E marte, 10.12.2024, 04:52 AM (GMT)

Speciale » Basha

Sabile Basha & Tefik Basha: Popullsia e Kosovës në dokumentet e Shqipërisë, 1958 (3)

E merkure, 22.05.2024, 06:56 PM


NJË DOKUMENT I RËNDËSISHËM PËR EMIGRACIONIN POLITIK JUGOSLLAV (SHQIPTARË), QË NDODHESHIN NË SHQIPËRI GJATË VITIT 1961

(Pjesa e tretë)

(Dokumenti botohet pa asnjë ndërhyrje)

Nga Prof. Dr. Sabile Keçmezi- Basha & Prof. Dr. Tefik Basha

Duke hulumtuar për disa dokumente të lëvizjes ilegale patriotike shqiptare të Kosovës në Arkivin Qendror të Shqipërisë lidhur me emigrantët e viteve 1945-1974, hasa edhe në këtë dokument që mu duk me shumë interes për ta publikuar.

Dokumenti është marr nga Fondi-490, dokumenti-1143, Tiranë. Titullohet me “Relacion”- Mbi gjendjen e emigracionit jugosllav që ndodhet me banim në Çerme të rrethit të Lushnjës dhe Seman të rrethit Fier dhe mbi mundësit e sistemit të tyre në punë”

Fillimisht në dokument bëhet informimi se është formuar një komision pran Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, Kryeministrisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila kishte për detyrë që të studionte në kampet e caktuara gjendjen e emigracionit politik jugosllav ( kështu i quanin të gjithë emigrantët që kishin ikur nga Jugosllavia dhe ishin vendosur në Shqipëri, pa bërë dallime kombëtare, përveç që dallonin në bazë të emrave e vendeve prej nga vinin). Dokumenti fillon kështu:

“Një komision i përbërë nga përfaqësues të aparatit të K.Q të P.P.SH, Kryeministrisë dhe M.P të Brendshme, studioj ne vend, gjendjen  e emigracionit politik jugosllav të vendosur me banim në Çerme te rrethit të Lushnjës dhe në Seman të rrethit të Fierit. Në konsultim me komitetet e partisë dhe degët e punëve të brendshme te këtyre dy rretheve dhe nga kontaktet qe pati me vet emigrantet, komisioni doli me këto konkluzione:

Gjendja efektive e dy qendrave të emigracionit politik jugosllav që përmendëm më lartë paraqitet si më poshtë:

1.    Ne Çermë të rrethit të Lushnjës tani efektivisht ndodhen gjithsej 264 emigrant. Nga këta janë 36 familje me 122 frymë, ndërsa pjesa tjetër janë beqarë dhe të moshës së kaluar. Në këtë qendër të gjithë janë nga krahina e Kosovës me përjashtim te 6 vetave që janë jugosllavë.

2.    Në Seman të rrethit të Fierit janë grumbulluar 188 emigrant ndër të cilët 95 janë jugosllavë dhe 93 janë kosovarë.

Për ndarjen e emigrantëve  të dyja qendrat e emigracionit Çerme dhe Seman, organet e M.P. të Brendshme kanë ndjekur kriterin që elementet e këqija armiq ose qe dyshohen se mund të jenë agjent të zbulimit jugosllav, të jenë të ndarë dhe në kushte më të rrepta sigurimi, nga elementet, për të cilët nuk ka të dhëna për dyshime ose veprimtari armiqësore. Sipas këtij kriteri janë krijuar dy qendra, Çerme dhe Seman. Në Çerme janë vendosur emigrantet për të cilët nuk ka të dhëna për punë armiqësore, ndërsa në Seman janë grumbulluar të liqtë, midis te cilëve ka edhe agjent U.D.B-es.

Në trajtimin e emigracionit politik jugosllav, nga ana e organeve tona shtetërore ne përgjithësi është mbajtur parasysh fakti qe te diferencohet elementi i mirë nga armiku dhe të mirëve tu jepet mundësia për të ndjekur shkollat, për ata të moshës shkollore, dhe për ta sistemuar në punë, pa u larguar nga qendra e tyre e banimit. Kështu psh. Nga emigrantet e moshës shkollore 71 veta ndjekin teknikumin e Fierit, pedagogjiken e Beratit, te Elbasanit, shkollat e rezervave të punës...

Përveç shpërblimit prej 2000-3500 lekë qe u jepen atyre si emigrantë politik, u janë krijuar mundësitë edhe për punë. Për këtë qëllim janë porositur Kom. Ekzekutiv dhe Kom. E Partisë në rrethe, për kujdesin që duhet te kallëzojnë këta pranë fermave shtetërore “29 Nëntori”, Lushnje dhe “Çlirimi” te Fierit për t’ju dhënë mundësi qe ata te krijojnë te ardhura të tjera përveç shpërblimit që u jepet si emigrant politik. Një pjesë e emigrantëve politik jugosllavë dhe kryesisht ata që janë vendosur ne Çerme të Lushnjës e kanë shfrytëzuar mirë këtë mundësi, dhe si pasojë e kësaj, kanë përmirësuar gjendjen ekonomike te tyre, kurse pjesa tjetër që ndodhen me banim dhe punë ne Seman të Fierit nuk dalin rregullisht ne punë, prandaj dhe të ardhurat e tyre janë më të pakta.

Lidhur me aktivizimin e emigrantëve në punë dalin këto probleme:

1.    Një pjesë prej tyre kanë specialitete te ndryshme si murator, mekanikë, marangozë, furraxhi etj. Ata kërkojnë me insistim qe të punojnë sipas specialiteteve të tyre, por për arsye sigurimi ata deri  tani nuk janë lejuar por edhe afruar vetëm me punë krahu, si punëtorë të thjesht bujqësie, pa u larguar shumë nga qendra e banimit. Kjo ka qenë njëra ndër shkaqet kryesore që ka influencuar në mos pjesëmarrjen e tyre rregullisht në punë dhe për pasojë gjendja e tyre ekonomike, nuk është përmirësuar.

2.    Ferma ku ata punojnë jo gjithmonë kanë patur front pune për ta. Kështu psh. emigrantet e Semanit gjatë gjithë muajit gusht nuk kishin punuar, për mungesë front pune. Për sa i përket aktivizimit në punë të emigrantëve të Semanit ka patur dhe shumë raste kur ka patur front pune dhe ata me justifikime te ndryshme, që në fakt kanë qenë protesta, nuk kanë dal në punë.

3.    Një pjesë tjetër e emigrantëve nuk dalin në punë për arsye sëmundjeje dhe moshe të kaluar.

Propozojmë që komiteti Ekzekutiv i rrethit të Fierit te ndërhyjë pran Fermës “ Çlirimi” me qëllim që të shfrytëzohen më mirë forcat e punës së qendrës së emigracionit në Seman.

Mbi masat ideopolitike qe bëhet me emigrantet jugosllavë në Çerme dhe Seman dhe masat për përmirësimin e sajë:

Nga bisedat që u bënë me ta si dhe nga të dhënat e Kom. Të Partisë e degëve të P. Të Brendshme në këto rrethe na rezultojë se puna ideopolitike me emigrantet paraqitet shumë e dobët. Për një kohë shumë....

Qendra të mbeten vetëm elementet armike.

Për përmirësimin e punës me emigrantet jugosllav, propozojmë që të merren këto dhe këto masa:

1.    Sistemimi i emigrantëve politik jugosllavë në punë dërgimi i tyre në Çermë ose Seman, të bëhet që nga mbërritja e tyre në vendin tonë, me qëllim që të evitohet grumbullimi se bashku i elementeve të mira dhe të këqija.

2.    Si kriter emigrantet e porsa ardhur të mos qëndrojnë më tepër se 6- muaj pa u vendosur në punë, jashtë qendrave të emigracionit Çerme –Lushnje.

3.    Emigrantet qe vendosen ne punë jashtë këtyre qendrave, tu jepet ndihma ekonomike si emigrantë dhe për një vit duke filluar nga data e fillimit të tyre në punë.

4.    Komitetet e partisë në rrethe Lushnje dhe Fier, si dhe të atyre rretheve ku do vendosen emigrantet në punë ti kushtojnë një vëmendje të veçante punës ideopolitike me ta, trajtimit të tyre në punë dhe shoqëri.

5.    Në qendrat e emigracionit Çerme dhe Seman të organizohet puna ideopolitike me emigrant. Ti kushtohet vëmendje skjarimit politik dhe për këtë qëllim të bëhen njëherë në muaj konferenca dhe leksione mbi gjendjen ndërkombëtare dhe mbi ndërtimin e socializmit në vendin tonë. Më ketë punë të merren kuadrot më të mira në rreth.

6.    Në qendrat e emigracionit jugosllav Çerme dhe Seman te ngrihen këshilla kulturale, të cilat do të merren me organizimin e jetës kulturale të emigrantëve.

7.    Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Minierave dhe Gjeollogjisë, Ministria e Bujqësisë, Dega e Refugjatëve në Kryeministri, dhe Komiteti EKz. I K.P. Rrethit Lushnje te marrin masa që shpërndarja dhe sistemimi i tyre në punë të përfundoi brenda muajit Nëntor 1961.

Komisioni i ngarkuar për të studiuar gjendjen e emigrantëve politik jugosllavë të vendosur në Çerme të rrethit Lushnje dhe Seman të rrethit Fier.

1.    Kujtim Myzyri

2.    Stavri Korçari

3.    Odhise Gjylameti



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Sabile Basha: Balada për gurin Sabile Basha & Tefik Basha: Popullsia e Kosovës në dokumentet e Shqipërisë, 1958 (2) Sabile Basha & Tefik Basha: Popullsia e Kosovës në dokumentet e Shqipërisë, 1958 Sabile Basha: Naser Hajrizi - Republikë Kushtetutë - Ja me hatër ja me luftë Sabile Basha: Asllan Pireva - Duam Bashkimin e Trojeve Shqiptare Sabile Basha: Sherif Frangu – Republikë e Kushtetutë - ja me hatër, ja me luftë Sabile Basha: Bajram Bahtiri - Jeta pa luftë nën robëri nuk kishte kuptim Sabile Basha: Afrim Abazi - Duhet ndryshuar kjo histori, Kosova e Bashkuar me Shqipërinë Sabile Basha: Shaqir Ali Keçmezi - Kosova do të bashkohet me Shqipërinë Sabile Basha: Ali Ajeti – Dita për me vdekë për Kosovën Sabile Basha: Afrim Zhitia - Do të punoj për Kosovën e Lirë deri në vdekje Sabile Basha: Fahri Fazliu - Bëni të fala nënës, i thoni se Fahriu po vdes për Kosovën Sabile Basha: Murat Mehmeti - Duam vetëvendosje deri në shkëputje Sabile Basha: Heroi i Kombit Prof. Xhemajli Berisha Sabile Basha: Rexhep Elmazi - Edhe sikur të më vrasin, nuk do të heq dorë nga liria e vendit tim Sabile Basha: Hysni Rudi - Kapiteni që jetoi e vdiq në mbrojtje të tokave shqiptare Sabile Basha: Fazli Grajçevci - Për të mbrojtur kombin duhet të falet jeta Sabile Basha: Shaban Shala – Rroftë Shqipëria Etnike! Poshtë klika e Titos dhe e Rankoviqit Sabile Basha: Tahir Deda - Shqiptarët dolën në luftë për të Bashkuar Kosovën me Shqipërinë Sabile Basha: Betimi i Jasharajve para varrit të Tahir e Nebih Mehës

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora