E shtune, 13.07.2024, 07:55 PM (GMT+1)

Faleminderit

Hasan Hasanramaj: Kur malli për atdhe bëhet shpirt i artit të shkrimtares mërgimtare

E hene, 22.04.2024, 07:55 PM


Kur malli për atdhe bëhet shpirt i artit të shkrimtares mërgimtare

Nga Hasan Hasanramaj

Shkrimtarja, intelektualja dhe aktivistja mërgimtare Miradije Gashi,  është shpirti në diasporë dh trojet e tjera shqiptare, është një dritë e cila  në errësirën e kaosit, përpiqet që t’i shndrisë gjërat jetësore deri në atë masë, duke na lënë që t’i përjetojmë secili në mënyrën e vet, në përpjekjet për të gjete të përbashkëtën dhe të veçantën e realitetit jetësor - një realitet qe arrin të krijojë ajo, gjithnjë e frymëzuar nga realiteti jetësor, që e ka përjetuar ose e ka soditur, herë si dëshirë, herë si fat, pse jo edhe si imponim, në kohën që ka pas fatin të jetojë. I gjithë ky preokupim, i determinuar nga faktorë të ndryshëm, që janë jashtë poetes njeri, ka bërë që ky preokupim dhe synim i  saj mbetet, shpresë, që të merr përdore e të shëtitë fushave të optimizmit, duke të mos lënë ta kujtosh mashtrimin që mund të falë dhe të bënë të lumtur herë të rrëqethëse, kur e krahason atë që ke ëndërruar me atë që e ndeshë menjëherë pas ëndrrës.  E vërteta e kësaj poete e cila jeton në mërgim e cila me sinqeritetin me intrigën, bujaria me koprracinë, solidariteti me braktisjen deri në harrim, dashuria me armiqësinë.  Kjo poete e vyeshëm  është e vetëdijshme se vetëm duke u sfiduar me jetën, ndërtohet jeta, vetëm duke u përballë me valët e jetës, u shpëton vërshimeve dhe stuhive të saj, ndaj kudo që ndodhet për çka ndihet krenare, kur në vendlindje festohen fitoret. Në të dyja rastet është bijë e atdheut, që me dije dhe djersë mundohet t’ia mbyllë plagët, që të ndihet më e qetë dhe të dalë më fitimtare. Ndaj, edhe në migrim,  ka përjetuar rëndë dramën e të huajt, ajo nuk i nënshtrohet luksit të huaj, por është shqiponjë që gjithnjë fluturon lartë e më lartë, vetëm e vetëm për të arritur në qiellin e vetë, vetëm aty ku ndihet vërtetë shqiponjë.

Bija e atdheut, që me dije dhe djersë mbylli plagët për çka ndihet më e qetë e fitimtare

Edukatorja, aktivistja dhe shkrimtarja Miradija Gashi lindur në komunën e Drenasit në kohen e paraluftës kur fryfshin furtuna e  pushtimit ajo bashkë me shumë koleg u vuan në shenjtër të sundimtareve serbë, duke u larguan nga veprimtaria edukativo-arsimore. Kjo punëtore dhe aktiviste e vyeshme ishte anëtare e kryesisë së Lidhjes së arsimtareve dhe Forumit të Intelektualeve të Kosovës. Këtë aktiviste forcat policore serbe disa herë u mor në pyetje dhe si e tillë u burgos dhe u keq trajtua rëndë për çka gjatë vitit 1994 u detyrua të emigroi dhe të vazhdoi veprimtari arsimore dhe letrare në Shtutgard të Gjermani ku krahas veprimtarisë arsimore u  dallua edhe në fushën e veprimtarisë letrare.

Koj shkrimtare e vyeshme në vitet e kaluara  e bëni  përurimi i veprës letrare me titullin “Jam gur i atdheut”. Ku publikoi dhe trupëzoi tema, ide, personazhe dhe fragmente jete me gjuhën e zgjedhur të artit letrar, duke krijuar renesanca ndjenjash dhe mendime. Që nga titulli i librit “Jam gur i vendit tim” poetja nuk i nënshtrohet një veprimi mekanik dhe as të dhunshëm, nuk i nënshtrohet as modës dhe intencës, nuk i nënshtrohet as ngurtësisë dhe këmbëngulësisë.

Në radhë të parë, përtej strukturës tematike, poetja motivoje  kronologjinë e ndarjes të këtyre poezive në katër tërësi të cilat vinë si strukturë e brendshme e poezive. Në këtë libër të botuar ka edhe poezi që e kanë të njëjtin titull ku autorja e librit i ka renditur vetëm me numër njërën pas tjetrës, gjë që lënë me kuptohet se  ato mund të jenë shkruar në kohën e situatave të ndryshme. Në pozitë e saja Miradije Gashi e transmeton gjendjen psike-sociale, emotive,  dhe artistike që korrespondonte. Poezitë e kësaj poete të vyeshme në plan të ndërtimit kanë pikërisht fjalën, mjetin bazë të ndërtimit të lirikës, sikundër edhe personalitete të cilat kanë hise në ndërtimin e jetës e sidomos të lirisë si koncept universal, po aq sa edhe kombëtar. Në këtë pjesoren e gjejmë edhe  skalitjeje të figurave historike, artistik e heroike, të Sali Çekajt, Naim Frashrit dhe vëllezërve Gërvalla.

Bashkë banueset e kësaj poete të vyeshme janë ëndrrat, kujtimet, mallëngjimet- kastë e së cilës i përket edhe vet autorja

Në tërësi libri i Miradijes i na kujton  lirikat e njëmendta të saja të cilat  janë një krijim subjektiv që edhe kur përballet me trupin e saj është një substancë fiktive. Bashkë banueset e kësaj biocenoze poetike janë ëndrrat, kujtimet, mallëngjimet, kastë shoqërore së cilës i përkasin vet autores  Miradije Gashi. Në pjesën e fundit, Buzëqeshjet mbillen në zemër të cilave pavarësisht nuk i mungon as antonimi ironik, përballjet antinomie e mirë- e keqe, engjëll- djalli e të tjera, autorja me besnikërinë më të madhe në veprat e saja me konsekuencën e fisnikërisë e artit duke u mbështetur në konceptin estetik te formës, lashtësia e reflekton edhe nuanca të përmbajtës, thelbit dhe esenca. Së këndejmi ajo buzëqeshjen e çiltër e sheh si një lule me rrënjë në zemër.

Për poeten Miradije Gashit mund të thuhet shumëçka, për gjuhën dhe stilin e saj, për kulturën, artit letra, për jetën- përvojën

Andaj vargjet e përmbledhjes “ Jam gur i Atdheut”një tufë poezish, që erdhi në duart lexuesit në diasporë dhe Kosovë e vende të tjera si dhuratë e një angazhimi të vazhdueshëm e cila flet me gjuhën e kuptueshme të poetes për preokupimet e saja, për interesimin në qasjen e temave me synim vrojtues më shumë se poetike.  Ndjeshmëria,  si temë dhe si motiv, tek poezia e Miradije Gashit është çelësi i frymëzimit dhe motivimit që shpërehet nga çasti në çast, për të shtjelluar  temën bosht, që në të shumtën e rasteve vjen  prej situatave, zhvillimeve a ndodhive të befasishme gjithandej vargjet  e saja, me shumë tema të ndryshëm me plot shqetësime, si forcë e kundërvënies ndaj veseve të këqija, pasigurisë në ecjen tutje të ndryshimeve pozitive dhe shpresës së ndrydhur për sa vite, me mbajtjen peng të fjalës së premtuar. Imazhi i këtillë i kohës që po jetojmë, edhe si frymëzim poetik,  si shprehje revolte e krijueses, ngre zërin e saj kundër asaj që nuk përket realitetit kohor dhe besimin të krijuar në një situatë paksa të nderë, duke thyer njëherë mirë barrikadat e heshtjes se saj prej vitesh.

Natyrisht, për poeten Miradije Gashit mund të thuhet edhe shumëçka, për gjuhën dhe stilin e saj, për kulturën dhe njohuritë e artit letrar, për jetën- përvojën dhe dimensionet e saja. Për MIradije Gashin e rëndësishmja qendrorë në faktin së  edukatorja, aktivistja dhe poetja e mirënjohur  në fushën e artit letrar nuk bënë rolin e edukatores e të pedagoges, as të atdhetares dhe intelektuales në mërgim, as të femrës militante feministë, çfarë në të vërtetë në të gjitha ka hise, por para së gjithash dëshmon talentin e saj dhe pjekurin prej artisteje në lëmin e artit poetik. Kjo autore e vyeshme për të ardhme ka të gatshme për botim edhe dorëshkrime të tjera.

Mësuesja Miradije me nxënësit e  saj gjatë aktiviteteve  të lira

Pamja nga salla e Bibliotekës kombëtare në Prishtinë gjatë promovimeve të botimeve tona letrare



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora