E enjte, 01.05.2025, 01:36 PM (GMT+1)

Faleminderit

Ramush Haradinaj: Datat 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999 ishin të rënda për ecurinë tonë në luftën çlirimtare

E hene, 29.01.2024, 08:52 PM


Ramush Haradinaj:

Datat 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999 ishin të rënda për ecurinë tonë në luftën çlirimtare. Ato ditë, u përjetësuan shumë luftëtarë të zotë që unë i njoha në vijat e frontit, të cilët kishin marrë rrugë drejt kufirit me Shqipërinë që të sjellin armët e lirisë.

Sa herë do të rrëfejmë për heroizmin e tyre, do të kujtojmë betejat, do të kujtojmë Urën në Bishtazhin, Ujzin, Godenin e Rogovën e Hasit. Do të kujtojmë me dhembje e krenari, emrat e tyre; Agron Rama, Agim Zeneli, Sejdi Rama, Agush Gjocaj, Bahtiar Morina, Daut Kelmendi, Emrush Çetaj, Gaspër Karaqi, Gëzim Ademaj, Hamdi Berisha, Haxhi Kleçka, Ilir Merturi, Kasim Shala, Luan Smajli, Memë Lleshi, Prend Lleshi, Naim Dreshaj, Naim Gashi, Sahit Krasniqi, Valon Gashi, Vesel Avdyli, Selman Morina, Ibrahim Kryeziu, Xhevdet Berisha, Zyber Shala, Adem Shala, Rifat Shala, Rrustem Morina, Muhamet Morina dhe Nesret Morina.

Ato ditë të vështira, në tentim për të strehuar e shpëtuar luftëtarët e plagosur u flijuan dhe rogovasit Rrustem Morina me djemtë Selmanin, Muhametin e Nusretin, Ibrahim Kryeziu, Xhevdet Berisha, Zyber Shala, Adem Shala dhe Rifat Shala.

Lavdi të gjithë atyre që luftuan dhe ranë për lirinë e Kosovës! Respekti dhe mirënjohja për sakrificën e tyre sublime do të jetë i përhershëm!

Lavdi e përjetshme!

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Tomë Mrijaj: Kapidani i Mirditës Mark Gjomarku Bajram Çeliku: Baftir Asani (1865 - 1930) Vihelme Vrana Haxhiraj: Çfarë duhet të dimë për Skënderbeun?! Bajram Çeliku: Sefer Hysë Zajazi (1865 - 1903) Hysen Ibrahimi: Profeti ynë Shqiptar Ibrahim Rugova Ndue Dedaj: I paharruari Dr. Ndue Zef Toma Pal Ndrecaj: Odisejada e luftëtarit Mark Sokol Pnishi Lekë Mrijaj: Tetëmbëdhjetë vjet më parë kaloi në amshim Imzot Mark Sopi Olimbi Dafa: Pierre-Pandeli Simsia, promovuesi i vlerave të larta mbarshqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Dorian Koçi: Apostulli i shkrimtarisë shqiptare Gëzim Loka: 80 vjetori i rënies së Heroit të Popullit Gjok Doçi të mos mbetet në kalendat e harrimit Ramazan Bekteshi: Lista e hebrejve amerikanë që e ndihmuan Kosovën Hasan Hasanramaj: Akademik Mark Krasniqi ishte dhe mbetet simbol kombëtar për shqiptaret kudo që janë Nue Oroshi: Profesor Ernest Koliqi dritëdhënesi i kombit shqiptar Mevlud Buci: Fran Gjoka, figurë e njohur e arsimit dhe gazetar i mirënjohur Nue Oroshi: Halil Alija, Zv. Komandant i Forcave të Armatosura Kombëtare që u flijua për Shqipërinë Etnike Gjekë Gjonaj: Në nderim të vlerave bamirëse të shenjtores së të varfërve dhe misionares shqiptare, Nënë Terezës Dorian Koçi: Si duhet ta vlerësojmë Nënë Terezën? Gjekë Gjonaj: Ndërroi jetë profesori i shquar universitar dhe kritiku letrar, Prof. Dr. Hyni Hoxha Sami Islami: Dy fjalë për luftëtarin, rapsodin dhe humanistin Arif Islamin

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx