Faleminderit
Bajram Çeliku: Baftir Asani (1865 - 1930)
E shtune, 27.01.2024, 08:57 PM
GJURMË TË KAÇAKËVE KËRÇOVËS
BAFTIR
ASANI - SHITOVA
(1865
- 1930)
NGA
BAJRAM ÇELIKU – BALI
Baftir
Asani, apo Baftir Qaushi, si që e thirrnin në popull, lindi në fshatin Shitovë
të Kërçovës, në një familje jo shumë të pasur por bujare e trime në vitin 1865.
Kur u rritë e u bë burrë, e i aftë për punë, e me qëllimin se si të ndihmojë
familjen, filloi të punojë me shokë në një punishte për prerjen dhe pjekjen e
tullave, në afërsi të fshatit Osllome, ku punoi disa vite me radhë. Në moshën
41, vjeçe, pashai i Manastirit, duke mos duruar torturat që i ushtronin
,,Bandat bullgare” ndaj fshatrave të banuara me popullësi shqiptare, e që
bullgarët i trajtonin si fshatra turke. Pashai hapi kushtrimin për paraqitje
ushtarë vullnetarë me pagesë, duke premtuar fitime të këndëshme në dukatë, por
edhe armë. Me të dëgjuar këte kumtesë, më rrëfente gjyshi im Emin Çeliku,
Baftir Shitova apo Baftir Kaçaku si që thirret në popull, paraqitet vullnetarë,
sepse Gjorgji Sugare Vojvoda, udhëheqësi i çetave terrorriste bullgare ia
kishte vrarë një djalë 18 vjeçarë, e kjo do të ishte një mundësi e mirë për
hakmarrje.
Trimi
shtatë - lartë nga Shitova, duke ditur se edhe familja e Braje nga fshati
Kollarë kërkonte hak për të vrarë Gjorgji Sugare Vojvodën. Baftir Shitova,
shkon te kaçaku i njohur Selim Braja, dhe këto dy trima mbledhin një taborr me
burra trima, të cilët do të paguheshin mirë nga pashai i Manastirit, nëse e
kryenin si duhet këte punë. Këta dy trima sypatrembur, formojnë ,,Taborrin nga
Kërçova”, dhe nisen në drejtim të Mariovës (Manastir), dhe pasi hetojnë vendin
se ku strehohej Vojvoda, e rrethojnë shtëpinë ku ai strehohej vojvoda, koka e
të cilit kërkohej nga pashai i Manastirit.Vojvoda, më rrëfente gjyshi strehohej
te shtëpia e një vejushke në fshatin Novaci të Manastirit, i mbrojtur për rreth
me shtatë apo tetë komitë.
Taborri
nga Kërçova e kishte zbuluar vend-strehimin e tij, e pasi eliminohet roja e
vojvodës, i ofrohen shtëpisë ku strehohej vojvoda, duke kërkuar që ai të
dorëzohej në mënyrë paqësore, e duke ia bërë të ditur vojvodës se është i
rrethuar nga ,,Taborri nga Kërçova”. Gjorgji Sugare Vojvoda, duke e diturë se
çka e pret, vendos të bëjë dredhi duke dërguar vejushkën që të bëjë marrëveshje
me Baftir Shitovën me para. Vejushka i thotë Baftir Shitovës, që të merrte 300
lira e 100, dukatë nga vojvoda, e pasi ti merrte ato, vojvoda të largohej nga
dera pas shtëpisë. Baftir Shitova i
thotë vejushkës së vojvodës, se: nuk pranon as 300, lira e as 100, dukatë, por
ka ardhur për të marrë kokën e vojvodës, e t’ia çonte pashait në Manastirë.
Duke parë vehten ngushtë vojvoda, vendos që të luftojë, por këtij qëllimi nuk
ia arrin dot, kapet i gjallë nga Baftir Shitova dhe kaçaku i Kollarës, Selim
Braja, dhe dërgohet te ,,Shadërvani” i qytetit në Prilep, ku varet në litarë,
përpara shumë njerëzve të pranishëm aty në shesh. Pasi i pritet koka nga Baftir
Shitova, koka e vojvodës i dërgohet Pashait të Manastirit, i cili ua paguan
hakun e premtuar trimave të Kërçovës, të cilët u këthyen shëndoshë e mirë në
Kërçovë. Kështu edhe popullata shqiptare ndër shumë fshatra shqiptare shpëtuan
për një kohë të gjatë nga terrorri bullgar. Si motive të vrasjes së Gjorgje
Sugare Vojvodës. Gjyshi im më rrëfente, dy prej atyre ngjarjeve historike.
Motivi i parë thoshte ai ka qenë terrorri bullgar, ndaj fshatrave shqiptare në
rrethin e Prilepit e Manastirit. E, motivi i dytë vrasja e djalit 18, vjeçarë
të kaçakut Baftir Shitovës, dhe tre shqiptarëve nga Shqipëria që çdo vit pasi
këtheheshin nga kurbeti që e bënin në Stamboll, ndalonin në kullën e kaçakut
nga Kollara, Selim Braja, të cilët kësaj rradhe, me paratë e fituara nuk u
këthyen në shtëpitë e tyre, por u grabitën nga banda e Gjorgji Sugare Vojvodës.
Trupat e pajetë të tyre u varrosën atje në malet e Mariovës, pa asnjë gjurmë.
Kjo
ngjarje nuk mbeti pa u shënuar edhe në histori, ngjarje që ndodhi gjatë vitit
1906, e rapsodët kërçovarë për këte ngjarje thurën edhe këngë, e cila më
tregonte gjyshi këndohej edhe nëpër shumë konakë të dasmave, jo vetëm në gjuhën
shqipe por edhe në gjuhën maqedonase, nga rapsodë të ndryshëm. Në vazhdim do të
ju prezentoj tekstin kushtuar vrasjes së Gjorgji Sugare Vojvodës, kënduar në
konakë të dasmave:
KËNGA E BAFTIR SHITOVËS
Dil çu bone bre, Gjorgji
Vojvoda...
Të ka rrethou Taborri
nga Kërçova,
Të kërkon çajë - Baftir
Shitova...
Po i vikatë popit çajë -
Gjorgji Vojvoda...
Treqindë lira, ryshfet
me i dhënë...
Baftir Aga, të gjallë –
me më lënë...
Baftir Aga s’don - lira
as dukatë...
Gjorgji Vojvodën thotë -
e du të gjallë...
Në Përlepe do ta vejë në
,,Litarë”...
Në Përlepe te Shadërvani,
Në Litarë u varë,
Gjorgje Sugare Kapidoni...
Në Mariovë te kisha - ra
,,Kumona”...
Dhe
më në fund një sqarim për lexuesit, për të kuptuar e dalluar se, kush ishte
Baftir Shitova, për të cilin bëhet fjalë në këte tekst. Thuhet, se: fshati Shitovë
i ka pasur Dy Baftira, njëri është ky personi që kemi shkruajtur në këtë tekst,
i njohur si Baftir ASANI, ose Baftir Qaushi (Baftir Kaçaku), i cili rrjedhë nga
mëhalla “Selime”. E tjetri, i njohur si Baftir AGA, i cili rrjedhë nga mëhalla
“Ahmedollarë”, një tregëtarë i pasur, i cili është marrë me tregëti kafshëve.
Ky
i fundit thuhet se shpërngulet me familjen e tij në Turqi, me gjithë gjë, e
paratë e fituara nga tregëtia me kafshë i paska qepur për leshit të deleve, me
qëllim që t’i dërgojë në Turqi. Duke kaluar një lum në hyrje të Turqisë, gjysma
e deleve së bashku me dukatët e qepura për leshi kalojnë lumin, e gjysma tjetër
mbyten në lumë së bashku me dukatët. Me gjysmat e parave që mbetën, atje në
Turqi blen një vend për të jetuar duke ndërtuar edhe shtëpi banimi. Djemtë e
tij atje martohen me turqelinka, e në pleqëri ia këthejnë shpinën babait, i
cili nga një njeri shumë i pasur mbaron në varfëri.
Njëri
nga bashkëbiseduesit e mij, më rrëfente se Baftir Aga, kishte shkuar një herë
në vizitë te disa familjarë të tij në Bukuresht të Rumunisë, me kësulë të
bardhë dibrane, e cila mbahet në kokë edhe nga kërçovarët, por të fëlliqur tej
mase - pa larë si që thuhet në popull. Kur ata e kishin pyetur për shkakun e
sajë, ai u kishte shpjeguar atyre, se kjo i ka ndodhur nga varfëria që kishte
rënë në pleqëri, dhe mos kujdesi i djemëve të tijë dhe nuseve të djemëve. Ata
ia paguajnë rrugën që të shkonte në vendlindjen e tij në fshatin Shitovë për
herë të fundit, e me ndihmën e disa fshatarëve, mbledh pak para, dhe këthehet
edhe njëherë në Turqi, ku edhe ndërron jetë, dhe varroset atje...
(E përcolli për publikim: Kalosh ?eliku, shkrimtar).