E shtune, 27.04.2024, 10:21 AM (GMT+1)

Faleminderit

Bajram Çeliku: Hamit Shitova (1863 – 1944)

E marte, 19.03.2024, 08:56 PM


GJURMË TË KAÇAKËVE KËRÇOVËS

HAMIT VELI EMINI

(HAMIT SHITOVA)

(1863 – 1944)

NGA BAJRAM ÇELIKU – BALI

Hamit Shitova, lindi në fshatin Shitovë të Kërçovës, dhe rrjedh nga një familje bujare dhe e njohur për trimëri, nëpër shekuj. Babai i tij Veliu thonë, se: paska qenë burrë i urtë dhe shumë i respektuar ndër fshatarë, askujtë nuk i ka bërë dëm, e askend nuk e ka fyer. Prandaj, në fshat ishte i respektuar dhe nderuar si burrë katërliqesh. Familja e tij, nuk ishte aq e pasur por punonte me djersën e vet, e kurrëkujt nuk ia shtrinte dorën për lëmoshë. Edhe djali i tij Hamiti, mundohej me djersën e tij të mbante familjen. Edhe, pse: e kishte vështirë për të gjetur punë, ashtu ishte koha më rrëfente gjyshi, duhej të punosh shumë për të ushqyer familjen.

Pasi u martua zoti i dha katër djem si katër luaj, duke u rritur dalë-ngadalë e me hapa të sigurtë në jetë. Të parin djalë e pagëzoi me emrin e babit të tij Veli, të dytin me emrin Shemshedin, të tretin Ramazan, e të katërtin Shefki. Mundohej që të gjejë punë por ishte e vështirë, e një ditë prej ditësh kishte dëgjuar se, në garnizonin ushtarak të Manastirit kërkoheshin ushtarë me pagesë. Më mirë diçka se, asgjë thotë Hamit Shitova, dhe shkon në Manastir. Atje, pa problem pranohet si ushtarë i rregullt me rrogë, një mundësi e mirë për të ushqyer familjen e tij.

Pasi kalon një kohë të mirë si ushtarë në kazermën e Manastirit, i japin disa ditë pushim që të këthehet në Shitovë për të parë familjen e tij, me tesha ushtari, pushkë dhe kalin që ia dhanë në kazermë. Erdhi koha për tu këthyer përsëri në Manastir, hipur mbi kalë e me tesha të reja ushtarake e pushkën hedhur krahut. Dukej shumë i pashëm, e burrë i vërtetë, më rrëfente një i afërm i tij nga Shitova. E, të gjithë ia kishin lakmi, kur e shikonin, duke u këthyer për në Manastir më rrëfente bashkë-biseduesi im nga familja e tij. Para se të afrohet afër një hani në Sopotnicë, një komitë kalon pranë tij me shpejtësi të madhe duke e stërpikur me baltën që dilte nga patkonjtë e kalit, duke ia hudhur në fytyrë e mbi tesha Hamit Shitovës.

Më nga dalë, ore njeri e qorton Hamiti, por komiti as që ia varë veshin, vazhdon rrugën. Nuk shkon shumë kohë, dhe Hamiti arrin te hani për të pushuar pak, e për të ngrohur duarët. Aty takon edhe komitën që e stërpiku me baltë, e më tutje dy udhëtarë të rastit që ngrohnin duarët dhe i ofruan Hamitit pagëz vend, që edhe ai t’i ngrohte duarët. Çohet komiti në këmbë, më rrëfente familjari i Hamitit, dhe u thotë atyre që mos e lëshojnë Hamitin pranë zjarrit. Hamiti, vendos që mos të hyj në bela me komitin, ndez një cigare, del jashtë i hip kalit dhe vazhdon rrugën për në Manastir. Nuk shkon shumë kohë, e komiti i vihet pas, dhe përsëri me inatë duke i grahur kalit me rrëmbim, dhe përsëri ia hudhë baltën Hamitit në fytyrë e mbi tesha. Por, trimi i Shitovës kësaj radhe nuk ia fal, duke iu drejtuar komitës me fjalët: ,,Pritë pak ore qen bullgari, nuk ke pa ti Hamit Shitovë me sy,,! E nxjerr mauzerrin dhe me një plumb e vret komitin, duke e rrëzuar atë nga kali në tokë. Kali i komitës ndalet në vend, sepse: komitës, njëra këmbë i kishte mbetur në zingji, e shikonte Hamitin që të ofrohej e ta ngarkonte mbi shalën e tij, e ta qonte qenin e vrarë në shtëpi. Pasi e ngarkon trupin e pajetë të komitës mbi kalë, Hamit Shitova ia jep kalit dy shuplaka vitheve, e kali niset në drejtim të shtëpisë së komitës.

Pas kësajë ngjarje Hamit Shitova bie në dyshim, a të vazhdojë rrugën për në Manastirë, apo të këthehet përsëri në Shitovë. Sepse, mund të binte në konflikt me komita të tjerë. Vendos që të këthehet përsëri në fshatin e tij të lindjes. Mirëpo, përsëri has në një komitë tjetër si ai i pari. Që, edhe ai e provokon po në të njejtën mënyrë. Hamitit, tani më i kishte ardhur deri në majë të hundës. Si vetëtima shkrepë mauzerrin, dhe me një plumb, e vretë edhe komitin e dytë, duke thënë vetëmevete: ,,Qysh e kërkove ore qen, e gjete”.

Trimi i Shitovës me kalin e tij vazhdon rrugën për në drejtim të fshatit të tij në Shitovë, dhe arrin në afërsi të Makedonski Brodit, ku te ura vëren katër roje. Mendohet sa mendohet, dhe vendos që mos të kalojë pranë rojes, sepse do të haste në ngatrresa me ata, prandaj me kalin e tij vendos të kalojë lumin jo shumë larg urës. Lumi atë ditë, më rrëfente bashkë-biseduesi nga Shitova, na paska qenë i rrëmbyeshëm, por zgjidhje tjetër nuk shihte me gjithë kalë, vendos të kalojë lumin, por aspak nuk ia arrinte qëllimit. Uji e bartë me vete me gjithë kalë. Për fat të mirë një dru verrini kishte ra mbi lum, e trimi kapet për druri duke lëshuar kalin të gjente vetë shpëtimin. Vetë, doli në anën tjetër të lumit Treska. Për gjatë tërë natës në këmbë, i lagur e i lodhur arriti në fshatin e tij të lindjes, dhe te kroi i fshatit u ndal pak të lante fytyrën, të pinte pakëz ujë të freskët e të pushonte pak. Papritmas, dëgjoi një zë të ashpër burri, e u tronditë pak nga fjalët e tia në shqip: ,,Kush je ti ore trim, çfarë bën këtu kaq herët”? Trimi i Shitovës ia këthen. Po ju kush jeni? Nga ana tjetër merr përgjigjen se ai është kaçaku i maleve Osman Gjini me shokë, dhe ulen së bashku mes lisave. Hamit Shitova atyre ua rrëfen hallin e tij, dhe të gjithë ngjarjen që kishte përjetuar gjatë rrugës për në Manastir. Osman Gjini me shokë i thonë Hamit Shitovës, që të mos mërzitej fare, sepse: nga sot e tutje ai do të jetë i mbrojtur nga Osman Gjini dhe shokët tjerë kaçakë. Dhe, se: nuk do të lejonin që kush ta prekë as me gishtin e vogël të dorës. Përndryshe, do të kishin punë me Osman Gjinin. Kështu trimi i Shitovës u bë kaçak mali, duke ndejtur nëpër shpella e male, e duke mbrojtur fshatrat e Kërçovës nga zullumet turke e më vonë edhe duke luftuar edhe bandat bullgare, serbe e më vonë edhe kundër partizanëve të Titos, në përbërje prej serbëve, malazezëve e bullgarëve vendas.

Pasi vjen nga Manastiri në Shitovë, pashai i Manastirit përmes hoxhës të fshatit Cërvicë, me emrin Mustafa Xhambazi, kërkon një takim në shtëpinë e hoxhës, ku i premton Hamit Shitovës se, do ta falte atë me kusht që të vriste Osman Gjinin, por trimi i thotë atij, se: do të mendohet pak e do t’i jepte përgjigje. Shkon te Osman Gjini, dhe i tregon, duke i thënë atij porosinë: më vra më mirë ti o Osman Gjini, se të më vrasin ata. Osman Gjini e përqafon Hamitin duke i thënë: ,,Plumbat tonë më mirë është që të mbarojnë në krahërorë të Osmanlisë, e jo në krahërorin tonë të shqiptarëve”.

Nuk kalon shumë kohë, e Osman Gjini vritet nga taborri i Murat Dullës nga Dibra në fshatin Podviz nën Dërgovë të Kërçovës. Dhe, kështu pushon edhe hakmarrja turke ndaj Hamit Shitovës. Hamit Shitova ndërron jetë nga një fatkeqësi natyrore gjatë vitit 1944, në një përrua të Shitovës, pra gjendet i mbytur në afërsi të fshatit Garanë, dhe trupi i pajetë i tij varroset në varrezat e fshatit Shitovë...

(E përcolli për publikim Kalosh Çeliku, shkrimtar).



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora