E shtune, 27.04.2024, 09:42 AM (GMT+1)

Faleminderit

Hysen Ibrahimi: Isak Ibrahimi - 20 vjetori i ramjes Dëshmor i Kombit

E hene, 18.03.2024, 08:56 PM


Nesër do të protestohet dhe e kam vendosur me shkue me ju bashkangjitë protestave kundër vrasjeve  tre fëmijëve shqiptarë të pa fat nga kriminelët serbo/çetnik

… ishin këto fjalët e fundit të jetës me vëllain tim të dashur dhe të pa harruar, Isak Ibrahimin, përmes telefonit nga Suedia.

Nga Hysen Ibrahimi, Suedi/Förslöv, 17 mars 2024

Trazirat e 17 marsit 2004, ishin planifikuar të ndodhnin nga pushteti kriminal i Serbisë. Sa herë që krijoheshin mundësit që situata të qetësohej në Mitrovicë, pushteti serb organizonte trazira dhe pastaj të ankohej para Bashkësisë Ndërkombëtare, se janë shqiptarët që kryejnë krime mbi popullatën serbe. Edhe kësaj here sikurse edhe më parë kishin organizuar që të sulmohen fëmijët e fshatit Çabër më 16 mars 2004, kur tre fëmijë shqiptarë Egzon Zaim Deliu (12), Avni Sheremet Veseli (11) dhe Florent Çerkin Veseli (9), po luanin duke ndjekur shota të egra përskaj lumit Lumbardh (Ish-Ibër), derisa një serb që po korrte tallën e misrit, filloj ti shajë në gjuhën serbe. Kurse mbrapa atij serbit që shante, ishte një grup tjetër po ashtu i nacionalitetit serb që filluan të shanin edhe ata dhe me qëllim ata ua ndërsejnë qenin drejt fëmijëve të cilët të frikësuar fillojnë të ikin dhe kanë hy në lumin Lumbardh duke humbur tragjikisht jetën e tyre. Për këtë ka tregua fëmiu që kishte arritur për të shpëtuar e ka  kaluar lumin Lumbardh, ai ishte Fitim Veseli. Ai, para mediave televizive ka treguar se si ka ndodhur ngjarja. Ky rast ishte i rëndë për shqiptarët. Në mbrëmje më 16 mars 2004 pasi kishte ndodhur ngjarja që kishin humbur jetë tre fëmijët shqiptarë krejtëisht të pafajshëm, e kam telefonuar vëllain tim Isakun në mbrëmje pas lajmeve:

-Alo, përshëndetje vëlla Isak.

-Përshëndetje o vëlla Hysen, po a jeni mirë të gjithë?

-Mirë të gjithë jemi. Si është Nëna, fëmijët dhe të tjerët? – e pyeta vëllain tim Isakun.

-Kurqysh nuk jemi. A ke dëgjuar në lajme se serbët i kanë ndjekur fëmijët shqiptarë me qenë dhe ata duke ikur kanë rënë në lumin Lumbardh (Ish-Ibër) dhe janë mbytur që të tretë - ma kthu vëllai Isaku përgjigjën dhe e vërejta se ju dridh zëri nga mërzia e tepërt që e kishte përjetuar.

-Po, po e dëgjuam në lajme. Shumë rëndë, por uroj që organet e drejtësisë t’a marrinë situatën në dorë.

-Me shkjaun nuk merret vesh o vëlla Hysen, ai e don vetëm plumbin në ballë, asgjë tjetër – ma ktheu me një zemërim të madh të madh që kishte për serbët, sepse e kishte përjetuar rëndë me shpirt vdekjen e fëmijëve.

-Uroj që të bëhet mirë o vëlla Isak, mos u mërzit – ia ktheva që ta ngushëlloja sadopak, pa e ditur se kjo ishte biseda ime e fundit në jetë më vëllain tim Isakun.

-Nesër do të protestohet dhe e kam vendosur me shkue me ju bashkangjitë protestave kundër vrasjeve  tre fëmijëve shqiptarë të pa fat nga kriminelët serbo/çetnik. Po si jeni ju vëlla Hysen, se harrova të të pyes – vazhdoi Isaku.

-Mirë jemi të gjithë, e kemi përjetuar rëndë edhe ne në mërgatë këtë rast të krimit serb të shëmtuar, se pak po ju duket se na kanë vrarë, por edhe pas lufte ata don të në vrasin. Vëlla Isak, ma kalo Nënën të flas pak, ty të përsëndes dhe ruaju sa të mundesh – i thash i shqetësuar.

-Vëlla Hysen, të fala të gjithëve, dëgjohemi, qe po ta kaloj Nënë në telefon – ishin këto fjalët e fundit më vëllain tim të dashur Isak Ibrahimin.

Të nesërmën, pas orës 13, më kanë telefonuar dhe më kanë shprehur ngushëllime, se vëllai Isak Ibrahimi ra dëshmor i kombit së bashku me Ajvaz Shatrollin, Fatmir Abdullahun, Ferid Çitakun dhe më vonë nga plagët e rënda ka ndërruar jetë edhe Naim Gërxhaliu.

Programi për vrasjen e fëmijëve shqiptarë, nga kriminelët serb të udhëhequr nga Serbia, ishte program në vazhdimësi kundër shqiptarëve, duke e ditur se vrasja e fëmijëve do t’i prek rëndë dhe shqiptarët dhe ata do të ngriten dhe do t’i kompromitojmë para Bashkësisë Ndërkombëtare. Më 17 dhe 18 mars 2004 në këto ngjerje të dhimbshme në Mitrovicë, e orkestruar nga pushteti i Serbisë kriminale janë vrarë gjithsej 27 persona, 11 shqiptarë dhe 16 serbë kurse të lënduar kanë qenë mbi 900 persona.

Në Mitrovicë kemi arritur unë Hysen Ibrahimi me vëllezërit Bahriun (me banim në Finlandë, u bashkuam në aeroportin e Austrisë në Vijen), Blerimin dhe kusherini ynë Rrahman Rrahmani. Nga Vijena me aeroplan deri në Tiranë, nga Tirana me furgon deri në Mitrovicë në mëngjes më 19 mars 2004.

Për vrasjen e vëllait Isak Fazli Ibrahimi (38), Ajvaz Mehmet Shatrollin (62), Fatmir Avdullah Avdullahu (38), Ferit Sefer Çitaku (24) e po ashtu edhe për vrasjen e fëmijëve Egzon Zaim Deliu (12), Avni Sheremet Veseli (11) dhe Florent Çerkin Veseli (9), nuk u denua askush për këto vrasje dhe as që janë marrë në pyetje. Kjo është e rëndë për familjet shqiptare dhe ndjehemi të zhgënjyer se ka pasur mundësi që të zbulohen të gjithë.

Mëshira dhe bekimi i zotit qofshin me shpirtin e tyre.



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora