-es, dhe zakonisht numri i popullsisë ishte i kurdisur, dhe bëhej në atë
mënyrë që sa më shumë shqiptarë të regjistroheshin si Turq dhe ti plotësonin
kushtet elementare për të marr ”Visikat” për tu shpërngulur për Turqi.
Si
metodë e dhunës, veç aksionit të armëve, shpërngulja e shqiptarëve për Turqi,
ishte metoda që në mënyrën më perfide largonte shqiptaret nga Kosova. Se në
çfarë niveli ekonomik, arsimor e
kulturor ishin shqiptaret në Kosovë dhe se në ç ‘shkalle ishin, apo sa lexonin
libra e revista në gjuhën e tyre më së miri na i prezanton ky raport i
Drejtorisë së Statistikave në Shqipëri, më 1958.
VAZHDIM I RELACIONIT PËR
POPULLSINË SHQIPTARE NE JUGOSLLAVI
Nga
sa me sipër del se te dhënat me te plota te popullsisë shqiptare, të Kosovës,
Maqedonisë dhe Malit të Zi janë ato te regjistrimit te Turqisë te vitit
1908-1909, te komunitetit mysliman te Yskupit te vitit 1939 dhe të regjistrimit
te Jugosllavisë te vitit 1953. Njoftimet e komunitetit mysliman kanë një të
metë qe nuk përfshijnë popullsinë shqiptare katolike dhe ortodokse, qe për ato
kohë llogaritet te kenë qenë rreth 50.000 frymë.-
Sipas
anuarit statistikor të Jugosllavisë te vitit 1955 është shtuar popullsia e
Jugosllavisë nga viti 1921-1939 me një ritëm mesatar vjetor prej 13,9 për mijë.
Po te mendohet se edhe nga viti 1909 dhe gjerë më 1920 është shtuar po me këto
ritëm vjetor, atëherë gjer me 1939 duhet të kishte mbërritur popullsia
shqiptare nga 770.000 qe ishte me 1909, me 1.172.000 frymë. Ne periudhën e dytë
te pasluftës botnore te dytë koeficienti mesatar vjetor i rritjes natyrale te
popullsisë jugosllave nga viti 1947 gjerë më 1953 ka qenë 15,6 për mije dhe po
të supozohet se po kaq ka qenë edhe për vitet 1939-1946, atëherë do të ishte
rritur popullsia shqiptare, e regjistrimit te Turqisë, gjerë me 31 mars 1953,
qe u bë regjistrimi i Jugosllavisë, ne 1.438.700 frymë, pra afro 128.000 frymë më shumë nga sa ndodheshin
shqiptare ne këtë datë ne Republikën Popullore te Shqipërisë.-
Përdorimi
i koeficientit te rritjes se popullsisë jugosllave ne përllogaritjen e
popullsisë shqiptare te atyre vendeve nuk është me vend, sepse jugosllavet kane
një proverb qe thonë :”Maqedonasit po e mbysin Jugosllavin me përhapjen e tyre,
kurse shqiptaret shtohen kaq tmerrësisht sa qe i shtyjnë popullsitë jugosllave
nga vendi i tyre”. Ky proverb bjerë shovinizëm dhe s’është aspak i vërtet se popullsia
shqiptare po i shtyn ata, por ngjan e përkundërta qe popullsia shqiptare po
shtyhet nga shumë vende ne kufi te Serbisë drejt Jugut dhe brenda për brenda
vendit qe zë.-
Qe
popullsia shqiptare e Kosovës, Maqedonisë dhe e Malit të Zi nuk arrin sot ne
1.458.700. ky është fakt sepse shumë prej tyre u ç’kombtarizuan, një numër i madh
emigroi dhe shumë të tjerë u vranë. Po te nisemi nga të dhënat e kalendarit te
komunitetit mysliman, me 1939 kanë ekzistuar ne këto vende 733.600 muhamedan
shqiptar te thjesht. Nga te 99.500
muhamedanet e përzier mund te llogariten se 87.700 kanë qenë shqiptarë. Ne ato
kohë ka pasur atje dhe rreth 50.000 shqiptarë katolik dhe ortodoksë, pra numri
i përgjithshëm i shqiptarëve te këtyre vendeve duhet të ketë qenë rreth871.300
frymë me 1939. Sipas përllogaritjes me koeficientin e rritjes se kësaj periudhe
me 31 mars 1953 kjo popullsi duhet te kishte mbërritur ne 1.172.000 shqiptarë.
Nga kjo del se janë shkombëtarizuar, kanë mërguar dhe janë vrarë rreth 300.000
shqiptarë që qe nga viti 1912 qe u morën këto vende nga Serbia dhe gjerë më
1939.
Po
te marrim për vitin 1939 jo me 1.172.000 shqiptarë por 871.300 e të
përllogarisim rritjen e tyre me koeficientin 15,6 për mijë te rritjes se
popullsisë jugosllave, atëherë me 31 mars 1953 qe u bë regjistrimi i
Jugosllavisë, duhet të ekzistonin në Jugosllavisë rreth 1.070.000 frymë.-
Me
regjistrimin e tyre te 31 marsit 1953 jugosllavet thonë se ndodheshin ne
Jugosllavi 752.000 shqiptare. Pra sikur te supozohet se ne këtë kohë te mos ketë
pasur atje me shumë se kaq shqiptar, atëherë edhe nga viti 1939 gjerë me 31
mars 1953 duhet të jenë ç’kombtarizuar, te kenë emigruar dhe të jenë vrarë të tjerë
318.000 shqiptarë nga ky vend. Po te nisemi me se fundi nga 752.000 shqiptarë
te Marsit 1953 gjerë në fund të këtij viti duhet te arrijë numri i popullsisë
shqiptare ne Jugosllavi ne 820.300 frymë, duke e përllogaritur me koeficientin
shtimit natyral te popullsisë Jugosllave dhe kjo është baras me 62,6 përqindje
te popullsisë qe do të ketë vendi i jonë ne fund te vitit 1958.-[1]
NJOFTIME STATISTIKORE
MBI POPULLSINË SHQIPTARE
TË JUGOSLLAVISË
Sipas
statistikës jugosllave kemi dy të dhëna mbi popullsinë Shqiptare nga
regjistrimi i popullsisë të 31 Marsit 1953. Në faqen 55 dhe 301 të anuarit
statistikor të vitit 1959 figurojnë 754.245 shqiptarë, kurse në faqen 306, ku
popullsia ndahet sipas gjuhës amtare atje del se janë 778.088.
Sipas
këtyre të dhënave shpërndahen Shqiptaret si vijon :
Sipas
gjuhës amtare Jo
sipas gjuhës amtare
Në
të gjithë Jugosllavinë
778.088
754.245
Serbi 561.976 565.513
Serbi
e vërtet 42.009 [2] 39.989
Vojvodinë 978 965
Kosmet 518.989 524.559
Kroaci
2.120
1.001
Bosnjë
Hercegovinë 1.337 1.578
Maqedoni
183.805
162.524
Mali
i Zi 28.685 23.460
Sipas
këtyre të dhënave dalin 23.843 persona, të cilët flasin si gjuhë amtare gjuhën
shqipe, por sa kanë futur në kombësi të tjera. Këta janë përzier sigurisht me
popullsinë t’ashtuqujtur “turke” që në realitet nuk figuron fare dhe që janë
shqiptarë.
Edhe
për vetë turqit ka dy shifra në të njëjtat faqe që përmendëm më lart.
Në
faqen 55 e 301
259.535
Në
faqen 06 - 181.887 me gjuhë amtare turke
77.648
Në
popullsinë turke janë përfshirë pra 77.648 frymë që se kanë gjuhën turke si
gjuhë amtare.
Në
përgjithësi popullsia ndahet në aktive dhe jo aktive. Jo aktive janë fëmijët e
pleqët, por edhe pjesëtarët e familjes , pa punë. Në R.P.F.J. popullsia aktive
është 46,3%. Sipas vendeve popullsia aktive qëndron si vijon:
Sërbi
48,4%
Kosmeti
33,2%
Kroacia 47,7%
Sllovenia
48,0%
Bosnja 42,5%
Maqedoni
40,8%
Vise
shqiptare 39,7%
Në
vendet ku banojnë shqiptaret përqindja e popullsisë aktive është më e ulta dhe
kjo tregon se ata rrojnë me më shumë vështirësi se të tjerët.
LËVIZJA DEMOGRAFIKE E
POPULLSIVE JUGOSLLAVE
Keqësimi
i gjendjes ekonomike shumë herë
shpjegohet me koeficientin e martesave mbi 1000 frymë te popullsisë. Në
Jugosllavi bie që ndër 1000 frymë të
martohen 8,6 veta. Ky koefiqent lëviz sipas republikave nga 8,2 ne 8,9 për mij,
vetëm në Kosmet është 6,7 për mijë, pra shumë keq. Ajo që ndihmon për të mos
rënë popullsia shqiptare në Kosmet është se gruaja shqiptare bënë shumë fëmijë.
Sipas
republikave kemi këtë lëvizje demografike:
Në
1000 frymë
Lindin Vdesin shtesa natyrale
R.P.F.J. 23,7 10,6 13,1
Serbi 20,7
10,5 10,2
-Kosmet 39,0 17,5 21,5
-Shqiptarë 44,6 22,8 21,8
Kroacia 19,8 9,8 10,0
Sllovenia 19,3 9,3 10,0
Bosnja
herzegovina 32,6 11,7 20,9
Maqedonia 33,8 12,7 21,1
Mali
i Zi 29,9 9,1
20,8
Koefiçentin
më të fortë të lindjeve e ka popullsia shqiptare, po thua dyfishin e popullsisë
së përgjithshme. Ky kofefiçent bënë që të qëndrojë në vend popullsia shqiptare
dhe të mos pakësohet nga kofeçienti jashtëzakonisht i lartë
i vdekjeve (22,8), që është mi madh se dyfishi i koeficientit te
Republikës. Me gjithë këtë koefiçencë të lartë të lindjeve, ne nuk shtihemi më
shumë nga Maqedonasit dhe Malazezët.
Humbjet
e popullsisë shqiptare vinë nga që mortaliteti infantil (vdekjet e fëmijëve nën
1 vjet) dhe vdekjet e fëmijëve nga 1-14
vjeç janë shumë të larta.
Mortaliteti
infantil Nga 100 të vdekur ishin në moshën 1-14 vjeç
R.P.F.J. 101, 5 10,2
Serbi 101,8 7,9
-Kosmeti 160,0 -
-Shqiptarë 189,3 29,3
Kroaci 85,0 5,7
Slloveni 42,4
3,1
Bosnje-Herzegovin 117,6 -
Maqedoni 136,0 11,7
Mali
i Zi 88,2 10,0
Kjo
vjen nga që pak bëhet për të mbajtur gjallë fëmijët e popullsisë shqiptare. Se
sa dobët janë organizuar institucionet shëndetësore që merren me kujdesin e
fëmijëve të lindu nër maternitetet dhe nër shtëpit po me ndihmë mjekësore:
%
e fëmijëve të lindur
Në
maternitete me ndihmë mjekësore
R.P.F.J. 37,6 12,4
Serbi 40,0 9,8
-Kosmet 16,5 2,0
Kroaci 46,0 25,2
Slloveni 65,3 32,7
Bosnje-Herzegovin 22,2 5,3
Maqedhoni 30,8 3,4
Mali
i Zi
37,4 2,5
Arsimi
Shkollat
fillore minoritare te popullsisë shqiptare në Jugosllavi janë shtuar dhe janë
pakësuar në këto vitet e fundëshme sa vijon:
Viti Shkolla Klasa Nxënës mësues
1952/53 849 2729 107350 2231
1953/54 898 2974 108942 2580
1954/55 903
3115 112530 2777
1955/56 891
3138 114100
2881
1956/57 856
3164 113584
2867
1957/58 847 3265 116011 2907
Shkollat
u rritën gjerë më 1954/55 dhe prej këtij viti filluan përsëri të pakësohen.
Klasët, nxënësit dhe mësuesit janë rritur vazhdimisht. Ulja e numrit të
shkollave duhet të ketë vështirësi në ndjekjen e shkollës nga ana e fëmijëve,
sepse pjesa më e madhe e popullsisë shqiptare është fshatare dhe kjo do të ketë
bërë që fëmija të jenë detyruar të shkojnë mjaftë larg.
Raporti
në mes të nxënësve dhe klasave apo
mësuesve ka qenë në vitin shkollor 1957/58 si vijon:
N
x ë n ë s
Në
shkollat Për 1 klasë Për 1 mësues
Bullgare 70 26
Çekosllovake 44 26
Italiane 84 14
Shqiptare 139 40
Turke 141 33
Kjo
tregon qartë se sa me kursim janë hapur shkollat fillore.
Në
gjimnaze ka pasur një keqësim
Viti Shkolla Klasa
Nxënës
Arsimtarë
1952/53 7 18 537
131
1953/54 8 30 749
159
1954/55 7 38 921
171
1955/56 8 30 851
82
1956/57 7 30 787
49
1957/58 7 29 699
55
Numri
i shkollave s’ka qenë konstant. Numri i klasave u rrit gjerë më 38 më 1954/55
dhe pastaj ra rishtas. Po gjer më
1954/55 u rrit edhe numri i nxënësve dhe i mësuesve, por pastaj ranë shumë
poshtë. Sikur të merret viti 1954/55 ai 100%, ka lëvizur numri i nxënësve dhe i
arsimtarëve si vijon:
Numri
në përqindje
Nxënës Arsimtar
1952/53 58,3 76,6
1953/54 81,3 93,0
1954/55 100,0 100,0
1955/56 92,4 48,0
1956/57
85,5 27,7
1957/58 75,9 32,2
Rënia
e numrit të nxënësve në ¾ të nxënësve te vitit 1954/55 dhe të arsimtarëve në
32,2 ka qënë shumë e ndishme dhe tregon sikur po shkohet drejt mbylljes së
tyre.
Nga
popullsia bullgare ndjekin shkollën e mesme 7,4 për mij tek minoritetet
italiane 7,0 për mijë, kurse në popullsinë shqiptare vetëm 0,9 për mij.
Një
pjesë e madhe e popullsisë sonë vuan rëndë nga analfabetizmi. Këtë të dhënë se
kemi sipas kombësive, po për Kosmetin.
Sipas
këtyre të dhënave kemi këtë përqindje analfabetizmi në vendet e ndryshme të
Jugosllavisë në %.
R.P.F.J. 25,5
Sërbi 27,9
-Kosmet 54,8
Kroaci 16,3
Slloveni 2,9
Bosnje-Herzegovinë 40,2
Maqedhoni 35,8
Mali
i Zi 30,2
Kur
përqindja e analfabetizmit për Kosmetin është 54,8%, ajo e popullsisë shqiptare
duhet të jetë më e madhe. Sipas një përllogaritje mbi 30% të rinis shkollore
10-14 vjeç duhet të jetë analfabetë për shqiptarët.
SHTYPI
Në
Jugosllavi dalin këto gazeta të minoritarëve:
Numri Tirazhi në mijë
Çeke 4 496
Italiane 3 791
Maxharë 12 10526
Shqiptare 6 628
Turke 3
61
Për
frymë të minoriteteve bijën:
Për
sa frymë del 1 gazetë Sa copë bijën
në vit për 1000 frymë
Çeke 8.629 14430
Italiane 11.958 22050
Maxharë 41.852 20960
Shqiptarë 125.700 830
Turke 86.500 240
Pra
për çdo 125.700 shqiptarë del një gazetë dhe çdo 1000 shqiptarë marrin në mot
830 copë gazeta, pra as 1 gazet për frymë në vit.
Të
pakta janë dhe institucionet kulturale për popullsinë shqiptare.
Në
një vit venë në 1000 frymë në theatër e kinema.
Për
1000 frymë
Në
teatër Në Kinema
R.P.F.J. 240 6347
Serbi 241 6194
-Kosmet 50 2615
Kroaci 306 7763
Slloveni 376 10251
Bosnjë-Herzegovin 114 3744
Maqedhoni 196 5230
Mali
i Zi 150 4111
GJYQET
Interesant
janë të dhënat mbi gjyqet e mbajtura në vitin 1957, sipas kombësive të
popullsisë.
Persona
të moshës ligjore/ Të mitur/Të dënuar për faje/kundra pushtetit/në 100.000
frymë Në 1 milion
frymë
R.P.F.J. 734 3,1 199 0,6
Serbë 797 2,4 145 -
Kroatë
811 4,1 358 1,5
Sllovenë 892 2,1 418 -
Maqedhonas 550 2,0 113 -
Malazez 649 2,8 104 -
Shqiptarë 375 7,6 131 5,4
Turq 284 0,4 112 -
Maxharë 529 5,4 189 -
Në
përgjithësi duket se në krahasim me të tjerët nuk janë gjykuar shumë shqiptarë,
por në të gjykuarit për faje kundra pushtetit kanë dominuar shqiptarët, si në
personat e moshës ligjore ashtu edhe në të miturit.
P
u n a
Në
Jugosllavi bije që të punojnë në sektorin shtetëror 14,3% të popullsisë. Sipas
republikave sot kjo përqindje nga 24,7% në Slloveni gjerë në 11,0%, në Malin e
Zi. Në Kosmet bojën vetëm 5,6% të popullsisë dhe kjo tregon sa ulët është
organizuar sektori socialist.
Pjesëmarrja
e gruas në punë është në Kosmet më e ulët se kudo. Në R.P.F.J nga numri i
punonjësve janë gra 27,0%. Sipas republikave lëviz kjo përqindje nga 36,0%, në
Slloveni në 20,0%, në Bonjë-Hercegovinë, kurse në Kosmet është 15,4% dhe
sigurisht sepse sdo të jetë hapur punë për gruan shqiptare.
Ndërmarrjet
industriale janë përhapur si vijon: prej këtyre në industri/
Gjithsej
Elektrike Miniera
e metalurgjisë Industri përpunimi
R.P.F.J. 100,0 100,0 100,0 100,0
Serbi 35,3 27,7 31,6 36,0
-Kosmet 2,0 4,3 4,8 1,6
Kroaci 23,3 20,2 18,7 23,8
Slloveni 20,3 17,1 17,6 20,6
Bosnja-Hercegovina- 11,o 19,1
18,7 10,0
Maqedonia
7,7 8,5 9,1 7,6
Mali
i Zi 2,4 7,4 4,3 2,0
Kosmeti
me gjithë që ka popullsi më të dendur 75,5 për 1 m katror dhe 4,8% të
popullsisë së Jugosllavisë, ka pak industri. Atje nuk mungon lënda e parë dhe
krahët e punës, por klika Titiste kërkon ta mbaj prapa, mbasi mbi 2/3 e
popullsisë s ‘atjeshme është Shqiptare.
Për
sa i përket ndërtesave të banimit në Jugosllavi u ndërtuan gjatë vitit 1957
rreth 174 m katror apo 106 m 2 vend banimi për 1000 frymë. Në Kosmet më pak se
kudo 125 m2 truall apo 82 m2 vendbanimi.
Qarkullimi
vjetor i mallit arriti më 1957 në 45.000din për frymë. Sipas republikave lëvizi
qarkullimi nga 74 mijë dinar në Slloveni në 35, në Mal të Zi. Në Kosmet ishte
17.000 dinar për frymë që i bie sa 38% të qarkullimit të gjithë vendit apo 50%
të Malit të Zi, që kishte qarkullimin më të ulët nga të gjitha republikat.
NGA
DREJTORIA E STATISTIKAVE[3]
Këshillat
e rretheve dhe të komunave për vitin, 1958[4]
Rrethe Komuna
Anëtar
në Këshillat Këshilla Komitete
popullore Këshilla
E
rretheve numër
Anëtarë Numër anëtarë
R.P.F.J. 6.433 1.090
10.424 1.193 8.247 65.994
Serbia 2.640
3.763 501 501 3.072 25.193
-Kosmeti
344
53 479 65 338 2.450
Kroacia
1.824 310 3.168 278 1.873 15.400
Sllovenia 485 121 1.251 122 1.263 10.495
Bosnja 1.039 167 1.436 191
1.265 8.351
Maqedonia
445 36 806 73 544 4.234
Krahina
shqiptaresh 190 36 310 33
246 1.958
Mali
i Zi - - -
28 223
1.821
P
O P U L L S I A A K T I V E
Me
31/III/1953
Numri
i popullsisë Popullsia aktive % e popullsisë aktive
R.P.F.J. 16.991.449 7.874.137 46,3
Serbia 6.979.154 3..380.929 48,4
-Kosmeti 808.141 268.246 33,2
Kroacia 3.936.022 1.876.890 47,7
Sllovenia 1.504.427 721.671 48,0
Bosnja 2.847.459 1.209.760 42,5
Maqedonia 1.304.514 531.903 40,8
Vise
shqiptaresh 544.106 218.976 39,7
Mali
i Zi 419.873 152.984 36,4
P
O P U L L S I A E P Ë R G J I T H Ë S H M E[5]
Me
31/III/1953
Popullsia
e përgjithshme Nr. i familjeve Nr. i frymëve
për % e analfabetëve mbi 10 v, % e
fshatarëve, popullsia
R.P.F.J. 16.991.449 3.963.038
66,4
4,3
74, 5
60,8
Serbia 6.939.154 1.616.671
79,0
4,3
72,1 66,7
-Kosmeti 808.141 125.872
76,0 6,4
45, 2 72,4
Kroacia 3.936.022 1.031.910 70,0 3,8
83, 7 56,4
Sllovenia 1.504.427 410.780
74,0 3,7 97, 1 41,0
Bosnja
2.847.459 565.212
56,0
5,0 59, 8 62,
Maqedonia 1.304.514
26.313 51,0
5,3 64,2 62,
Vendet
shqiptare, 544.106 101.548
46,04
61,8 66,2
Mali
i Zi 419.873 92.152 30.0 4,6 69,8 61,3
L I N D J E T
P Ë R V I T I N 1 9 5 7
Nr.mesatar/
Lindje të gjalla/ Të lindur /Të lindur
në vende të tjera/ Për 1000 frymë/ I popullsisë në insti. Shëndetësore/ Me ndihmë mjek/pa
ndihmë mjekësore/ të lindur/ shtesa natyrale
R.P.F.J. 18.004.500
426.701
160.300 52.838 213.563 23,7 13,0
Serbia 7.368.000
152.694 61.010
15.027 76.657 20,7
10,0
-Kosmeti 876.000 34.159
5.628
686
27.845 39,0 1,0
Kroacia 4.108.000
81.414
37.526 20.552
23.336
19,3 10,0
Sllovenia 1.555.000 30.086
19.647 9.848 591
19,3 10,2
Bosnja 3.153.000
102.649 22.758
5.476
74.415
32,6 20,1
Maqedonia
1.360.500 46.107
14. 223 1.590 30.294
33,8 21.1
Kra.shqiptare.[6]
555.700 19.917
5.683
900
13.334
35,5 21,1
Mali
i Zi 460.000
13.751 5.136
345 8.270
29,9 29,1
????
V
D E K J E T P Ë R V I T I N
1 9 5 7[7]
Të
vdekur, gjithsej/vdekjet për 1000 frymë/Vdekjet për 1 vjeç për 1000 të lindur gjallë
Nën1
vjeç 1-4 vjeç
R.P.F.J 190.334 43.291 15.675 10,6 101,5
Serbia 77.185 15.546 6.234 10,5 101,8
-Kosmeti
15.300 5.464 3.549 17,5 160,0
Kroacia
40.261 6.917 1.090 9,0 85,0
Sllovenia
14.545 1.276 274 9,3 42,4
Bosnja 36.830 12.070 5.061 11,7 117,6
-Maqedonia
17.341 6.269 2.678 12,7 136,0
-Kra.
shqiptare 7.581 2.784 1.330 13,7 140,4
Mali
i Zi
4.172 1.213 338 9,1 88,2
M
A R T E S A T E Ç K U R O R Z I M E T P Ë R
V I T I N 1 9 5 7[8]
Numri
i martesave / Nr. çkurorzimet/ Për 1000
frymë/ Martesa Çkurorzime
R.P.F.J. 154.970 20.421 8,6
1,1
Serbia 62.074 10.230 8,4 1,4
-Kosmeti 5.860 403 6,7 0,5
Kroacia 36.627 4.746 8,9 1,2
Sllovenia 13.124 1.393 8,4
0,8
Bosnja 27.928 2.662 8,9 0,8
Maqedonia 11.432 1.079 8,4 0,8
Kra.
shqiptare 4.563 387 8,2 0,7
Mali
i Zi 3.785 311 8,2 0,7
SHKOLLAT
FILLORE DHE UNIKE PËR VITIN 1958[9]
Nr.
i shkollave/Në sh. Fillore/ Në sh.unike/ Nxënës për 10.000 frymë/Nxënës/Personeli
mësimor efektiv/ Nxënës/
pers.mësimor efektiv fillore/ unike
R.P.F.J. 14.257
8 1.637.702
40.726
678.207 23.401 910
377
Serbia 4.874
7 650.849
17.106 260.776
10.392
883
354
Kosmeti 700 8 103.322 2.375
23.564
1.078
1.179 269
Kroacia 3.582 9 336.300 9.033 193.810
6.493 819
472
Sllovenia 1.227 8 137.161 3.983 79.555 2.208
882 512
Bosnja 2.417 8 315.614 5.902 74.789
1.777 1001 380
K.Shqiptare 642
11 61.827 1.293 19.546 713
1113 352
Mali
i Zi 666 14
47.757 1.415 17.530
659 1038
381
GJIMNAZET
DHE SHKOLLAT PEDAGOGJIKE PËR VITIN 1957[10]
Gjim[11]/Sh.Pedago/
Nxë.[12]për
10.000 frymë/Shko[13]/Nxënës/Per.mësimor
efektiv/Shkolla/ nxënës/ Per.mësim.efek/ Gjimnaze/ Pedagogjike
10.000
10.000
R.P.F.J 1,3
243 80.761 5.020 78 21.638 1.338 45 12
Serbia 1,2 86
33.906 1.836 32
8.267
580 46 11
-Kosmet
0,8 7
2.090 105 6 1.247 114 24 14
Kroaci 1,4
58
21.926 1.092
19 5.070
304 53 12
Slloveni 2,3 36
6.355 1.006 7
2.132
128 41
14
Bosnja 1,2 37 8.859
586 11
3.012
173 28 9
Maqedonia
1,2 17
5.355 303 7 2.613
120 39 19
K.Shqiptare1,6 9 1.675
103
1 539
16
30 10
Mali
i Zi 2 9 4.360 197 2 544
33 95 12
TEATROT
DHE KINEMATË PËR VITIN 1958
Teatrot
profesionale
Kinematë
Nr.
i teatro/ Nr. i vendeve/ Çfaqie/ spektator (në mijë)/ Nr. i kin/ Nr. i vendeve/ Çfaqie/ Spektator
(në mijë)
R.P.F.J. 60 30.595 10.443
4.314 1.524 494.070 485.309
114.282
Serbia 19
9.628 3.988 1.777
585
207.237 166. 475
45.637
-Kosmeti 1
409 228 43 33
9.989
8.506 2.291
Kroacia 14 8.824 2.634 1.259 435 131.570
128.194 31.892
Sllovenia 8
4.057 1.543 585 241 72.389
71.140 15.941
Bosnja 6
2.452 1.091 358
158
47.450 59.872 11.805
Maqedonia
8 3.422 928 266
72 35.690
28.823
7.116
K.Shqip[14] 4 1.392 360 77
25 8.724
7.870
1.905
Mali
i Zi 5 2.212 259
69
33 9.734
8.805 1.891[15]
Vazhdon
[1]
AQSH, f.495, v.1958, d.142
[2] Serbi e vërtet,
ekziston në dokument, por është e paqartë se cili territor është quajtur me
këtë emërtim.
[3] AQSH, f.495, v.1958,
d.142
[4]
AQSH, f.495, v.1958, d.142, fleta 14
[5]AQSH,f.
495, v.1958, d. 142, fleta 15
[6] Krahina shqiptare
[7]
AQSH, f.495, v. 1958, d.142, flet 16
[8]
AQSH,f.495, v.1958, d. 142, fleta 17
[9]
AQSH,f.495, v. 1958 , d.142, flet.19
[10] Po aty
[11] Gjimnaze
[12] Nxënës
[13] Shkolla
[14] Krahinat shqiptare
[15]
AQSH,f.495, v.1958, d. 142, flet 20