Faleminderit
Bajram Çeliku: Arif Braçani (1870 - 1913)
E merkure, 06.03.2024, 08:54 PM
GJURMË TË KAÇAKËVE KËRÇOVËS
ARIF
IMER BRAÇANI (1870 - 1913)
NGA
BAJRAM ÇELIKU – BALI
Arif
Braçani, lindi në fshatin Braçan të Kërçovës, i cili gjendej dikur në lindje të
fshatit Tuhin, dhe rrjedh nga një familje bujare dhe e dëgjuar për trimëri, jo
vetëm gjatë sundimit turk, por edhe në luftë kundër okupuesëve serb gjatë vitit
1913 –të. Vit tragjik, kur fshati edhe u dogj nga serbët deri në themele. Sot,
ky fshat më nuk egziston, në vendin ku ai luftonte dhe qëndronte dikur krenarë
në mes atyre maleve kreshnike. Mund të vërejmë vetëm gërmadha të mbuluara me
dhe, e rrallë-rrallë mund të shohësh ndonjë murë shtëpie.
Fshati,
që dikur ishte mburoje e fshatrave të Kërçovës, nga sulmet që vinin nga lindja,
qoftë ato bullgare apo serbe, e më herët edhe nga turqit, gjatë vitit 1913 -të,
u masakrua nga serbët nën udhëheqjen e kasapit të Brodit, Mihajlo Josifoski.
Apo, Mikajli i Brodit siç që njihet në popull. Gjatë këtij terrori më rrëfente
gjyshi im Emin Çeliku, shumë banorë u terrorizuan, dhe u vranë barbarisht.
Fshati u dogj, e kush pati fat iku nëpër pyll kah sytë këmbët. Mezi arritën, të
shpëtojnë vetëm disa familje në fshatin e afërt në Tuhin, disa të tjerë ikën
edhe në fshatin Dërgomisht. E, disa të tjerë edhe në fshatin Shitovë, rrëzë
malit “?elvjollcë të” Kërçovës.
Edhe
në kohën e Turqisë, më rrëfente gjyshi: Braçani, ishte tmerr panik për turqit.
Prandaj, turqit i iknin rrezikut për t’u përballur me këto malësorë trima. E,
nëse ishte nevoja për të mbledhur tagrat, angazhonin disa kaçakë nga fshatrat
më të afërta, të pranuar edhe nga popullata e vendit të popullit shqiptar. Tre
familje nga fshati Braçan, pas djegjes dhe masakrimit serb, vendosen në fshatin
Tuhin të Kërçovës, ku edhe sot e kësaj dite jetojnë atje të pranuar me
ngrohtësi, si vëllezër fqinj të nderuar nga banorët e Tuhinit.
Nga
gjiri i këtij Katundi dolën shumë kaçakë trima dheu, të cilët në periudha të
ndryshme pushtuese sa herë që ishte nevoja me armë në dorë i dolën në mbrojtje
Atdheut, pa kursyer as jetën e tyre, sikur shqiponja që mbron folenë me zogjë.
Të tillë burra Braçani i pati shumë, por nuk duhet harruar në veçanti trimat
Selim dhe Arif Braçanin, të cilët me trimëritë e tyre i dhanë emër këtij
Katundi historik, dhe emri i tyre do të jehojë sa të jetë jeta me jetu populli
shqiptar.
E,
tani të ndrisim me pak dritë veprimtarinë e këtyre kaçakëve kërçovar, dhe të
flasim pak për jetën e trimit sypatrembur nga ky Katund Arif Braçanit. Në
bisedë me disa banorë të fshatit Tuhin, e posaqërisht me banorë të shpërngulur
nga Braçani, mësova se familja e Arif Braçanit na paska qenë nga më trimat nga
ky Katund. Dhe, Arif Braçani trim mbi trima të cilin rrallë e lind Nana. Pasi
rritet e bëhet burrë i vërtetë, prindërit vendosin të marrin një nuse për të,
por ka qenë e vështirë për t’u gjetur një e tillë Nuse. Sepse: nuk kishin shumë
pasuri e tokë pune. E, Katundi ishte malorë. Por, kur do fati me të ndihmuar,
edhe ky problem zgjidhet lehtë. Trimit të Braçanit i ofrohet një mundësi që
motrën e tij ta japi për Hamit Kaleshin, nga fshati i afërm Kaleshe aty mbi
Tuhin. E, Hamit Kaleshi të japi për nuse motrën e vet për Arif Braçanin, që në
popull njihet si martesa me të ,,marrë e dhanë”. Pas mbarimit të kësajë
ceremonie për këto dy familje fillon një “jetë e re”. Fushatë luftarake.
Miqësia shkon si më mirë deri në një ditë, kur në jetën e tyre hynë një kaçak
nga fshati Garanë me emrin Islam Garana, në kohë të mbarimit të Perandorisë
osmane. Islam Garana, më rrëfente gjyshi: na paska qenë i emëruar nga pashai
turk i Manastirit, që të mbëledhi tagrat nga fshatrat e Brodit, jo shumë larg
nga Braçani. Këtë mision, rrëfente gjyshi e kishte ushtruar vite me radhë dhe
pa probleme. I kishte kushtëzuar fshatarët e atyre fshatrave që të mbledhin
shumën e caktuar në një ditë me afat të caktuar pagese.
Tënesërmen,
dëgjon miku i Arif Braçanit, Hamit Kaleshi dhe shkon te ato fshatarë, duke u
thënë atyre se: Islam Garana e ka dërguar atë, që fshatarët menjëherë të
mbledhin shumën e caktuar, e t’ia jepnin atij si kaçak. Se, përndryshe: do të
kalonin shumë keq me Turqinë. Fshatarët, të frkësuar ia mbledhin paratë dhe ia
dorëzojnë Hamit Kaleshit. Babait të trimit Habib Kaleshi, heroit i cili dha
jetën në Luftën Ballë për Ballë për çlirimin e Kërçovës gjatë vitit 1944 -tër.
Pasi merr paratë nga fshatarët e Brodit, Hamit Kaleshi blen bagëti duke i
kullotur nëpër lëndinat e pasura me barë të njomë. Pas një kohe, duke mos pasur
dijeni, Islam Kaçaku i Garanës, shkon te fshati ku duhej t’i dorëzoheshin të
hollat, por ata i tregojnë se të hollat në vend të tij ia kishin dhënë Hamit
Kaleshit, i cili u kishte thënë kinëse ai e ka dërguar urgjent si besnik.
Hidhërohet Islam Kaçaku e rrëmben pushkën e drejtë e te Hamit Kaleshi duke iu
drejtua me fjalët: Ose paret, ose kokën! Hamit Kaleshi i lutet që t’i japi pakë
kohë, e të ia mbledhi paratë, por Islam Garana i jep kusht që përveç shumës të
parave, si dënim të qepte edhe 13 -të palë veshje kombëtare shqiptare, e mbi to
edhe një pushkë. Caktojnë edhe ditën e dorëzimit, dhe ajo ditë vjen, por Hamit
Kaleshi nuk ishte kurkund me fjalën e dhënë: Besën. “Besë”, të cilën ende e
kemi edhe Sot te partitë politike shqiptare për pushtet: poste politike, pasuri
paresonale dhe familjare. Përinat, edhe: delë në një lëndinë malore të kosisë
barë për lopët dhe bagëtinë.
Islam
Garana i shkon atje në Katundin Braçan, dhe ia kërkon hakun, por haku askund.
Thurë planin, dhe me një litarë e lidh për këmbësh Hamit Kaleshin, dhe i çon
fjalë Arif Braçanit që të vinte në atë vend të caktuar, pra bëhet fjalë te një
burim uji në Braçan, ku aso kohe ka pasur edhe një mulli uji për bluarjen e
drithit, gjatë kohës kur ka pasur ujë përroska, ose lumi.
Arif
Braçani me pushkën hedhur krahut shkon dhe sheh mikun lidhur këmbeduar me
litarë, dhe bëhet gati të vrasë Islam Garanën, të cilin e kishte shëruar nga
plagët që ia kishte dhënë atij kaçaku Osman Gjini nga Prapadishti. Islam Garana
i thotë Arif Braçanit të përmbahet pak, dhe ia tregon rastin, se: është
mirënjohës ndaj tij për ato gjashtë muaj qëndrimi në shtëpinë e tij, por haku
është hak, ai duhet marrë. Arif Braçani, më rrëfente gjyshi është hedhur në
këmbë herë në një anë e herë në anën tjetër, duke menduar sesi ta zgjidhte këtë
problem shqiptar, e me vehte thotë: Hamitin e kam mik, më mirë ta vras Islamin.
Kaçaku
i Garanës e heton rrezikun, dhe thotë vetëmevete: do të më vrasi çorri. Thuhet,
se: kur ka qenë fëmijë Arif Braçani pa dashur me një gjilpërë ka dëmtuar syrin
e djathtë, me të cilin nuk mundej të shihte asgjë, por përdorte vetëm syrin e
majtë. Thuhet, edhee se: Islam Garana, me vehte ka pasur edhe dy dibranë, e pak
më lartë afër malit Ujëmir, ka pasur edhe 11 -të, dibranë të tjerë me porosi
se, kur të dëgjojnë jehonën e pushkës të zbresin për ndihmë. Arif Braçani duke
ecur pranë Islam Kaçakut e shfrytëzon rastin, dhe me një plumb vret Islam
Garanën dhe dy dibranët. Dhe, e zgjidh mikun nga litarët, mbërthyer këmbeduar.
Trupat e pajetë të Islam Garanës me dy dibranët i zbresin te oborri i xhamisë
në Tuhin. E, prej atje i bartin te varrezat e fshatit Biçincë afër Kërçovës, ku
edhe bëhet varrimi i tyre. Dibranët, të cilët kanë qëndruar në Ujëmir, thuhet
se: nuk e kanë dëgjuar krismën e pushkës, dhe kur mësojnë për ngjarjen këthehen
në Dibër. Për t’u marrë veshtë për ditën e gjakmarrjes. Por, edhe Arif Braçani
nuk rri me duarët kryq në Katund, e lëshon Braçanin dhe blen një ranç (tokë
punuese me një shtëpi), në fshatin Brajllovë të Prilepit. Hamit Kaleshi, blen
edhe ai shtëpi dhe tokë punuese në fshatin Staroec afër Kërçovës, me preteks që
t’i ikin rrezikut nga familjarët e Dibranëve, dhe ata të kaçakëve Garanës.
Fundi
për jetën e këtyre dy familjeve shqiptare, nuk doli si e planifikuan ata: por,
krejtësisht ndryshe. Viti 1913, qe viti i kobshëm për ata, iku Turqia dhe erdhi
Serbija. Ndër shqiptarë bëheshin shumë të këqia: therreshin burra, gra e
fëmijë, e digjeshin shtëpi. Një kob i tillë i kapi edhe këto dy familje, në
Brajllovë të Prilepit u therë e u dogj familja e Arif Braçanit, me njerëz e
kafshë, të njejtën e kaloi edhe familja e Hamit Kaleshit në Staroec të
Kërçovës, përveç djalit nëndë vjeçarë të Habibit për të cilin ai i pagoi
kasapit Mikajl Brodit, që të lëshonte djalin e mitur. Habib Kaleshin, i cili me
veshët e tij dëgjoi therjen e babait të tij dhe familjarëve të tjerë. Djali
Habibi, për gjatë tërë natës përmes miqëve shkon te dajallarët e vet te familja
Tika në fshatin Cërvicë, ku ndodhej edhe nëna e tij me dy vëllezërit. Ky trim
nuk harroi tmerrin që kaloi, e kur u rritë, dhe u bë burrë gjatë vitit 1944,
por edhe më parë mori hakun mbi “shka”, duke vra qindra “shki” barbarë me
mitrolezin e tijë të famshëm.
Vlen
të përmendet, sesi: bashkëluftarë të tijë gjatë kohës kur ai veproi me pushkë
në dorë, mund t’i numrojmë disa prej tyre si kaçakë. E, në radhë të parë: Osman
Gjinin, Ramazan Mahmudin, Kamerr Bllacën, Hamit Shitovën, Sadin Selmanin,
Vëllezërit kaçakë të maleve Kalosh e Lazam Dani, dhe disa të tjerë kaçakë të
maleve kërçovarë...
(E përcolli për publikim: Kalosh Çeliku, shkrimtar).