| E diele, 10.03.2024, 08:56 PM |
Mark Nikollë Pjetrushi Lulgjuraj, njeri me vepra të mëdha bamirësie dhe atdhedashurie
Nga
Gjekë Gjonaj
Një mik imi i mirë nga Bajza e Kastratit me banim në Tiranë, gjatë një bisede të përbashkët
në Ulqin më tha: ” Njeri i madh është ai që është njeri”. Kjo fjali domethënëse më ra ndërmend para se
ta filloja këtë shkrim për
mërgimtarin dhe humanistin shumëvjeçar nga fshati Selishtë i
krahinës famëmadhe të Grudës – Malësi e
Madhe, Mark Nikollë Pjetrushit Lulgjuraj, i cili afro një gjysmë shekulli jeton dhe punon në Shtete të
Bashkuara të Amerikës.
Sfidat
në “ tokën e premtuar”
Jeta e këtij njeriu, me vepra të mëdha bamirësie, por shumë modest, ashtu si e mijëra mërgimtarëve të tjerë shqiptarë në mërgim, fillon
me sfidat e ambientimit me vendin e ri, në “ tokën e premtuar” siç e quajnë
Amerikën, me gjuhën, kulturën dhe
punësimin . Këto vështirësi mjaft të
mëdha për këtë njeri fisnik e bujar, me
zemër të madhe, duarartë dhe këmbëngulës
u bënë të tejkalueshme më lehtë.
Mark Lulgjuraj , ashtu siç e njoh unë para se të merrte rrugën e mërgimit, është sa biznesmen,
aq edhe humanist, atdhedashës , atdhetar
dhe veprimtar i palodhur. Ai gjatë
gjithë jetës së tij mbanë gjallë dashurinë për vendlindjen e tij Malësinë dhe identitetin malësorë , tipare të cilat
dallohen lehtësisht në çdo veprimtari të
tij shoqërore dhe në çdo bisedë të lirë me të.
Malli
për vendlindje nuk i shuhet kurrë
Duke e parë
Malësinë e tij të dashur
ekonomikisht ende të pazhvilluar sa duhet, largimin e të rinjve nga vendlindja , zbrazjen e fshatrave të
Malësisë, bashkëvendësit e moshuar më në nevojë, vendosi që një pjesë të
fitimit të tij dhe të familjes në mërgim
ta investojë në vendlindje. Donacionet e tij janë të shumta, dhjetëra mijë dollarësh, të drejtuara në
përmirësimin ekonomik të
vendlindjes në shumë fusha dhe në
zbutjen e situatës së vështirë
socio-ekonomike të familjeve shqiptare më në nevojë të cilat kanë vendosur të qëndrojnë stoik në trojet e tyre stërgjyshore.
Mark Nikollë Pjetrushi ka bërë shumë për Malësinë. Sa herë ka ardhur për vizitë në vendlindje nga Amerika, ka ndihmuar diçka nga djersa e familjes së
tij. Ndërtimi i parkut jashtëzakonisht të bukur në fshatin Selishtë, i pari i këtij lloji në
Malësi, ndërtimi i shtatores së Zojës
Pajtore, ndërtimi i shtëpive për
skamnorët, zgjerimi i rrugës nga Kisha e Grudës
deri në Selishtë, ndihma financiare
Komunës së Tuzit në kohën izolimit të
saj total nga virusi vdekjeprurës
Covid-19 , donacionet në përmirësimin e kushteve për mësim të nxënësve të shkollave
shqipe në Malësi, sofrat e shtruara të bashkimit të shtruara nga ai, dhuratat
që ua ndau nxënësve të Malësisë me
rastin e festave fetare, organizimi i
aktiviteteve kulturore në Malësi, Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe në Diasporë janë vetëm
disa nga kontributet
që i ka financuar për bashkëvendësit dhe bashkëkombësit e tij.
Sinonim
i dashurisë dhe mirësisë njerëzore
Të gjitha këto
dhe donacione të tjera
vlerësohen nga banorët e Malësisë, dhe jo vetëm, duke u bërë kështu
sinonim i mirësisë dhe dashurisë
njerëzore. Kontributi i këtij njeriu solidar tregon se bujaria, fisnikëria e burrëria janë
virtyte të larta shqiptare dhe se ato asnjëherë nuk treten veçse me shembuj të
tillë forcohen ç’do ditë e më shumë. Kjo është nxitje, kultivim e zhvillim
vlerash të cilat e ngritin në nivel të lartë edhe dëshirën e secilit për ndihmuar
vendlindjen dhe kombin, por njëkohësisht edhe përkushtimin e secilit
në raport me përgjegjësitë e besuara.
Të
ruajmë identitetin kombëtar dhe gjuhën
Ky veprimtar me zemër
të çiltër me mundësitë e tij mundohet të nderojë dhe të respektojë secilin njeri që e takon, pa
llogaritur asgjë dhe në asnjë kompensim.
Satisfakcioni më i madh i Mark Nikollë
Lulgjurajt është që ditën kur largohet
nga Malësia, të largohet i plotësuar në
të gjitha aspektet , duke filluar nga dashuria vëllazërore, respekti i
ndërsjellët fqinjësor dhe shoqëror. Ai
me shembullin e vet u tregon
bashkëvendësve dhe bashkëkombësve në
vendlindje se paraja nuk sjellë
kënaqësinë shpirtërore dhe as lumturinë jetësore, përkundrazi në disa
raste e bënë të kundërtën. Në
bashkëbisedim me qytetarët e Malësisë ai
thekson efektet negative që sjellë jeta në mërgim-rrezikun e tretjes së
qenies sonë kombëtare deri në asimilim.
Dëshira e tij është që Malësia të
lulëzojë, që rinia të mësojë , të
mos largohet nga vendlindja dhe të
ruajmë identitetin kombëtar dhe gjuhën.( Koha Javore)