E shtune, 27.07.2024, 02:30 AM (GMT+1)

Faleminderit

Gjekë Gjonaj: Mark Nikollë Pjetrushi Lulgjuraj, njeri me vepra të mëdha bamirësie dhe atdhedashurie

E diele, 10.03.2024, 08:56 PM


Mark Nikollë Pjetrushi Lulgjuraj, njeri me vepra të mëdha bamirësie dhe atdhedashurie

Nga Gjekë Gjonaj

Një mik imi i mirë nga  Bajza e Kastratit me banim në Tiranë, gjatë një bisede  të përbashkët  në Ulqin më tha: ” Njeri i madh është ai që është njeri”.  Kjo fjali domethënëse më ra ndërmend  para se  ta  filloja këtë shkrim  për  mërgimtarin dhe  humanistin  shumëvjeçar nga fshati Selishtë i krahinës  famëmadhe të Grudës – Malësi e Madhe, Mark Nikollë Pjetrushit Lulgjuraj, i cili afro një gjysmë shekulli jeton dhe punon në Shtete të Bashkuara të Amerikës.

Sfidat në “ tokën e premtuar”

Jeta e këtij njeriu, me vepra të mëdha  bamirësie, por shumë modest, ashtu si e mijëra mërgimtarëve  të tjerë shqiptarë  në mërgim, fillon  me sfidat e ambientimit me vendin e ri, në “ tokën e premtuar” siç e quajnë Amerikën,  me gjuhën, kulturën dhe punësimin .  Këto vështirësi mjaft të mëdha  për këtë njeri fisnik e bujar, me zemër të madhe, duarartë dhe këmbëngulës  u bënë të tejkalueshme më lehtë.  Mark Lulgjuraj , ashtu siç e njoh unë para se të  merrte rrugën e mërgimit, është sa biznesmen, aq edhe humanist, atdhedashës , atdhetar dhe veprimtar i palodhur. Ai gjatë gjithë jetës së tij mbanë gjallë dashurinë për vendlindjen  e tij Malësinë dhe  identitetin malësorë , tipare të cilat dallohen lehtësisht  në çdo veprimtari të tij shoqërore dhe në çdo bisedë të lirë me të.

Malli për vendlindje nuk i shuhet kurrë

Duke e parë  Malësinë  e tij të dashur ekonomikisht  ende të  pazhvilluar sa duhet,  largimin e të rinjve  nga vendlindja , zbrazjen e fshatrave të Malësisë, bashkëvendësit   e moshuar   më në nevojë, vendosi që një pjesë të fitimit të tij dhe të familjes në mërgim   ta investojë  në vendlindje.  Donacionet e tij  janë të shumta, dhjetëra mijë dollarësh,   të drejtuara     përmirësimin  ekonomik të vendlindjes  në shumë fusha dhe në zbutjen e situatës së vështirë  socio-ekonomike    familjeve shqiptare  më në nevojë të cilat  kanë vendosur të qëndrojnë stoik  në trojet e tyre stërgjyshore.

Mark Nikollë Pjetrushi ka bërë shumë për Malësinë. Sa herë ka ardhur për vizitë në vendlindje nga Amerika, ka ndihmuar diçka nga djersa e familjes së tij.  Ndërtimi i  parkut jashtëzakonisht të bukur   në fshatin Selishtë, i pari i këtij lloji në Malësi,  ndërtimi i shtatores së Zojës Pajtore,  ndërtimi i shtëpive për skamnorët, zgjerimi i rrugës nga Kisha e Grudës  deri në Selishtë,  ndihma financiare Komunës së Tuzit në kohën izolimit  të saj total nga  virusi vdekjeprurës Covid-19 , donacionet në përmirësimin e  kushteve për mësim të nxënësve të shkollave shqipe në Malësi, sofrat e shtruara të bashkimit të shtruara nga ai, dhuratat që ua ndau  nxënësve të Malësisë me rastin e festave fetare,  organizimi i aktiviteteve  kulturore  në Malësi, Kosovë,  Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe në Diasporë    janë vetëm  disa  nga  kontributet  që i ka financuar për bashkëvendësit dhe bashkëkombësit e tij.

Sinonim i dashurisë dhe mirësisë njerëzore

Të gjitha  këto dhe   donacione të  tjera  vlerësohen nga banorët e Malësisë, dhe jo vetëm, duke u bërë kështu sinonim i mirësisë  dhe dashurisë njerëzore.   Kontributi i këtij njeriu solidar tregon se bujaria, fisnikëria e burrëria janë virtyte të larta shqiptare dhe se ato asnjëherë nuk treten veçse me shembuj të tillë forcohen ç’do ditë e më shumë. Kjo është nxitje, kultivim e zhvillim vlerash të cilat e ngritin në nivel të lartë edhe dëshirën e secilit për ndihmuar vendlindjen dhe  kombin,  por njëkohësisht edhe përkushtimin e secilit në raport me përgjegjësitë e besuara.

Të ruajmë identitetin kombëtar dhe gjuhën

Ky veprimtar  me zemër të çiltër me  mundësitë  e tij mundohet të nderojë dhe   të respektojë secilin njeri që e takon, pa llogaritur  asgjë dhe në asnjë kompensim. Satisfakcioni  më i madh i Mark Nikollë Lulgjurajt është  që ditën kur largohet nga Malësia, të largohet  i plotësuar në të gjitha aspektet , duke filluar nga dashuria vëllazërore, respekti i ndërsjellët fqinjësor  dhe shoqëror. Ai me shembullin e vet  u tregon bashkëvendësve dhe bashkëkombësve  në vendlindje se paraja nuk  sjellë kënaqësinë shpirtërore dhe as lumturinë jetësore, përkundrazi në disa raste  e bënë të kundërtën. Në bashkëbisedim me qytetarët e Malësisë ai  thekson efektet negative që sjellë jeta në mërgim-rrezikun e tretjes së qenies sonë kombëtare deri në asimilim.  Dëshira e tij është  që Malësia të lulëzojë, që rinia të mësojë ,   të mos  largohet nga vendlindja dhe të ruajmë  identitetin kombëtar dhe  gjuhën.( Koha Javore)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora